Formatizimi i nje Lokal Disk ose particion.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e LittleHack
    Anėtarėsimi
    Sep 2012
    Postime
    80
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    7

    Bota Formatizimi i nje Lokal Disk ose particion.

    Receta Gatimi

    Ne kete tutorial do jepet procedura e formatimit te nje hard drajvi si njesi fizike e vetme e pandare ne pjese,qe aplikohet edhe per cdo rast tjeter kur kemi per te formatuar vetem nje pjese,particion(ndarje ) te nje hard drajvi.Procedura qe ndiqet eshte e njejte.
    Kemi keto situata:

    Pjesa e pare(Postet nga 1 deri ne 7).
    Formatimi i nje Hard drajvi/particioni qe ka windows brenda.
    Pjesa e dyte.(postet 8-14)
    Formatim i sigurte me disa passe(kalime),per te garantuar,pamundesi rikoverimi.
    Pjesa e trete(postet 15-17).
    Formatimi i nje hard drajvi pa windows brenda,por me materiale jo windows.
    Pjesa e katert.
    Formatime te vecanta..

    PJESA E PARE
    Kemi ndezur kompjuterin dhe windowsi ka bere boot nga drajvi C
    Hard drajvi D qe do formatojme ne kete tutorial ka Windowsin 7 brenda,ka programe dokumenta etj.Nqs do te provojme te heqim windowsin ne D,do marrim mesazh negativ nuk mund te hiqet.Nqs do kerkojme ta formatojme me klik i djathte format,perseri do marrim mesazh negativ qe nuk formatohet.Edhe sikur te perdorim ndonje program ai nuk do arrij ta formatoje dhe do jape mesazh gabimi(error).
    Pse ndodh kjo?
    Kjo ndodh per arsye se windowsi ja ka dhene privilegjin te drejten lejen(permisionin)dhe pronesine(ownership) te komplet skedareve te tij llogarise trusted installer
    qe me default me instalimin ewindowsit nga disku vendoset si pronari me te drejtadhe pronesine e ketyre skedareve.Windowsi me default nuk te ka dhene ty
    me llogari administrator,apo power user pronesine(ownership) dhe lejen(permisionet)
    per te bere formatim te drajvit D,megjithse ke bere boot windowsin nga C-ja.
    q1.gif

    Atehere qe te bejme delete te cdo skedari ne drajvin D,perfshire edhe windowsin vete,si dhe formatim na duhet te ndryshojme permisionet dhe pronesine e komplet
    skedareve/folderave ne D.
    Me ndryshimin e pronesise dhe lejeve (permisioneve) qellimi eshte qe ti japim kete permision leje vetes si Power user,nqs kam loguar si power user,ose te bejme ndrsyhime qe ti japim vetes pronese dhe leje si administratore,nqs kemi hyre ne windows me llogari administratori.nqs ne windows je futur me llogari administratori
    atehere sipas tutorialit klik ne administrator.Nqs je fut ne windows me llogari
    User....emri jot atehere kliko identik tek (ben),emri jot ne kompjuter(user) sic e kam vene une ketu ne tutorial,mos kliko ne administrator.
    Klik ne start/klik ne my computer.
    Do punojme me drajvin D qe ka windows brenda dhe duam ta formatojme.
    Vazhdohet sipas figurave poshte.2,3,4.
    q2.gif
    q3.gif
    q4.gif
    q5.gif
    q6.gif
    q7.gif
    q8.gif
    q9.gif
    q10.gif

  2. #2
    i/e rregjistruar 10% Maska e LittleHack
    Anėtarėsimi
    Sep 2012
    Postime
    80
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    7
    Figurat 11,12,13.
    q11.jpg
    q12.gif
    q13.gif
    q14.gif
    q15.gif
    q16.gif

    - - - Updated - - -

    Procesi final i formatimit.Figura 17
    Gjithmone zgjidh NTFS ne formatim
    nqs drajvi/particioni do perdoret nga
    win 2000,Xp,Vista/Win 7.

    Ketu perfundon pjesa e pare.
    q17.gif

  3. #3
    i/e rregjistruar 10% Maska e LittleHack
    Anėtarėsimi
    Sep 2012
    Postime
    80
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    7
    Pjesa e dyte.
    Formatim i sigurte me disa passe(kalime),per te garantuar,pamundesi rikoverimi.

    Pasi formatuam drajvin D,ose particionin D vetem nje here, a eshte ky formatim i sigurte?
    Nuk eshte pasi te dhenat mund te rikoverohen me programe qe jane krijuar per rikoverim te dhenash pas formatimit si programet.Recover My files,Get data back
    etj.
    Atehere qellimi i kesaj pjese eshte te formatojme disa here nje hard drajv/particion qe ai te mos rekoverohet me.
    Ku eshte arsyeja qe te behet formatim i sigurte:
    1.Ne hard drajv/particion ka material sekret,keshtu qe me formatim me disa kalime dhe te sigurte,sigurohemi qe askush nuk mund te rimarre ate informacion me rekoverim.
    Ka shume vlere si formatim ne hard drajve te kompjuterave ne nje biznes/organizate shteterore,per te asgjesuar material sensitiv si aktivitetin e nje biznesi/organizate,transaksione financiare,
    numra kredit kartash te punonjesve dhe klienteve,informacion taksash ,informacion borxhesh,kredish, informacione personale te punonjesve,
    informacion per pagat,numra SSN,dokmenta si pashaporta,ID,SSN,aktivitet bankar,marreveshje, korrenspondenca, etj.
    Kjo metode siguron pamundesi rekoverimi.
    2.Ne hard drajv nuk ka material sekret,por dokumenta te dhena personale dhe nuk do ti bejne akses dhe shikojne te tjeret me rekoverim,pra per arsye privacie.
    3.Hard drajvin do ta shesesh dhe do qe ta japesh si te ri,te formatuar dhe sikur dikush te beje prova per rikoverim asgje sdo dale nga programe rikoverimi.
    4.Do e besh dhurate dhe nuk do qe dikush te perfitoje dhe shohe material te dikurshem privat tendin me rikoverim
    5.Do besh upgrade ne kompjuter,hedhesh poshte nje hard drajv te vjeter me kapacitet disi te ulet ,psh 60GB dhe zevendesosh ate me nje hard drajv te ri me kapacitet
    1 TB(1000Gb).
    Per kete qellim do perdorim nje program te vogel dhe te thjeshte ne perdorim,qe ben nje pune shume te mire.
    Disk Wipe program falas.
    Shkarkim http://www.diskwipe.org/download/DiskWipe.exe
    instalohet dhe vazhdohet sipas figurave 1 dhe 2 me poshte.
    q18.gif
    q19.gif
    q20.gif
    q21.gif
    q22.gif
    q23.gif

    - - - Updated - - -

    Figurat 7 dhe 8.
    Si rregull,sa me shume material te kete ne hard drajv,nqs ka, aq me shume kohe kerkon formatimi me 7 kalime.
    Sa me i madh te jete kapaciteti ne GB i nje hard drajvi/particioni,aq me shume kohe kerkohet te kryhet formatimi.
    q24.gif
    q25.gif
    Figurat 9 dhe 10,shiko grafikisht dhe ne % se sa ka avancuar
    progresi i formatimit.
    q26.gif
    q27.gif

  4. #4
    i/e rregjistruar 10% Maska e LittleHack
    Anėtarėsimi
    Sep 2012
    Postime
    80
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    7
    Figura 11 rezultati pas 7 oresh formatimi.Formatimi u krye me sukses.Figura tjeter poshte,tabele jep metoden e formatimin sanitar te perseritur 35 here.
    ===
    Te gjitha rastet e formatimeve te sigurta,te perseritura 3 here apo me shume quhen formatizime sanitare te hard drajvit,particionit apo flash diskut dhe kartave te memorjes qe perdoren ne dixhital kamerat dhe celularet.

    Formatimi sanitar 3 here.
    Ne kete rasti standarti i sanitarizimit te perdorur eshte
    DOD 5220-M(E) sipas te cilit behet formatim me 3 kalime(formatim i perseritur 3 here)
    Kalimi 1(formatimi pare): Ne hard drajv programi formatues shkruan zero,e mbush hapesiren e hard drajvit qe po formatohet me zero dhe verifikon shkruarjet e zerove.Zerot e shkruara jane ne formen 0x00
    kalimi 2. E mbush hapesiren e hard drajvit me 0Xff dhe shkrimi verifikohet per korrektesi
    Kalimi 3: E mbush hapesiren me nje karaktere cfaredo(kuturu) qe mund te jene psh X ,ose !, ose %,ose #,ose T,etj.
    ====
    Formatimi sanitar 7 here.
    Ne kete rast standarti i perdorur per te formatizuar hard drajvin 7 here,ne menyre te perseritur eshte DOD 5220-M(ECE)
    Kalimi i pare. Shkruhen zero ne formen 0x00 Ky formatim me zero quhet ndryshe edhe formatizim i bardhe(blank)
    kalimi i dyte. Shkruhen 0xff
    kalimi i trete. Shkruhen karaktere kuturu si c,d,l,5,k,l,h,g etj.
    kalimi katert.Shkruhet ne menyre te perseritur 0x96
    kalimi i peste.Shkruhen zero si 0x00
    kalimi i gjashte.Shkruhen 0xFF
    kalimi i shtate.Shkruhen 0x96.
    Me perfundimin e 7 kalimeve(7 formatizimeve te perseritura) programi
    ben verifikim te punes qe ka bere dhe nqs cdo gje eshte kryer sakte dhe
    pa gabime jep mesazhin,u plotesua 100% (completed 100%).Rikoverimi i nje hard drajvi te sanitarizuar me formatim 7 here eshte i pamundur.
    ====
    Formatimi sanitar 35 here.KY lloj formatimi nuk eshte i nevojshem te perdoret.me 7 formatime mjafton qe hard drajvit t'i mos rekoverohen te dhenat.
    Sipas formatizimit sanitar 35 here mbushja e hard drajvit behet sipas kalimeve,sipas rradhes ne figuren poshte.
    Shpejtesia ne formatim varet nga nje grup faktoresh:
    1.Procesor i fuqishem,behet e mundur formatizim ne kohe me te shkurter.
    2.Shpejtesia bus ne madherbord,sa me e larte aq me shpejt behet formatimi.
    3.Frekuenca dhe madhesia totale e memorjes RAM.Kmpjuterat me 4 e me shume Gb ram dhe frequence te larte psh 1600mhz pershpejtojne procesin e formatimit.
    4.Mbajtja e kompjuterit kur formaton pa programe te tjera te hapura po windows explorer/internet explorer,firefox hapur,ndihmon ne kryerjen e formatimit me shpejt.
    5.Shpejtesia e pjates se hard drajvit aty ku punon me programin formatues.hard drajve me shpejtesi rrotullimi 7200 rpm jane me te shpejte dhe ndihmojne ne formatim
    me te shpejte krahasuar me hard drajve me shpejtesi rrotullimi te pjates 5400 rpm.
    6.Shpejtesia e percjelljes se te dhenave nga hard drajvi.Nje hard drajv me shpejtesi percjellje qe i afrohet 6 gb/sek ndihmon ne formatim ne kohe me te shkurter
    se sa nje hard drajv tjeter me shpejtesi percjellje 2 gb/sek.
    7.Windowsi i azhurnuar siguron ambjent me te pershtatshem qe formatimi te kryhet me shpejt dhe pa ngadalsi/ngecje karahasuar me nje windows te pa azhurnuar.
    8.Lloji i programit qe perdoret ne formatim.Disa programe formatues jane me te paster ne kod,pa gabime dhe te shpejte.Per pasoje formatimi behet me shpejt
    krahasuar me programe te tjera formatimi te rende ne peshe dhe me difkte(bugsa) ne kod.
    9.rregjimi i temperatures brenda ne kompjuter dhe infeksionet.ne nje kompjuter me temperatura te brendshme disi te larta dhe me infeksione spyware viruse,
    formatimi do jete i ngadalte dhe nuk do mungojne gabimet ne proces.Ne nje kompjuter me temperatura te brendshme jo te larta dhe te paster nga infeksionet
    farmatimi kryhet me shpejt.
    q28.gif
    q29.gif

    - - - Updated - - -

    Ketu mbaron pjesa e dyte e tutorialit.

    Pas formatimit ju be hard drajvit nje test per rikoverim me programet Get data back dhe recover my files.Rezultati flet qe keto skedare te gjetur jane te korruptuar.
    Te figura e rezultateve te programit get data back fig 12, artikujt ne liste ne te zeze jane te gjitha te hequra,pra nuk ekzistojne ne hard drajv si skedare te vlefshem per tu hap dhe pare.Kurse skedaret ne tekst te kuq jane skedare te kompresuar(fig 12)Me keto rezultate nuk mund te rindertosh strukturen e skedareve sic i ke pas ne hard drajv para formatimit.Te figura 13 eshte nje liste me tmp skedare qe tregon qe skedaret ne fjale kane qene ne kosh dhe jane hequr nga koshi.
    Ne shume raste te tjera,flet per skedare perkoheshme te krijuara nga windowsi automatikisht ,skedare automatikisht te krijuar nga programe,aplikacione,vete browseri etj.Keto skedare vet zhduken vet hiqen menjehere sapo nje aplikacion qe i ka krijuar mbyllet.Hiqen vete nqs windowsi qe i ka krijuar mbyllet.Por ne shume raste ato qendrojne ne ndonje direktori megjithse aplikacionet ,windowsi qe i ka krijuar eshte mbyllur.Shkaku per kete eshte difektet ne kod te vete programeve dhe windowsit qe ka krijuar keto skedare te perkohshem si dhe fikjet e keqia te kompjuterit,qe behen shkak qe keto skedare te mos hiqen vete me mbylljen e aplikacioneve qe i kane krijuar.
    q30.gif
    q31.gif

    - - - Updated - - -

    Pjesa e trete
    Formatimi i nje hard drajvi pa windows brenda,por me materiale jo windows.

    Ne kete rast formatimi eshte i lehte.
    Kur formatojme nje disk me materiale te ruajtura dhe qe nuk ka windows brenda,
    kjo do te thote qe drajvi qe ka keto materiale,eshte drajv idyte ,ose i trete,ose particion i dyte ose i trete ne nje hard drajv te vetem.Gjithmone particioni i pare C
    ka windows,ose hard drajvi i pare(C) ka windows.
    atehere menyra me e lehte por qe nukte garanton fshirje te sigurte eshte klik i djathte ne hard drajv dhe format si ne figurat poshte.
    q32.gif
    q33.gif
    Nqs don qe te dhenat ti asgjesosh qe te mos rikoverohen(ke material personal,hard drajvin qe do formatosh do e besh dhurate diku,ose do e shesesh,ose do e hedhesh ne plehra),atehere si ne pjesen e dyte te tutorialit perdor programin Disk wipe.
    hapet programi,klik te shkronja e hard drajvit qe do formatosh dhe klik disk wipe.
    te opsionet zgjidh ate me 7 kalime(te parafundit poshte).
    q34.gif
    q35.gif
    q36.gif

    - - - Updated - - -

    Ketu perfundon Pjesa e trete e Tutorialit

    Ne perfundim te rikoverimit testohet hard drajvi a do rikoverohen te dhenat,apo jo.
    Hapet programi recover my files,klikohet ne recover hard drajv.
    Klik ne opsionet dhe futi shenje v-je dhe mbush me klik gjithe katroret bosh.
    Pastaj fillon recoverimin.Programi do skanoje hard drajvin per te gjetur dhe rikthyer skedare te fshire.
    q37.gif

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nje ndihme nga ekspertet - Program per Lokal-Bar
    Nga nigji nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-09-2012, 11:17 PM
  2. Formatizimi i Windows 7 Tregim me Imazhe
    Nga Design nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 09-02-2010, 10:11 PM
  3. Lokal "GRUPI" 8)
    Nga Altin111 nė forum Chit Chat
    Pėrgjigje: 627
    Postimi i Fundit: 26-11-2009, 01:32 PM
  4. Ēiljeta nė lokal me njė ‘tė panjohur’
    Nga aurel nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2009, 06:32 PM
  5. Formatizimi i Windows Vista tregim me ImazheShareActions !
    Nga Design nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-11-2009, 04:56 PM