Nėse ka njė sektor qė nuk njeh krizė, ai ėshtė ndėrtimi i superjahteve. Mes miliarderėve prej disa vitesh ka nisur njė garė e cmendur se kush ka jahtin mė tė madh e mė modern.
Prej kohėsh froni mbahej nga Eclipse i miliarderit rus, Roman Abramovic. Por sė fundmi Eclipse ėshtė zbritur nga froni dhe nė vend tė tij ėshtė Azzam i princit saudit, Al-Walid bin Talal.
Azzam (qė nga arabishtja nė shqip pėrkthehet Vendosmėri) ėshtė i gjatė 180 metėr, kundrejt 162.5 metėr tė jahtit tė Abramovic.
Ai doli nga kantieri i ndėrtimit tė jahteve tė Lursenit nė Bremen tė Gjermanisė ditėn e premte. Po nė tė njėjtėn ditė iu dorėzuan ēelėsat pronarit tė tij.
Sipas mediave gjermane, superjahti ka kushtuar diku tek 500 milion euro dhe ėshtė i pajisur me luksin dhe fjalėn e fundit tė teknologjisė. Varka e Abramovic, e ndėrtuar nė vitin 2009 kushtoi vetėm 340 milion euro.
Burimi: Top-Channel