Receta Gatimi

Aksidentet, 3 te vdekur ne dite


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Aksidentet, 3 te vdekur ne dite

    E Diele, 06 Janar 2008

    Aksidentet rrisin bilancin tragjik ne rruget e vendit. Viti 2008 duket se do te shenoje nje tjeter rekord per numrin e te vdekurve dhe te te demtuarve, duke e kthyer Shqiperine ne vendin me rrezikshmeri per sigurine rrugore. Kater ditet e para numerojne 12 te vdekur dhe 18 te plagosur rende dhe aksi i ankthit e tmerrit mbetet ai Vore - Fushe-Kruje - Lezhe.

    Cdo dite kane humbur jeten mesatarisht tre persona dhe dy nga viktimat jane te mitur, dy te moshuar, nje i huaj dhe nje eshte femer. Rekordin ne numer aksidentesh e mban Tirana, me kater te tilla, por vetem me nje te vdekur, kurse me pas vijne Laci e Elbasani, me nga dy te vdekur. Edhe pse policet e qarkullimit kane qene me te shumte ne sherbim, kjo mase nuk ka ndikuar aspak ne uljen e numrit te aksidenteve tragjike. Superstrada e Fushe-Krujes mbetet tmerri per shoferet, pasi shpejtesia e madhe dhe humbja e kontrollit rrisin numrin e viktimave. Shkaqet kryesore te aksidenteve vleresohen shpejtesia e madhe, humbja e kontrollit, ngricat ne rruge dhe deri te konsumimi i pijeve alkoolike apo nderprerja e rruges.

    Nderrimi i viteve ka vene ne dukje edhe nje here se dukuria e aksidenteve do te mbetet problem per shqiptaret edhe per 2008-en. Ashtu sikurse viti i kaluar, qe numrin me te madh te viktimave e kishte regjistruar ne superstraden e Fushe-Krujes, aksidentin e pare me te rende ky vit e ka shenuar pikerisht ne kete segment. Pak ore pas nderrimit te viteve, perplasja e dy mjeteve do te sillte kater te vdekur, mes te cileve nje femije e dy te plagosur rende. Ne aksin Lezhe-Shkoder, dy dite me pare, humben jeten dy te rinj, pasi makina e tyre ra ne kanal, kurse ne Milot viktime mbeti nje polic dhe u plagos nje prokuror. Gjithsej numerohen 14 aksidente, ku ne dy raste ka pasur me shume se nje te vdekur. Dy aksidente shenohen ne Lac, kater ne Tirane, dy ne Elbasan, nje ne Berat, Gramsh, Lezhe e Shkoder dhe dy ne Fushe-Kruje.

    Ar.Qo

    Te dhenat per 4 dite

    12 te vdekur

    18 te plagosur

    2 aksidente ne Lac

    2 aksidente ne Elbasan

    1 aksident ne Berat

    2 aksident ne Fushe-Kruje

    4 aksidente ne Tirane

    1 aksident ne Gramsh

    1 aksident ne Lezhe

    1 aksident ne Shkoder

    Rruget

    Vore – Fushe-Kruje

    Fushe-Kruje - Lezhe

    Lezhe-Shkoder

    Tirane-Vore

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Aksidentet, 3 te vdekur ne dite

    Do ishte dhe mire ti rregulloni ato dy rruge qe jane ne Shqiperi dhe numri aksidentetve do te ulej me pas.

    Per ata qe ngasin makinen MOS harroni te vini rripin e sigurimit dhe te MOS ngisni makinen i dehur

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Aksidentet si bilanc lufte ne Shqiperi
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-02-2010, 12:03 PM
  2. Emigrantet shtojne aksidentet
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-02-2010, 04:43 PM
  3. Aksidentet, 4 te vdekur ne rruge
    Nga Erlindi nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-08-2009, 08:45 PM
  4. Shqipėri: Aksidentet, 315 viktima ne vit
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 09:50 AM