Pershendetje

Ata qe deshirojne te mesojne rrjeta nese nuk e dijne se si funksionon OSI Modeli ose TCP/IP Modeli nuk do te munden ta kuptojne asnjehere logjiken se si funksionjne rrjetat. Eshte njera nga gjerat baze qe duhet ti dini qe te filloni te mesoni rrjeta.
Ketu do te sqaroje jo bash ne detaje se si funksionon por do mundohem ti afrohem sa me shume qe ta keni sa me te kjarte se si funksionon OSI Modeli dhe qka nevojitet, ta kuptoni rendesine e tij.

f1.jpg

OSI Modeli qe eshte shkurtes per Open System Interconnection Reference Model eshte model 7 Layers (nivele) qe per here te pare eshte krijuar ne vitin 1970 dhe qe eshte nje model abstrakt qe vetem paramendohet (por ne realitet ndodh). Ku cdo kompjuter kur deshiron ti qaset ndonje resursi ne rrjete lokale apo edhe ne internet duhet te kaloje neper keto 7 Layers (nivele) duke u perpunuar paketa (e dhena) - (me nje fjale posa ta hapni Browserin dhe informata deri te del prej karteles se rrjetit ndodhin keto qe jane cekur me poshte)
Ku Source (iniciuesi i sinjalit) duhet te fillon nga me e larta niveli i 7-te dhe te vazhdoje deri tek niveli i 1-re – neper mediumin transmetues (kabell psh:UTP, Wireless) – pastaj tek Destination (pranuesi) te filloj nga niveli i 1-re dhe deri tek i 7-ti.
Nje nivel nuk eshte asgje tjeter vetem nje hape qe paketen(te dhenen) e konfiguron (shton informata shtese qe te mrrij ne destinacion pa u ndryshuar, dhe te behet renditja e paketave ne menyre te duhur, dhe kur te mberrij ne destinacion ti largohen ato informata shtese qe shfrytezuesit ti paraqitet mesazhi qe ka derguar derguesi) per ate funksion qe e ka ai nivel dhe e pregadit per hapin(nivelin) e ardhshem qe te mund ta lexoje.

Keto 7-te nivele jane (po I shkruaj anglisht ku edhe anglisht do ti perdori gjate keti mesimi):
7. Application
6. Presentation
5. Session
4. Transport
3. Network
2. Data Link
1. Physical


Tash do te flasim per secilen prej tyre dhe ti sqarojme se secili hape qfare pune kryen (shikoni foton me larte qe ta kuptoni me lehte sqarimin me poshte):

7. Application – Ketu jane aplikacionet qe i perdore shfrytezuesi sic jane: webbrowser-et e ndryshem (IE, Firefox, Opera, Chrome, …) , mail klientet (Outlook, …) dhe cdo aplikacion qe perdor FTP, Telnet, SSH (Secure Shell), … . Eshte hapi i pare dhe me i perafert per shfrytezuesin. Pasi te kalon ky hap dmth user ta hap webbrowser-in at’her informata pregaditet per hapin e ardhshem.

6. Presentation – – Ky nivel merr te dhenen nga Application Layer dhe dergon tek Session Layer. Ku gjate kohes qe e dhena kalon neper kete nivel ajo pregaditet (Enkriptohet, perkthehet ne formate te ndryshme) Ku ketu bene pjese SSL (Secure Sockets Layer) qe eshte nje protocol qe mundeson enkriptim te te dhenave. (psh: jo e enkriptuar HTTP, e enkriptuar HTTPS)

5. Session – Merr te dhenen nga Presentation Layer. Tek ky nivel kontrollohen/krijohen/nderprehen lidhjet ne mes te kompjutereve(sesionet). Qe nese nderprehet nje sesion at’her provon prap te rikrijohet ose nese nuk eshte perdor per nje kohe te gjate at’her nderprehet. Po ashtu kontrollohen Full-Duplex, Half-Duplex. Nje protokol qe perdoret ketu eshte L2TP (Layer 2 Tunneling Protocol) qe perdoret per VPN dhe qe sinjali eshte i enkriptuar. Po ashtu e pregadit sinjalin per Transport Layer.

4. Transport – Ky nivel merr te dhenen nga Session Layer dhe e pregadit per Network Layer. Ku siguron qe e dhena te dergohet pa errora. Dhe te dhenes i referohet me segment. Po ashtu segmentin e ndane ne pjese te vogla (nese segmenti eshte i madhe) dhe cdo pjese te ndare i vendos nga nje Sequence Number qe kur te mrrijne ne destinacion at’her te renditen ne menyre te duhur qe e dhena e arritur te shfaqet sikur e dhena qe eshte derguar pasi qe nese nuk mberrijne ne rregull at’her do te korruptohet(Nuk dmth qe nese keto pjese te vogla nisen me rend dhe ashtu do te mberrijne, per ate edhe vendosen keta numra identifikues). Ketu bejne pjese dy protokolet qe jane protokolet me te rendesishme (protokolet baze) ne Internet dhe ato jane TCP - Transmission Control Protocol dhe UDP - User Datagram Protocol.

3. Network – Ky nivel i merr informatat nga Transport Layer i pregadit dhe i dergon ne Data Link Layer. Ne kete nivel kontrollohen IP, Subnetet, Routes (routat) nga kjo kuptojm qe Routerat punojne deri ne Nivelin e 3-te. Po ashtu behet lidhja nga adresat logjike ne ato fizike, dhe cdo data(me data i referohet te dhenave sikur qe ishte segement ne Transport Layer) qe eshte i ndame ne pjese te vogla i vendoset informata (IP Adresa) qe te dije se ku duhet te shkoje. Ne kete nivel bene pjese ICMP Protokoli (qe perdoret per ping).

2. Data Link – Ky nivel merr informaten nga Network Layer, bene ndryshimet e nevojshme dhe ja dorzon Physical Layer. Ne kete nivel e dhena duhet te sigurohet qe do te mberrij ne nga hapi ne hapė pa ndonje error. Po ashtu te dhenave(qe jane te ndara ne pjese te vogla) i vendoset nga nje ErrorCheck ID ku kur te arrin ne destinacion at’her kontrollohet se a ka pasur ndonje error, nese po at’her i dergon informate qe i tregon se kjo e dhene ka error dhe dergoje edhe nje here. Ketu kontrollohet MacAdresa dhe lidhe adresat fizike me ato logjike (ku I vendos seciles pakete te ndare nga nje informate source-destination macaddress). Njeri nga protokolet qe perdoret ketu eshte PPTP - Point-to-Point Tunneling Protocol qe perdoret per VPN dhe kontrolon GRE Tunelet (i krijuar nga CISCO qe perdoret per krijimin e VPN point to point, lidhjen e router-ave duke perdorur IP - Internet Protocol)

1. Physical – Ky nivel e pranon informaten nga Data Link dhe e pregadit qe ajo informate te filloj rrugen e vet per ne destinacion. Informaten qe e merr nga niveli me larte (010101) e perkthen ne ne sinjalė te rrymes dhe eshte pergjegjese qe te kontrolloje se a ka ndonje error, nese gjithqka eshte ne rregull at’her kete informate e dergon ne NIC(Network Interface Card – qe eshte kartela e rrjetit) dhe ajo fillon transmetimin duke perdorur ndonjerin nga mediumet (baker (UTP), vale (Wireless), drite (Fiber)).


Me nje fjale po sa ta hapni Browserin (IE, Firefox, Opera,…) dhe ta shkruani http://www.google.com e shtypni Enter. At’her ajo do te kaloje neper te gjitha keto nivele duke filluar niveli 7, 6, 5, 4, 3, 2, 1, dhe duke ju shtuar ne secilin nivel nga nje informate qe arrije ne destinacion.
Pasi te arrije ne destinacion at’her aty informata shkone ne kahun e kundert ne OSI Model (niveli 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7) duke u kontrolluar se a eshte gjithqka ne rregull (Duke kthyer sinjalin elektrik ne 010101 duke larguar informatat shtese, duke mbledhur pjeset e ndara ne nje te vetme, duke e dekriptuar, dhe duke e paraqitur tek shfrytezuesi mesazhin e lexueshem per te (siq ka qene ne burim(source)).

Kjo eshte nje informate generale se qfare ndodh gjate punes ne kompjuter kur provoni ti qaseni ndonje servisi qe eshte ne rrjete/Internet, pasi qe ka shume informata shtese psh: nese perdorni Proxy, nese perdorni ndonje route (Persistent Routes ne Kompjuter) at’her e kontrollon kete ne Network Layer, etc…)

Kur ta perfundoni leximin e mesimit me larte at'her shikojeni me kujdes Foton me poshte dhe analizojeni dhe do ta kuptoni edhe TCP/IP Modelin
f2.jpg
Pasi ta lexoni mesimin ju preferoj qe ta shikoni/ndegjoni kete video (eshte video me e mire qe eshte bere ndonjehere, per nje sqarim dhe ta shifni se si funksionojn rrjetat):
http://www.youtube.com/watch?v=RhvKm...eature=related

Gjithe te mirat