Njė nė tre persona, nė tė gjithe botėn vuan nga presioni i lartė i gjakut.

Shifrat jane bere publike nga Organizata Boterore e Shendetesise, e cila ve alarmin mbi numrin e madhe te njerezve qe po preken nga tensioni i lartė i gjakut, i cili lidhet me sėmundjet kardiovaskulare, por edhe me goditjet ne tru.

Te dhenat zyrtare te OBSH-se saktesojne se numri i tė sėmurėve nga hipertensioni rritet me moshėn.

Te dhenat tregojne se 1 ne 10 persona qe i perkasin moshes 20 deri ne 30 vjec, dhe 5 deri ne 10 persona nė tė 50-tat vuajne nga kjo semundje.

Mjeket saktesojne se nje nga shkaktaret e tensionit te larte eshte menyra e ushqyerjes.

Kripa, sipas mjekeve eshte armiku me i madhe i kesaj semundje, pasi tek popujt te cilet konsumojne ushqime me permbajtje te larte kripe, numri i te semureve eshte i larte.

Ndaj nuk eshte ēudi qe ne disa vende afrikane 40 % e popullsise vuajne nga kjo semundje e cila konsiderohet si nje njė vrasės i heshtur pasi vret me shume njerez sesa SIDA.

7 prilli eshte disa boterore e shendetit,ku tema kryesore eshte zgjedhur ceshtja e hipertensionit, i cili rrit rrezikun e atakut kardiak, goditjes dhe insufiēiencės renale.

Nėse nuk kontrollohet, presioni i lartė i gjakut mund tė shkaktojė edhe verbim, ērregullime tė ritmit dhe insufiēiencė kardiake.

Mjeket rekomandojne nje ushqyerje sa me te shendtshme, me pak kripe, pa alkol dhe duhan si dhe me zhvillim te rregullt te aktivitetit fizik.


Burimi: Top-Channel