Kėshilli i Ministrave miratoi sot, nė mbledhjen e tij tė rradhės, Planin Kombėtar tė Frekuencave, plan qė i hap rrugė pėrdorimit tė brezit 4G.

Duke i cilėsuar frekuencat si autostrada tė komunikimit, me njė rėndėsi tė jashtėzakonshme nė ēdo vend dhe pėr ēdo kohė, kryeministri Sali Berisha u shpreh se qeveria ka ndjekur me njė dinamizėm tė vazhdueshėm problemin e frekuencave, duke pėrshtatur nė kohėn mė tė shpejtė, tė mundshme tė gjitha direktivat e ITU dhe direktivat europiane.

Kryeministri bėri tė ditur se plani i ri fillon pėrdorimin me efektivitet tė spektrit tė frekuencave, shmangien e interferencave nė shfrytėzimin e tij, pėrcaktimin e shėrbimeve tė reja, si dhe vendosjen e standardeve europiane.

Si njė risi pėr qytetarėt shqiptarė vjen fakti se miratimi i Planit tė ri tė Frekuencave i hap rrugė pėrdorimit tė teknologjisė mė tė avancuar tė 4G, duke i mundėsuar atyre tė marrin internet me shpejtėsi mė tė lartė pėrmes rrjeteve tė lėvizshme.

Kryeministri theksoi se revolucioni i shėnuar gjatė kėtyre viteve tė fundit nė fushėn e telekomunikacionit, i bėri shqiptarėt tė komunikojnė njėlloj si kombe tė tjera tė zhvilluara.

Plani i sotėm do t’i hapė rrugė dhėnies me pėrdorim tė brezit tė frekuencave 4G, megjithatė kjo teknologji ende nuk ka njohur ndonjė pėrdorim shumė tė gjerė nė Botė.

Shumica e operatorėve vazhdojnė tė shfrytėzojnė potencialet e rrjeteve 3G. Mė shumė se operatorėt e rrjeteve, teknologjia 4G duket se nxitet nga prodhuesit e pajisjeve.


Burimi: PCworldAlbanian