TERMI I DYTE:

Ēfarė janė viruset?
Virus ėshtė fjalė e pėrgjithėshme pėr programe keqbėrėse qė janė tė aftė tė infektojnė kompjuterat dhe tė shpėrndahen vetvetiu. Viruse nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistėt e kompjuterave pėr tė kryer funksione tė ndryshme. Viruset kanė pėr qėllim dėmtimin e skedarėve, fshirjen e memorjes, pėrgjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalėsimin e rrjeteve kompjuterike, etj.

Si hyjnė nė kompjuter?
Virusėt shpėrndahen me tė gjitha mėnyrat qė shpėrndahen edhe skedarėt e tjerė. Ata mund tė shkarkohen nga interneti, mund tė jenė bashkėngjitur nė email, mund tė hyjnė nga kompjuterat e tjerė, nga disketat, CD, etj.

Disa viruse pėhapen vetvetiu duke shfrytėzuar dobėsi tė sistemit operativ (windows, linux, mac, etj), por shumica e tyre merren nė kompjuter nga vetė pėrdoruesi.

Si tė mbrohem prej virusėve?
Mbrojtja mė e mirė ėshtė qė t'i parandalosh dhe mos t'u japėsh mundėsi tė infektojė skedarėt e kompjuterit. Po arritėn tė infektojė kompjuterin, ateherė nuk ke garanci se kompjuteri mund tė pastrohet plotėsisht. Viruset qė kanė pėr qėllim vjedhjen ose spiunimin zakonisht pastrohen pa prolem, por viruset qė dėmtojnė skedarėt e sistemit operativ zakonisht nuk mund tė pastrohen dhe tė detyrojnė tė fshish gjithēka qė ke nė kompjuter dhe tė fillosh nga fillimi.

Sistemi operativ nuk ėshtė i aftė tė mbrojė kundėr viruseve, prandaj nevojiten programe antiviruse qė janė tė aftė tė zbulojnė viruset dhe tė mbrojnė kundėr infektimit.

Si punojnė antivirusėt?
Antivirusėt kanė njė listė tė madhe tė viruseve tė njohur dhe monitorojnė kompjuterin gjatė gjithė kohės pėr tė zbuluar nėse ndonjė prej tyre ėshtė futur nė kompjuter.

Kriminelėt e kompjuterave ndėrtojnė viruse tė rinj ēdo ditė, prandaj edhe lista e viruseve duhet azhurnuar shpesh. Kompania qė ka prodhuar antivirusin studion viruset e rinj dhe publikon azhurnimet qė mundėsojnė zbulimin, mbrojtjen dhe luftimin kundėr infeksioneve. Disa antiviruse azhurnohen automatikisht, ndėrsa disa tė tjerė duhet tė azhurnohen nga pėrdoruesi i kompjuterit, zakonisht duke shkarkuar dhe instaluar azhurnimet nga faqja e kompanisė nė internet.

Pėrveē monitorimit tė kompjuterit, antivirus tė jep mundėsinė tė bėsh njė kontroll (ose scan) tė tė gjithė skedarėve tė kompjuterit. Kontrolli kėshillohet tė bėhet tė paktėn njėherė nė muaj, sidomos pėr kompjuterat qė shkėmbejnė informacion nė internet, nė rrjetet lokale, ose me disketa, CD, etj.

A mjafton antivirusi?
Instalimi i antivirusit ėshtė i domosdoshėm dhe ofron mbrojtje kundėr viruseve por nė botėn kompjuterike rreziku nuk vjen vetėm nga viruset. Ka dhe programe tė tjera qė bėjnė reklama, ndryshojnė konfigurimin e kompjuterit, ngadalėsojnė internetin, hapin dyer tė fsheta nė kompjuter, pėrgjojnė informacionin qė shkėmbehet, vjedhin fjalėkalimet, etj. Nuk ka asnjė program qė tė mbrojė kundėr gjithė kėtyre rreziqeve, prandaj ėshtė detyra e pėrdoruesit tė kompjuterit qė tė tregojė kujdes dhe tė mirėmbajė kompjuterin.

Si tė parandaloj sulmet?
1. Azhurnoni sistemin operativ pėr tė arnuar tė gjitha problemet qė mund tė shfrytėzohen nga keqbėrėsit. Konfiguroheni kompjuterin qė tė azhurnohet automatikisht ose kujtohuni qė ta azhurnoni vetė ēdo muaj. Pėrdoruesit e Microsoft Windows mund tė pėrdorin Windows Update nga menuja Start ose tė shkojnė tek www.windowsupdate.com.

2. Instaloni antivirusin dhe azhurnojeni atė tė paktėn ēdo muaj. Antivirusi duhet tė jetė i aktivizuar gjatė gjithė kohės qė kompjuteri qėndron hapur. Ēdo muaj ėshtė mirė qė tė bėhet njė kontroll i plotė i kompjuterit. Disa antivirusė azhurnohen dhe kontrollojnė kompjuterin vetvetiu. Antivirusėt mė tė njohur janė Norton/Symantec, McAfee, Panda, Kaspersky, AVG.

3. Nqs e keni tė lidhur kompjuterin nė internet, ėshtė mirė tė instalohet dhe njė program firewall. Firewall pėrkthehet "murr i zjarrtė" dhe quhet i tillė sepse ndėrton njė shtresė tjetėr sigurie pėrreth kompjuterit. Tė gjithė programet qė duan tė komunikojnė me kompjuterin tuaj, duhet tė kalojnė pėrmes firewall dhe firewall lejon vetėm ata programe qė kanė marrė leje nga pėrdoruesi. P.Sh. Firewall i jep leje Internet Explorer tė komunikojė lirshėm sepse ėshtė shfletues i faqeve tė internetit por nuk lejon programin VNC sepse ky program lejon njė person tjetėr tė futet nė kompjuterin tuaj. Ata qė pėrdorin Windows XP, e kanė firewall tė instaluar dhe mjafton tė pėdorni Windows Update pėr tė marrė versionin e fundit tė tij.

4. Instaloni programe kundėr spiunėve dhe reklamave, qė edhe pse nuk e dėmtojnė kompjuterin, janė tepėr tė bezdisshme dhe nuk hiqen kollaj. Programet mė tė mirė janė Microsoft Windows Defender, Ad-Aware, Spybot, CWShredder, HijackThis, etj. Kjo ėshtė temė mė vete pėr tė cilėn mund tė lexoni mė shumė kėtu.

Pra, kryesorja ėshtė azhurnimi i Windows. Tė gjitha problemet e sigurimit riparohen me azhurnimet, prandaj Windows Update ėshtė hapi mė i rėndėsishėm nė mbrojtjen e kompjuterit. Pas riparimit tė Windows vjen antivirusi, pastaj firewall, dhe pastaj antispiuni (antispyware).


Nėse nuk keni antivirus...

...mund tė instaloni njė prej programeve falas mė poshtė:

Symantec/Norton
Shkarkoni sav9.exe nga rezultati i parė i kėrkimit tė google. kėtu.

Active Virus Shield
Ky ėshtė njė antivirus falas i krijuar nga kompania AOL dhe Kapersky. Programi mund tė pėrdoret nga tė gjithė, jo vetėm nga pėrdoruesit e AOL. Shkarkojeni kėtu.

AVG
Shkarkoni versionin falas tė antivirusit AVG kėtu. Klikoni mbi lidhjen nė fund tė faqes, ku lexon "AVG Free Edition installation files".

AntiVir
Shkarkoni versionin falas tė antivirusit AntiVir nė anglisht ose gjermanisht.

Avast Home Edition
Shkarkoni programin http://www.avast.com/index
Pasi ta instaloni, duhet tė regjistroheni nė http://www.avast.com/registration-fr...s.php?lang=ENG pėr tė pėrdorur antivirusin falas pėr 1 vit. Pas 1 viti duhet ta regjistroni pėrsėri.

Kėshillohet qė tė instaloni me patjetėr njė program antivirus nė kompjuter, por nėse keni probleme me instalimin e antivirusit, mund tė pėrdorni njė prej shėrbimeve mė poshtė qė ofrojnė tė kontrollojnė kompjuterin falas nėpėrmjet shfletuesit tė internetit.


http://security.symantec.com/sscv6/d...d=ie&venid=sym

http://safety.live.com/site/en-US/default.htm

http://us.mcafee.com/root/mfs/default.asp

http://www.pandasoftware.com/products/activescan.htm

http://www.kaspersky.com/virusscanner

http://support.f-secure.com/enu/home/ols.shtml

http://www3.ca.com/securityadvisor/virusinfo/scan.aspx

http://www.bitdefender.com/scan8/ie.html

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------