Balada e Doruntines
Balada per vellane e vdekur- Ky motiv i njohur ka te beje me rastin e marteses se motres shume larg. Ne Shqiperi kjo legjende gjendet me emrin Halil Garia ose kenga e Dhoqines. Pas nje fatkeqsie, qe ngjet ne shtepi, i vellai duke degjuar zerin e nenes qe i kerkon premtimin se do ti sjelle vajzen kur te jete nevoja, ngrihet nga varri dhe shkon e ia sjell. Ne kete legjende tregohet edhe se sa e larte eshte fjala e dhene.
Kenga e Dhoqines
Diten e Pashkes ne dreke
Sec u therr nje ka ne fshat
Vajta e mora njoke mish
Dhe e hodha ne kusi
Te mar nje kecu te zi
Me vrap dolla ne avlli
Te me cpiket nje stihi
Me vrap mu hodh ne kusi
Me helmoi djemt e mi
Nente djem e nente nuse
Te nenta me djem ne duar
Nente djepe cmi permbyse
Nente paje cmi zhurite
Nente dyfeke cmi shite!
Kostandin, te arthet gjeme
Martove Dhoqinen lark
Lark e lark merguar
Tre male kaptuar!
Diten e Pashkes se madhe
Dhhoqina na hidhej valle
Kostandini u ngrit nga varri
Rrasa iu be kale
Balta i u be shale
Vrap e vrap te Dhoqina
Mire se erdhe, o im vella
ne ke ardhe per te mire
te vishem si gjeraqine;
ne ke ardhe per te keq
te vishem si kallogre
Jo, moter , sikunder je
I hipi ne vithe kalit
Zoqte udhes, thoshin:
Cili viu, viu-viu,
Kush ia ben, ia ben vetiu,
Kini pare skini pare!
Shkon nje zogeze bishtbardhe
I vdekuri me te gjalle
Vete gjen te der e kishes,
Ike moj Dhoqine,
Se kam pune najo dhime
Se aty e kam shtepine
Vate gjer te dera
Cek-cek ne porte
Cje ti qe kercet ne porte?
Mos je bushter, e murtaje?
A mos je zonja murtaje
Qe me hengre djemt e mi?
Hap, moj nene, derene,
Jam Dhoqin e veteme!
Me cinerdhe, moj Dhoqine
Un arce, me Kostandine
CKostandin, moj tarthte gjema?
Kostandini i vdekure,
Cben tre vjet pa treture?
Nje ne prak e nje ne dere
Plasne si qelqe me vere.
Kenga e Dhoqines eshte nje varjant i kenges se degjuar te arberesheve tItalise: Doruntina ose Garentina. Ne variantin e arberesheve Doruntina ka dymbedhjete vellezer. Keta vriten ne lufte. Te Dhoqina nente vellezerit helmohen nga nje perbindesh. Po ne te gjitha variantet, ne fund vdesin nene e bije. Te Bleta Shqiptare e Thimi Mitkos kete legjende e kemi ne proze (Plaka me nente djemte) Po me kete motiv eshte bazuar edhe Kadare ne novelen mjaft te bukur "Kush e solli Doruntinen?"