Votimi mbaroi: 89 vota pėr... Shqipėria e veriut u shit!!!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,522
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22

    Unhappy Votimi mbaroi: 89 vota pėr... Shqipėria e veriut u shit!!!

    Receta Gatimi


    Aktivistėt e Lėvizjes Vetėvendosje u munduan ta ndalin votimin e rezolutės, por votimi u realizua.
    89 deputetė votuan pro marrėveshjes sė arritur nė Bruksel mė 19 prill, ndėrmjet kryeministrit Hashim Thaēi dhe atij serb Ivica Dacic, pesė ishin kundėr, kurse njė ka ka ebstenuar.



    BAC, e shiti hashimi Shqipnin!!!







    Pėrmbajtja e rezolutės ėshtė kjo:

    1. Kuvendi i Republikės sė Kosovės me propozimin e Qeverisė sė Kosovės shpreh pėrkrahje dhe jep pėlqimin pėr mbėshtetjen e marrėveshjes sė parė pėr normalizimin e marrėdhėnieve nga kryeministri i Kosovės dhe kryeministri i Serbisė;

    2. Kuvendi i Republikės mbėshtet zotimet pėr pėrmbajtjen e kėsaj marrėveshje nga dita e miratimit nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės.

    Pas votimit, pėrfundoi edhe seanca e Kuvendit. /Telegrafi/

    Rexhep Selimi: Jakup Krasniqi, mos e lejo votimin

    E plotėsuar: Ka vazhduar seanca speciale e Kuvendit tė Kosovės, e kėrkuar nga kryeministri Hashim Thaēi, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr normalizimin e marrėdhėnieve me Serbinė.

    Deputetėt e Lėvizjes Vetėvendosje ende qėndrojnė pranė foltores me pankartėn “Kosova e Hashimit”, ndėrsa nė dėgjohet po ashtu audio incizimi i bisedave tė pėrgjuara mes Thaēit dhe deputetit Adem Grabovci. Deputetėt e VV-sė mbajnė edhe pankartat “”Selver Haradinaj e Enver Zymberi” dhe “Rezoluta e nėnshtrimit tė Serbisė”.

    Krasniqi vendosi tė vazhdoj seanca. Ndėrsa, transmetimi direkt tonik shpesh ndėrpritej.

    “Mos lejoni tė vazhdojė kjo seancė e tė votohet kjo rezolutė. Kjo ėshtė kundėr interesave tė qytetarėve. Do t’i bimė pishman. Mos tė shkojmė prapa tradhtisė. Ta ruajmė pavarėsinė ashtu si e keni shpallur. Kjo rezolutė vetėm interesat e klaneve tė Hashim Thaēit i mbron. Jakup Krasniqi, mos e lejo, sepse nesėr do tė jetė vonė. Sot ėshtė mėngjesi mė i rėndėsishėm pėr ata qė kanė luftuar pėr Kosovėn. O Serbinė jashtė, o me Serbinė brenda Kosovės. Nuk na duhet Serbia as nė veri e as nė Parlamentit tė Kosovės. Tė ndahen deputet mes turpit dhe detyrės qė e kanė si pėrfaqėsues tė popullit”, ka thėnė deputeti i VV-sė, Rexhep Selimi. /Telegrafi/

    Pauzė edhe njė orė

    E plotėsuar: Pas pauzės, vazhdoi seanca e Kuvendit tė Kosovės. Kryeministri i Kosovės iu drejtua deputetėve por u pengua sėrish nga audio incizimi i pėrgjimit tė telefonatave tė Thaēit dhe deputetit Adem Grabovci.

    “Ju falėnderoj pėr mbėshtetje, ju ftoj ta jepni pėlqimin pėr votimin qė do tė bėhet tash”, ka thėnė Thaēi. Kėtė votim e kėrkoi edhe deputeti Grabovci.

    Kryeparlamentarit iu afrua deputeti i VV-sė, Liburn Aliu, tė cilit Krasniqi iu drejtua me kėto fjalė: “Nuk mundet Vetėvendosja ta imponojė demokracinė. Shko poshtė dhe mos mė pengo... Vullnetin e deputetėve nuk mund ta ndryshoj... Shko poshtė”.

    Nė emėr tė LDK-sė, foli ISmet Beqiri.

    “Qėndrimin e kemi dhėnė, nuk kemi kushte me punu e nuk kam ēka me thonė”, tha Beqiri.

    Ndėrsa, nė emėr tė AAK-sė, foli Ardian Gjini.

    “Mendimet i kemi thėnė, duhet ma shpejtė me mshel kėtė seancė”, tha Gjini.

    Gjatė transmetimit direkt, shpesh ndėrpritej transmetimi tonik. Krasniqi kėrkoi edhe njė pauzė tjetėr, nė kohėzgjatje prej njė ore. /Telegrafi/

    Hamiti: Marrėveshje me pushtet plus; VV pengon fjalimin e kryeministrit, seanca ndėrpritet

    E plotėsuar: Dokumenti ju ofrohen serbėve njė pushtet plus, e kjo krijon asimetri dhe implikim direkt nė ligjet dhe Kushtetutėn e Kosovės, ka thėnė deputeti i LDK-sė, Sabri Hamiti.

    “Pse sot nuk duhet tė ngutemi tė bėjmė votime tė nivelit kushtetues. Kjo do tė jetė gabim fatal edhe pėr qeverinė, e edhe Hashim Thaēin si kryenegociator. Kėto votime bėhen ngadalė. Ne po reflektojmė pėr situatėn dhe duhet tė jemi serioz. Kjo ėshtė pėrgjegjėsi e madhe”, ka thėnė ai.

    Hamiti qė pikat e marrėveshjes tė kthehen nė program tė detajizuar, e atėherė tė mblidhet Kuvendi e deputetėt tė reflektojnė e tė votojmė.

    “Por, pa e njoftė minoriteti serb Kosovėn e Serbia Kosovėn, nuk implementohen kėto marrėveshje”, ka thėnė ai.

    Pas Hamitit, fjalėn e ka marrė sėrish kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, por fjalimi i tij ndėrpritet nga aktivistėt e Lėvizjes Vetėvendosje qė dolėn nė foltore me pankartėn ku shkruante "Kosova e Hashimit", derisa ne sfond dėgjohej audio e pėrgjimit tė bisedave tė Thaēit dhe deputetit tė PDK-sė, Adem Grabovci.

    Pasj kėsaj, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, kėrkoi njė pauzė prej 10 minutave. /Telegrafi/

    Konjufca: Kryeministri moti i ka “shitė drutė”

    E plotėsuar: Nėnkryetari i Kuvendit nga radhėt e Vetėvendosjes, Glauk Konjufca, ka thėnė se nuk habitet qė kėtė marrėveshje e ka pranuar kryeministri Thaēi, i cili sipas tij “moti i ka shitė drutė”.

    “Nuk ēuditna as me deputetėt e shitur tė pozitės, qė e kanė pranuar marrėveshjen. Por mė ēudit LDK e AAK. Ata u dorėzuan para Hashimit”, ka thėnė Konjufca.

    Shefi i Grupit Parlamentar tė LDK-sė, Ismet Beqiri, ka thėnė se lėshimet e Qeverisė do t’i thonė kur ėshtė vendi i duhet, por kjo nuk do tė thotė qė duhet bėrė aktivitete opozitare nė stilin e Vetėvendosjes.

    Ndėrsa, shefi i grupit parlamentar tė AAK-sė, Ardian Gjini, duke aluduar nė Konjufcėn, ka thėnė se ka deputetė tė rinj qė nuk dinė se si bėhen opozita.

    “Ne nuk kemi nevojė qė tė mos na mėsojė askush, bash hiq. Ne e dimė kur duhet bėrė aktivitet opozitar, e kur ėshtė fjala pėr t’u pajtuar kur ka zhvillime nė tė mirė tė vendit”, ka thėnė Gjini. /Telegrafi/

    Muhamet Mustafa: Pa dėmshpėrblim, nuk ka normalizim

    Deputeti i Grupit E 15, Muhamet Mustafa, ka deklaruar se pa kryerjen e dėmshpėrblimit tė dėmeve qė janė shkaktuar nė luftė, nuk do tė ketė normalizim tė mirėfilltė tė marrėdhėnieve me Serbinė.

    “Qeveria aktuale e Serbisė duhet qė tė marrė pėrgjegjėsinė pėr atė qė i ka bėrė nomenklatura e Milosevicit”, ka thėnė Mustafa.

    Deputeti i LDK-sė, Lutfi Haziri, ka thėnė se Kosova tash duhet qė tė angazhohet pėr shqiptarėt e Luginės sė Preshevės.

    “Duhet qė tė ketė tė drejta pėr ata. Duhet bėrė heqja e taksave nė kufi, dokumente pėr qytetarėt qė kanė jetuar pesė vjet nė Kosovė, e pėrfitime tė tjera. Duhet tė pėrfshihen kėto nė draftin e kėsaj marrėveshjeje”, ka thėnė Haziri. /Telegrafi/

    Kuēi: Nuk kemi nevojė ta ndryshojmė Kushtetutėn; Hoxhaj: Serbia na pranoi juridikisht

    E plotėsuar: Zėvendėskryeministri Hajredin Kuēi ka thėnė se dialogu ka pasur bazė tė qartė juridike, ndėrsa nuk ka nevojė qė pas saj tė mos ndryshohet asnjė nen i Kushtetutės sė Kosovės.

    “Ne kemi pasur dy mundėsi, ta ruajmė njė status quq, dhe mundėsia e dytė ta ndryshojmė gjendjen. Por, nuk e kemi mundėsinė ta ndryshosh gjendjen me forcė, pėr shkak tė dobėsisė sonė, ndėrhyrjes sė Serbisė dhe mos mbėshtetjes nga bashkėsia ndėrkombėtare. Dialogu nėnkupton njė kompromis, por kemi qenė tė fokusuar qė tė ruhet ligjshmėria kushtetues”, ka thėnė Kuēi.

    Ministri i Jashtėm i Kosovės, Enver Hoxhaj, ka thėnė se marrėveshja do tė ndikojė pėr rritjen e stabilitetit nė vend por edhe nė rajon.

    “Marrėveshja nė tekstin e saj ėshtė pranim i ekzistencės juridike tė Kosovės, si shtet fqinj i Kosovės dhe partner”, ka thėnė Hoxhaj.

    Ndėrsa, deputeti i Vetėvendosjes, Liburn Aliu, ka thėnė se pas kėsaj marrėveshje shqiptarėt e Luginės sė Preshevės u harruan, ndėrsa reciprociteti me Serbinė u harrua.

    “Shtrirja e sovranitetit nė veri mund tė bėhet me njė politikė qė e forcon shtetin. Gjithashtu, duhet tė bėhet ndalimi i negociatave me Serbinė”, ka thėnė Aliu. /Telegrafi/

    Selimi: Hashimi i bėn hesapet pa hanxhiun; Hyseni: Ky ėshtė njė sherr politik

    E plotėsuar: Rexhep Selimi, deputet i Lėvizjes Vetėvendosje, ka thėnė se kryeministri Thaēi nė vend qė sot tė raportojė se si i ka shpėrbėrė strukturat serbe, e ka nėnshkruar njė marrėveshje tė fshehtė qė FSK-ja nuk mund tė arrijė nė veri, pėrveē nė rastet kur e kėrkojė serbėt.

    “Kryeministėr, FSK-nė e bėtė ashtu siē tha Vucici - ēizme qė nuk mund tė shkelė nė veri. Nė vend qė tė dėrgoni policėt mė veri, ju kryeministėr po i dėrgoni nė Kuvend tė Kosovės. Kryeministėr, kudo qė jeni, dijeni, jeni marrė vesh me Serbinė, por jo me hanxhiun. Dėgjo Hashim, ky nuk do tė jetė ballafaqimi yt me ne dhe me popullin e Kosovės. Ne dimė tė falim, por kurrė nuk do t’ia falim Serbisė atė qė e ka bėrė nė Kosovė”, ka thėnė Selimi, njėri prej ish-drejtuesve tė UĒK-sė.

    Ndėrkohė, deputeti i PDK-sė, Hydajet Hyseni ka thėnė se e mirėpret atė qė e tha kryeministri nė seancė, por nuk ia ka hequr dilemat.

    “Por, as qė janė marrė parasysh vėrejtjet qė janė bėrė nė Kuvend. Ėshtė ditur se kėtu do tė vinim. Kėtu ėshtė njė sherr politik, e jo pėrmirėsim i gjendjes pėr pakicėn serbe”, ka thėnė Hyseni. /Telegrafi/

    Krasniqi kritikon marrėveshjen: U hapėn dyert e kompromiseve tė reja

    E plotėsuar: Koha do ta tregoj se a ėshtė kjo marrėveshje historike, apo se na ka njohur se Serbia siē thonė qeveritarėt tanė, ka thėnė kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi.

    “Serbia nuk i ka autorizuar qeveritarėt tanė tė flasin nė emėr tė saj”, ka thėnė Krasniqi.

    Sipas tij, kėto 15 pika nuk e pėrmbyllin kompromisin, por hapin shtigje pėr kompromise tė reja nė dėm tė stabilitetit dhe sigurisė. Kėto kėrkesa, pėr Krasniqin, do tė duhej tė ishin reciproke me komunat shqiptare nė serbi.

    “Ajo qė vlen pėr serbėt nė Kosovė, pse tė mos vlente pėr shqiptarėt nė Serbi”, ka shtuar Krasniqi. “Ėshtė thėnė se kjo marrėveshje do tė pėrfundonte me traktat paqeje. Po tė ishte kėshtu nuk do tė kundėrshtohej nė Kosovė. Bisedimet janė bėrė nė mjegull dhe kanė krijuar mjegull. Mė shumė jemi informuar nga gazetarėt se kryeministri”.

    Kryeparlamentari thotė se dokumenti qė e kemi para ėshtė mė tepėr sy gjysmak qė lė hapur ēėshtje tė ndryshme.

    “Ėshtė kundėr rezolutės sė Kuvendit, e mė sė paku marrėveshje ndėr-shtetėrore”, ka shtuar Krasniqi, i cili ka vėrejtje qė nė marrėveshje nuk ceket Republika e Kosovės.

    “Pika 14 lė mundėsi pėr politikat agresive tė Serbisė. Me kėtė marrėveshje jo qė nuk janė normalizuar marrėdhėniet, por ato do tė acarohen”, ka shtuar Krasniqi.

    Pacolli: Zoti e bekoftė baroneshėn Ashton!

    E plotėsuar: Zėvendėskryeministri i Kosovės dhe lideri i AKR-sė, Behgjet Pacolli, ka thėnė se pritet qė pas nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshje, kjo tė ketė reflektim mė tė madh te vendet qė nuk e kanė njohur Kosovėn.

    Ai e ka lavdėruar kryeministrin Thaēi dhe anėtarėt e ekipit negociator tė Kosovės, e gjithashtu edhe ndėrmjetėsuesit ndėrkombėtarė.

    “Zoti e bekoftė Ashtonin pėr punėn qe e bėri”, ka thėnė Pacolli.

    Ndėrsa, koordinatori i bisedimeve dhe deputet i AAK-sė, Blerim Shala, ka thėnė se Kosova me kėtė marrėveshje ka bėrė njė hap tė rėndėsishėm tė njė procesi qė nisi nė qershor tė vitit 1999, kur Kosova u shkėput nga Serbia, por veriu mbeti jashtė, e qė nuk do tė duhej tė ndodhte.

    “Nė shkurt tė 2008, Kosova u bė e pavarur, por integrimi nė veri nuk ndodhi. U la si konflikt i ngritė, apo si variant pėr shkėmbim tė territoreve. Pas 15 korrikut, u pa se Serbia ishte nė veri nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Kosovės”, ka thėnė Shala. /Telegrafi/

    Kurti: Thaēi e rrethoi Kuvendin me policė, sikur Milosevici

    E plotėsuar: Kryetari i Lėvizjes Vetėvendosje, Albin Kurti ka thėnė para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės se kryeministri Thaēi e bėri kėtė marrėveshje tė keqe, sepse ėshtė i korruptuar. Ai ka thėnė se do tė ketė shumė probleme pėr implementimin e saj, por kėtė do tė diktojė mė i forti.

    “Pjesėtarėt e sigurisė serbe do tė integrohen, ēka shėnon rehabilitim dhe amnistim pėr strukturat kriminale tė sigurisė. Ne nuk jemi kundėr serbėve tė Kosovės, por kundėr Serbisė. Ėshtė e qartė se Mitrovica do tė bėhet si Banjalluka nė Republikės Serbe. Ėshtė e dėmshme se Gjykatat nė veri do tė shqyrtojnė rastet e veēanta, qė ėshtė njė rast shumė i veēantė e unik. Serbia mund tė angazhohet pėr ta penguar Kosovėn gjithkund pėrveē nė BE, ku edhe ashtu jemi larg”, ka thėnė Kurti.

    Kreu i Vetėvendosjes ka kritikuar faktin qė sipas tij ndėrtesa e Kuvendit tė Kosovės ėshtė pėrplot policė.

    “Po mė duket sikur nė kohėn kur e suprimua autonomia e Kosovės nga Milosevici”, ka thėnė Kurti . /Telegrafi/

    Thaēi: Marrėveshja nuk ėshtė ideale, por mė e mira e mundshme

    Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, u ėshtė drejtuar deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, nė njė seancė speciale pas nėnshkrimit tė marrėveshjes pėr normalizimin e marrėdhėnieve me Serbinė. Ai nga foltorja e Kuvendit ka thėnė se marrėveshja e arritur nuk ėshtė ideale, por ėshtė mė e mira e mundshme tash pėr tash. Kryeministri Thaēi ka thėnė se marrėveshja i jep fund izolimit tė Kosovės dhe hap rrugėn e integrimeve.

    Kreu i Ekzekutivit ka thėnė se shpreson se deputetėt do ta miratojnė marrėveshjen, ndėrsa ka thėnė se edhe kritikėt e kanė ndihmuar qė tė jetė edhe mė i pėrgjegjshėm gjatė kėtij procesi.

    Kryeministri ka thėnė se marrėveshja shėnon pėrmbylljen e konsolidimit dhe shtrirjen e ligjshmėrisė nė tė gjithė territorin e Kosovės. Ai ka shpjeguar se marrėveshja saktėson se Serbia nuk do ta bllokojė anėtarėsimin e Kosovės nė BE, e gjithashtu nuk mund t’i inkurajojė vendet e tjera qė ta pengojnė Kosovėn pėr t’u anėtarėsuar nė organizata ndėrkombėtare, pėrfshirė OKB-nė dhe OSBE-nė.

    “14 vjet pas ēlirimit do t’i japim fund strukturave paralele, e kėtė tashmė e ka pranuar Serbia. Do tė ruajmė karakterin unitar nė polici dhe gjyqėsi. E dimė qė marrėveshja ideale do tė ishte me shkėmbin tė njohjeve me Serbinė, por e pėrkryera nuk duhet tė jetė armik i sė mirės. Por, siē na ka ndodhur edhe nė Rambuje dhe nė Vjenė, edhe nė Bruksel, e kemi pasur para sysh edhe sakrificėn e njerėzve gjatė luftės”, ka thėnė kryeministri Thaēi.

    Ai i ka ftuar qytetarėt e veriu qė tė mos frikėsohen, e tė mos bien pre e atyre qė e kanė shfrytėzuar mungesėn e ligjit.

    Kryeministri Thaēi ka shpjeguar se Asociacioni i Komunave Serbe, do tė jetė nė pėrputhje me Kushtetutėn e Kosovės, ndėrsa do tė ketė tė njėjtėn strukturė sikur Asociacioni i Komunave tė Kosovės.

    “Policia e Kosovės do tė jetė unike, ndėrsa do tė sigurohet njė vend ekuivalent pėr pjesėtarėt e strukturave aktuale tė sigurisė. Autoritetet gjyqėsore do tė jenė nė kuadėr tė gjykatave tė Kosovės”, ka thėnė Thaēi.

    Sipas tij, zgjedhjet lokale nė tri komunat nė veri do tė mbahen nė 2013, e qėllimi ėshtė qė tė organizohen nė tė njėjtėn kohė me pjesėn tjetėr tė Kosovės.




  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e Atlantis
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Postime
    299
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Po iceman hajnat edhe kriminelėt e shitėn Kosovėn,edhe 100 vjet tė tjera kemi me ja pa sherrin kėsaj pune.
    Poshtė tradhtarėt!

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,522
    Gjinia
    Mashkull
    Hyrjet Blog
    25
    Reputacioni
    22
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Atlantis Lexo postimin
    Po iceman hajnat edhe kriminelėt e shitėn Kosovėn,edhe 100 vjet tė tjera kemi me ja pa sherrin kėsaj pune.
    Poshtė tradhtarėt!
    Nuk ka mo krim ma t'madh se ky... Tash s'ka met mo kurgjo me thon as me bo as sen...

    Eu hashim eu... Tash po kryeson neper gazetat serbe, n'kryefaqe t'gazetes serbe me kapele! Zoteria po...




    MARRE

  4. #4
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    89 vota pro, nuk eshte vendim i thacit, ka gishte EUROPA ketu

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shqiperia pas dy vitesh
    Nga aliu nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-05-2012, 09:27 PM
  2. A eshte e vertete qe Thaci e ka shit Kosoven tek Serbet?
    Nga vaaldr1n nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 29-02-2012, 01:27 PM
  3. Shqiperia ka talente
    Nga argent nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 16-11-2010, 12:13 AM
  4. Shkopi i golfit i Clinton u shit pėr 12 mijė euro
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-11-2009, 09:43 PM
  5. Shqiperia ne BE
    Nga max77 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 05:19 PM

Etiketat pėr kėtė Temė