Ndihma e shpejte mjekesore


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Ndihma e shpejte mjekesore

    Receta Gatimi

    Ndihma e shpejte mjekesore


    Hemoragjia dhe Plaget
    Per te ndalur gjakderdhjen shtypni fuqishem dy buzet e plages me ane te dy gishtave te medhenj. Pastroni plagen perreth duke u kujdesur te mos ngacmoni gjakun e mpiksur ne te. Mbajeni te shtypur pjesen e gjakosur me rrobe ose me nje cope pambuk te paster dhe bandazhojeni fort. Nese rrjedhja nuk pushon vendosni garza sterile ose ndonje rrobe te paster, te hekurosur me hekur te nxehte dhe shterngojeni fort me dore ose me fashature tjeter.

    Shoku
    Shenjat jane: zbehja, lekura e ftohte, pulsi i shpejte, frymemarrje siperfaqesore, dobesia. Qetesojeni te semurin duke e shtrire per toke ne qetesi absolute, lironi rrobat e shternguara, mbeshtilleni me batanije ose xhakete, por pa e mbinxehur. Ne te kunderten siguroni ngrohje artificiale ose ferkojeni. Ēojeni te semurin ne spital sa me shpejt.

    Djegiet
    Per te lehtesuar dhimbjet zhytet anesia ne uje te akullt. Mos hiqni rrobat e djegura. Ēani flluskat e lekures dhe vendosni mbi to pomade ose vaj. Mbulojeni pjesen e djegur me garza te thata e te pastra. Ne djegiet e renda ēojeni pacientin sa me shpejt ne spital.

    Thyerja e Kockave
    Frakturat duhet te levizin sa me shpejt. Fiksoni dhe mbeshtesni pjesen e demtuar sa me pare. Krahet duhet te sigurohen me delikatese pas trupit. Kur thyhet kemba lereni te demtuarin shtrire ne pozicionin me te pershtatshem. Therrisni vetem mjekun specialist ose urgjencen mjekesore. Gjate rruges lidhni kemben e thyer me ate te shendoshe.

    Helmimi
    Nese i demtuari eshte pa ndjenja perdorni vetem frymemarrjen artificiale. Ata qe jane te ndergjegjshem se jane demtuar nga helme grryese qe shkaterrojne indet (siē jane acidet, etj) te pine sasi te medha qumeshti. Ne rastet e helmimeve me ilace gjumedhenese ose qetesuese duhet provokuar vjellja duke ngacmuar fytin ose duke i dhene te demtuarit te pije nje gote te ngrohte me dy luge kripe.

    Te Fiktit
    Uleni personin qe i merren mendte. Lagini fytyren me uje te ftohte. Ulni koken me poshte se gjunjte. Nese humbet ndjenjat shtrijeni per toke, i ktheni koken anash dhe jepini te nuhase amoniak. Nese gjendja nuk permiresohet mbajeni ne qetesi absolute dhe njoftoni mjekun.

    Ngrirja
    Ngrohni pjeset e ngrira te trupit me uje ne temepraturen 38-40 grade C. Mos perdorni reflektore apo borsa me uje te ngrohte.

    Goditja nga Dielli
    Lahet trupi me uje te ftohte.

    Humbja e lengjeve nga dielli (Dehidratimi)
    Jepini te semurit disa gllenjka me uje te kripur, gjysem gote uje cdo 15 minuta gjate nje ore. Lirojeni te demtuarin nga rrobat dhe vendosni kompresa me uje te ftohte ne trup. Kembet te mbahen ne pozicion ngritur. Me pas dergoni te semurin ne spital.

    Pickimet nga Insektet
    Perpiquni te hiqni thumbin qe eshte ngulur ne trup dhe lyheni zonen e pickuar me locion kalamine per te menjanuar te kruajturit. Nese personi i humbet ndjenjat ose ka enjtje te trupit duhet thirrur menjehere mjeku.

    Atak Zemre
    Shenjat jane: dhimbje e zgjatur shtypese ose shqetesim i pazakonte prapa drrases se kraharorit. Dhimbja perhapet ne shpatull, qafe, krah ose nofull. Shoqerimi me djersitje, te perziera, te vjella, frymemarrje e veshtiresuar. Disa here personi qetesohet dhe me pas i rishfaqen shenjat e mesiperme. Ne keto raste minutat jane te ēmuara, thirrni me urgjence mjekun.

  2. #2
    i/e rregjistruar Maska e rensi
    Anėtarėsimi
    Apr 2014
    Postime
    1
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Ju lutem me ndihmoni, kam nevoje x ndihmen tuaj.Para 1 jave kam kryer marredhenie pa mbrojtes me ish te dashurin tim.Zbulova qe ai kish kryer marredhenie para meje me 1 femer qe punonte si prostitute.Frika ime esgte se mos ai ka marre ndonje semundje si sida dhe kan frike mos ma ka ngjitur dhe mua.Po me tmerron ideja.Doja te dija ngjitet sida nepermjet seksit oral? Ku mund te bej vizite a test x kete gje, une banoj be Tirane.Ju lutem me ndihmoni me pergjigjet tuaja

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    50
    Reputacioni
    31
    Mire se vjen ne forum rensi!

    Tani mund te jeni me te sakte, nje here thoni mardhenie, nje here seks oral, jan pak gjera ndryshe! Por vizitat behen ne laborator te specializuar te spitalit qendror.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Njeriu mė i shpejtė bėhet me shtazėn mė tė shpejtė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 09:10 PM
  2. 300 kshilla mjekesore
    Nga burim_zh nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-03-2009, 11:46 PM
  3. Ndihma e Forumit pėr fillestarėt!
    Nga Lirenti nė forum Guida dhe Kushtet e Pėrdorimit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2008, 03:44 AM
  4. FAQ - Ndihma e Shpejt e Forumit
    Nga ReniX nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 01:50 AM