Nje grup kriminelesh kibernetik i hakuan kompjuteret e sherbimeve financiare te cilat punojne per kartat e bankomatit Visa dhe Mastercard. Dy vende me duzinė jane prekur nga ky sulm.

Washington: Nisja e grabitjes se bankave u be saktesisht me 19 Shkurt ne oren 21:00 (me oren Europiane), ne menyre precize grupi filloi te transferoje para ne Manhatan dhe dy vende te tjera, duke perfshire edhe Gjermanine dhe Japonine, nga nje bankomat ne tjetrin. Kartat e bankomatit te cilat ata i kishin perdorur, ishin duplikime te falsifikuara nga dymbedhjete Mastercards te Emirateve Arabe. Pjestare te tjere te syndikates se krimit kishin fituar ēasje me pare fshehurazi permes nje sulmi hack ne kontrollimin e ketyre kartelave dhe e kishin rritur limit e terheqjes se parave, perkatesisht ēuar ate ne maximum. Me keto kartela ata munden te terheqin para nga bankomatet pa kufizim. Dhe kete e bene gangsteret: Ne dhjete oret ne vazhdim, ata i bene rreth 36.000 transferime me shume se 40 milion Dollare (rreth 30 milion Euro). Vetem ne New York, nje grup prej tete burrash vodhen 2,4 milion Dollare ne 2904 terheqje vetmas.