DANTE ALIGERI


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 12 prej 12


  1. #1
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    9

    DANTE ALIGERI

    Dante Alighieri (sq. Dante Aligieri; Firence, 1 qershor 1265 - Ravenna, 14 shtator 1321), ka qėnė njė poet, shkrimtar, politikan fiorentin, italian. Mendohet si poeti i parė mė i madh italian, pėr kėtė arsye u emėrtua poet kulmor.

    Pati njė jetė shumė tė mundimshme e vdiq kur gjendej nė ekzil nga qyteti i tij i lindjes. Dante ėshtė autori i Komedisė Hyjnore (Divina Commedia), e cila merret si kryevepėr, si antonomasi e letėrsisė tė tė gjitha kohrave.

    Dante Aligieri jetoi nė pragun e Rilindjes Evropiane, e cila lindi titanė tė vėrtetė pėr nga forca e mendimit dhe e pasionit, pėr karakterin dhe diturinė e shumanshme. “Perėndimi i Mesjetės feudale dhe afrimi i epokės sė sotme”, u shėnua nga njė figurė vigane. Ky ėshtė italiani Dante, mė i madhi poet i Italisė, njė nga figurat mė gjeniale tė letėrsisė botėrore, poet i fundit i Mesjetės dhe njėkohėsisht poeti i parė i kohės sė Re. Biografėt thonė se jo vetėm letrarėt dhe njerėzit e kulturuar, por dhe njerėzit e thjeshtė lexonin dhe mėsonin pėrmendėsh pjesė nga Komedia.

    Si personalitet krijues, me ndjenja tė zhvilluara patriotike, Danteja udhėhiqej nga besimi se poezia duhet t’i shėrbente popullit, tė ishte refleks i ngjarjeve politike dhe nė funksion tė ndėrtimit tė njė shoqėrie mė tė pėrparuar. Sipas Dantes, njeriu duhej tė ēlirohej nga kufizimet fetare dhe tė synonte drejt shprehjes sė lirė tė mendimeve dhe tė ndjenjave tė tij, si dhe drejt zgjimit tė vetėdijės qytetare e politike. Vetėm kėshtu do tė mund tė zotėronte, sipas tij, humanizėm dhe demokratizim nė marrėdhėniet mė njerėzit e tjerė. Pjesėmarrja aktive nė jetėn shoqėrore e politike tė Firiencės i siguroi Dantes karrierė tė shpejtė e tė ndritshme, por ndoshta edhe goditjen mė tė madhe e mė tė dhimbshme tė jetės sė tij.
    aparenca i genjen njerzit


  2. #2
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    9

    Re: DANTE ALIGERI

    Rruga krijuese

    Shumica e quan Danten poetin mė tė madh italian tė tė gjitha kohėrave, por ai ishte, po ashtu, dhe njė shkrimtar i shquar nė prozė, mendimtar aktiv politik, filozof moralist e teoricien letrar.

    Filloi tė krijonte qysh nė moshėn 15 vjeēe. Si vazhdues i trubadurėve provansalė, qė i kėndonin “madonės” (vashės) e dahsurisė kalorsiake dhe i ndikuar nga krijuesit e shkollės poetike tė “stilit tė ri tė ėmbėl”, e veēanėrisht nga bolonjezi Guido Guiniēeli, Danteja krijoi njė lirikė tė hollė, reale, tė thellė e tė sinqertė, ku dashuria tokėsore e qiellore shkrihen e behėn njė. Mė 1294 ose ’95 shkruan nė gjuhėn popullore veprėn “Jeta e re” (Vita nuova), historinė e dahsurisė sė tij me Beatriēen, tė parin tregim autobiografik nė histroinė e letėrsisė sė Evropės Perėndimore.

    “Rimat” (Rime) janė njė pėrmbledhje sonetesh, baladash e kėngėsh, qė i kushtohen Beatriēes dhe mikut tė tij Guido Kavalkanti. Janė shkruar nė gjuhėn popullore sipas “stilit tė ri tė ėmbėl”.

    Nė vitet 1306-1308, duke luftuar pėr krijimin e njė gjuhe tė pėrbashkėt pėr popullin italian, shkroi traktatin “Mbi gjuhėn popullore”, tė parin traktat gjuhėsor nė Evropė. Nė tė ai flet pėr origjinėn e gjuhėve, sidomos romane, dhe ndalet nė 14 dialektet e gjuhės italiane. ai synon krijimin e njė gjuhe qė tė jetė po aq e pėrsosur sa latinishtja, qė tė matet pa frikė me frėngjishten dhe gjuhėn provansale. Vepra mbeti e pėrkryer plotėsisht. Kėto vepra tė tjera janė mjaft tė rėndėsishme, po ajo qė ia dhe atij lavdinė e pėrjetshme ėshtė kryevepra me titull: “Komedia Hyjnore” (La divina Commedia).

    Dante te Ferri: “Jo mė pak se dija, dyshimi mė pėlqen”.
    aparenca i genjen njerzit


  3. #3
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    9

    Re: DANTE ALIGERI

    Kjo vepėr monumentale ėshtė shkruar nė njė periudhė tetėvjeēare (1313-1321). Danteja e titulloi veprėn Komedi, sipas poetikės antike, duke dashur tė pėrcaktojė gjininė e veprės: komedia ėshtė njė vepėr qė pėrfaqėson njė rrėfim me pėrfundim fatlum, e kundėrta e tragjedisė. Nė realitet dhe Komedia e Dantes pėrfundon fatmirėsisht, meqenėse protagonisti e takon Zotin. Mė vonė, me sugjerimin e xhovani Bokaēios, kėsaj vepre iu shtua atributi Hyjnore, qė tė lartėsohej mė fuqishėm madhėshtia dhe bukuria e saj. Te “Komedia Hyjnore” Danteja shfryu tė gjitha pasionet e tij, sulmoi ashpėr armiqtė, u sul kundėr tiranive dhe korrupsionit tė selisė papnore, kundėr veseve njerėzore, u tregoi bashkėkohėsve tė vet se si duhej ndrequr njerėzimi. Vepra paraqet njė alegori epike trikėngėshe tė shpirtit njerėzor dhe njė pėrmendore, nė tė cilėn me fantazinė e tij tė mrekullueshme si arkitekt gjenial ai ngriti ndėrtesėn e mbretėrisė sė botės sė pėrtejme. Me fjalė tė tjera ėshtė njė pėrshkrim i udhėtimit fantastik tė Dantes nėpėr tri mbretėritė e pėrjetshme: Ferrit, Purgatorit dhe Parajsės. gjatė kėtij udhėtimi imagjinar, qė zgjati vetėm 24 orė, Danteja provoi tė pėrshkruajė gjendjen e shpirtit tė njeriut pas vdekjes. shtegtimet nėpėr rrugė tė llahtarshme, me plot vajtime, dhimbje, pendime, dyshime e gėzime, pėrfshijnė njė botė me njerėz tė tė gjitha kohėrave dhe tė tė gjitha shtresave.

    ó== Udhėtimi imagjinar ==

    Nė moshėn 35 vjeēare, nė mbrėmjen e 24 marsit tė vitit 1300, poeti humb nė njė pyll tė errėt. Aty shfaqet hija e Virgjilit, e poetit tė madh latin, dėrguar prej qiellit nga Beatriēja; ai e shpėtoi nėpėrmjet njė shtegu ku s’kalonte kėmba e njeriut tė gjallė. Tė dy poetėt, Danteja dhe Virgjili, zbresin nė Ferr, ku nė 9 rrathė dėnohen mėkatarėt. Fajet nė Ferr Dantja i ndan sipas teorisė sė Aristotelit, ku njeriu mėkaton nga shfrenimi (grykėsia, koprracia etj), qė pėr poetin janė mė tė lehta; pastaj nga shpirtligėsia (dhuna, tradhtia), pėr tė cilat poeti i jep dėnimet mė tė rėnda. Kėtu i shohim tė gjithė mėkatarėt si e vuajnė dėnimin e tyre.

    Pas udhėtimeve tė tmerrshme nėpėr Ferr, tė dy poetėt i ngjiten malit tė Purgatorit. Purgatori ka 7 rrathė, ku bėhet pastrimi i shpirtit pėrmes vuajtjeve tė pendesės. Aty Danteja i ndan fajet sipas teorisė sė Platonit, ku siē thotė ai, njeriu mėkaton nga ērregullimet e dashurisė me tepėri (mendjemadhėsia, ku njeriu e do sė tepėrmi vetveten, smira, kur i do tė keqen tjetrit, zemėrimi, kur do tė hakmerrjen etj); kur dashuron me pasion tė tepruar (koprracia, kur njeriu do pasurinė apo shpenzimet e tepėrta, grykėsia, kur njeriu do mė shumė se sa duhet gojėn e vet; epshet e tyre etj,).

    Dhe, sė fundi, si pėrfundim i lumtur i kėtij udhėtimi mahnitės, ashtu siē ndodh pas njė ėndrre tė vėshtirė, hipur mbi njė qerre triumfi, vjen Beatriēja dhe e shpie fluturimthi nė qiejt e Parajsės, nėpėr 9 qiejt danteskė, ku sundon drita e pėrjetshme. Ata janė Qielli i Hėnės, Qielli i Mėrkurit, i Venerės, i Diellit, i Marsit, i Jovit, pastaj Qielli i shpirtrave soditės, Saturni, Qielli i yjeve, dhe nė fund, i pari Lėvizės, Qielli qė rrethon me nėntė rrathė ėngjėjsh Perėndinė, i cili rri mbi Empirin e palėvizshėm, qė ka formėn e njė trėndafili tė bardhė.

    [redaktoni] Rrafshet kuptimore
    Shtatore e Dantes, Firence
    Shtatore e Dantes, Firence

    Komedia mund tė lexohet nė rrafshe tė ndryshme kuptimore. Dante vetė thotė se vepra e tij ka mė shumė se njė domethėnie. Ėshtė vėshtirė ta ritregojmė me disa fjalė subjektin e tėrėsishem tė Komedisė: nė fakt, temat janė tė ndryshme dhe ndėrrojnė shumė herė. Elementet bashkuese janė prania e pėrhershme dhe e qėndrueshme e disa protagonistėve dhe tema e udhėtimit, i cili mund tė shihet po ashtu si njė ndryshim moral e fetar i personazhėve. Protagonistėt e kėtij udhėtimi janė tre: I pari ėshtė Danteja, simbol i shpirtit njerėzor, i dyti ėshtė Virgjili, simbol i arsyes njerėzore, udhėheqės i tij nėpėr Ferr dhe Purgator, e treta ėshtė Beatriēja simbol i dashurisė hyjnore, qė e udhėheq Danten nėpėr rrugėt e ngritjes shpirtėrore, rrugė e cila pėrfundon nė Parajsė.

    Danteja vepron si profet, qė flet nė interes tė Zotit pėr gjithė njerėzinė. Udhėtimi i tij ėshtė njė alegori pėr pėrparimin njerėzor nė tokė dhe i progresit tė tij drejt Zotit. (Zot nė kėtė rast nėnkupton pėrsosmėrinė drejt sė cilės njeriu synon gjithė jetėn). Aligieri e kėrkon dhpėrthimin te Perėndia dhe te besimi i thellė nė forcėn krijuese tė mendjen njerėzore. Poeti kėtu paraqitet si njė kritikues i pamėshirshėm, i zjarrtė dhe i pasionuar qė sulet kundėr veseve, pėr tė luftuar tė keqen, pėr tė vendosur mbi tokė njė jetė mė tė drejtė e mė tė lumturDante Aligieri, autori i "Komedisė Hyjnore" - vepėr madhore e letėrsisė botėrore, jetoi nė kohėn kur vendet mė tė pėrparuara evropiane po bėheshin gati tė dilnin mė nė fund nga epoka e errėt e Mesjetės dhe tė bėnin kėrcimin e madh pėr nė epokėn Moderne.

    Rizbulimi i veprave tė Aristotelit dhe i mjaft veprave tė letėrsisė antike nė shekullin e XII dhe fillimin e shekullit XIII nga burimet arabe qenė njė ferment i fortė intelektual pėr qarqet skolastike mesjetare. Shoqėria evropiane, qė ende nuk ishte shkėputur nga barbaria, por qė ishte shumė afėr qytetėrimit, lindi nė kėtė kohė njerėz me pėrmasa tė mėdha intelektuale dhe talent tė madh letrar.

    Pikėrisht atėherė Shėn Thoma Akuinasi pėrpunoi argumentet e dogmės sė krishtere, tė cilat janė tė vlefshme dhe shėrbejnė edhe sot e kėsaj dite, ndėrsa Dante Aligeri krijoi njė poemė tė madhe, me pėrmbajtje kryesisht mesjetare, por ku gjallojnė filizat e njė kohe tė re qė po afron.

    Vendlindja e tyre ishte Italia. Ky vend ishte nė pararojė tė zhvillimit shoqėror, pėr shkak tė sė kaluarės sė tij tė lavdishme politike dhe kulturore, gjurmėt e tė cilės ruheshin akoma, pavarėsisht nga invazionet e shumta tė barbarėve, si dhe pėr shkak tė pozicionit tė saj tė favorshėm gjeografik si ndėrlidhėse midis Perėndimit dhe Lindjes, tė tregtisė qė zhvillohej midis tyre, e cila sillte jo vetėm fitime por edhe ndikime tė ndėrsjellta nga mė tė ndryshmet midis kėtyre dy botėrave.
    aparenca i genjen njerzit


  4. #4
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    9

    Re: DANTE ALIGERI

    Qendrat mė tė pėrparuara tė zhvillimit shoqėror tė kėsaj kohe ishin qytetet italiane, midis tė cilėve dallohej Firencja, ku nė maj tė vitit 1265 lindi Dante Aligieri.

    Familja e tij, fisnike nga titujt e nderet, kishte rėnė nga vakti. Megjithė kushtet ekonomike modeste, Dante mundi tė shkollohej dhe tė bėnte jetėn e njė fisniku tė ri. Nuk dihet me siguri se ēfarė shkolle ndoqi Dante, por mendohet se Retorikėn, qė pėrfshinte artin e tė folurit nė publik dhe tė shkruarit e letrave, zotėrimi i tė cilės kėrkohej jo vetėm nga gjyqtarėt dhe avokatėt, por edhe nga ata qė donin tė kishin influencė nė jetėn publike, ai i mėsoi nga Bruneto Latini, njė nga njėrėzit mė tė ditur tė qytetit

    Qė nė rininė e hershme filloi tė shkruante poezi, tė cilat u bėnė tė njohura dhe e lidhėn me mjaft poetė tė tjerė qė shkruanin nė imitim tė poezisė trubadore. Shumė shpejt poezia dhe filozofia u bėnė pėr Danten preokupimi kryesor nė jetė, sidomos pas lidhjes sė miqėsisė me intelektualin e shquar fiorentin Guido Kavalkantin. Por ndėrsa ky i fundit u thellua mė tepėr nė mendimin filozofik, sidomos atė epikurian materialist, Dante preferoi studimin e poetėve latinė, sidomos tė Virgjilit Njė ndikim tė madh ushtroi mbi Danten poezia e trubadurėve provansalė, qė, e kombinuar me njohjen e shkėlqyer tė poezisė latine, e lejuan Danten tė krijojė artin e tij poetik, qė ai e quajti"dolce stil nuovo" (stili i ri i ėmbėl).

    Poezia e Dantes sė ri ėshtė e lidhur nė mėnyrė tė pashkėputur me imazhin e njė gruaje tė re fisnike fiorentine, tė Beatriēe Portinarit. Ai e pati njohur Beatriēen kur ajo nuk ishte mė tepėr se 8 vjeēe, ndėrsa ai vetė 9 vjeē. Ajo ushtroi njė ndikim tė madh nė shpirtin e poetit pėr gjithė jetėn. Dante i kushtoi Beatriēes vėllimin e tij tė parė me poezi "Jeta e re" (Vita Nuova,1292-93). Pėrshtypjet qė i kishte lėnė qė nė fėmini, idealizimi i saj si simbol i virtytit dhe i pastėrtisė qiellore dhe, padyshim, nevoja pėr tė paraqitur nė poezinė e tij "zonjėn e zemrės", sipas klisheve tė kohės, dalėngadalė ngulitėn tek Dantja bindjen se ajo duhej tė ishte udhėheqėsja e mendimeve dhe e ndjenjave tė tij drejt perfeksionit ideal, pėr tė cilin duhet tė aspirojė ēdo shpirt fisnik. Beatriēja vdiq shumė e re (nė vitin 1290), para se tė botohej "Jeta e re", dhe Dantja deklaroi se shpreson "tė thotė pėr tė ēfarė nuk ėshtė thėnė pėr asnjė grua tjetėr", gjė qė ai e realizoi vėrtet nė veprėn e tij madhore "Komedia Hyjnore".
    aparenca i genjen njerzit


  5. #5
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    9

    Re: DANTE ALIGERI

    Nė kohėn e Dantes nė Firence po ndodhnin ndryshime tė mėdha shoqėrore: zhvillimi i madh i artizanatit dhe i tregtisė, dyndja e njerėzve tė rinj nė qytet, tė shtyrė nga etja pėr tė fituar dhe pėr t'u pasuruar, po e kufizonin gjithnjė e mė shumė pushtetin dhe ndikimin e shtėpive fisnike, qė nuk merreshin me zanate apo tregti dhe ndjeheshin ngushtė ekonomikisht. Dante qė jetonte pothuajse i shkėputur nga jeta materiale, duke qenė i zhytur nė studimet dhe nė provat e tij krijuese, e ndjeu gjithashtu darėn e nevojave materiale. Pėr tė rregulluar disi gjendjen ekonomike tė familjes, i ati e martoi me Xhema Donatin, pinjolle e njė familjeje tė kamur. Me tė ai pati disa fėmijė. Po kjo nevojė materiale e shtyu Danten tė hynte nė korporatėn e mjekėve, sepse vetėm kėshtu mund tė merrte ndonjė nėpunėsi nė komunė.

    Qyteti nė kėtė kohė ishte i ndarė nė dy parti kundėrshtare: guelfėt, partizanė tė ruajtjes sė pavarėsisė sė qytetit me pėrkrahjen e Papės, dhe gibelinėt, qė donin ta merrnin pushtetin me ndihmėn e Perandorit. Familja e Dantes, si tė gjithė fisnikėt e vegjėl tė qytetit dhe artizanėt, bėnte pjesė nė partinė e Guelfėve dhe ishte kundėrshtare e partisė sė Gibelinėve, nė tė cilėn bėnin pjesė pronarėt e mėdhenj tė tokės. Midis kėtyre partive u bė njė luftė e ashpėr pėr pushtet. Ardhja nė pushtet e njėrės sillte me vete mėrgimin e partizanėve tė partisė tjetėr.

    Dante mori pjesė nė kavalerinė e Komunės si kalorės dhe pati disa nėpunėsira. Nė vitin 1301 u dėrgua si ambasador i komunės nė San Xhiminjano pėr t'u mbushur mendjen toskanėve qė tė bėhen bashkė e tė mos i nėnshtrohen pushtetit tė papės. Nė vitin 1302, ndėrsa ishte dėrguar si ambasador pranė Papės, ai u dėnua nė mungesė bashkė me mjaft qytetarė tė tjerė nga guelfėt e zinj (qė ishin pėr pushtetin e papės), si kundėrshtar i pushtetit papėnor dhe shkaktar turbullirash, me njė gjobė prej 5000 florinėsh dhe me pėrjashtim tė pėrhershėm nga ushtrimi i ofiqeve zyrtare. Sipas vendimit gjyqėsor, ai qė nuk paguante gjobėn ekzekutohej duke u djegur i gjallė. Dante bashkė me tė tjerė, duke mos patur mundėsi tė mbrojnė veten apo tė paguajnė gjobėn, pranuan pasojat e kėtij dėnimi: mėrgimin.

    Mėrgimi qe i rėndė. Nė fillim ai bashkėpunoi me shokėt e tij nė mėrgim pėr t'u kthyer pėrsėri nė vendlindje, por shumė shpejt u nda prej tyre. Mendimet pėr Firencen dhe qėndrimin e fiorentinėve ndaj tij ai i shpreh nėpėrmjet Bruneto Latinit (Ferri, K. XV, vv. 61-76), i cili, pasi i thotė se nė kėtė qytet, qė ėshtė bėrė "fole pėr tė pandershėm", tė ardhurit qė kanė mbushur qytetin ēdo tė mirė do ta shohin me armiqėsi, dhe "qejf tė tė grijnė dy partitė kanė", e kėshillon qė tė mbėshtetet nė "fatin e mbarė" dhe tė mos shpresojė nė dashamirėsinė e bashkėqytetarėve. Nė fillim u strehua tek sundimtarėt e Veronės, por pastaj u largua prej tyre dhe u end nėpėr oborret e sundimtarėve qė kishin namin e njėrėzve dashamirės tė arteve dhe shkencės. Dante shpesh ankohet pėr fatin e tij, duke e krahasuar veten me njė barkė pa vela e pa timon qė era e shpie sa nė njė port nė tjetrin.
    aparenca i genjen njerzit


  6. #6
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    9

    Re: DANTE ALIGERI

    Por mėrgimi pati edhe njė pasojė pozitive: ai e zgjeroi horizontin e Dantes, i cili nga njė qytetar i Firences u bė qytetar i gjithė Italisė. Duke qenė i mėrguar, Dante u ballafaqua me Italinė e kohės, ku sundonte pėrēarja dhe jo ligji, dhe kjo e pasuroi eksperiencėn e tij jetėsore dhe, si rrjedhim, edhe librin e tij.

    Dante nuk pati fatin tė kthehej nė qytetin e vendlindjes. Ai vdiq nė mėrgim. Nė verėn e vitit 1321 shkoi me njė mision diplomatik nė Venedik. Gjatė udhėtimit u sėmur dhe vdiq nė shtator nė Ravenė.

    Dante u dha shumė pas studimit tė filozofisė, sidomos tė veprave tė Aristotelit, studimit tė poezisė latine dhe nė tė njėjtėn kohė ai studjoi poezinė popullore tė trubadurėve. Ka mendime, tė paverifikuara, se ai ėshtė autori i njė pėrkthimi tė reduktuar nė italisht tė "Romanit tė Trėndafilit", kryeveprės sė poezisė trubadure, nė 232 sonete.

    Dante shkruajti kėto vepra nė italisht dhe latinisht: Jeta e Re"(Vita Nuova), Rimat (Rime ose Canzoniere), Gostia (Convivio), Mbi Elokuencėn popullore (De Vulgari Eloquentia), Monarkia (Monarchia), Letra (Epistole), Ekloge (Egloghe - dy nė latinisht).

    Tė gjitha kėto vepra, tė cilat dėshmojnė pėr punėn e madhe tė bėrė nga Dante pėr pėrsosjen e gjuhės popullore italiane dhe shndrrimin e saj nė njė gjuhė kulture, pėr thellimin e mendimit filozofik dhe zgjerimin e erudicionit, qenė njė parapėrgatitje pėr kryeveprėn e tij Komedia Hyjnore (La Divina Comedia).

    Komedia , qė u quajt Hyjnore vetėm mė vonė, nė njė botim tė vitit 1555, u hartua nga Dante midis viteve 1304-1320.
    aparenca i genjen njerzit


  7. #7
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    9

    Re: DANTE ALIGERI

    Nė njė letėr qė i dėrgoi njė miku dhe mecenati tė tij, Dante shpjegon kuptimin dhe ndėrtimin e Komedisė. Sipas tij, kuptimi i poemės ėshtė i dyfishtė: i drejtėpėrdrejtė - gjendja e shpirtrave pas vdekjes, dhe alegorik - se njeriu, qė ka aftėsinė tė vendosė vetė pėr veprimet e tij, merr nga drejtėsia hyjnore ndėshkimin apo shpėrblimin qė meriton. Pra, me tė drejtė ėshtė thėnė se subjekti kryesor i kėsaj vepre ėshtė "Drejtėsia" dhe vendosja e saj.

    E vėrteta ėshtė se poema ka njė strukturė komplekse alegorish e simbolikash, tė planeve tė ndryshme, pėr shpjegimin e tė cilave kanė vrarė dhe vazhdojnė tė vrasin mendjen shumė studjues dhe komentues, por kjo nuk pengon aspak qė ajo tė jetė plotėsisht e kapshme nga lexuesi nė kuptimin e saj tė drejtpėrdrejtė.
    aparenca i genjen njerzit


  8. #8
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    9

    Re: DANTE ALIGERI

    Forma e poemės ėshtė gjithashtu e dyfishtė. Struktura e saj mbėshtetet nė numrin tre nė raport me numrin njė: ka tre kantika (Ferri, Purgatori dhe Parajsa), tė ndara secila nė 33 kėngė, qė pėrbėjnė gjithsejt 99 kėngė nė raport me njė kėngė (Kėngėn e parė tė Ferrit qė shėrben si hyrje). Vargjet janė tė ndarė gjithashtu nė tercina (strofa me tre vargje). Vargu i parė dhe i tretė rimojnė bashkė, ndersa i mesit rimon me vargun e parė dhe tė tretė tė tercinės pasardhėse. Kjo rimė "trefishe" ėshtė shpikje artistike e vetė Dantes. Pėrdorimi i numrit tre pėrputhet me konceptin e Dantes se arti ėshtė imitim i natyrės (jetės), qė pėrshkohet nga Trinia e Shenjtė e Krijuesit. Prandaj dhe ky numėr manifestohet vazhdimisht nga Dante nė poemė, ashtu siē manifestohet ai nė jetė nga Providenca. Vargu ėshtė trokaik, pra rrokja e fundit ėshtė gjithnjė paraoksitone dhe lejon tė ketė njė pauzė mė tė madhe midis vargjeve, gjė qė, krahas rimės trefishe, bėn qė poezia tė tingėllojė veēanėrisht melodioze dhe harmonike.

    Dante e quajti veprėn e tij Komedi duke u nisur nga ligjet e Retorikės, ku pėrcaktoheshin tre stile: i lartė (tragjik), i mesėm (ose komik) dhe i ulėt (elegjiak o bukolik). Sipas Dantes, vepra e tij nuk ishte e stilit tė lartė, por tė mesėm, pėr shkak tė zhvillimit tė aksionit (sepse kėtu veprimi fillon i trishtuar dhe mbaron i gėzuar , e kundėrta ndodh me tragjedinė) dhe tė gjuhės (kėtu pėrdoret gjuha e folur italishte dhe jo latinishtja si gjuhė e stilit tė lartė). Siē e thamė mė lart, "Hyjnore" ajo u quajt vetėm mė vonė nga pasardhėsit pėr vlerat e saj tė larta poetike dhe tė pėrmbajtjes.

    Poeti e paraqet veten si njė njeri tė privilegjuar nga Hiri hyjnor qė tė bėjė njė shtegtim nė botėn e pėrtejvarrit duke kaluar tri pjesėt e saj: Ferrin, Purgatorin dhe Parajsėn. Dante takon mjaft shpirtėra tė ndėshkuar (nė Ferr) apo tė shpėrblyer (nė Purgator dhe Parajsė) nga drejtėsia e Perėndisė.
    aparenca i genjen njerzit


  9. #9
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    9

    Re: DANTE ALIGERI

    Udhėtimi nėpėr Ferr zgjat aq kohė sa kohė pati kaluar nga zbritja e Krishtit nė Varr deri nė Ringjalljen e tij. Nė Purgator shpirtėrat pastrohen pėr nė Parajsė, ku shkojnė shpirtrat e bekuar nga Hiri Hyjnor. Ky ėshtė njė shtegtim qė bėhet duke patur "Perėndinė nė mendje dhe zemėr" . Ai ėshtė gjithashtu njė alegori pėr rrugėn qė pėrshkon njeriu nė jetė.

    Udhėheqėsi i tij nėpėr Ferr ėshtė Virgjili, i cili e shoqėron atė edhe nė Purgator. Pastaj atė e shoqėron Beatriēja, bashkė me tė cilėn ai ngjitet nė sferat e planetėve dhe tė yjeve tė Parajsės, ku takohet me shpirtrat e bekuar qė zbresin pėr ta pėrshėndetur.

    Duke dalė nga pylli i errėt i mėkateve, poeti takon Virgjilin, i cili me porosinė e Beatriēes, mishėrimi i hirit dhe i bekimit hyjnor, bėhet udhėrrėfyesi i tij nėpėr Ferr. Ata futen nė portat e Ferrit nė vigjilje tė sė Premtes sė Zezė tė vitit 1300. Sėbashku kalojnė nėntė rrathėt e Ferrit dhe sosin nė qendėr tė tokės, ku shohin Luciferrin (Satanain) tė prangosur nga graviteti i tokės dhe akulli i urrejtjes sė pėrjetshme.

    Tre janė mėkatet kryesore qė ndėshkohen nė Ferr: mospėrmbajtja, dhuna dhe mashtrimi. Sipas Dantes, Ferri ėshtė vendi i ndėshkimit tė ēdo dhune, e cila mund tė ushtrohet ndaj Krijuesit, tė afėrmėve dhe vetėvetes.

    Sistemi moral i Ferrit tė Dantes ėshtė njė shkrirje e kujdesshme e teologjisė sė krishtere me etikėn pagane. Etika e Aristotelit shėrben si burim i parė. I gjithė vizioni i Dantes pėr botėn e pėrtejme pėrshkohet nga kristianizmi i ndėrthurur me paganizmin. Ky ishte vizioni i kohės sė Dantes, sepse botėkuptimi i krishterė i kohės u pasurua shumė nga zbulimi i veprave tė Aristotelit dhe thellimi nė studimin e trashėgimisė kulturore greko-latine. Kėshtu Ferri, vendi i ndėshkimit hyjnor, ndėshkim qė zbatohet nga djajtė, sipas doktrinės sė krishtere, ėshtė i mbushur me qėnie tė mitologjisė antike: Fati, Gjigantėt, Minosi, Cerberi, Flegjasi, Karonti etj.
    aparenca i genjen njerzit


  10. #10
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    9

    Re: DANTE ALIGERI

    Nga njėra anė, bota qė ai pėrshkruan ėshtė krijesė e tij, e imagjinatės sė tij, mbėshtetur nė teologjinė e krishtere dhe etikėn pagane, nga ana tjetėr, ai shėtit nėpėr tė si njė kalimtar i rastit, nė njė kohė kur, siē thamė, vetė ėshtė gjyqtari, ndėshkuesi dhe njeriu qė ka gjetur mėnyrat mė tė pėrshtatshme tė ndėshkimit.

    Nga njėra anė ai ėshtė vetė gjyqtari gjakftohtė dhe objektiv, qė i ka dhėnė seicilit atė qė i takon, nga ana tjetėr, duke qenė prej mishi e kocke, na paraqitet si njė njeri, brenda tė cilit vlojnė dashuria dhe urrejtja, admirimi dhe pėrbuzja, mėshira dhe ndjenja e hakmarrjes, tek i cili shfaqen jo vetėm ndjenjat e holla tė simpatisė, por dhe tė pėrbuzjes, jo vetėm keqardhja e ēiltėr fisnike, por edhe keqdashja cinike zemėrgurė.

    Nė kėtė botė tė pėrtejme tė dhimbjes sė pėrjetshme shohim njė galeri personazhesh: figura historike tė tė gjitha kohėrave, tė tė gjitha fushave: politikės, filozofisė, kulturės, por edhe bashkėkohės, miq apo armiq tė poetit, qė do tė kishin mbetur krejt tė panjohur po tė mos i kishte rrokur, pėr shkak tė miqėsisė apo armiqėsisė, pena e poetit tė madh.

    Nė Komedinė e Dantes ndjehen edhe filizat e epokės qė ėshtė nė lindje e sipėr. Pikėrisht nė kėtė vepėr, ai ndėr tė parėt i thuri njė himn madhėshtor njeriut-sipėrmarrės tė guximshėm, qė nuk ngurron tė flijojė veten pėr tė zgjėruar njohuritė mbi botėn.

    Nė komedi u mishėrua puna e madhe, e gjatė dhe kėmbėngulėse qė kishte bėrė Dante pėr pėrsosjen e tij si artist dhe mendimtar. Ai arriti tė krijojė njė kryevepėr me vlera unikale artistike, tė japė gjykimin pėr njerėzit e kohės sė shkuar dhe bashkėkohėsit, dhe ta bėjė gjuhėn e popullit tė thjeshtė italian njė gjuhė tė madhe kulture.

    Vepra e Dantes edhe sot demaskon dhunėn qė pėr fat tė keq vazhdon tė ushtrohet kundėr popujve dhe kundėr individit.
    aparenca i genjen njerzit


  11. #11
    Kung_Fu Anėtar Nderi Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: DANTE ALIGERI

    Dante eshte nje shktimtar i madh!

    Presupozohet te jete ky!


  12. #12
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    789
    Gjinia
    Femer
    Hyrjet Blog
    1
    Reputacioni
    8

    200px-Casa_di_dante_01.JPG

    kjo eshte shtepia e Dantes ne Firenze....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas