Kompania Olympus ka prezantuar kameren e re, PEN E-P5, me nje performance te larte te parametrave. Kamera e re kompakte i ngjan shum asaj paraprake Olympus OM-D E-M5, por eshte pak me e shtrenjte. Ajo ka nje sensor TruePic VI Live MOS 16MP si dhe stabilizim te imazhit me 5-axis, nje AF sistem te shpejte dhe me shume...

PEN E-P5-a eshte gjithashtu kamera e pare kompakte qe ofron nje shkrepes mekanik me shpejtesi 1/8000. Ky eshte nje shkrepes marramendesisht i shpejte i cili pa problem do te mund t'i kapi imazhet e insekteve me te vogla ose edhe te makinave te garave ne kualitet te kthjellet.




Edhe shpejtesia e blicit eshte rritur ne 1/320 per sekonde. PEN E-P5-a eshte gjithashtu kamera e pare nga Olympus me lente te ndryshueshme e cila perkrahe gjithashtu lidhjen Wi-Fi. Rregullimi i lidhjes behet permes skanimit te nje QR-Code i cili eshte i treguar ne ekranin me 1.04 milion pika te rezolucionit te larte.




Kamera PEN E-P5 nga Olympus do te dal ne treg na ky muaj dhe do te jete e disponueshme ne ngjyrat e zez ose e bardhe. Ajo do te kushtoje $999.99 vetem trupi ose $1,449.99 me M.ZUIKO DIGITAL 17mm f1.8 lens te zi dhe VF-4 electronics viewfinder.