Tregu aktual i punės nuk ėshtė favorizues pėr individėt qė nuk kanė universitet. Shumė profesione kėrkojnė specializime tė vazhdueshme pėr tė qėnė i sukseshėm.

Nė kėto kushte, shkolla e lartė pėr shqiptart ėshtė shumė e rėndėsishme.

Sociologia Entela Binjaku shpjegon: “Kjo ka tė bėjė me njė traditė arsimdashėse e cila ėshtė instaluar nė kohė. Pėrpjekjet e shoqėrisė sonė kanė qenė tė mėdha pėr shkollim tė lartė.”

Ende nuk ėshtė pjesė e kulturės sonė, por edhe politikave qė favorizojnė punėsimin e tė rinjve, nė mėnyrė qė ata tė sigurojnė tė ardhurat e tyre. Kjo ėshtė njė barrė e cila u takon gjithmonė prindėrve pėr ta mbajtur.

“Cdo prind shqiptar e ndjen si detyrim ndaj fėmijės shkollimin. Prindėrit bėjnė sakrifica tė mėdha. Ne shqiptarėt e kemi tė kultivuar kėtė nė mentalitetin tonė”, shton Binjaku.

Nuk janė tė pakėt rastet e prindėrve tė cilėt sakrifikojnė gjithēka pėr hir tė shkollimit tė vazhdueshėm tė fėmijėve tė tyre.

“Ne si shoqėri jemi tė bindur se njė prind duhet tė veprojė vetėm nė kėtė mėnyrė qė fėmija tė ecė para nė jetė.

Edukimi ėshtė njė faktor vendimtar jo vetėm pėr karrierėn individuale, por edhe pėr mirėqėnien sociale.


19-vjeēarja qė nuk heq dorė nga shkolla





Alma Muēa na hap derėn e shtėpisė! Nė fakt ėshtė vetėm njė dhomė, njė strehėz ku fusin kokėn 4 njerėz. Ajo, motra e saj 10-vjeēare, vėllai 16 dhe babai. Nėna ka mė shumė se njė vit qė ėshtė ndarė nga jeta.

Alma ėshtė vajzė shumė imcake. Por, pavarėsisht kėsaj, 19-vjeēarja mban njė peshė tė madhe mbi supe. Ajo ka marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr tu kujdesur pėr mė tė vegjėlit: Enisėn dhe Albin.

Ėshtė e vetmja qė sjell tė ardhura nė shtėpi dhe e vetmja qė kujdeset pėr gjithēka i duhet njė familjeje. Barra e punėve tė saj ngarkohet edhe mė shumė pėr shkak tė kushteve tė vėshtira me tė cilat jeton.

Njė vajzė me vullnet tė jashtėzakonshėm, qė ėshtė zotuar tė ēojė pėrpara ėndrrėn e nėnės sė saj: tė vazhdojė shkollėn e lartė, qė nė fakt pėr Almėn kjo ėshtė kthyer nė sfidėn e saj mė tė madhe.

Nė pamundėsi pėr tė qėnė ēdo ditė nė auditor, pavarėsisht rezultateve, ajo vazhdon studimet e larta “part- time” nė degėn Gjuhė-Letėrsi.


Burimi: Top-Channel