TERMI I KATERT:

Si te mbrohemi nga viruset - I

Cfare eshte nje virus, krimb, trojan?

Virusi eshte nje program qe ka si per qellim prishjen ose alternimin e funksionimit te nje sistemi elektronik. E thene me fjale te tjera, nje virus mund te shkaterroje plotesisht informacion qe ju ruani ne kompjuter, duke mos u dhene mundesi ju qe ta rikuperoni ate. Ka me mijra programe virusesh ne Internet dhe te rinj dalin perdite.

Trojani eshte nje tjeter program qe funksionon ne kompjuterin tuaj gjate gjithe kohes, pa dijenine tuaj. Ky program i jep mundesi atij qe e ka krijuar qe ta kontrolloje nga kompjuteri i vet dhe mund ti dergoje personit shume informacion mbi kompjuterin tuaj apo mbi aktivitetin tuaj ne Internet.

Krimbat(worms) jane programe qe kane si per qellim prishjen e mbarevajtjes se nje sherbimi duke replikuar vetveten ne menyre gjeometrike dhe automatike.

Cilat jane menyrat e infektimit me te tilla viruse, trojane, krimba?

Nese jeni nje perdorues i internetit, nuk jeni te imunizuar nga asnje prej tyre. Dua te them qe kushdo eshte i kercenuar nga te tille programe shkaterrues, pavaresisht nga niveli i ekstertizes qe mund te gezoje. Si ai fillestari, edhe ai eksperti i tremben nje eksperience te tille te keqe, dhe marrni masa mbrojtese.

IRC eshte mjeti me i thjeshte dhe me famekeq per te marre nje virus apo nje trojan. IRC eshte nje mjet komunikimi ne kohe reale ne internet qe e mundeson nje server. Dhoma jone #shqiperia per shembull eshte hapur ne nje irc server. Te gjithe ata qe perdorin programe si mIRC ose scripte te ndertuara mbi te, jane te ekspozuar ndaj trojaneve ne vecanti. Keshilla ime per te gjithe ju eshte asnjehere mos klikoni mbi adresa faqesh qe ua servirin njerez te panjohur ne mirc, dhe asnjehere mos u tundoni nga reklama qe mund te bejne pasi ju do te jeni viktima e rradhes dhe nuk do ta merrni vesh fare qe jeni infektuar. Mund tu behen reklama pornografike, ose nga me te ndryshmet, sa per tiu mashtruar ju qe te beni vetem 1 klikim, qe do tu kushtoje aq shume me vone. Sapo ju klikoni mbi ate lidhje, mIRC-se juaj do ti behen disa modifikime te vogla dhe sa here qe ju jeni ne kanal, do te reklamoni per llogari te atij qe e hapi kete program ne Internet i pari, dhe nuk do te jeni fare ne dijeni se cfare po ndodh. Vizitoni dhomen tone #ndihme per kete problem, qe te merrni edhe ndihmen e nevojshme se si ta hiqni infektimin nga mIRC juaj. Kjo nuk eshte nje kercenim serioz per kompjuterin tuaj, vetem per eksperiencen tuaj ne chat.

Faqet ne rrjet jane nje tjeter mjet qe ata qe shkruajne viruse zgjedhin per te shperndare programet e tyre ne sa me shume viktima. Shpesh here ju do te keni marre email per adresa faqesh qe ju joshin me fjale te bukura, vetem per te klikuar ne lidhjen e tyre, dhe kur i vizitoni ju ose shikoni nje faqe bosh ose shikoni dicka krejt tjeter. Teksa ju i vizitoni keto faqe, personi qe ka hapur ate faqe me anen e gjuheve te ndryshme te skriptimit mund te shkruaje ne kompjuterin tuaj me anen te kerkuesit, informacion qe demton ose vjedh informacion nga kompjuteri juaj. Sic mund ta dini, ne kompjuterin tuaj kini te ruajtur informacion anetaresimi per shume faqe perstigjoze ku ju mund te vizitoni apo kryeni transaksione financiare. Ne kete menyre personat e keqinj mund tu vjedhin qe nga fjalekalimi i adreses suaj te emailit ne Internet, e deri tek numri juaj i kredit kardes qe perdorni per te blere artikuj ne internet. Keshilla ime per ju: Asnjehere mos vizitoni nje faqe qe jua servir dikush tjeter me reklame, email etj, dhe gjithmone perpara se te klikoni shikoni adresen se ku te con ajo lidhje. Gjithashtu, per tu mbrojtur nga kjo mund te konfiguroni kerkuesin tuaj ne nje nivel te larte sigurie, dhe sa here qe ju klikoni ne nje faqe te tille, kerkuesi do tu japi nje mesazh qe me pak fjale do tu thote "Nuk ju rekomandojme te vizitoni kete faqe". Ne nje artikull tjeter do tu tregojme me me imtesi sec i mund te mbroheni ne kete drejtim.

Email eshte mjeti i trete dhe me i rrezikshem per tu infektuar. Nuk besoj se ka ngelur njeri ne Internet pa marre qofte edhe nje virus me anen e email. Te gjithe ata qe frekuentojne Internetin, perdorin email per te komunikuar me shoke miq e bashkepuntore. Kjo ben qe shanset per tu infektuar me anen e email jane shume here me te medha. Ketu do te ndalojme pak me gjate pasi kjo menyre kercenon gati te gjithe anetaret e komunitetit tone, shumica e te cileve kane nje eksperience shume te vogel ne kohe ne Internet.

Viruset me email shperndahen ne 3 forma:

- Adrese faqeje qe ju serviret ne mesazh
- Skript qe eshte perfshire ne trupin e mesazhit
- Skedar i bashkengjitur qe eshte ne vetvete virus

Per te paren, une e shpjegova me lart dhe me pak fjale nje person qe ju e njihni ose nuk e njihni ju fton te vizitoni nje faqe qe ju nuk e keni vizituar me pare. Kete mesazh ju mund ta merrni nga nje miku juaj qe eshte infektuar me ate virus, ose nga nje person krejtesisht i panjohur. Ajo qe duhet te beni ne te tilla raste eshte:

1. Shikoni adresen e lidhjes qe ju servirin, nese duket e dyshimte, nuk keni perse te klikoni por fshiheni direkt ate mesazh.

2. Fshini mesazhin pa menduar dy here dhe pa u bere aspak kurioz.


Ne rastin e dyte, trupi i mesazhit mund te jete krejtesisht bosh dhe mesazhi ka patur nje skript perbrenda qe vihet ne funksionim sapo ju klikoni mbi mesazhin per ta pare. Kjo menyre infektimi parandalohet duke mos lejuar perdorimin e gjuheve skriptive ne kerkuesin tuaj te cilin perdorni per te ardhur verdalle ne Internet. Shanset per tu infektuar ne kete menyre jane shume te vogla.

Rasti i trete eshte edhe rasti me i rrezikshem qe krijon me shume viktima se cdo rast tjeter. Me pak fjale, ju dergohet nje mesazh qe ka nje skedar te bashkengjitur. Derguesi mund te jete nje person i infektuar qe ju mund te keni shkembyer mesazhe me pare, ose nje person qe ju nuk e njihni qe po perpiqet tu hapi ju probleme. Ai ju dergon nje mesazh ne te cilin ai perpiqet tu mashtroje ne forma nga me te ndryshmet:

- Mund tu thote se po ju dergon nje program se si tu mbroje nga nje virus, dhe ju fton qe ta hapni dhe klikoni mbi skedarin.

- Mund tu thote se po ju dergon nje program falas, ose nje loje qe ju mund ta luani direkt duke klikuar mbi skedarin e bashkengjitur.

... e shume mashtrime te tjera te ketij lloji.

Duhet te kini parasysh, se marrja e nje mesazhi te tille nuk eshte kercenuese per ju per aq kohe sa ju nuk hapni ose klikoni mbi skedarin e bashkengjitur mesazhit.


Keshillat e mia per ju:

- Asnjehere mos u beni kurioz te lexoni mesazhe nga persona qe nuk i njihni dhe qe ju dergojne skedare te bashkengjitur.

- Asnjehere mos hapni skedar me prapashtesa .bat . exe .src .vb .mpg .vbx .ocx pasi keto jane formate skedaresh qe perdoren per viruse.

- Asnjehere mos hapni skedare te tille qe ju vine nga adresa e miqve tuaj, pasi ata mund te jene infektuar vete dhe jua percjellin kete mesazh edhe ju automatikisht nga virusi.

- Asnjehere mos hapni kartolina elektronike qe ua dergojne persona qe nuk i njihni pasi kjo eshte nje forme tjeter shperndarje virusi. Eshte me mire te fshish nje kartoline, se sa te humbesh gjithe informacionin qe ke ne kompjuterin tuaj.


-------------------------------------------------------------------------------------------------------------