Nėse ka njė sektor qė nuk njeh krizė, ai ėshtė ndėrtimi i superjahteve. Mes miliarderėve prej disa vitesh ka nisur njė garė e cmendur se kush ka jahtin mė tė madh e mė modern.

Prej kohėsh “froni” mbahej nga “Eclipse” i miliarderit rus, Roman Abramovic. Por sė fundmi “Eclipse” ėshtė zbritur nga froni dhe nė vend tė tij ėshtė “Azzam” i princit saudit, Al-Walid bin Talal.

“Azzam” (qė nga arabishtja nė shqip pėrkthehet Vendosmėri) ėshtė i gjatė 180 metėr, kundrejt 162.5 metėr tė jahtit tė Abramovic.





Ai doli nga kantieri i ndėrtimit tė jahteve tė Lursenit nė Bremen tė Gjermanisė ditėn e premte. Po nė tė njėjtėn ditė iu dorėzuan “ēelėsat” pronarit tė tij.





Sipas mediave gjermane, superjahti ka kushtuar diku tek 500 milion euro dhe ėshtė i pajisur me luksin dhe fjalėn e fundit tė teknologjisė. “Varka” e Abramovic, e ndėrtuar nė vitin 2009 kushtoi “vetėm” 340 milion euro.


Burimi: Top-Channel