Receta Gatimi

70 vitet rok tė Ēelentanos


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    70 vitet rok tė Ēelentanos

    Shfaqet gjithnjė e mė rrallė dhe i pėlqen tė meditojė pėr botėn

    70 vitet rok tė Ēelentanos

    Jeta e vrullshme, kontradiktore, eksperimentale e thellėsisht shpirtėrore e njė kantautori tė pavdekshėm

    Kohėt e fundit, Ēelentano shfaqet nė ekran mė rrallė dhe flet gjithnjė e mė pak. Por thonė se kėnaqėsia ėshtė mė afėr dhimbjes se sa lumturisė dhe Adriano me kėngėt e tij ka bėrė tė qeshin dhe tė qajnė mijėra fansa. E kushedi, ndoshta nga kjo vetmi rrjedh njė urtėsi apologjike, apo kėngė tė thjeshta dashurie. Me zėrin e tij karakteristik, sa tė bukur aq edhe ironik, gjithmonė ka kėnduar pėr njerėzit e palumtur e tė destinuar tė vuajnė gjithė jetėn. Nuk ėshtė e nevojshme tė flasėsh pėr talentet e Ēelentanos. Djaloshi i rrugės "Gluck", qė veēanėrisht shquhet si njė njeri i lirė, do tė festojė nesėr 70-vjetorin e lindjes. Ėshtė njė rikthim i bujshėm, qė meriton dhe kėrkon reflektim, sepse nuk janė vetėm 70 vjet jetė. Brenda kėtyre 70 viteve janė tė paktėn 50 vjet muzikė dhe spektakėl.

    Ēelentano, tregoni tė vėrtetėn, kur mendoni pėr veten nė moshėn 20-vjeēare, kur ēirreshit pėr tė kėnduar rock‘n‘roll, ndieni kėnaqėsi apo diēka tjetėr?

    Kur mė ndodh tė shikoj filmime tė ndryshme bardhezi nė moshė tė re, shoh veten dhe them: "Dreq... sa i bukur kam qenė, si nuk e kam vėnė re diēka tė tillė?" Ajo qė mė ēudit mė shumė ėshtė se nė moshėn 70-vjeēare mendoj se kam arritur njė farė pjekurie, por kur shoh sėrish gjėrat qė kanė ndodhur rreth 30-40 vjet mė parė, vėrej se bėj mė shumė budallallėqe tani se atėherė. Kėshtu, i hedh njė vėshtrim kurioz vetes, ēuditėrisht ndihem i kėnaqur dhe e shikoj nė monitor atė "person" (veten) si dikė qė sapo e kam njohur. E shoh dhe them: "Ej, mos e lėviz kokėn. Ėshtė e vėrtetė, je pak para meje, por jo edhe pėr shumė kohė; spektakli i ardhshėm qė do tė bėj nė televizion do t‘i lėrė tė gjithė pa mend!"

    Shumė interesante kjo. Ju kujtohet si filloi karriera juaj?

    Sigurisht dhe gjithashtu ėshtė e nevojshme tė theksoj disa gjėra. Ishte 18 maji i 1957-ės, kur Bruno Dosena organizoi festivalin e parė tė rokut nė Pallatin e Akullit nė Milano. Mė kishte dėgjuar kur kėndoja nė Tekla dhe dėshironte me ēdo kusht qė unė tė merrja pjesė, duke qenė se mes shumė kėngėtarėve isha i vetmi kėngėtar rok. Por, pas ofertės mendova se me ēfarė orkestre do tė kėndoja. I zėnė ngushtė nga kjo situatė, vendosa tė formoj njė grup: nė kitarė bas, bateri dhe kitarė ishin vėllezėrit Ratti, tre muzikantė tė mrekullueshėm, tė cilėt mė bėnė menjėherė pėr vete. Por isha ende i shqetėsuar, pasi mungonte pianisti dhe njė nga vėllezėrit mė foli pėr njė farė Enzo Janaci, tė cilit i telefonova menjėherė. Ishte i jashtėzakonshėm, e mė kryesorja kishte atė ēmenduri tipike qė kanė mjekėt kur gabojnė nė njė operacion. Nuk e di a vazhdon tė jetė ende kėshtu, por atėherė ishte perfekt. Janaci solli njė saksofon dhe kėshtu grupi i "tė ēmendurve" u kompletua. Nuk ėshtė e vėrtetė qė morėn pjesė edhe Gaber e Tenko, siē pohon ndonjė informacion i gabuar. Gaberin e njoha vetėm njė vit mė vonė, ndėrsa Tenkon pas tre vjetėsh. Gjithashtu nuk ėshtė e vėrtetė qė unė atė natė kėndova "Mirupafshim do tė them". Ajo kėngė nuk ekzistonte. Shumė njerėz e kanė ngatėrruar festivalin e rokut tė 18 majit 1957, me atė tė "jukebox", qė u zhvillua tre vjet mė vonė, organizuar nga Nani Rikordi.

    Ēfarė nėnkuptonte tė ishe rockman?

    Atė natė nė festival ishte edhe Ico Cerutti me kitarė tė dytė, miku im i fėmijėrisė, i cili ishte zhdukur dhjetė vjet mė parė. Ai ishte njė rockman tipik dhe i drejtohen pikėrisht atij nė kėngėn "Mondo in Mi7", ku pasi do tė lexoja nė gazetė disa lajme, ndalem dhe them: "Jo, djem, mos u trishtoni kėshtu. Ico, pse po qan?" - ishte ai dhe sė bashku kishim formuar grupin. Ajo ishte njė histori rok.

    Le tė flasim paksa pėr karrierėn tuaj. Edhe pse kėndoni shumė kėngė melodike, duket se shpirti juaj ėshtė i pėrqendruar gjithmonė te roku. Mund tė duket i ēuditshėm ky fakt nė moshėn 70-vjeēare apo jo?

    Do tė thosha qė shpirti im ka lindur ekskluzivisht vetėm pėr rokun. Nė ndryshim nga ata qė thonė se roku ėshtė njė muzikė djallėzore, unė mendoj se ėshtė liri, dėshirė pėr tė luajtur, pėr tė qėndruar bashkė, pėr tė qeshur e pėr tė bėrė shaka, pėr tė ngritur zėrin nė mėnyrė miqėsore edhe kur bėhet fjalė pėr gjėra serioze. Pra ėshtė njė muzikė qė mbledh sė bashku popujt e ēdo race. Sigurisht si nė ēdo gjė, edhe nė kėtė rast nuk mungojnė edhe ata qė spekulojnė mbi ēiltėrsinė e kėtij ritmi pėr tė prezantuar mesazhe lufte. Ashtu siē ndodh nė disa zona tė Afrikės, ku bukuria e shpirtit tė shuar arrin deri nė atė pikė sa pėr tė vėnė njė mitraloz nė duart e njė fėmije 8 apo 9 vjeē.

    Kohė mė parė kemi dėgjuar se te ju bashkėjetonin dy shpirtra tė kundėrt, njėri mė revolucionar e rebel dhe tjetri mė tradicional e konservator. Thuhej se atėherė cilėsoheshit nė kėtė mėnyrė. Ėshtė ende kėshtu?

    Mendoj se po. Rebelohem shumė kur njerėzit pėr tė kėnaqur interesat e tyre u heqin fėmijėve lodrat, pa menduar pėr pasojat. Rebelohem me politikėn, me tė gjitha partitė e liderėt, nė veēanti me demokratėt e socialistėt. Po pėrmend kėto pasi janė mė pėrgjegjėse e qė nuk kanė menduar kurrė pėr tė ndihmuar vendin. Rebelohem me njerėzit e varfėr, qė edhe pse kanė njė shtėpi, pranojnė tė jetojnė nė varfėri pa u pėrpjekur tė bėjnė diēka pėr veten. Rebelohem me ata qė besojnė se tė jesh modern duhet tė fshish gjithēka qė ka ndodhur mė parė.

    Pra, rebelohem kundėr atyre qė nuk e kuptojnė se kush jemi dhe nga vijmė. Sepse askush nuk ėshtė mė modern se ai qė e ruan dhe nuk e harron tė shkuarėn.

    Kur bėheni pesimist apo optimist nė jetė?

    Nė tė vėrtetė jam optimist pėr jetėn, gjithēka mė duket e bukur me ngjyra. Ndoshta ėshtė kjo arsyeja qė dua tė them, tė shkruaj dhe tė kėndoj atė nė tė cilėn besoj, edhe pse ndonjėherė mė duhet tė tregoj gjėra tė shėmtuara dhe tė dhimbshme. Nuk ka rėndėsi nėse ai qė i dėgjon mund tė bjerė nė dėshpėrim, e rėndėsishme ėshtė qė unė ngelem optimist dhe deri diku edhe utopist. Nuk duhet t‘i braktisim kurrė idetė dhe betejat tona. Duhet t‘i mbrojmė gjithmonė. Pavarėsisht masakrave dhe qeverive tė padrejta qė veprojnė nė kurriz tė natyrės dhe njeriut, tek unė asnjėherė nuk ėshtė shuar shpresa dhe pasioni pėr jetėn. Pavarėsisht fjalėve, nė fund gjithmonė jam pėrpjekur tė kėndoj tė njėjtėn kėngė, atė qė kėrkon tė denoncojė gjithēka qė nuk shkon. Ndonjėherė e kam bėrė me seriozitet, ndonjėherė me ironi dhe lojė. Por mė shpesh e kam bėrė me zemėrim, sepse kohėt e fundit ėshtė kjo ndjenja qė mbizotėron mė shumė.

    Tani qė jeni pranė 70-ve, si ju duket bota e parė nė njė kėndvėshtrim special?

    Pikėpamja ėshtė efektivisht speciale, ndoshta mė shumė seē duhet, pėr tė mos e kuptuar gjendjen e sėmundjes nė tė cilėn gjendet planeti. Gjithēka ka ndodhur pėr faj tė Evės dhe Adamit, tė cilėt nuk ishin tė kėnaqur me pastėrtinė e mrekullueshme e qė u ishte dhuruar vetėm atyre. Njė kopsht i mrekullueshėm, ku ēdo fije bari e ēdo fletė gjetheje shkėlqente nga dashuria e tyre, tė rrethuar nga urtėsia dhe gėzimi i njė populli kafshėsh, tė cilėt flisnin gjuhėn tonė. Tonet e ndryshme tė kėtyre qenieve, ende tė paprekura nga shuarja, ishin si njė kėngė melodioze, qė pėrhapej nė ajėr. Dy tė dashuruarit mund tė endeshin si e ku tė donin dhe me fuqinė e erotizmit tė tyre tė lindnin bukurinė e popujve tė ndryshėm, pa kaluar pėrmes dhimbjes sė lindjes. Mbreti i pyllit, qė ishte luani, fliste shpesh me ta. Zėri i tij i vrazhdė e nė tė njėjtėn kohė melodioz ishte si njė lloj pėrzierje mes zėrit tė bukur e harmonik tė Boēelit. U tregonte tė rinjve historitė e tyre tė dashurisė, tė ndryshuara vazhdimisht nga zilia, luftėrat dhe tradhtitė. Pėrralla tė mrekullueshme qė do tė bėheshin realitet nėse do tė shkelnin rregullin e vogėl qė u kishte thėnė i zoti i kopshtit.

    Ėshtė njė histori e njohur dhe pak a shumė tė gjithė e dimė se si do tė pėrfundojė...

    Po. Historitė e zakonshme tė pushtetit. Njė zvarranik u tha dy tė dashuruarve, se nėse do ta hanin atė frut do tė bėheshin ata zotėt e kopshtit. Dhe ata, duke mos e kuptuar qė praktikisht ishin zotė tė saj, nuk pritėn mė, por bėnė siē u tha zvarraniku. Kėshtu dėshironin t‘i pėrkisnin edhe gjėsė sė vetme pėr tė cilėn nuk kishin nevojė: sė keqes.

    Njė histori e shėmtuar apo jo?

    Mallkuar qoftė ligėsia qė na rrethon. Ndoshta ngushėllohemi me faktin qė ka ende shumė njerėz tė mirė nė botė. Pavarėsisht konfuzionit qė ka pushtuar botėn, duhet tė them se jam optimist. Te secili prej nesh jeton e mira dhe e keqja, ashtu siē kemi dy duar, tė majtėn e tė djathtėn. Zakonisht, pavarėsisht njė pakice mėngjėrashėsh, pjesa mė e madhe e popullsisė pėrdorin dorėn e djathtė kur shkruajnė, hanė, pastrojnė, pra gjėrat e pėrditshme. Sigurisht kjo nuk do tė thotė se njerėzit qė pėrdorin tė majtėn, nė ndryshim nga ata qė pėrdorin tė djathtėn, janė tė kėqij, por se e kanė praktikuar apo ushtruar mė shumė kėtė tė fundit. Fatkeqėsisht, nėse njė person ėshtė i ligė, e keqja ėshtė e pranishme si nė tė majtėn ashtu edhe nė tė djathtėn.

    Ju keni ndonjė propozim konkret?

    Gjėja e parė qė duhet bėrė ėshtė qė tė ulen pėrreth njė tavoline e tė bisedojnė 13+1.

    Sipas jush, ky ėshtė njė propozim konkret? Kush ėshtė trembėdhjetė plus njėshi?

    Liderėt kryesorė tė skenės sonė politike, plus njė. Unė nuk e di nėse mė kujtohen tė gjithė, por do t‘i pėrmend dhe kėta janė: Prodi, Berlusconi, D‘Alema, Fassino, Veltroni, Bossi, Fini, Casini, Pecoraro Scanio, Bertinotti, Mastella, Di Pietro, Diliberto dhe Dalai Lama. Si takimi i parė kėto mund tė mjaftojnė. Mė pas, nėse shohim qė gjėrat pėrkeqėsohen do tė thėrrasim edhe kinezėt, duke qenė se Papa i ka shumė pėr zemėr.

    Nėse do tė kishit njė shkop magjik, kujt do t‘i jepnit prioritet mė parė?

    Bukurisė mbi gjithēka, sepse nga humbja e saj varet gjendja e keqe e shoqėrisė dhe degradimi i koshiencės, e nė fund do t‘i jepja prioritet sigurisė. Ėshtė absurde qė qytetarėt tė kenė frikė tė dalin nga shtėpia.

    Jam shumė kureshtar tė di nėse propozimi qė bėra pak mė parė "13+1", do tė ishin tė gatshėm tė harxhonin energjitė e tyre pėr tė hartuar njė program, i cili do tė ketė si qėllim tė vetėm pėr t‘i mbėshtetur tė gjithė pjesėmarrėsit nė mbledhje dhe se cili do tė jetė njeriu qė do ta udhėheqė.

    Sa e rėndėsishme ka qenė familja nė kėto 70 vjet?

    Pėr mua familja ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse nėse ke fatin qė nuk tė saboton, tė mbėshtet e tė inkurajon.

    Nėse do ta peshonit jetėn tuaj me njė kandar, mendoni se keni bėrė gabime?

    Pėr t‘iu pėrgjigjur kėsaj pyetje duhet tė sjell ndėrmend tė gjithė jetėn time. Sigurisht mund ta bėj diēka tė tillė, por le tė bėjmė sikur nuk kam gjetur asnjė tė tillė.


    Rikthimi

    Ėshtė njė rikthim i bujshėm, qė meriton dhe kėrkon reflektim, sepse nuk janė vetėm 70 vjet jetė. Brenda kėtyre viteve janė tė paktėn 50 vjet muzikė dhe spektakėl


    Mallkuar qoftė ligėsia qė na rrethon. Ndoshta ngushėllohemi me faktin qė ka ende shumė njerėz tė mirė nė tokė. Pavarėsisht konfuzionit qė ka pushtuar botėn, duhet tė them se jam optimist. Te secili prej nesh jeton e mira dhe e keqja, ashtu siē kemi dy duar, tė majtėn e tė djathtėn


    jam optimist pėr jetėn, gjithēka mė duket e bukur me ngjyra. Ndoshta ėshtė kjo arsyeja qė dua tė them, tė shkruaj dhe tė kėndoj atė nė tė cilėn besoj, edhe pse ndonjėherė mė duhet tė tregoj gjėra tė shėmtuara dhe tė dhimbshme. Nuk ka rėndėsi nėse ai qė i dėgjon mund tė bjerė nė dėshpėrim


    Rebelohem me ata qė besojnė se tė jesh modern duhet tė fshish gjithēka qė ka ndodhur mė parė, tė cilėt nuk e kuptojnė se kush jemi dhe nga vijmė. Sepse askush nuk ėshtė mė modern se ai qė e ruan dhe nuk e harron tė shkuarėn



    Shpirti im ka lindur ekskluzivisht vetėm pėr rokun. Nė ndryshim nga ata qė thonė se roku ėshtė njė muzikė djallėzore, unė mendoj se ėshtė liri, dėshirė pėr tė luajtur, pėr tė qėndruar bashkė, pėr tė qeshur e pėr tė bėrė shaka, pėr tė ngritur zėrin nė mėnyrė miqėsore edhe kur bėhet fjalė pėr gjėra serioze.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: 70 vitet rok tė Ēelentanos

    Urime Celentanos dhe 170vjec te tjera
    eshte vertet nje Artist i Madhe

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: 70 vitet rok tė Ēelentanos

    Urime kengetarit te madh,me ka kenaqur ne vite dhe vazhdon te na kenaqe te gjitheve edhe sot,eshte i pavdekshem
    jo vetem per italianet,por dhe per ne shqiptaret qe e kemi endrruar Italine nepermjet celentanos,ne vitet qe mund te
    haje dhe burg neqoftese i permendje qofte dhe emrin.

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e fati54
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Vendndodhja
    A, A
    Postime
    43
    Reputacioni
    0

    Re: 70 vitet rok tė Ēelentanos

    Faleminderit per shkrimin Altin!

  5. #5
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: 70 vitet rok tė Ēelentanos

    Edhe 100 Ēelentanos * *

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. “Photoshop” nė vitet ‘50 (foto)
    Nga vaaldr1n nė forum Fotografia dhe Grafika
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-12-2015, 01:21 PM
  2. Pantallona tė gjerė nga vitet shtatėdhjetė
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-05-2011, 06:21 PM
  3. vitet e fundit te Karl Marks
    Nga kuklla nė forum Historia Boterore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2008, 05:27 PM
  4. Lėvizja Kombėtare Shqiptare Nė Vitet 30-70
    Nga Altin111 nė forum Historia Shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-11-2007, 10:29 PM
  5. Laptop ne vitet e '80
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-11-2007, 04:02 PM