Google publikoi detaje tė reja rreth produktit mė tė ri tė saj, aq shumė tė pėrfolur dhe qė pritet tė hidhet nė treg sė shpejti nga kompania; syzet inteligjente.

Kompania zgjodhi njė video tė postuar nė Youtube pėr tė prezantuar krijesėn e saj. Nė videon e gjatė pak mė shumė se 2 minuta shihen syzet inteligjente nė veprim, bashkė me ekranin e vogėl tė tejdukshėm nė tė djathtė tė tyre qė zbaton urdhėrat e tė zotit.

“Google Glass” vihen nė pėrdorim nėpėrmjet zėrit, mjafton t’i thuash “Glass Record”, qė syzet tė regjistrojnė njė video, “Glass Take a Picture” qė syzet tė kapin njė foto, apo “Glass Share” pėr tė shpėrndarė nė internet foton apo videon e regjistruar.

Ėshtė e paqartė pėr momentin nėse “Google Glass” do tė funksionojnė vetėm nė gjuhėn angleze apo kompania do tė bėjė tė mundur dhėnien e komandave edhe nė gjuhė tė tjera.

Prezantimi i “Google Glass” u bė fillimisht nė fund tė vitit tė kaluar kur tė interesuarve iu shitėn disa mostra me cmimin prej 1500 dollarė. Aktualisht Google ėshtė duke kėrkuar persona qė mund tė zhvillojnė mė tej syzet inteligjente, ndėrsa nuk bėhet publik cmimi qė ato do tė dalin nė treg.





Burimi: Top-Channel