Receta Gatimi

Vriten pėr gjakmarrje motėr e vėlla


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 6 prej 6
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Vriten pėr gjakmarrje motėr e vėlla

    Hasan Puci, 65-vjeē, merr hak pėr dy djemtė e tij, duke vrarė nė Kodėr-Kamėz Mimoza dhe Bilbil Fehatin

    Viktimat po ktheheshin nga njė vizitė pėr festa. Autori pas arrestimit: Mora hakun e dy djemve tė mi

    TIRANĖ- Plumbat e gjakmarrjes nuk i kanė kursyer jetėn njė vajze tė re dhe vėllait tė saj, vetėm pak kilometra larg qendrės sė Tiranės. Vrasja e dyfishtė ndodhi pasditen e djeshme, kur atmosfera e festave ishte ende e pranishme, nė lagjen nr.1 nė Kodėr Kamėz. Bilbil Ferhati, 35-vjeē dhe Mimoza Ferhati, 24–vjeēe, banues nė Bathore janė qėlluar me pistoletė teksa po ktheheshin nga njė vizitė qė kishin kryer me rastin e festave tek tė afėrmit e tyre. Efektivėt e komisariatit tė policisė nr.5, tė sinjalizuar pėr vrasjen mbėrritėn menjėherė nė vendin e krimit. Policia bėri tė mundur identifikimin dhe kapjen e autorit tė dyshuar tė kėsaj ngjarjeje, brenda pak minutash. Hasan Puci, 65-vjeē, lindur nė Dibėr e banues nė Bathore ėshtė i dyshuari kryesor pėr vrasjen e dyfishtė, ndaj tė cilit u mor masa e arrestit. Burime nga policia thanė se nga hetimet e para rezulton se ngjarja ka ndodhur pėr motive hakmarrjeje. Njėri prej vėllezėrve tė viktimave ka qenė i implikuar katėr vjet mė parė nė vrasjen e dy djemve tė Hasan Pucit e pėr policinė, ky ishte motivi i krimit tė djeshėm.

    Mesditėn e djeshme, motėr e vėlla kishin shkuar pėr vizitė tek tė afėrmit e tyre. Pasi kanė pėrshėndetur kushėrinjtė, Bilbil dhe Mimoza Ferhati janė larguar drejt banesės sė tyre me njė automjet. Duket se asnjėrit prej tyre, aq mė pak Bilbilit qė sapo ishte kthyer nga Anglia pėr tė kaluar Vitin e Ri me familjen nuk u kishte shkuar ndėrmend se njė burrė i moshuar, i armatosur kishte vendosur t'i vriste. Nga ana tjetėr, Hasan Puci duket se ka jetuar pėr kėtė moment hakmarrjeje. Nė pamundėsi pėr tė gjetur Bashkim Ferhatin, ai i ka zėnė pritė vėllait dhe motrės sė tij, pėr tė marrė hakun e dy djemve tė tij tė vdekur katėr vjet mė parė. Sipas skenės sė krimit, duket se Hasan Puci e kishte menduar mirė krimin. Ai kishte zėnė pritė vetėm pak metra larg banesės sė kushėrinjve tė familjes Ferhati dhe po priste daljen e tyre nga porta. Sapo ka parė tė afrohej automjeti, Puci ka nxjerrė nga xhepat e brendshme tė xhupit njė pistoletė dhe ka qėlluar nė sediljen e parė tė pasagjerit, ku ndodhej 24-vjeēarja Mimoza Ferhati, duke e lėnė atė tė vdekur nė vend. Gjaku i saj ka spėrkatur tė vėllanė, i cili i tmerruar ka dalė menjėherė nga makina pėr t'u kundėrpėrgjigjur. Mėsohet se 35-vjeēari Ferhati mbante me vete njė pistoletė, tė cilėn e ka rrėmbyer menjėherė, duke qėlluar nė drejtim tė autorit. Por fati ka qenė nė anėn e 65-vjeēarit, i cili i ka shpėtuar paq plumbit ndėrsa ka qėlluar nė drejtim tė 35-vjeēarit Ferhati, duke e plagosur rėndė atė. Megjithėse u sigurua vetėm pėr vdekjen e vajzės dhe jo pėr tė vėllanė e saj, Hasan Puci ėshtė larguar pėr t'u shpėtuar prangave tė policisė.



    Bilbil Ferhati ka mundur tė ecė mė kėmbė disa metra larg, i plagosur dhe mė pas ėshtė shembur pėrtokė i vdekur. "Mora hakun e djemve tė mi"- mėsohet tė ketė justifikuar vrasjen e dyfishtė Hasan Puci, ndėrsa policia i mbėrthente prangat. 65-vjeēari u kap nga efektivat e komisariatit tė policisė nr.5, nė hyrje tė Institutit Bujqėsor tė Kamzės. Tė arrestuarit iu gjet dhe sekuestrua nė cilėsinė e provės materiale pistoleta me tė cilėn kreu vrasjen. Ai e kishte fshehur armėn e krimit nė xhepat e brendshme tė xhupit. Ndėrsa nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, policia bllokoi njė tjetėr pistoletė tip TT, e cila posedohej nga Bilbil Ferhati. Pėr vrasjen e dyfishtė, zyra e vrasjeve nė policinė e Tiranės nisi menjėherė hetimet pėr tė zbuluar motivin. Nė bazė tė deklarimeve tė autorit tė ngjarjes, policia u shpreh se krimi ėshtė kryer pėr motive hakmarrjeje. "Mė datė 16 prill tė vitit 2004 pas njė grindjeje pėr motive tė dobėta nė ambientet e njė lokali nė Bathore, vėllai i viktimave Bashkim Ferhati, nė bashkėpunim me persona tė tjerė ėshtė konfliktuar dhe mė pas ka goditur me thikė duke u shkaktuar vdekjen Ferit dhe Sefedin Pucit. Kėta janė djemtė e Hasan Pucit autorit tė vrasjes sė dyfishtė tė ndodhur dje",- bėri tė ditur fill pas ngjarjes zėdhėnėsja e policisė sė kryeqytetit. Pėr ngjarjen e vitit 2004 u arrestuan Kujtim dhe Petrit Gjeta, si autorė tė vrasjes sė Ferit dhe Sefedin Pucit, ndėrsa Bashkim Ferhati u larguar nga vendi i krimit dhe ėshtė nė listėn e personave nė kėrkim, sot e kėsaj dite. Ai ėshtė dėnuar nė mungesė me 21 vite burg pėr vrasjen e dy djemve tė Hasan Pucit.

    ATENTATI

    Hasan Puci i ka zėnė pritė Bilbil dhe Mimoza Ferhatit, teksa kėta kishin shkuar tek njė i afėrm pėr Vitin e Ri. Motėr e vėlla kanė hipur nė makinė pėr t'u kthyer nė shtėpi, por Puci ka qėlluar nga njė distancė e afėrme vajzėn

    PISTOLETAT

    Gjatė ditėve tė festave, Bilbil Ferhati lėvizte me njė pistoletė nė xhep, duke e ditur se kishte probleme gjakmarrjeje, por 65-vjeēari ka qenė mė i shpejtė se ai. Pasi i kanė vrarė tė motrėn, Bilbili ka nxjerrė armėn, por mbeti i vdekur

    MOTIVI

    Njė rrip toke ėshtė bėrė shkak pėr tragjeditė e dy familjeve Puci dhe Ferhati nė Kodėr-Kamėz. Nė vitin 2004 janė vrarė djemtė e Hasan Pucit, ndėrsa dje ky mori hak duke vrarė motėn dhe vėllanė e tė dėnuarit nė kėrkim

    Imer Billa, i afėrm i familjes Ferhati tregon se prindėrit e Bilbilit dhe Mimozės ndodheshin pėr vizitė nė shtėpinė e tij

    "Prindėrit i gjetėn fėmijėt

    tė vrarė nė mes tė rrugės"

    TIRANĖ- Tė gjithė ata qė dėgjuan krismat e pistoletės, i ngatėrruan me zhurmat qė shkaktojnė fishekzjarrėt e shumtė nė kėto ditė festash. Tė njėjtėn gjė kanė menduar edhe prindėrit e Mimoza dhe Bilbil Ferhatit, qė ndodheshin vetėm pak metra larg vendit ku dy fėmijėt e tyre po jepnin shpirt. Riza Ferhati bashkė me gruan e tij kishin qenė pėr vizitė tek motra dhe teksa po ktheheshin pėr nė banesė, makina me tė cilin po udhėtonin ėshtė bllokuar nga turma e njerėzve tė grumbulluar rreth trupave tė fėmijėve tė tyre. Sapo kanė dalė nga automjeti, Riza Ferhati ka njohur vajzėn e tij, megjithėse ajo ishte e mbuluar nga gjaku. Nuk kanė pasur as kohė e as fuqi tė mbledhin veten, pasi brenda pak sekondash panė pranė sė Mimozės edhe tė birin, qė sapo kishte ndėrruar jetė. "Dėgjuam krisma, por na ngjasuan me fishekzjarre dhe nuk na shkoi mendja kurrė se ishte zhurmė pistolete dhe aq mė keq tė ishin vrarė dy tė afėrmit tanė'- tregon pėr gazetėn "Shekulli" Imer Billa, i cili sapo kishte pėrcjellė nga banesa e tij dy prindėrit e viktimave, tė cilėt i kishin ardhur pėr vizitė, kur mėsoi pėr ngjarjen e rėndė.

    Zoti Billa, si e mėsuat vrasjen e dy tė afėrmve tuaj?

    Njė vajzė e vogėl erdhi nė shtėpinė time dhe mė tregoi se pak metra mė larg, ishte vrarė njė vajzė. Atėherė m'u kujtuan krismat, tė cilėt dėgjova teksa po pėrcillja prindėrit e dy tė vrarėve. Kur dėgjuam krismat menduam se ishin fishekzjarre, por mė vonė mėsova se ishin krisma pistolete, tė cilat kishin shkaktuar njė tragjedi.

    Prindėrit e viktimave kishin ardhur tek ju pėr vizitė?

    Po. Unė kėtė tė diel martoj vajzėn dhe meqė nė tė njėjtėn datė, familja Ferhati kishte edhe njė tjetėr dasmė, vendosėn tė pinin kafetė, pasi nuk mund tė merrnin pjesė nė dasmėn time. Ata u larguan nga shtėpia ime me njė automjet. Nga njerėzit mėsova se vetėm pak metra larg shtėpisė time, makina me tė cilin po udhėtonin prindėrit e dy tė vrarė ėshtė bllokuar. Turma e njerėzve dhe prania e shumė policėve e ka bėrė tė pamundur kalimin e makinės. Sapo kanė zbritur nga makina, Riza Ferhati ka parė vajzėn e tij tė gjakosur dhe tė vdekur nė sediljen e parė tė makinės.

    Si reaguan mė pas?

    Sipas dėshmive mėsova se Riza Ferhati kishte pyetur policinė pėr djalin, por ata i kishin thėnė se e kanė ēuar nė spital, pasi ishte plagosur dhe nuk kishte vdekur. Por nė fakt djali ndodhet pak metra larg makinės, i vdekur. Babai i dy fėmijėve tė vrarė ka njė zemėr shumė tė fortė. Ai ka shkuar nė shtėpi me kėmbėt e tij dhe ka mundur tė presė edhe njerėzit pėr ngushėllime.

    A keni dijeni se ku kanė qenė Bilbil dhe Mimoza Ferhati para se tė vriteshin?

    Ata kishin shkuar pėr vizitė tek disa tė afėrm tė tyre dhe kur po ktheheshin nė banesė, ka ndodhur edhe gjėma.

    Keni dijeni pėr motivin e kėsaj ngjarjeje tė rėndė?

    Jo. Nuk e di pėr ē'arsye mund tė ketė ndodhur. Thonė pėr hakmarrje, por femra nuk vritet pėr gjak... Bisedoi: K.Kotorri

    TRAGJEDIA

    Motėr e vėlla, pėr pak

    ditė jashtė Shqipėrisė

    TIRANĖ- Bilbil Ferhati kishte ardhur nga Anglia pėr tė festuar festat e fundvitit me prindėrit, ndėrsa Mimoza kishte planifikuar tė nisej nuse drejt Italisė, ku e priste i fejuari. Por motėr e vėlla humbėn jetėn pranė njėri-tjetrit, nga plumbat e hasmit tė tyre 65-vjeēar. Sipas tė afėrmėve tė viktimave, festat e fundvitit e kishin detyruar Bilbil Ferhatin tė linte vetėm tre djemtė dhe bashkėshorten e tij nė Angli, por duke e ditur rrezikun qė i kanosej, ai lėvizte me njė pistoletė nė xhep. Ai jetonte prej vitesh nė Angli dhe dispononte dokumente tė rregullta. Ndėrsa motra e 35-vjeēarit, Mimoza Ferhati kishte planifikuar tė qėndronte edhe pėr pak ditė pranė familjes sė saj pėr t'u nisur mė pas drejt Italisė, pėr t'u bashkuar me tė fejuarin e saj. Ky i fundit jetonte nė Itali dhe nė pamundėsi pėr tė qėndruar nė Shqipėri, ai kishte mundur tė siguronte njė vizė pėr nusen e tij, pėr tė cilėn mėsoi dje se njė plumb nė kokė i kishte marrė jetėn. K.K

    Vėllai i viktimave, i dėnuar me 21 vjet burg nė mungesė pėr vrasjen e Ferit dhe Sefedin Pucit

    Si u vranė dy djemtė e

    Pucit pėr njė rrip tokė

    TIRANĖ- Rreth katėr vjet mė parė, mė 16 prill tė vitit 2004, Hasan Puci pėrcolli pėr nė banesėn e fundit dy djemtė e tij. Ferit dhe Sefedin Puci u qėlluan me thikė dhe me mjete tė forta nga dy vėllezėrit Kujtim dhe Petrit Gjeta, tė cilėt ishin fqinjė me ta. Nė kėtė ngjarje ishte i implikuar dhe Bashkim Ferhati, pėr tė cilin do tė paguanin me jetė motra dhe vėllai i tij emigrant. Ngjarja e cila ndodhi ditėn e djeshme nė Kodėr Kamėz kishte pėr motiv hakmarrjen e 65-vjeēarit Hasan Puci pėr dy djemtė e tij tė vrarė. Plani pėr hakmarrje kishte rreth katėr vjet qė thurej, qė prej kohės kur Hasan Puci varrosi dy djemtė e tij. Konflikti qė shkaktoi 4 tė vrarė nga dy familjet filloi kohė mė parė, kur vėllezėrit Puci nga Dibra dhe vėllezėrit Gjeta nga Kukėsi nuk kishin arritur tė gjenin gjuhėn e pėrbashkėt pėr ndarjen e njė copė toke. Megjithėse tė dyja palėt ishin betuar se kėtė rrip toke do ta bėnin tė tyren, me hir apo pahir, duket se gjakrat ishin shuar pas ndėrhyrjes sė policisė dhe pajtuesve duke e qetėsuar situatėn pėr pak kohė. Nė fakt, tė dyja familjet kishin deklaruar se nuk do tė konfliktoheshin mė pėr kėtė copė tokė, por nė fakt ndodhi e kundėrta. Pas pak ditėsh, rrėzimi i njė arke qė ndante dy dyqanet ka qenė sebepi i njė sherri qė do tė denigronte nė gjakderdhje. Arka me shishe birre bosh qė qėndronte gjithmonė nė mes tė rripit tė tokės ėshtė rrėzuar nga ana e dyqanit tė vėllezėrve Puēi. Tė dy palėt, nė gjaknxehtėsi e sipėr kanė filluar tė grinden. Ferit dhe Sefedin Puci kanė marrė plagė tė rėnda tė shkaktuar me thikė e mė pas kanė gjetur vdekjen njėri pas tjetrit. Petrit e Kujtim Gjeta, vėllezėr, u arrestuan nga policia nėn akuzėn e vrasjes sė dyfishtė. Mė pas policia zbuloi se nė vrasjen e dyfishte ishte i implikuar dhe Bashkim Ferhati, nė familjen e tė cilit katėr vjet mė vonė do tė ndodhte njė tragjedi me tė njėjtat pėrmasa si ajo nė familjen Puci. Kryefamiljari i kėsaj familjeje qėlloi pėr vdekje vėllanė dhe motrėn e Bashkim Ferhatit, duke shkaktuar njė tjetėr tragjedi tė rėndė, nė emėr tė gjakmarrjes.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Vriten pėr gjakmarrje motėr e vėlla

    dERI ME SOT DIJA DHE ISHA E BINDUR SE FEMRA NUK PREKEJ PER GJAK, KISHA LEXUAR DHE KANUNIN E DUKAGJINIT, POR JA DHE E KUNDERTA.
    A KA KANUN QE E LEJON KETE.......??????????????????????????????????????? ?????????????????????????????????????????????????? ??????????

  3. #3
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Vriten pėr gjakmarrje motėr e vėlla

    Po ta marresh sikur te me ndodhte dhe mua ky veprim besoj se dhe un do ta kisha bere
    un sjam dakort kur vriten per toka e budalliqe te tjera por kur te prekin familjen te erresohen syte.

    Ka ndonje kundra meje?

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Vriten pėr gjakmarrje motėr e vėlla

    PO FEMRA MO ALTIN NUK PREKET, UNE ATE QE E BERI E SHFAROSJAAAAA POR JO NJE VAJZE.

  5. #5
    i/e rregjistruar 35% Maska e PoLiGrAfIkSi
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    SOUTH BEACH MIAMI
    Postime
    852
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Vriten pėr gjakmarrje motėr e vėlla

    epo e lexojne kanunin si tu leverdisi jo si eshte e shkruar

  6. #6
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Vriten pėr gjakmarrje motėr e vėlla

    duhet thene se ky veprim duhet lene pergjithemon...
    por dhe policija e gjykatat kane fajin e tyre qe per disa dollar i lene te burgosurit apo te denuarit te lire
    keshtu ky popull merr armen dhe vashdon te hakmerret

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Javen e dasmes mesojne se jane moter e vella
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-11-2011, 08:17 PM
  2. Vajza e lindur mė 9.9.2009 ka motėr tė lindur mė 8.8.2008
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 04:15 PM
  3. Durres, vriten pese police e nje qytetar
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2009, 03:10 PM
  4. Gjakmarrja, vriten nėnė e bir
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2007, 11:55 AM