Sa e dėmton Duhani Shėndetin?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 5 prej 5

Tema tė ngjashme

  1. Pėrdorimi i tepėrt i smartphonė dėmton shėndetin
    Nga vaaldr1n nė forum Celular Mania: iPhone, Android
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2012, 11:23 PM
  2. Tė flesh me dikė qė gėrhet, dėmton shėndetin
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-03-2012, 11:56 AM
  3. Keqardhja pėr tė kaluarėn dėmton shėndetin
    Nga gjendar nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2011, 01:48 PM
  4. Duhani, edhe njė thithje dėmton ADN-nė
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 06:03 PM
  5. Ajo ēka dėmton dhėmbėt, dėmton edhe shėndetin
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-07-2009, 07:48 PM

  1. #1

    Sa e dėmton Duhani Shėndetin?

    DUHANI, KY SHKATĖRRUES I NJERIUT

    Pothuajse secili njeri e di se duhani ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin e njeriut, madje se ēon edhe nė vdekje. Kjo ėshtė vėrtetuar nga studimet shkencore. Nė botė ekzistojnė njė sėrė organizata tė cilat merren me organizimin e luftės kundėr duhanit. Njėra prej tyre ėshtė edhe Organizata Botėrore pėr Shėndetėsi (WTO). Ajo me njė rast kishte publikuar njė tekst ku thuhej se sikur tė ishte e mundur qė tė harxhoheshin nė lėminė e shėndetėsisė dy tė tretat e mjeteve qė harxhohen nė botė pėr blerjen e cigareve, atėherė do tė mundėsohej pajisja e ēdo njeriu me nevojat mė tė rėndėsishme shėndetėsore.

    Sipas statistikave tė fundit rezulton qė:
    - Raporti i vdekjeve tek ata qė nuk pinė duhan ėshtė 12 nė 100.000;
    - Tek ata qė pinė gjysmė pako cigare nė ditė raporti i vdekjeve ėshtė 95 nė 100.000;
    - Tek ata qė pinė njė pako cigare nė ditė raporti i vdekjeve ėshtė 200 nė 100.000.

    Aftėsia e thithjes sė oksigjenit te njerėzit qė pinė duhan pakėsohet nė raportin 1/6 deri nė 1/3, qė do tė thotė se nė trupin e njeriut futet 13-33 % mė pak oksigjen. Kjo dėmton nė radhė tė parė trurin dhe zemrėn.
    Nė 90 % tė rasteve, bllokimi i gjakut nė damarė vjen si pasojė e pirjes sė duhanit. Gratė qė pinė duhan plaken 15 vjet mė herėt nė krahasim me ato qė nuk pinė duhan. Pastaj, cigarja ėshtė armiku i vitaminave - pirja e njė cigare shkatėrron rreth 2,5 miligramė vitaminė C nė trupin e njeriut.

    Duhani nuk ėshtė i rrezikshėm vetėm pėr ata qė e pijnė atė. Pėrkundrazi, ai shumė ėshtė i dėmshėm edhe pėr njerėzit qė gjenden pėrrreth duhanxhinjve. Kjo ėshtė e ashtuquajtura pirje pasive e duhanit. Pirje pasive e duhanit quhet thithja e tymit tė duhanit qė ėshtė pėrhapur rreth e pėrqark. Tymi i duhanit pėrmban 4000 pėrbėrės tė ndryshėm kimik, shumė nga tė cilėt janė tė dėmshėm pėr shėndetin, ndėrsa 50 prej tyre e shkaktojnė kancerin. 15 % e tymit tė njė cigare thithet nga personi qė pi duhan, ndėrsa 85 % e tij kalon nė ajėr. Kėtu nuk llogaritet vetėm tymi qė e shohim me sy, por edhe gazrat e padukshme. Thithja e tymit paraqet rrezik serioz pėr shėndetin.

    Thithja e duhanit ndikon nė:
    - Rritjen e rrezikut tė shfaqjes sė kancerit tė mushkėrive te njerėzit qė njihen si mospirės tė duhanit;
    - Shfaqjen e ērregullimeve nė aparatin e frymėmarrjes dhe shtimin e rrezikut tė shfaqjeve tė sėmundjeve tė zemrės.
    Poashtu, tymi qė del gjatė pirjes sė duhanit ndikon nė: irritimin e syve, irritimin e hundės dhe tė grykės sė fytit, nė shtimin e dhembjeve tė kokės, marramendje, shfaqjen e shenjave tė lodhjes dhe pakėsimin e pėrqėndrimit, mbajtjen e erės sė duhanit nė rrobet e veshura dhe nė flokė etj.
    Nga ana tjetėr, ai qė nuk pin duhan, por qėndron nė njė vend tė mbyllur ku pihet cigare pėr njė kohė prej katėr orėsh, merr njė sasi nikotine qė ėshtė e barabartė me atė qė do tė merrte sikur do tė kishte pirė 10 cigare.
    Tek ata njerėz qė nuk pinė duhan, por qėndrojnė pranė atyre qė pinė duhan, rreziku i shfaqjes sė sėmundjes sė leukemisė (kancerit nė gjak) rritet 6.8 herė, i kancerit tė mushkėrive 3.3 herė dhe i kancerit tė laringut 3.4 herė. Njerėzit qė jetojnė nė njė mjedis jo tė pastėr zakonisht marrin rreth 2-3 % monoksid karboni, ndėrsa kur ndodhen nė njė mjedis tė mbyllur ku pihet duhan, sasia e monoksidit tė karbonit qė marrin sė bashku me ajrin rritet deri 15 %.
    Imazhet e Bashkangjitur Imazhet e Bashkangjitur

  2. #2

    Re: Sa e dėmton Duhani Shėndetin?

    Duhani demton shtatzanine

    Femrat tė cilat vazhdojnė tė pijnė duhanin nė kohėn kur ato duan tė mbesin shtatzėnė kanė shumė gjasa qė tė presin mė tepėr deri sa t“ia arrijnė qėllimit. Mesatarisht femrave tė cilat pijnė cigare u duhen 2 muaj mė tepėr qė tė mbesin shtatzėnė se sa shoqet e tyre tė cilat nuk e pijnė duhanin.

    Kėrkimi ėshtė bėrė tek 569 femra tė cilat i kanė ndarė nė tre kategori:

    a-femrat qė pijnė cigare

    b-femrat qė nuk pijne cigare

    c-femrat qe kanė pas pirė mė parė cigare.

    Rreziqet e pirjes sė duhanit gjatė shtatzanisė pėr foshnjen janė njohur qė mė kohė si psh:

    femrat tė cilat pijnė gjatė shtatzanisė duhan kanė gjasa tė mėdha tu vdesė foshnja

    foshnjet kanė probleme me frymėmarrjen

    foshnjet lindin nė nėnpeshė

    Prej kėtij kėrkimi ėshtė parė qė ndalimi i pirjes sė duhanit zmadhon gjithashtu gjasėn pėr tė mbetur shtatzėnė. Prandaj ėshtė mirė qė femrat tė cilat duan tė mbesin shtatzėnė tė pushojnė sė piri duhan.

  3. #3

    Re: Sa e dėmton Duhani Shėndetin?

    Pse njerėzit pinė duhan?
    Shumė njerėz pohojnė se duhani i bėn mė tė zgjuar dhe se e pėrmirėson koncentrimin e tyre. Tė tjerė pohojnė se duhani i qetėson, sidomos kur ndjehen tė frikėsuar ose janė nėn stres. Ėshtė rėndė tė kuptohet se si cigaret nė tė njejtėn kohė mund edhe t'i qetėsojnė njerėzit por edhe t'i mbajnė tė zgjuar, ose pse njerėzit kthehen kah cigaret kur ndjehen tė kėnaqur, kur kanė dėshirė tė qetėsohen ose tė koncentrohen. Kjo mund tė sqarohet nėse dihet se nė tymin e cigareve gjenden rreth 4000 materie tė ndryshme kimike.Disa nga kėto substanca shkaktojnė lirimin e sedativėve natyralė ose stimulansėve nė tru, tė cilėt ndikojnė nė sjelljen e njeriut.

    A shkakton pirja e duhanit varėsi?
    Duhanpirėsit bėhen tė varur nė tre mėnyra tė ndryshme. Ata mund tė pinė nga shprehia, si pėrgjigje ndaj disa ndjenjave ose tė jenė tė varur fizikė nga nikotina qė gjendet nė tymin e cigareve.


    Njerėzit qė pinė duhan nga shprehia, mė sė shumti pinė nė situata tė caktuara. Kėta njerėz pinė mekanikisht, duke mos qenė tė vetėdijshėm pėr kėtė dhe pa nevojė tė vėrtetė pėr cigare.
    Tė tjerė pinė mė shumė kur janė nėn stress, kur janė tė hidhėruar, tė padisponuar ose pinė nga bezdia. Nevoja e tyre pėr cigare ėshtė e shkaktuar nga nevoja pėr pėrkrahje emotive.
    Pjesa mė e madhe me vėshtirėsi heqin dorė nga duhani pasi qė bėhen fizikisht tė varur nga nikotina. Varėsia nga nikotina fillon atėherė kur duhani pihet rregullisht.
    Ėshtė e mundshme tė jeni tė varur nė njėrėn apo nė tė gjitha mėnyrat tė treguara mė lart. Sa mė gjatė qė pihet, sa mė shumė cigare pihen nė ditė, aq mė e vėshtirė ėshtė heqja dorė.

    Pse tė rinjtė fillojnė tė pinė duhan?
    Shumica e njerėzve fillojnė me duhanin nė vitet e adoleshencės dhe bėhen duhanpirės tė rregullt si tė rritur. Hulumtimet sugjerojnė se shumė pak njerėz e kanė filluar duhanin si tė rritur. Pse tė rinjtė fillojnė tė pinė duhan kur ekzistojnė aq shumė informata pėr efektin e dėmshėm tė duhanit nė orgnizėm? Mendohet se tė rinjtė janė tė tėrhequr nga fotografia e cila lidhet me duhanin. Industria e duhanit ka krijuar fotografi se pirja duhan ėshtė “kull”, e sofistikuar, dhe seksipile. Tė rinjtė zakonisht fillojnė pėr shkak tė imixhit social, tė cilin ata duan ta prezantojnė para tė tjerėve. Ėshtė e besueshme qė tė rinjtė do tė fillojnė tė pinė duhan nėse shokėt e tyre pinė ose nėse vuajnė nga ndjenja e nėnēmimit. Nė disa shoqėri, duhani ėshtė shumė prezent.

    Pse duhet ndėrprerė me duhanin?
    Sot, nė vendet e zhvilluara duhani shihet si njė sjellje anti-sociale, e cila ėshtė retrograde dhe e dėnuar nė vende publike.

    Duhani shkakton qė flokėve dhe robave tuaja t'ju vijė era e keqe. Ju shkakton erė tė keqe nga goja.
    I ngjyros dhėmbėt dhe gishtat e tuaj me ngjyrė tė verdhė.
    Ndikon qė lėkura juaj tė plaket para kohe.
    Duhani ndikon nė shqisat tuaja pėr shije dhe erė, duke i bėrė mė pak tė ndjeshme.
    Duhani mundet vėrtetė ta dėmtojė organizmin. Ai ėshtė shkaku mė i shpeshtė pėr kancerin e mushkėrive, fytit dhe gojės.
    Pėr dhjetė herė e zmadhon rrezikun e vdekjes, i shkaktuar nga pika nė tru/zemėr.
    Duhanpirėsit vuajnė shpesh nga bronkiti dhe nga emfizema (sėmundje tek tė cilat materiet kimike tė cigareve shtresohen nė mushkėritė dhe shkaktojnė vėshtirėsi nė frymėmarrje).
    Nuk ėshtė e domosdoshme tė keni bronkit ose emfizem qė t'i ndjeni efektet e duhanit nė frymėmarrjen. Provoni tė notoni , tė luani futboll ose aerobik, nėse pini duhan frymėmarrja gjatė ushtrimit do tė jetė e vėshtirėsuar.
    Nėse pini duhan pėr njė kohė tė gjatė, mund tė fitoni sėmundje tė quajtur sėmundje vaskulare periferike. Kjo sėmundje nėnkupton ngushtim tė enėve tė gjakut me zvogėlim tė qarkullimit tė gjakut nė duar nė dhe kėmbė dhe paraqitje tė gangrenės me amputim tė ekstremiteteve.
    Meshkujt duhanpirės kanė numėr mė tė vogėl tė spermatozoidėve dhe mė shumė spermatozoidė abnormal, nė krahasim me ata qė nuk pinė.
    Femrat duhanpirėse kanė mė shumė probleme pėr tė mbetur shtatzėnė nė krahasim me ata qė nuk pinė dhe kanė pėrqindje mė tė madhe tė abortuseve spontane gjatė shtatzėnėsisė. Tek gratė shtatzėnė duhani mund ta dėmtojė frytin.
    Pirja e duhanit nė sipėrfaqet ku rrijnė fėmijėt do tė thotė qė edhe fėmijėt pinė duhan nė mėnyrė pasive. Ata fėmijė ftohen mė shpesh, fitojnė mė shpesh inflamacion tė veshit dhe sėmundje respiratore, siē ėshtė astma.
    Pas ndėrprerjes sė duhanit organizmi regjenerohet shpejt:

    Nikotina e lėshon organizmin pas dy orėsh, ndėrsa substancat tjera kimike siē ėshtė monooksidi i karbonit humben nga gjaku tek pas 12 orėsh. Produktet anėsore nga nikotina zhduken pas dy ditėsh.
    Gjatė dy muajve tė ardhshėm, pėrmirėsohet qarkullimi i gjakut nė duar dhe nė kėmbė, ndėrsa mushkėritė fillojnė tė ripėrtrihen gjatė tre muajve tė ardhshėm.
    Pėrmirėsohet shqisa e tė nuhaturit dhe e shijes, lėkura e humb ngjyrėn e pėrhimtė ndėrsa organizmi lirohet nga era e duhanit.
    Njėri nga shkaqet pėr shkak tė cilėve duhet tė hiqni dorė ėshtė ana financiare-do tė kurseni. Cigaret janė tė shtrenjta. Llogaritni se sa ju kushton pėr njė vit. Me ato para mund tė paguani njė pushim tė shkėlqyer.

    Ē'ndodh nėse e zvogėloj pirjen e duhanit?
    Nuk ekziston nivel i sigurtė i pirjes sė duhanit dhe nė realitet kjo nuk funksionon. Ėshtė treguar se njerėzit qė e kanė zvogėluar numrin e cigareve thithin mė shumė tym nga secila cigare, e thithin mė thellė dhe e mbajnė mė gjatė nė mushkėri. Kjo nė fakt do tė thotė se ata pranojnė sasi tė njejtė tė nikotinės dhe tė substancave kimike, nga mė numėr i vogėl cigaresh. E njėjta gjė ndodh edhe nėse e ndryshoni brendin duke kaluar nė brend me pėrmbajtje mė tė ulėt tė nikotinės (variante ultralajt).

    Si mund tė heq dorė nga duhani?
    Askush nuk thotė se heqja dorė nga duhani ėshtė gjė e lehtė, sidomos nėse keni pirė rregullisht, pėr njė kohė tė gjatė. Sigurisht do tė duhet tė ballafaqoheni me “uri” pėr cigare sidomos nė situata tė caktuara, edhe pėr shkak tė varėsisė nga nikotina. Megjithatė, njerėzit pėr ēdo ditė me sukses heqin dorė nga duhani.


    Pėrgatituni tė paktėn disa ditė mė parė. Zgjidheni ditėn kur do tė ndėrpritni, dhe i hidhni tė gjitha cigaret qė i keni nė shtėpi njė natė mė parė. Informoni anėtarėt tjerė tė familjes se keni vendosur tė hiqni dorė nga duhani nė ditėn e caktuar dhe planifikoni si tė veproni qė t'i zbutni krizat e urisė pėr cigare, tė cilat sidoqoftė do t'i ndjeni ditėt e para. Duhet tė dini se ēdo krizė zgjat rreth 3-5 minuta, dhe nėse arrini tė mos ndizni cigare, kėta kriza do tė humbasin.
    Si t'i kundėrviheni nevojės urgjente pėr cigare derisa tė kalojė kriza? Ndihmon nėse merrni frymė thellė, kjo u angazhon tė mos mendoni pėr cigaret. Pini sasi tė mėdha tė ujit, kjo do t'ju freskojė dhe do t'ju angazhojė, derisa tė kalojė kriza. Bėni diēka tjetėr, qė do t'ua tėrheqė vėmendjen dhe do t'ju mbajė mė larg nga cigaret, por largojeni ushqimin, pasi qė ai sjell rreziqe tjera.
    Mbahuni mė larg nga njerėzit qė pinė duhan dhe mos shkoni nė vende ku pihet duhani (kafene, pabe, bare dhe klube nate). Shpesh njerėzit mė vėshtirė heqin dorė nga duhani nė qoftė se pijnė alkool.
    Largojeni shprehinė e cila ju shtyn tė pini duhan. Pėr shembull dilni tė shėtitni pas ushqimit, ose telefoni nga telefon tjetėr ku nuk mund tė pini duhan.
    Heqja dorė nga duhani nuk ėshtė e lehtė dhe nuk ka sukses secili gjatė orvatjes sė parė. Si duket shumicės sė njerėzve u nevojiten mė shumė orvatje para se tė kenė sukses nė qėllimin e tyre dhe secila orvatje e ardhshme ėshtė mė e lehtė. Ndonjėherė mund t'ia lejoni vetes tė “provoni sėrish”, nėse jeni nė aheng dhe pini 1-2 cigare. Mos pini sėrish ditėn e ardhshme ose pas ahengut.

    Si tė ballafaqohem me simptomat e apstinencės?
    Ėshtė e besueshme qė njė kohė pas ndėrprerjes do tė ndjeheni keq, pasi qė organizmi juaj vuan pėr shkak tė varėsisė nga nikotina. Nėse organizmi i cili ėshtė i mėsuar tė ketė koncentracione tė larta tė substancave kimike nė gjak, dhe pėrnjėherė mbetet pa ta , do tė ndjeni njė seri tė simptomave fizike. Bėhet fjalė pėr njė varėsi tė njė lloji, siē ėshtė varėsia nga heroina dhe alkooli.

    Mund tė shfaqet kollitje. Mushkėritė tuaja mundohen tė lirohen nga shtresat qė janė shtresuar me kohė.
    Shpesh paraqitet kaps ose diarre tė cilėt zgjasin disa ditė, mundet tė paraqiten edhe simptoma tė tjera digjestive.
    Mund tė praqitet kokėdhembje, disponim i keq, lodhje, marramendje.
    Kėto probleme nuk paraqiten te secili dhe janė tė pėrkohshme. Sa mė gjatė qė organizmi juaj ėshtė pa nikotinė, simptomat e apstinencės do tė jenė mė pak tė shfaqura. Simptomat apstinenciale mund tė lehtėsohen me goma pėr pėrtypje tė nikotinės ose me ngjitėse tė nikotinės. Shumica frikėsohen se nėse hekin dorė nga duhani do tė fitojnė nė peshė. E vėrteta ėshtė qė jo tė gjithė ishduhanpirėsit shėndoshen, dhe ata qė shėndoshen zakonisht fitojnė vetėm disa kilogram. Kjo ėshtė e pėrkohshme dhe gjithsesi mė pak e dėmshme se sa tė vazhdohet pirja e duhanit. Nėse jeni tė brengosur se do tė shėndosheni, gjatė heqjes dorė nga duhani kombinoni ushqim tė shėndetshėm dhe aktivitete fizike tė rregullta. Kjo do tė ndihmojė qė t'ju pėrmirėsohet shėndeti nė pėrgjithėsi.

    Si t'i ndihmojmė tjetrit qė tė heqė dorė nga duhani?
    Mė kryesorja qė mund ta bėni pėr ndonjė qė orvatet tė heqė dorė nga duhani ėshtė t'i jepni pėrkrahje dhe ta inkurajoni. Mundohuni ta kuptoni nėse ėshtė i disponuar keq ose ndjehet si i sėmurė. Njerėzit mund tė heqin dorė nga duhani vetėm nė qoftė se e bėjnė kėtė vetė dhe pėr vehten. Ata qė pijnė duhan nuk do tė mund ta ndėrpresin duhanin, vetėm pse ju e dėshironi kėtė. Sigurisht puna mė e keqe qė mund ta bėni ėshtė t'i sulmoni. Kjo vetėm do tė shkaktojė rezistencė nga ana e duhanpirėsit, qė tė bėhet ende mė i determinuar nė aspekt tė duhanit.

  4. #4
    Kung_Fu Anėtar Nderi Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Sa e dėmton Duhani Shėndetin?

    Duhani eshte Armiku nr 1 i organizmit te njeriut!


  5. #5

    Re: Sa e dėmton Duhani Shėndetin?


    Video shokuese kunder pirjes se duhanit

    Video shokuese kundėr pirjes sė duhanit!
    Nje eksperiment i thjeshte per te treguar efektin qe jep nje pakete cigare ne dite per 20 dite. Rezultati eshte shume i habitshem dhe serioz ne te njejten kohe.
    Videoja eshte prodhuar nga japonezi Samimy dhe po qarkullon ne shume site interneti te botes. Ai ka perdorur nje aspirator, qe fal te cilit thith tymin e cigares dhe e kthen ne gjendje te lengshme. Njeher qe vihet per tu zier perberja e provezes dhe mbas avullimit te lengut, do te shikoni se kush jane mbetjet e saj...


    http://www.youtube.com/watch?v=r--sbKF6iis

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrdorimi i tepėrt i smartphonė dėmton shėndetin
    Nga vaaldr1n nė forum Celular Mania: iPhone, Android
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-06-2012, 11:23 PM
  2. Tė flesh me dikė qė gėrhet, dėmton shėndetin
    Nga ema_d nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-03-2012, 11:56 AM
  3. Keqardhja pėr tė kaluarėn dėmton shėndetin
    Nga gjendar nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2011, 01:48 PM
  4. Duhani, edhe njė thithje dėmton ADN-nė
    Nga Kliton nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-10-2010, 06:03 PM
  5. Ajo ēka dėmton dhėmbėt, dėmton edhe shėndetin
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-07-2009, 07:48 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas