Receta Gatimi

A edhe PTK-nė doni me e falė, a?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Unhappy A edhe PTK-nė doni me e falė, a?





    Mė mirė ėshtė tė merret njė kredi pėr paratė e ofruara, sesa tė shitet aseti i cili ēdo vit i prodhon sė paku 50 milionė fitim tė pastėr..., apo ėshtė ky njė kalkulim qė nuk u konvenon atyre tė cilėve nuk u pengoi falja e Distribucionit pėr 26 milionėt e mjerueshėm.


    Kaloi edhe njė ditė historike, dhe kjo ishte e hėna pėr tė martėn, kur Serbia duhej tė pranonte (ose jo) marrėveshjen e ofruar nga Brukseli, e tė cilėn duket se nuk e ka parė askush pos kryeministrit tė Kosovės. Gjatė gjithė javės u dėgjuan deklarata tė zyrtarėve serbė e kosovarė pėr marrėveshjen, tė cilėn Kosova ėshtė e gatshme ta pranojė, por qė Serbia e refuzoi me unanimitet nė nivel tė Qeverisė dhe tė Presidencės. Nėnkryetari i Qeverisė sė Serbisė, Aleksandar Vuēiq, i cili pėrndryshe i mbetet nė kujtim kompanisė mediale KOHA si ministri i informimit i regjimit tė Millosheviqit, qė urdhėroi mbylljen e gazetės, duke organizuar gjykimin kundėr saj, nė ditėn e diel, mė 21 mars 1999 – deklaroi se “Serbia nuk e kishte parė marrėveshjen, porse e refuzonte atė”. Tipike pėr Serbinė pėr tė refuzuar ēfarėdo qė vjen nga cilido ndėrmjetės ndėrkombėtar kur bėhet fjalė pėr Kosovėn. Por, disa ditė mė vonė, erdhi njė deklaratė po aq e ēuditshme nga ministri i jashtėm kosovar, Enver Hoxhaj, i cili tha se “...ne nuk e kemi pasė mundėsinė ta shohim marrėveshjen si tė plotė”, porse nė rastin tonė, shefi i tij kishte deklaruar se e kishte pranuar atė qė nga data 4 mars 2013. Po e kam shumė vėshtirė t’ia gjej logjikėn kėsaj pune: njėra palė s’e ka parė marrėveshjen, por e refuzon, e tjetra nuk e ka parė, por e pranon... e qysh ėshtė pra kjo punė?Sido qė tė jetė, besoj se ėshtė mirė qė nuk u arrit marrėveshja qė nuk e ka parė askush, sepse nuk jam e sigurt se ēfarė tjetėr e paparė do tė dilte nga ai dokument e qė do tė mund tė na merrte edhe pak nė qafė. E besoj se do tė ishte mirė qė tė pritet pak, meqė tash do tė kemi zgjedhje komunale, dhe tė punohet nė pėrcaktimin se ēfarė saktėsisht duam qė tė fitojė Kosova nga kjo fizkulturė politike. Ajo qė duket se ėshtė shumė e qartė ėshtė se fundi i kėtij procesi me marrėveshje nuk do ta sjellė njohjen e Kosovės nga tė pesė shtetet e BE-sė dhe pa kurrfarė dyshimi, nuk do ta sjellė as njohjen reciproke Kosovė-Serbi. Me gjasė do tė mund ta sillte nisjen e negociatave pėr MSA-nė ndėrmjet BE-sė dhe Kosovo*, qė vazhdon ta bartė fjollėn, e cila as pas dy pranverave nuk po shkrihet, ani qė kėtė na e kishte premtuar zėvendėskryeministrja Tahiri. Pra, do tė jetė negociatė me njė entitet e jo shtet dhe kush e di kur do tė pėrfundojė.

    Por, natyrisht se ky mendim imi ėshtė larg pretendimit tė ndryshimit tė bindjes sė dikujt qė tashmė i ka kthyer sytė nga Brukseli dhe se pret qė tė hėnėn ose tė martėn e ardhshme ta marrė konfirmimin pozitiv nga Serbia se e pranon marrėveshjen qė nuk e ka parė. Kjo ėshtė thjesht shprehja e njė lodhjeje me njė temė qė po na rraskapitė kolektivisht, e qė kėtij pushteti i shėrben si paravan i mrekullueshėm pėr t’i kamufluar krejt problemet me tė cilat ballafaqohemi dita mė ditė. Pėr mė tepėr, i shėrben si alibi e mirė pėr t’i dhėnė shumė pak hapėsirė debati shitjes sė 75% tė aksioneve tė njė aseti strategjik. Apo do tė duhej thėnė, pėr faljen, pėr interesa shumė tė ngushta, e njė prone qė na takon tė gjithė neve.

    Dje u hapėn dy ofertat pėr blerjen e PTK-sė, nė njė proces qė ėshtė cilėsuar legal dhe legjitim dhe ku ofertat ishin shpallur tė pranueshme. Puna qė asnjėri nga ofertuesit nuk i takon ndonjė kompanie tė madhe tė telefonisė, siē ėshtė Vodafone a Deutsche Telekom apo mbase edhe Swisscom, a Orange, a ku ta di unė..., do tė duhej tė ishte tejet brengosėse dhe indikative, se mbase kėtu kemi tė bėjmė me njė kurdisje, qė, siē e kam thėnė edhe shumė herė mė herėt, tė shitet Posta pėr pak para, e qė mė pas tė qarkullojė si mall, pasi t’i jetė shpėrndarė pasuria nėpėr “adresa” tė caktuara tė interesuarish... e qė nė esencė ėshtė nė kundėrshti me vetė objektivin e privatizimit tė PTK-sė.

    Oferta mė e madhe erdhi nga Axos GMBH, qė ofertoi 277 milionė euro pėr t’u bėrė me Valėn dhe Telekomin, por qė ofertėn e kushtėzoi ashtu qė ka kėrkuar nga PTK-ja depozitimin, pėrkatėsisht bllokimin e 35 milionė eurove nė llogarinė e saj. Qė pėrkthyer shqip i bie se nėse Qeveria e shpall fituese tė tenderit, kjo kompani, qė ėshtė njė fond investiv pa ndonjė lidhje, pėr tė mos thėnė me asnjė lidhje me telekomunikacionin, do tė bėhet me asetin e, mė duket tė parafundit, strategjik pėr 242 milionė euro.

    Ka katėr vjet qė Qeveria pėrpiqet ta privatizojė Postėn, qoftė me kontrabandimin e shitjes nėpėrmjet ligjit, qoftė nėpėrmjet marrjes sė pėrkrahjes sė partive opozitare, kinse parimore, nė lidhje me Postėn. Duhet rikujtuar se shumica e deputetėve tė AAK-sė e kanė pėrkrahur shitjen e PTK-sė, kur e kishin votuar Ligjin pėr buxhetin e vitit 2013, qė e pėrmbante linjėn buxhetore prej 300 milionėve “si tė hyra” (tė paspecifikuara), e qė nėnkuptonte edhe shitjen e Distribucionit e edhe tė Postės. E meqė u pėrmend AAK-ja nė kontekstin e Postės, nuk kam sesi tė mos e pėrmend njė deklaratė tė Ramush Haradinajt nga fillimi i javės sė shkuar, qė pak a shumė thoshte se ēmimi i telefonisė nėpėr botė po binte; se para njė kohe Serbisė i ishin ofruar 1,2 miliardė pėr telefoninė e saj, kurse tash nuk i ofrohej as gjysma e asaj shume; se do tė ishte mirė tė mendonim ēka me ba me Postėn tonė tash, se kush e di sa pare do tė na i jepnin vitin tjetėr, nėse vazhdon trendi i rėnies e qė e dikton konkurrenca gjithnjė mė e madhe..., pra me fjalė tė tjera, “hajde ta shesim, del ku tė del – le tė paguajnė, sa tė paguajnė”. Psenė e kėsaj deklarate nuk po di ta gjej. Nga ana tjetėr, nuk dėgjova reagim nga askush tjetėr pos “Vetėvendosjes” dhe disa ekspertėve ekonomikė qė i thonė “jo” shitjes sė kėtij aseti nė kėtė formė.... dhe kjo tė bėn tė dyshosh dhe tė jep hapėsirė pėr kalkulime tė nduarnduarshme.

    Prandaj, tash, nė mėnyrėn e spekuluesit mė tė madh, do tė doja tė ndaja me ju kėtė teori konspiracioni. Ligji pėr buxhetin ka kaluar. Ėshtė paraparė shitja e pėrgjithshme e Postės pėr rreth nja 300 milionė euro. Oferta mė e lartė ėshtė 277 milionė – pra 23 milionė mė pak sesa qė ėshtė pritur, e qė bėn gati 10% tė vlerės sė ofertuar. Nė ofertė kėrkohet garancia prej 35 milionėsh qė do t’u mbeten nė pronėsi dhe menaxhim fituesve eventualė tė tenderit. Kur tė mblidhen krejt milionat bashkė, dalin rreth 60, qė pėrafėrsisht i bie 20-pėrqindėshi i vlerės sė parashikuar tė shitjes. Duke u mbėshtetur nė praktikat e zbatuara nė disa institucione e nė lidhje me tė cilat po zhvillohen procese gjyqėsore, kjo shumė pėrafėrsisht paraqet “pėrqindjen normale” tė tallit qė duhet paguar pėr t’u bėrė me asetin. Athua, a bėn edhe kėshtu?

    Sepse ėshtė shumė vėshtirė tė besohet sa ka ēfarėdo argumenti tjetėr tė besueshėm dhe tė qėndrueshėm qė do tė arsyetonte faljen e PTK-sė me kėso kushtesh, posaēėrisht kur duhet tė merren parasysh kėto shėnime, qė janė zyrtare dhe tė pranuara nga Administrata Tatimore. Nė pesė vjetėt fundit Posta ka realizuar fitim tė pastėr prej 280 milionė eurosh (2008 - 80; 2009 - 50: 2010 - 43; 2011 - 51; 2012 - 56 milionė), pra mė shumė sesa ofrohen tash pėr ta blerė. Kjo do tė thotė se PTK-ja, kėshtu qysh ėshtė, me tė gjitha intencat pėr ta zhvlerėsuar; me punėsimin e tė gjithė kushėrinjve dhe tė afėrmve tė politikanėve dhe me asnjė investim shtesė, pėr shkak tė procedurave, qėllimshėm obstruksioniste tė prokurimit, mund t’i nxjerrė kėto para pėr katėr vjet.

    Tjetėr. Qė nga viti 2008, PTK-ja ia ka paguar dividendin Qeverisė, si aksionarit nė emėr tė shtetit, rregullisht, dhe nė shuma matematikore i bie 460 milionė euro (demek gjysma e autostradės), qė i bie rreth 70 milionė nė vit. E tash, nėse ka kompani qė me menaxhim super tė dobėt, por tė imponuar politikisht, mund t’i prodhojė gjithė kėto para; tė krijojė rritje nė tė hyra dhe nė numėr tė konsumatorėve nė tė gjitha vitet e kaluara prej se e kontrollojnė kosovarėt, pėrse do tė duhej tė shitej ajo pėr kaq pak para, pos nėse dikush i ka mprehur dhėmbėt pėr t’u bėrė me ca miliona tė lehta nė emėr tė “facilitimit” tė procesit. Madje, edhe shpenzimi absolutisht i paarsyeshėm mė duket i 8 milionė eurove pėr “kėshilltarin e transaksionit”, demek pėr dikė qė kishe e ka bėrė vlerėsimin e mė pas ka thėnė hajde ta shesim me kėto kushte, nuk arsyetohet, pėr shkak se apriori i kemi hyrė kėsaj procedure, duke e ditur se nuk mund t’i realizojmė, apo nuk duam t’i realizojmė mė shumė se 300 milionė. Sepse 300-milionėshi ka qenė cak i pėrmendur nė tė gjitha projektligjet pėr buxhetin dhe ėshtė pėrfolur aq gjerė e gjatė, sa tash pėrfundimisht mblidhet nė kalkulimin qė e paraqita mė lart.

    E tash, muhabeti i tretė ka tė bėjė me rrugėn pėr nė Shkup. Nėse edhe kjo i ka nja 80 kilometra, dhe nėse rrugėn prapė do ta ndėrtojnė ata qė i lypin veē nga 10 milionė pėr kilometėr, paret e PTK-sė do tė mjaftojnė pėr 24,2 kilometra, qė do tė thotė se Kosova do tė futet nė borxh shumė tė madh prej 55,8-milionėsh pėr ta ndėrtuar atė. Sepse, tash, nė vend tė, ta zėmė 50 milionėve dividendė, do t’i inkasonte vetėm 12,5 milionė, sepse me shitjen, pėrkatėsisht me faljen e PTK-sė, do t’i ruajė vetėm 25% tė aksioneve, duke ua bartur njerėzve tė huaj edhe tė drejtėn absolute tė kontrollimit tė kompanisė. Ndėrkohė, do tė vazhdojmė tė ankohemi sesi nuk kemi para pėr t’i paguar viktimat e luftės, dhe sėrish, tė gjitha paratė do tė na dalin jashtė, duke na lėnė ne nė duart e kamatarėve, qė veē shpirtin nuk po na e hanė.

    Pra, siē do ta pėrsėriste me shumė zemėr miku im, Lumiri, Kosovės do t’i konvenonte shumė mė shumė qė ta merrte njė kredi, nėse bash kjo rrugė paraqet prioritetin e vetėm tė Kosovės nė tre vjetėt e ardhshėm, e ta paguante atė nga dividendi i PTK-sė, sesa ta shiste atė me kėtė ēmim dhe nė kushtet ku nuk mund tė thuhet se gara ka qenė konkurrente. Pėrkundrazi, fort i ka ardhur era kurdisje.

    Na e falėt Distribucionin dhe na keni marrė nė qafė, sepse pronėn tonė ia keni dhėnė nė dorė dikujt qė pėr shumė pak pare qė ia ka ndarė buxhetit, ka me na fikė ne konsumatorėve, duke na i paraqitur kushtet e reja tė njė subjekti monopolist – dhe ne do tė kėrcejmė sipas muzikės qė do tė na e ekzekutojnė ata. Tash duhet pyetur nėse vėrtet e keni pėrnjėmend dhe do ta shisni PTK-nė pėr ca pare tė mjerueshme veē pse dikush duhet ta marrė “hisenė e vet” tė tortės? A pėrnjėmend do ta falni edhe PTK-nė, a? A veē qekaq vlerė paska kjo Kosovė pėr ju – pėr t’u pasuruar brenda natės, e pėr ta lėnė Kosovėn edhe mė tė varfėr seē ishte para luftės? Mjerim!

    Por hala keni kohė tė mendoheni e tė mos gaboni..., sepse gjėrat e kėqija mbahen mend gjatė, posaēėrisht nė fushatė zgjedhore.


    Burimi: Koha.net

  2. #2
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,229
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    po de po dikur veq kur te ndegjojm qe "eshte shitur edhe kosova" , u privatizu gjithqka
    kurse per ket ēmim qe po shitet PTK ky eshte fal,,, se per 3-4 vjet e nxjerr ket shume te parave

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erdi Lexo postimin
    po de po dikur veq kur te ndegjojm qe "eshte shitur edhe kosova" , u privatizu gjithqka
    kurse per ket ēmim qe po shitet PTK ky eshte fal,,, se per 3-4 vjet e nxjerr ket shume te parave
    Vjet (n'2012 dmth) e pata lexu te gazeta e Austris, DerStandard, ku Austria ja pat ofru 300 e kusur milion euro thaēit per PTK-ne edhe tash kta e falen per 200 e sa... Edhe 300 qe ja paten ofru kta s'jom dakord me shit, as 300 as 300 miliard as as1, po e kom fjalen ky ēmimi tash ma i madh ju ka dok thaēit...

    Veē Zoti nalt i sheh kta, po kta s'pe din qe ka me ju met en fyt kejt kjo njers e popullit e kto marrina qe jon tu i bo... Nuk bon more, nuk en as1 mnyr me shit PTK-ne as KEK-un (qe e shiten) as Aeroportin mos me ta administru turki as spitalin as kurgjo kurgjo... Kejt vet duhet mi pas, po ēka me bo qe neve s'po na pyt kush e ata tjert po veprojn sipas deshires...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Jeta nė Tokė, falė meteorėve?!
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-03-2011, 08:05 PM
  2. Kapet hajduti pėr vetėm 10 minuta, falė njė aplikacioni
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 06:36 PM
  3. Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-01-2010, 04:06 PM
  4. Bėhet milioner falė lojės nė internet
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2009, 08:04 PM
  5. Doni tė keni Websitin tuaj? Doni tė instaloni njė portal?
    Nga Lirenti nė forum Informacione dhe Komunikime
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 12-05-2007, 08:45 AM

Etiketat pėr kėtė Temė