Pas lansimit te sherbimit video-thirrje ne Ameriken Veriore ne fillim te ketij viti, Facebook tani ka zgjeruar sherbimin VOIP edhe per perdoruesit ne Angli. Per te bere apo te marre video-thirrje, juve ju duhet te keni te instaluar aplikacionin Facebook Messenger per iPhone, iPad dhe iPod touch. Ju mund te thirrni ndonjerin prej kontakteve tuaj duke shtypur butonin "i" ne pjesen e bisedes dhe me pas te shtypni "Free Call." Messenger i perkrahe edhe njoftimet ne prapavije dhe ju do te keni mundesine gjithashtu te lini nje video-mesazh per shoket tuaj qe jane offline.