Me ne fund Sony ka prezantuar consolen e re PlayStation 4 ne New York City (ngjarja eshte duke u transmetuar LIVE, mund ta shikoni ketu ne live stream).
PS4 ka nje prozessor X86 dhe nje GPU te bazuar ne PC dhe 8GB memorie GDDR5. Pajisja gjithashtu do te kete edhe nje hard disk, por akoma nuk eshte thene se sa do te jete kapaciteti i tij.
dsAjYgK.jpg
Kontrolleri DualShock 4 eshte njoftuar dhe prezantuar gjithashtu gjate konferences dhe sic eshte parashikuar ai ka nje ekran te ndjeshem ne prekje ne mes.
RfqBjt6.jpg
CfN6034.jpg
Sony gjithashtu ka treguar edhe disa demo te lojerave dhe gjithashtu lojen e pare zyrtare te Sony PlayStation 4, Knack.
Loja mund te shkarkohet ne sfond edhe nese fuqia kryesore ne console eshte e ndalur. Lojerat mund te luhen edhe nese jane ne shkarkim e siper.
30Rcf3j.jpg
PS4 do te kete gjithashtu mundesine per te ndare me te tjeret videot e lojerave te luajtura dhe perdoruesit do te kene mundesine te shikojne live lojerat duke u luajtur nga shoket e tyre. Rrjeti i ri online do te perdor emra te vertete per shumicen e aktiviteteve. Sony gjithashtu do te ofroje aplikacione mobile per smartphone te cilat do te lidhen me PS4.
tbWs6PG.jpg
Sony ka konfirmuar gjithashtu se do te perdore rrjetin e stream-it te Gaikai per lojera per PS4 qe t'u mundesoje perdorueseve te provojne lojerat e PS4 perpara se t'i blejne ato. Consola gjithashtu do te kete mbeshtetje per Facebook dhe Ustream.
bMIbvvi.jpg
Spektatoret do te jene nje pjesa e madhe e gaming ne PS4, me consolen qe i lejon perdoruesit te shikojne lojerat qe shoket e tyre jane duke i luajtur dhe bile t'i lejoje edhe zhvilluesit te kene fuqine te veprojne si drejtues ne kohe reale per lojerat nese ata deshirojne. Pajisja gjithashtu do te lejoje consolen portable PS Vita t'i luaj lojerat e PS4 permes Remote Play.
PS4 do te kete nje numer te sherbimeve per stream te videove, duke perfshire Netflix, Hulu, Crackle dhe te tjere.
3ntsjfE.jpg
Sony gjithashtu edhe zyrtarisht ka njoftuar PlayStation Cloud per te ofruar lojera me te vjetra te PlayStation permes streaming ne ndonje pajisje tjeter. Sherbimi do te lansohet ne faza me me shume detaje qe do te zbulohen me vone...