Pashko Vasa

(1825-1892)

Veprimtari shquar i Rilindjes Kombėtare, poet dhe publicist patriot. Lindi nė Shkodėr. Pasi kreu mėsimet e para nė vendlindje, shėrbeu si sekretar i konsullatės britanike. Mė 1847 vajti nė Itali dhe mori pjesė nė luftėn ēlirimtare tė popullit tė kėtij vendi kundėr zgjedhės sė huaj. Pėr t'u shpėtuar pėrndjekjeve u shtrėngua tė hidhej nė Stamboll, ku mė pas zuri vende me rėndėsi nė administratėn osmane. Pashko Vasa hyri qė herėt nė lėvizjen patriotike, por veprimtari tė dendur pėr ēėshtjen kombėtare zhvilloi nė vitet 70, kur bashkė me Kostandin Kristoforidhin, u pėrpoq pėr krijimin e njė shoqėrie pėr pėrhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndėrgjegjies kombėtare. Nė vitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashėrit u shqua si njė nga figurat kryesore tė Komitetit tė Stambollit pėr mbrojtjen e Shqipėrisė. Mė 1879 ishte ndėr veprimtarėt mė aktivė tė «Shoqėrisė sė tė shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa ėshtė autor i njė vargu veprash me karakter politik e historik, nė tė cilat mbrojti ēėshtjen e popullit shqiptar, tė drejtėn e tij pėr tė rrojtur i lirė dhe i pavarur. Botoi «Skicė historike mbi Malin e Zi sipas traditave tė Shqipėrisė («Esquisse historique sur le Monténégro d'aprčs les traditions de l'Albanie», Constantinopole, 1872), ku pėrshkroi pashallėkun e Shkodrės nėn Bushatasit, «E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt» («La vérité sur l'Albanie et les Albanais», Paris 1879), nė tė cilėn, krahas tė dhėnave historike mbi popullin shqiptar dhe qėllimet e luftės sė tij, kritikoi administratėn burokratike osmane dhe paraqiti kėrkesat e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Penės sė Pashko Vasa i pėrket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatė misionit tė Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865).

Pashko Vasa shkroi njė varg veprash tė cilat i shėrbenin zgjidhjes sė ēėshtjes sė shkrimit dhe mėsimit tė shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar nė gjuhėn shqipe» («L'alphabet latin appliqué ą la langue albanaise», Constantinopole 1878, «Gramatika shqipe pėr t'u pėrdorur nga ata qė dėshirojnė ta nxėnė kėtė gjuhė pa ndihmėn e njė mėsuesi» («Grammaire albanaise ą l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maītre», London 1887).

Pashko Vasa zuri njė vend edhe nė historinė e letėrsisė shqiptare qė po krijohej; ai ėshtė autor i vjershės sė njohur «Moj Shqypni, e mjera Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletė fluturuese. Me dashurinė e flaktė pėr atdheun qė dergjej nėn thundrėn e tė huajit, me notėn e dhimbjes pėr tė, me grishjen drejtuar bashkatdhetarėve pėr tė kapėrcyer dasitė fetare dhe pėr t'u bashkuar nė emėr tė ēlirimit tė vendit, vjersha luajti rol pėr zgjimin kombėtar tė shqiptarėve. E vėnė nė muzikė, ajo u kėndua si himn patriotik. Vepėr tjetėr e Pashko Vasės nė lėmin e letėrsisė ėshtė «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), njė nga romanet e para nė letėrsinė shqiptare. Aty pėrshkruhet mjedisi shqiptar nė Shkodėr nė vitet 40 tė shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe njė pėrmbledhje me vjersha italisht «Rose e spine» (1873).

Qė nga viti 1883 e derisa vdiq Pashko Vasa shėrbeu si guvernator i pėrgjithshėm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollėn nė atdhe pas Luftės sė Dytė Botėr
Tituj tė veprave

* ** Bardha e Tamali[1]

(«Barda de Témal», Paris 1890)

* ** O moj Shqypni[1] (1880)
* ** «Skicė historike mbi Malin e Zi sipas traditave tė Shqipėrisė («Esquisse historique sur le Monténégro d'aprčs les traditions de l'Albanie», Constantinopole, 1872
* ** «E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe shqiptarėt» («La vérité sur l'Albanie et les Albanais», Paris 1879)
* ** «Bosnja dhe Hercegovina gjatė misionit tė Xhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole 1865)
* ** «Alfabeti latin i zbatuar nė gjuhėn shqipe» («L'alphabet latin appliqué ą la langue albanaise», Constantinopole 1878
* ** «Gramatika shqipe pėr t'u pėrdorur nga ata qė dėshirojnė ta nxėnė kėtė gjuhė pa ndihmėn e njė mėsuesi» («Grammaire albanaise ą l'usage de ceux qui désirent apprendre cette langue sans l'aide d'un maītre», London 1887)
* ** «Rose e spine» (1873)- italisht