Si mund tė krijojmė njė fjalėkalim tė sigurt, por qė njėkohėsisht ėshtė i lehtė pėr tu kujtuar? Kjo ėshtė njė nga sfidat me tė cilėn tė gjithė pėrballemi. Pėr tė ndihmuar nė vendimin e pėrdoruesve McAfee ka ofruar disa kėshilla.
Para se tė kalojmė te kėshillat ėshtė mirė qė pėrdoruesit tė matin sigurinė e fjalėkalimit tė tyre. Njė prej mėnyrave ėshtė testimi nė faqen e Intel.
Mjafton qė tė vendosni fjalėkalimin tuaj dy herė dhe rezultati do tė jetė koha e nevojshme (nė sekonda, minuta dhe orė)pėr tė hakuar atė fjalėkalim. Ėshtė e kėshillueshme qė nė kėtė faqe tė mos vendosni fjalėkalimin aktual qė jeni duke pėrdorur por njė fjalėkalim qė doni ta pėrdorni mė vonė.
Disa prej kėshillave tė McAffe janė:
· Pėrdorni fjalėkalime tė ndryshme pėr llogari tė ndryshme si p.sh pėr llogarinė bankare, adresėn e e-mailit apo llogaritė nėpėr rrjetet sociale.
· Njė fjalėkalim i sigurt pėrbėhet nga njė kombinim shkronjash, numrash apo simbolesh. Megjithatė nuk ėshtė e nevojshme qė tė vendosni njė fjalėkalim tė rastėsishėm qė ndoshta nuk do e mbani mend mė vonė. McAffe pėrdor si shembull My 1st Password i cili tingėllon si njė fjalėkalim lehtėsisht i hakueshėm, por faqja e Intel-it zbuloi se pėr tė hakuar kėtė fjalėkalim do tė duhen disa muaj.
· Sapo tė keni gjetur njė fjalėkalim me shkronja, numra dhe simbole atėherė pėr tė mos e harruar vendosni njė simbol ose shkronjė nė fund pėr ēdo faqe qė do e pėrdorni si p.sh pėr nė Facebook mund tė pėrdorni My 1st Password!:FB, ndėrsa pėr nė Twitter mund tė pėrdorni My 1st Password!:Twtr.
· Qė njė fjalėkalim tė jetė i sigurt nuk ėshtė me patjetėr e nevojshme qė tė jetė shumė kompleks. Zakonisht fjalėkalimet e gjata qė janė edhe mė tė lehta pėr tu kujtuar janė shumė herė mė tė sigurt. Pėr tė hakuar njė fjalėkalim si XF1&tmb do tė duheshin vetėm 6 minuta, ndėrkohė qė pėr tė hakuar The-shining-sea do tė duheshin rreth 48 vjet.
Gjithashtu ėshtė e kėshillueshme qė tė pėrdoren password manager pasi realizojnė gjithēka duke nisur qė nga krijimi, ruajtja dhe vendosja automatike e fjalėkalimit nė ēdo faqe ueb. Dy password manager tė kėshillueshėm janė RoboForm dhe LastPass.