Perderisa per Apple po spekulohet se do te nxjerre ne treg nje ore te menēur te quajtur ndryshe "iWatch", rivali i saj, Samsung tashme e ka njoftuar nje gje te tille. "Ne kemi kohe qe jemi duke punuar ne kete drejtim", tha menaxheri i Samsung, Lee Young Hee per Agjensine Financiare te Lajmeve, Bloomberg. Kompanija do te zhvilloje produkte per te ardhmen dhe "ora eshte definitivisht njera prej tyre". Siē eshte raportuar, para pak javesh jane paraqitur infot e para dhe disa imazhe te ores se menēur te Samsung. Atekohe u tha se pajisja do te dale ne treg me emrin "Galaxy Altius".