E Diele, 06 Janar 2008

Viktime e aksidenteve ka mbetur edhe nje italian qe kishte ardhur ne Shqiperi per te festuar ne Shkoder nderrimin e viteve. Ngjarja ndodhi afer fshatit Rrile, ne aksin rrugor Fushe-Kruje - Lezhe. Viktima eshte identifikuar si Paskuale Seruci, rreth 35 vjec. Mjeti eshte perplasur me nje fadrome ne mes te rruges, ndersa pasi ka dale jashte korsise ka marre flake duke shkrumbuar drejtuesin. Policia ka hetuar per disa ore rreth identitetit te te aksidentuarit, madje hodhi edhe dyshime per nje vrasje.