Receta Gatimi

Tiranė, digjet vila e Qazim Mulletit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Tiranė, digjet vila e Qazim Mulletit

    Familjarėt ngrenė dyshimet se zjarri mund tė jetė vėnė pėr shkak tė konflikteve me disa banorė

    Njė zjarr i fuqishėm ka djegur pothuajse plotėsisht vilėn e vjetėr tė ish-prefektit tė Tiranės, Qazim Mulletit. Flakėt kanė pėrfshirė banesėn dykatėshe nė orėt e mesditės sė djeshme, por fatmirėsisht nuk ka pasur viktima nė njerėz. Menjėherė pas fatkeqėsisė ka ardhur edhe reagimi i familjarėve qė banonin aty, tė cilėt janė shprehur se zjarri mund tė jetė vėnė qėllimisht. Kjo ka vėnė nė lėvizje strukturat e policisė, tė cilėt kanė zbuluar se disa herė ishin shkaktuar konflikte, pasi disa banorė kėrkonin qė nė atė zonė tė ndėrtohej njė pallat i ri.

    Banorėt e rrugės "Qemal Stafa", pranė tregut tė biēikletave, janė tmerruar dje kur kanė parė flakėt nė banesėn e familjes sė Qazim Mulletit. Menjėherė kanė njoftuar shėrbimet e zjarrfikėsve, tė cilėt janė nisur pėr nė vendin e ngjarjes. Por, ata janė vonuar mbi gjysmė ore pėr tė mbėrritur nė vendin e ngjarjes, duke sjellė kėshtu djegien pothuajse tė plotė tė vilės dykatėshe, qė ishte pėrpirė nga flakėt. Zjarrfikėsit janė munduar t‘i shuajnė ato, por u janė dashur rreth dy orė pėr ta izoluar zjarrin. Nga ana tjetėr, nė ndihmė tė tyre kanė ardhur edhe forcat e policisė sė kryeqytetit, tė cilėt kanė bėrė evakuimin e banorėve pėrreth vatrės sė zjarrit nga frika e ndonjė rreziku tė mundshėm pėr djegien e tyre.

    Megjithatė, nga masat e marra, policia ka mundur tė evitojė viktima nga ky zjarr. Sipas tė dhėnave, flakėt kanė rėnė nė njė vilė dykatėshe me ēati, ku banonin katėr familje. Fillimisht flakėt janė parė nė katin e parė tė vilės, ndėrkohė qė shumė shpejt janė pėrhapur edhe nė katin e dytė, e pothuajse nė tė gjithė ambientin e saj. Sipas policisė, vila e djegur mban numrin 123 dhe njihet ndryshe si vila e ish-prefektit tė Tiranės, Qazim Mulleti. Nė ambientet e saj banonin anėtarėt e familjes Mulleti, familjes sė Thanas Ēiēos, Ismail Bazes dhe Altin Islamit. Tė katėr kėto familje kanė shpėtuar nga flakėt, ndėrkohė qė dėmet materiale arrijnė njė vlerė tepėr tė lartė.

    Familjet qė janė dėmtuar nga flakėt e djeshme, menjėherė kanė ngritur dyshimet se ato mund tė jenė shkaktuar qėllimisht nga ndonjė person. Sipas tyre, prej kohėsh ata janė nė konflikt me disa banorė pėrreth, pėr shkak tė ndėrtimit tė njė pallati. Banorėt e tjerė kanė kėrkuar qė poseduesit e banesės sė Qazim Mulletit tė pranojnė shembjen e saj pėr tė ndėrtuar njė pallat tė ri, ku mund tė pėrfitonin disa apartamente. Por, poseduesit e vilės nuk kanė pranuar, duke e cilėsuar kėtė objekt me veēanti kulturore, kėshtu qė mes tyre kanė lindur konfliktet. Kjo i shtyn familjarėt e kėsaj vile tė dyshojnė se zjarri tė jetė vėnė qėllimisht.

    Policia e mbėrritur nė vendin e ngjarjes ka vlerėsuar ankesat dhe ka nisur hetimet pėr dokumentimin e plotė tė kėsaj ngjarjeje, duke mos lėnė mėnjanė as dyshimet e ngritura. Paraprakisht, policia tha se dyshohet se zjarri ėshtė shkaktuar nga ndonjė shkėndijė elektrike.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Tiranė, digjet vila e Qazim Mulletit

    Nuk eshte hera e pare qe per ngritjen e nje pallati te prishen Shtepi Muze apo Monumente te tjera Historike

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Tiranė, digjet vila e Qazim Mulletit

    Kultura historike mungon ne ndergjegjen shqiptare. Sa keq.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Monster-Vila e Johnny Depp (foto)
    Nga vaaldr1n nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-12-2012, 10:49 PM
  2. Iluzionisti digjet gjatė spektaklit
    Nga Erinaa nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-12-2012, 05:52 PM
  3. Vila mė e shtrenjtė nė histori (foto)
    Nga vaaldr1n nė forum Arkitekturė dhe Dekor
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-11-2012, 11:37 AM
  4. Italiani digjet i gjalle pas aksidentit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2008, 11:00 AM
  5. Digjet pallati 10-katėsh, nė panik banorėt e ish-Bllokut
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2007, 08:47 PM