Bombone me arre kokosi
Perberesit:
- 2 filxhane e 1/2 arre kokosi e grire (natyrore,pa sheqer..)
- 1 kuti qumesht milk apo i kondensuar
- bajame te qeruara
Pregatitja:
Perzihet qumeshti milk me arren e kokosit derisa te krijohet nje miks i pershtatshem per tu ndare e punuar lehtesisht. Pra pasi te jete punuar mire ky brum, marrim e formojme toptha te vegjel sa nje bombone. Me pas ne qender te ēdo bomboneje futim nje bajame. Per te perfunduar, kalojme te gjitha topthat ne pluhurin e kokosit dhe i leme ne frigorifer per 4 ore. Serviren te ftohta.
Receta per Bonbone nga ArtiGatimit
Bonbone sulltani:
Perberesit:
* 1 kg qumesht
* 250 gr gjalp
* 2 gota uji sheqer
* 1 paket vanilie
* 2 gota uji+2 luge gjelle miell
* arra
* kanelle
* arre kokosi
Pergatitja:
Ne fillim skuqni miellin me gjalp, shtoni sheqerin dhe vazhdoni ti skuqni. Shtoni qumeshtin pak e nga pak dhe perzini mire (rriheni). Hiqeni nga zjarri pasi te jete bere si muhalebi e trashe dhe shtoni menjehere vanilien dhe perzieni mire (rriheni)per 10 minuta. Lereni ne frigorifer per 2-3 ore, pasi te ftohet ndani copeza sa nje arre, verini brenda arra dhe kanelle, mbyllini dhe bejini top.
Rreshtoni bonbonet ne nje tepsi ku te keni hedhur arre kokosi, rrotullojini qe te marrin arre kokosi gjithandej. Mund ti vini stikadenti qe ti kapni me lehte. Lerini ne frigorifer deri per servirje.
Bonbon me maskarpone dhe arre kokosi
Perberesit:
250 gr maskarpone,
3 luge sheqer,
lajthi,
arre kokosi te grire per lyerje.
Pergatitja:
Perziejme mire maskarponen me sheqerin e pastaj me duar krijojme topa te vegjel, te cilave u fusim ne mes nga nje lajthi. I lyejme mire me arre kokosi dhe para se ti servirim, i leme te pakten 1 ore ne frigorifer.
Ju befte mire!