[align=justify:2jgbe0wl]Sipas sondazhit tė realizuar nga kjo faqe amerikane e internetit, rezulton se Amerika e Jugut ka femrat mė tėrheqėse tė kohės. Nėse dikur konkursi ėshtė fituar nga Heidi Klum, tani janė brazilianet ato qė spikasin si pėr sasi (pesė tė parat nga dhjetė), ashtu dhe pėr cilėsi. Nė klasifikim mungojnė vetėm italianet, dikur modeli i bukurisė klasike dhe elegante. Tani kujtohen vetėm nė stilin e ‘altamodės’. Klasifikimi, i bėrė pak kohė mė parė shpjegojnė organizatorėt, nuk ka si qėllim qė tė tregojė vetėm bukurinė e momentit, por edhe perspektivėn e ardhshme tė bukurisė sė vajzave. Jo rastėsisht juria ėshtė e pėrbėrė nga botues e revistave tė njohura, publicistė, stilistė dhe agjentė tė kėtij sektori. Rezultati i kėtij konkursi mė tepėr sesa klasifikoi modelet ėshtė njė tregues i rėndėsishėm pėr ato qė do tė jenė tendencat e modeleve tė viteve tė ardhshme. E mrekullueshmja Klum “ėshtė njė bukuri natyrore” sipas specialistėve, sepse pėrveē fizikut tė saj tė mrekullueshėm, ka diēka jo tė pėrbashkėt me koleget e saj: ėshtė tridhjetė e tre vjeē, nėna e dy fėmijėve, si dhe ka njė linjė qė mban emrin e saj. E dyta nė klasifikim ėshtė joshėsja, Gisele Bundchen, deri mė tani modelja mė e paguar nė botė, nė saj tė personalitetit tė saj tė cilin di ta shfaqė edhe nė pasarelė. Braziliania tjetėr ėshtė Adriana Lima (mban vendin e tretė), e cila ėshtė bėrė e famshme falė njė spoti publicitar pėr kompani telefonash. Nė vend tė katėrt ėshtė pozicionuar amerikania Tyra Banks, e ditėlindjes 1973, e cila ka shfaqur aftėsitė e saj jo vetėm si modele, por edhe si aktore. Ndėrsa nga Evropa ėshtė futur nė klasifikim ish-basketbollistja Karolina Kurkova, e cila ėshtė trashėgimtarja e denjė e Eva Herzigovės, e cila ėshtė evidentuar nga njė agjent italian nė njė qytezė tė Republikės ēeke. Bukuria e sė ardhmes do tė jetė pak nga tė gjitha, me njė stil “klasik por ekstravagant” dhe njė personalitet “tė fortė dhe ambicioz”.[/align:2jgbe0wl]

(c) Gazeta Shqiptare 2006