Zef Serembe (it.: Giuseppe Serembe) lindi mė 6 mars tė vitit 1844 nė Strigari (San Cosmo Albanese) tė krahinės sė Kozencės, ishte poet lirik shqiptaro-italian. Studioi nė kolegjin e Saint Adrian (Shėn Adrian) ku pati mėsues De Radėn, me tė cilin mė vonė u bė mik. Varfėria dhe shėndeti i keq e detyruan Seremben tė ndėrpresė shkollėn dhe tė kthehet nė fshatin e lindjes.

Ra nė dashuri nė moshė tė re me njė bashkėfshatare tė tij, e cila mė vonė u shpėrngul familjarisht nė Brazil dhe vdiq pak kohė mbas arritjes atje. I pushtuar nga kjo humbje ai mori detin pėr nė Brazil nė vitin 1874 nė kėrkim tė njė jete tė re si dhe me mendimin tė gjente tė paktėn atje varrin e saj. Me ndihmėn e njė letre-porosi nga Dora d`Istria, ai u prit nė oborrin perandorak tė Dom Pedro II. Pas njė dashuriēke kėtu, ai u kthye nė Evropė, i zhgėnjyer e i pikėlluar nga jeta e oborrit. Me kthimin e tij mė 1875 ai pėsoi edhe njė kthesė tjetėr fati edhe mė tė keqe. Atij iu vodhėn te gjitha paratė qė kishte, me sa duket nė portin e Marsejės. Iu desh tė kthehej nė kėmbė pėr nė Itali dhe thuhet se gjatė rrugės humbi shumė dorėshkrime. Nė Livorno Demetrio Kamarda e pajisi me njė biletė treni pėr pjesėn e mbetur tė rrugės pėr nė Kozencė. Hidhėrimi dhe depresioni kohor ose forma tė tjera tė ērregullimit mendor apo shpirtėror e shoqėruan atė gjithnjė dhe e kthyen atė nė njė vetmitar dhe njeri tė pasigurt. Nė vetminė e tij ndjenjėsore, Italia u bė pėr tė gjithnjė e mė tepėr dheu i huaj. Nė vitin 1866 ai shikoi ngulimet arbėreshe nė Sicili duke u lidhur mė tepėr me zakonet, me folklorin, me tė folmet e ndryshme tė arbėreshėve, me ndjenjat dhe ėndėrrimet e tyre, me ndjenjėn e madhe tė ēlirimit tė atdheut tė tė parėve. Po nuk gjeti asgjėkundi qetėsinė e shpresuar. Gjatė kėtyre shtegtimeve ai improvizonte poezi dhe i recitonte ato kudo qė shkonte, si njė poet popullor. Disa prej kėtyre vjershave qarkulluan si poezi popullore. Nė vitin 1893 udhėtoi pėr nė Amerikė, ku jetoi pėr 2 vite.

Njė vėllim i vargjeve tė tija nė italishte u botuan nė vitin 1895 nė Nju Jork. Nė vitin 1897 ai emigroi nga Kalabria pėr nė Amerikėn e Jugut pėr herė tė dytė dhe u pėrpoq tė rifillonte njė jetė tė re nė Buenos Aires Argjentinė. Nė vitet qė pasuan u sėmur dhe vdiq nė vitin 1901 nė Sao Paolo Brazil.