Receta Gatimi

Gabriel Garcķa Mįrquez


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 10 prej 10
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Gabriel Garcķa Mįrquez

    Gabriel Garcķa Mįrquez (Gabriel Garsia Markez i njohur edhe si Gabo), shkrimtari i njohur kolumbian lindi mė 6 mars tė vitit 1927 nė Aracataca, njė fshat i vogėl pranė maleve tė Karaibeve kolumbiane. Ai ishte djali i Gabriel Eligio Garcķa dhe Luisa Santiaga Mįrquez Iguarįn.

    Nė atė periudhė dėshtoi shoqėria United Fruit, qė deri nė atė kohė kishte mbajtur ekonominė nė rajon nė njė nivel mjaft tė mirė nėpėrmjet kultivimit tė bananes. Si nė ēdo familje tė asaj krahine edhe nė atė Mįrquez gjendja financiare ishte nė pėrkeqėsim tė vazhdueshėm, kėshtu qė Gabrile sė bashku me prindėrit u transferua nė shtėpinė e gjyshėrve tė tij nė Riohacha.

    Tetė vjetėt e para tė jetės sė Markezit kaluan qetėsisht, tė mbushura me historitė magjike tė gjyshes Tranquilina Iguarįn dhe tregimet epike tė gjyshit Nicolįs Ricardo Mįrquez Mehija, nė shtėpinė e tė cilit dėgjoi historinė e masakrės sė plantacioneve tė bananes, ku u vranė mbi 100 njerėz, qė mė pas u varrosėn nė njė varr masiv. Nga goja e gjyshit dėgjoi bėmat e jashtėzakonshme tė gjeneralit Rafael Uribe Uribe, protagonist absolut i Luftės Njėmijė Ditore (1899-1902), njė nga ngjarjet mė tė rėnda dhe mė tė pėrgjakshme nė historinė e Kolumbisė.

    Ne 1935 humbi gjyshin dhe kjo ngjarje ndikoi shumė nė gjendjen shpirtėrore tė 12 vjeēarit Mįrquez, i cili njė vit me pas shkon nė Barrankija pėr tė studiuar nė shkollėn San Hosé. Mė 1942 u transferua nė Zipaquirį pėr tė pėrfunduar gjimnazin. Ne moshėn 20 vjeēare fitoi tė drejtėn e studimit nė Universitétin e Bogotį, dega drejtėsi. I mėrzitur nga jeta e pėrshpejtuar e kryeqytetit kolumbian dhe nga i ftohti i krahinės se Andeve, Gabriel mbyllej nė dhomėn e tij ku lexonte kryeveprat e autorėve me tė mėdhenj latinė dhe spanjisht-folės. I mahnitur nga letėrsia, filloi tė shkruante duke braktisur studimet.

    Megjithė pasionin e madh pėr librat Mįrquez ishte njė nga ata qė vuanin situatėn e Kolumbisė qė po kalonte njė periudhė ku dhuna ishte gjithnjė e pranishme. Me 9 prill 1948, filloi e famshmja El Bogotazo, e njohur si treditėshi i dhunės nė kryeqytet, qė pėrfundoi me vdekjen e drejtuesit libéral Jorge Eliecer Gaitįn. Gjatė atyre ditėve tė pėrgjakshme disa njerėz hynė nė apartamentin e tij dhe dogjėn gjithēka. Mįrquez vendosi tė shkonte nė Kartagjenė ku gjeti punė si redaktor e mė pas si reporter pėr gazetėn "El Universal".


    Ne 1949 vendosi tė rikthehej nė Barrankija, ku filloi tė punonte si gazetar dhe u bashkua me “El Gruppo de Barranquilla”, qė pėrbehej nga tė rinj qė kishin pasion letėrsinė. Njė vit mė pas publikoi nė faqet e gazetės "El Espectador" tė Santa Fésė njė tregim me titull "La tercera resignación". Nė vitin 1952, mbaroi sė shkruari romanin e tij tė parė, “La hojarasca” (pėrkthyer shqip si Gjethurinat) dorėshkrimin e tė cilit e dėrgoi nė Argjentinė. Pas tre javėsh nė pėrgjigjen qė i erdhi shkruhej qė mund tė merrej me ēdo gjė pėrveē se me letėrsi.

    Mė 1955 fitoi ēmimin e parė nė njė konkurs, ku konkurroi me tregimin "Un dķa después del sįbado" (Dita pas sė shtunės). Falė dhuntive tė tij narrative, Garcķa Mįrquez nė njė hark kohor mjaft tė shkurtėr u bė njė nga emrat mė tė rėndėsishėm tė gazetarisė kolumbiane. Intervistat, artikujt dhe opinionet e tij ishin tė mirėpritura nė ēdo redaksi. Te gjitha punimet e tij deri nė 1956, u publikuan si njė libėr i vetėm me titull "Relato de un nįufrago", qė trazoi skenėn politike nė vend pasi aty trajtoheshin trafiqet e drogės nėpėrmjet detit. Qėndrimi i Markezit ndaj kėtij fenomeni gjeti aprovimin e popullit, por provokoi keqas politikanėt.

    Nė nėntor 1956 drejtori i gazetės "El Espectador", pėr tė cilėn punonte Markez, mori urdhėr nga disa qeveritarė qė tė pushonte nga puna shkrimtarin. Nga miqėsia e ngushtė dhe respekti i madh, drejtori vendosi ta dėrgonte nė Zvicėr, ku do tė punonte si reporter pėr gazetėn e tij. Edhe pas falimentimit qė ndodhi njė vit me pas, Markez vendosi tė qėndronte nė Zvicėr. Gjatė jetės nė Evrope, ai vizitoi shumė qytete tė famshme tė kontinentit tė vjetėr sė bashku me mikun Plinio Apuleyo Mendoza. Udhėtimi nė fjalė shėrbeu si frymėzim pėr tė shkruar "90 dķas en la cortina de hierro". Mė 1958, pas njė qėndrimi nė Londėr, Garcķa Mįrquez u kthye nė Amerikė, pėr t’u vendosur mė pas nė Venezuelė.

    Nė Barrankija, u martua me Mercedes Barca, me tė cilėn pati dy fėmijė, Rodrigo (lindur nė Bogotį nė 1959) dhe Gonzalo (lindi nė Meksiko nė 1962). Mė 1961 u transferua nė New York ku filloi punėn si korrespondent i Prensa Latina. Kėrcėnimet e vazhdueshme nga ana e CIA-s dhe kubanezėve e shtynė tė transferohej nė Meksikė. Mė 1967 realizoi kryeveprėn e krijimtarisė se tij “Cien ańos de soledad“ (pėrkthyer shqip si Njėqind vjet vetmi), njė libėr qė shėnon kulmin e tė ashtuquajturit realizėm magjik. Mė 1974 dolėn nė treg “Ojos de perro azul” dhe "El otono del patriarca" (Vjeshta e patriarkut), dy veprat mė komplekse tė krijimtarisė sė tij, njė metaforė e gjerė mbi vetminė, mjerimin si pasojė e pasurimit.

    Nga viti 1975, Mįrquez jetoi midis Meksikės dhe Kartagjenės, Havanės e Parisit. Mė 1982, u vlerėsua me ēmimin Nobel pėr Letėrsinė. Mė 2002 publikoi vėllimin e parė tė Vivir para contarla (Tė jetosh pėr tė treguar), ndėrsa dy vjet mė pas veprėn e tij tė fundit, tė paktėn deri tani Memorias de mis putas tristes (pėrkthyer nė shqip nga Mira Meksi me titull Kujtim kurvash tė trishta). Aktualisht Gabriel Garcķa Mįrquez jeton nė Mexico Disctricto Federal nė Meksikė, ku shkruan autobiografinė e vet dhe lufton kancerin limfatik. Ndėr veprat e tij me tė mėdha pėrmenden Dashuri nė kohėrat e kolerės, Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar dhe “Njėqind vjet vetmi” e cila ėshtė pėrkthyer nė shqip nga i madhi Robert Shvarc, Gjenerali nė labirintin e tij, Erendira etj. Veprat e Markezit nė shqip i kanė pėrkthyer Ramiz Kelmendi, Veton Surroi, Aurel Plasari, Mira Meksi e Robert Shvarc.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gabriel Garcķa Mįrquez

    Tituj tė veprave

    * ** Njėqind vjet vetmi, (Cien ańos de soledad)
    * ** Vjeshta e patriarkut, (El otońo del patriarca)
    * ** Histori e Miguel Litinit, ilegal nė Kili , (La aventura de Miguel Littķn clandestino en Chile )
    * ** Kolonelit s’ka kush t’i shkruajė, (El coronel no tiene quien le escriba)
    * ** Kronikė e njė vdekjeje tė paralajmėruar, (Crónica de una muerte anunciada)
    * ** Gjethurinat, (La Hojarasca)
    * ** Njė histori me paskuinė (La mala hora)
    * ** Dashuri nė kohėrat e kolerės, (El amor en los tiempos del cólera)
    * ** Gjenerali nė labirintin e tij, (El general en su laberinto)
    * ** Erendira
    * ** Mbi dashurinė dhe demonė tė tjerė, (Del amor y otros demonios)
    * ** Historia e njė kidnapimi, (Noticia de un secuestro)
    * ** Kujtim kurvash tė trishta, (Memorias de mis putas tristes)
    * ** Njėmbėdhjetė tregime piligrime, (Doce cuentos peregrinos)

  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Gabriel Garcķa Mįrquez

    Njėqind vjet vetmi dhe Dashuri nė kohėrat e kolerės jane ato qe e bene kete shkrimtar shume te njohur dhe veprat me te bukura sipas meje

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Gabriel Garcķa Mįrquez

    dashuria ne koherat e koleres eshte xhiruar dhe filem dhe ditet e fundit po shfaqet ne kinemate italiane. Une e mbaj mend kur e kam lexuar librin e tij "dashuria ne kohen e koleres" isha vetem 15 vjec dhe me ka terhequr jashte mase si subjekt, e vetmja fraze qe nuk kuptoja, ish kur personazhi kryesor i librit, kish vizatuar ne barkun e te dashures se tij: "kjo macka ketu eshte e imja" dhe e dashura e tij haron ta laje apo ta fshije ja gjen i shoqi dhe ne zenke e siper e vret. Une pyesja veten, cila ish kjo macka dhe perse e vrau ai?

  5. #5
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Gabriel Garcķa Mįrquez

    lol

  6. #6
    i/e rregjistruar 35% Maska e Insomnia
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    Atje ku nuk je ti
    Postime
    643
    Reputacioni
    18

    Re: Gabriel Garcķa Mįrquez

    Te vetmin qe kam lexuar eshte Mbi dashurine dhe demoni te tjere, me ka pelqyer shume!

  7. #7
    Anėtar i Integruar Maska e Ditixx
    Anėtarėsimi
    Apr 2011
    Postime
    348
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Njeqind vjet vetmi duhet lexuar te pakten 2 here per ta kuptuar vertet! Kur e kam lexuar per here te pare nuk i mbaja mend emrat e brezat e lidhjet qe kishin emrat me njeri tjetrin

  8. #8
    Anėtarė VIP VIP-Donator Maska e Nerti
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    FIRENZE
    Postime
    791
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    18
    220px-Gabriel_Garcia_Marquez,_2009.jpg

    ky eshte Marquez ne nje foto te 2009....

  9. #9
    ♥♥♥Princess♥♥♥ 20% Maska e PinkPrincess
    Anėtarėsimi
    May 2008
    Vendndodhja
    out of space
    Postime
    282
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    16
    Me pelqen shume si shkrimtar!!!

  10. #10
    i/e rregjistruar Maska e adig
    Anėtarėsimi
    Apr 2013
    Postime
    1
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0
    Eshte nje nder me te medhjenjte dhe i preferuari im

+ Pėrgjigju tek Diskutimi