• Zhurma e suvasė qė po rrėzohej ka shpėtuar nga tragjedia 29 nxėnėsit e klasės sė tetė tė shkollės “Teli Ndini” nė Vlorė.

Njė bllok i madh ėshtė shkėputur nga tavani, duke plagosur dy djem, ndėrsa tė tjerėt u mbėshtetėn pas murit pėr tė mos u rrezikuar. Ervin Kapaj ka pėrfunduar nė spital me plagė nė kokė, por pas marrjes sė mjekimit ėshtė pa rrezik pėr jetėn.
Ankth e tmerr i cilėsojnė ata momentet e para, pasi kishte nisur ora e katėrt e mėsimit dhe vetėm fati ka bėrė qė ata tė jenė gjallė. Ata tregojnė se rreth 15 minuta pasi hynė nė klasėn e tyre, nė katin e tretė tė shkollės, ka ndodhur ngjarja e rėndė. Nė ato ēaste ka qenė qetėsi, pasi nxėnėsit po kryenin disa detyra tė lėna nga njė mėsuese e klasės tjetėr, pasi mėsuesja e tyre nuk kishte ardhur atė ditė. “Ishte fat qė po rrinim nė qetėsi, pasi nėse do tė ishte zhurmė nė klasė nuk do arrinim tė dėgjonim krismėn qė u dha para se suvaja tė binte mbi ne”, tregon njė nxėnės. Copat e mėdha tė rėna mbi banka e tregojnė mirė atė qė ka ndodhur nė klasėn e 8 C. “Nxėnėsja qė ishte ulur nė bankėn e parė hodhi sytė nė tavan pasi dėgjoi plasaritjet e para. Menjėherė ajo e kuptoi se po ndodhte diēka e rėndė dhe thirri: Kujdes se ra tavani! Tė gjithė pamė nga tavani dhe tė tmerruar e duke ulėritur u larguam nga zona ku tavani po binte nė formė blloku. U mbėshtetėm nė mur, sepse nuk kishim kohė tė dilnim jashtė”, rrėfejnė disa prej nxėnėsve. Sipas tij, njė shok u lėndua nga copat e suvasė, ndėrsa dhe disa banka u dėmtuan nga fuqia e tyre. “Nėse nuk do tė kishim dėgjuar zhurmėn pėrpara tavani do tė zinte nėn vete rreth 15 vetė qė ndodheshin tė ulur nė banka”. Suvaja ka pasur trashėsi nga 3 cm deri nė 12 cm si dhe njė peshė tė madhe, duke parė dhe dėmet e shkaktuara te 3 banka dėrrase. Lajmi ėshtė shpėrndarė shumė shpejt, duke bėrė qė nė shkollė tė mbėrrijnė brenda pak minutash prindėrit e fėmijėve, pasi askush nuk kishte dijeni se ēfarė kishte ndodhur brenda ambienteve tė saj. Drejtoria e shkollės njoftoi Drejtorinė Arsimore tė rrethit, tė cilėt kanė verifikuar situatėn bashkė me forca tė policisė. Ekspertėt e arsimores nxorėn konkluzion se suvaja e tavanit ėshtė rrėzuar nė njė sipėrfaqe prej 6 metėr katrorė. Sipas tyre, shkolla ėshtė ndėrtuar nė vitin 1960 dhe 6 vite mė parė ajo ėshtė rikonstruktuar nė masėn prej 80% nga njė firmė ndėrtimi me financim tė Ministrisė sė Jashtme spanjolle. Pėrfaqėsues tė firmės kanė shkuar dje nė shkollė, duke deklaruar se nė kėtė klasė kanė kryer punime vetėm pėr muret dhe pllakat, ndėrsa tavani nuk ėshtė rikonstruktuar. Nga ana e tyre, ekspertė tė Drejtorisė Arsimore pohuan se nė rrėzimin e tavanit mund tė kenė ndikuar dhe luhatjet e tėrmetit tė fundit. Klasa ėshtė mbyllur dje nga drejtoria e shkollės pėr tė pritur ekspertėt deri nė pėrcaktimin e shkakut tė rėnies dhe nisjen e rikonstruksionit. Nxėnėsit e klasės sė dėmtuar u shprehėn dje se pėr njė kohė tė gjatė nuk do tė jenė tė pėrqendruar nė mėsim, pasi nė mendje kanė vetėm thirrjet pėr ndihmė.