Receta Gatimi

Vellai im i vogel....


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 9 prej 9
  1. #1
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15

    Vellai im i vogel....

    Ai eshte krijesa me e embel dhe me e bukur qe natyra krijoi ne qiellin tim….eshte dhurata qe une prek dhe mbaj c’do dite te jetes sime….mjafton aroma dhe perqafimi I tij qe une te ndihem gjalle….
    Nje dite isha paksa e lodhur dhe e merzitur…..vrapoj drejt shtepise sime ….vendosa librat mbi tavoline dhe u ula e rraskapitur ne kolltuk….duke mbyllur syt dhe prisja qe ne momente mendimtimi te shlodhej trupi im…
    Nena ime fliste dhe flsite pa u ndalur….une konfirmoja me nje ze te mbytur bisedat e saj…qe pergjithsisht jane te gjata….me koken e mbeshtetur ne kolltuk…me syte e mbyllur…meditoja ne nje zhurm te trazuar te zerit te saj…
    Ajo fliste dhe fliste pa me lene hapsire ti thoja se sa e lodhur ndihesha….vetem merrja frym thelle dhe rende…sikur te kisha punuar 24 ore!...
    Ashtu si neper zhurm gjumi me kishte mberthyer te gjithen…nuk di se si,e ne cfare moment erdhi…por me mbertheu fort…sa e gjeta veten te perhumbur neper endrra….
    Nje muzik e cmendur cel me beri te hapja syt menjehere…dhe si e trembur mundohesha te mblidhja veten…duke pare ane kend dhomen….dhe syt me shkuan tek nena ime…e cila fliste me ze te larte ne tel….
    Mora frym thelle….dhe nje energji mbertheu qenien time…thua se ato 5 minuta gjume me duheshin kaq shume…thua se per 5 minuta gjume kishte nevoj qenia ime….
    Fillova te bisedoj me nenen…per gjithcka kisha kaluar…per c’do penges apo moment te bukur timin….per c’do ankes apo trazir qe kisha ne shpirt…dhe fillova te flisja e te flisja….thua se nena me kishte infektuar me vesin e saj te bezdisshem?….
    Ne keto momente vellai im I vogel ngrihet furishem nga divani I madhe dhe vjen me perqafon fort…me shtrengon sa me la pa fjale….mbeta e ngrire ne nje moment sa nuk po reagoja me….thjesht u mpiva…
    -cfare ka zemra motres?.. e pyes me habi
    -ai vetem me shtrengonte fort,dhe merrte frym ne krahet e mi si nje zog I vrar…
    -cfare ke vogelushi motres tende?...e pyes serisht…dhe ia marr fytyren e bukur ne duart e mia dhe e shihja me habi…ai po qante….
    Ai po qante o zot….shikimi I tij me vrau dhe theri ne zemer!....
    -ti nuk me do me tha…
    -cfare the?...nga e nxore kete shpirti vogel?...pe ndonje enderr
    -ke disa dite tha,vjen nga puna dhe ulesh drejt dhe aty…vetem flet…ankohesh…qan…qesh…dhe mua nuk me flet fare…as me sheh fare…sikur te jem I pa dukshem….
    Fjalet e tij me vran ne zemer,ngriva…dhe buza me dridhej dhe gjithe qenia ime zjente nga inati per sjellien time absurde…dhe te pa emer….
    Si nuk e kuptova?...si munda te mos puthja krijesen me te embel te ketij planeti?....si munda une valle?...qe une vrapoja sa e shihja e puthja fort dhe e mbaja nje cop here te mire ne krah edhe pse eshte me I gjate nga une….
    Ah,vogelushi motres sikur te mund ta dije se sa te dua….sikur te mundje?...je ilaci im shpirti I vogel…ti me sheron…
    E mora ne preher dhe I thash…shikoje motren ne sy…dhe degjoje me vemendje!...
    Ai me shihte dhe fshinte lotet me dore,si femije I vogel qe eshte….
    -Une mund te gaboj,une gaboj shpesh zemra vogel…ndonjehere edhe lodhem….dhe nuk jam e ndergjegjshme per ato gabime qe duhet ti riparoj menjehere…..vogelush….une te dua shume,me shume nga c’do gje ne kete bote….shikoje motren ne sy….je krijesa qe ajo adhuron me shume ne kete planet…per ty e jap edhe jeten qe tani…nuk e mendoj dy here….
    -mos me lendo me vogelush….te lutem me gjithe qenien time…mos e thuaj me se nuk te dua…sepse me vret shume….me fal zemra vogel e motles….por vetem se jam e lodhur,e njecik e merzitur….por kjo nuk do te thot se nuk te dua me….
    Ti me sheron o shpirt….ty te ka motra engjell…te kam vogelush se te kam rritur vete…te kam djegur buzet me qumesht te nxehete sa here te duash …se isha femije kur linde ti….e prap te mbaja ne krah e te kendoja kenge….qe te zinte gjumi embel ty…..
    Dhe kur nuk te kendoja ti qaje…grindeshe….une qaja pas teje se nuk dija cfare te te beja….dhe ashtu mes lotesh gjeja ndonje kenge…dhe kendoja me ze te larte…sepse zhurma e krevatit ishte e fort…dhe une bertisja qe te me degjoje ti…
    Fli dudushi motles tende….fli se vajti vone….motra do haj buke dhe do lozi ne ballkon….hahahahahaha…..
    Ti nuk I kuptoje fjalet…por zerin e doje te te vinte ne gjume…se dije se une doja qe te flije ti e te luaja me shoqet……e kur ti te flije une te lija lojen ne mes…e te vrapoja me nje frym tek krevati yt….te te mbuloja dhe te ikja serisht!...
    Sa here te nuhasja eren e bebes qe kishe ti….sa e doja…te pastroja fytyren e vogel dhe ti I perpelisje syt se e kishe ujin inat….hahahaha dhe une pasi ti pastroja ti puthja faqet fort e te gudulisja sa qeshje fort me ze….
    Po kur te ushqeja?...ate vezen pothuajse te pa zjere…e vendosja ne nje pjate te vogel (porosia e mamit kjo) ushqeje djalin me veze te fresket por te pa zjer mire….e pastaj ti qaje sapo e shihje….e urreje vezen e qullet…dhe une beja c’do lloj palacoje qe ti te qeshje te hapje gojen dhe une te te versulja vezen e shpifur qe te rriteshe ti…te beheshe I madhe….
    Pastaj te merrja ne krah kudo shkoja….disa here edhe ne shkoll…isha ne klasen e 4 kur linde ti (por ne te 5,kur ti filloje te luaje)…dhe shoqet e klases mendonin se ishe kukull dhe loznin aq shume sa ti qeshje dhe qeshje fort….
    Ah,vogelushi motles….sa te dua motra ty…..me kujtohet kur me therrite per here te pare….dada…hahahahaha….me shtrengoje fort me duart e vogla…dhe me puthje….une qeshja dhe merrja eren tende qe aq shume e dua….
    Vogelush I motles….te kam drite ne sy….te kam diell e jete….te ka motra yll te bukur….syri bukur I imi…mos dysho kurr…kurr se ndonjehere nuk do te te dua me…edhe mund te ndodhe…por e di kur?....kur une te jem tretur,dhe nga une te mos mbetet asgje…por sepse kam nje bindje…se edhe atehere…do ta gjeje nje fije fryme dhe rrahje zemre qe te beje tik-tak per ty….i vogli motres tende….o shpirt!...

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anėtarėsimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    shume e bukur....me bere te qaj se me ka marre malli shume per vellackon tim.

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Flm....

    edhe ai vellai yt sa i bukur qe eshte.....si i imi....ti ruaj zoti....

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e catemidleton
    Anėtarėsimi
    Mar 2013
    Vendndodhja
    where I want to be
    Postime
    456
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    12
    bashkohem fuqishem me mendimin tend..

  5. #5
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Sa shkrimi i bukur....e nese eshte i vertet eshte akoma me i bukur....!!!!

  6. #6
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Eshte shume e vertet....vellain e vogel (se kam 2)...hahahha kete te voglin e dua shuuuuuuuume se e kam rritur vete....e kam si shpirt...dhe te bukur shume i embli motres o zot......

    flm motra

  7. #7
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Mesdita erdhi serisht…e te gjen ne nje petk te heshtur dhe te ashper kohor…akrepat levizin cuditshem…c’do tik tak I tyre te kujton se sa kohe po humbet duke iu kushtuar rendesi gjerave qe nuk duhen…
    Mirpo,cfare ka te cuditshme ketu?...njerzit pergjithsisht jane te prirur per te humbur kohe kot…energji kot…dhe frym kot…po po frym kot…
    Njerzit vuajne nga mentalite te ngushta…kane horizont ne shume aspekte pastaj…horizonti tyre shuhet si me magji…
    Me pelqen te endem ne kerkim te grimcave qe krijojne nje rehati shpirterore…te kendeshme…I thua vetes…
    “Jam ulur ne kolltukun e mendimeve…dhe kjo mendja ime e sterlodhur dic kerkon te mendoj”…
    Dhe realisht isha ulurIsha ulur ne nje stol mbi trotuar…por edhe ne ate te mendimeve dhe syt me shkojne tek dy te dashuruar…luanin me eren…me muziken dhe shpirtrat e tyre…
    Nuk ndjeva zili…sepse nuk me mungojne duart,syt,dhe shpirti per te patur dike qe dua…shqisa e nuhatjes me punon ndjeshem…per te thithur ajrin qe zemra im ka nevoj…e kam rreth meje dashurine ne c’do cast…mjafton ta therras me ze dhe shpirt…kur dua te qesh e te qaj…kur dua te luaj e te kercej…dashuria ime eshte aty…me mua…
    Mirpo kur shihja dy te dashuruarit nuk mund te rrija pa vene re se sa kendshem ishte ambjenti rreth te dyve…kishin krah dhe fluturonin…kishin jete dhe paqe rreth te dyve…e une u shlodha duke soditur ata…derisa dy duar pas meje me trembin per vdekje..
    -kam 2 ore qe te flas motra…por s’ishe ketu…
    -jo po 7 ore ia ktheva duke qeshur…
    -te kam blere nje akullore si fillim…pastaj do pijme dhe nje pije freskuese je dakord?...i ke dhurat nga une…
    -qesha me te madhe…dhurat nga ty shpirti motres?...pse ke filluar pune dhe une nuk di gje?...
    -mos u tall mire?...erdha me shume te te beje shoqeri ty…se e kishe humbur..
    -me cfare shije I ke marr akulloret?...
    -mmm,ti I pelqen te bardha...keshtu qe une te bardha I mora…me pak fruta te thata Brenda…keshtu me tha ajo teta…
    -mmmm.sa mire…pervec akullores motra do pak faqen tende te vogel…eja te te puth pak?..
    -oooo,mos me thuaj me I vogel…se nuk jam I vogel…se me cmende…
    -po pse kerkon te jesh I madhe shpirti im?...kur je shume mire keshtu sic je?...mos e ki zili te jesh I rritur…eshte fatkeqesi e madhe…
    -po moj po,ashtu thua ti…po kur je I madhe iken ku te duash,blen c’te duash…dhe nuk lodhesh duke bere detyrat…e duke degjuar mamin gjithe diten…he I bere detyrat?...hengre?...pive?...fjete gjume?...ohhh jam merzitur shume ta dish..
    -hahahahaha ,sa I mire je zemra ime…mbase mami te bezdis pak…por kur je I madhe…do martoheshe ti psh…dhe nusja jote do te ta hante shpirtin,ku je?...me ke je?...pse je veshur…pse nuk me nxjerr per darke?...pse nuk me blen dhurata…keshtu qe shpirt je me mire…
    -ouuuuu!...po nuk martohem fare me mire…pse do martohem?...
    -nje dite te gjithe martohen…eshte nje “grack” qe I kap te gjithe…keshtu qe nuk do shpetosh ti…
    -po mire…edhe po u martova…nusja ime do jete shume e bukur…
    -hahahaha,pa tjeter qe do jete e bukur…si ty…
    -motra te te beje nje pyetje?..
    -pse je bere kaq serioze ti?...ti kur vije ne shtepi qeshje aq shume sa te ndihej zeri nga posht tek shkallet….sa thonte mami…erdhi tralalaja ime…
    -hahahaha,pse keshtu te dukem?...qesh motra,ja pse nuk po qesh?..
    -ti qesh po jo si me perpara…te mungon ndonje gje?..
    -me mungon vogelushi im…ajri ndonjehere…
    -po pse nuk mban pomp per frymarrjen si nje shoku im?..
    -hahahaha zemra ime sa I mire qe je…motra nuk ka probleme te tilla jam mire…
    -po a me the se te mungon ajri?...
    -harroje,ishte per shaka…haje akulloren leri llafet se shkriu…
    -fillove si mami edhe ti…ha…ha…ha…me cmendet…
    -po mire mos ha,vetem mbyll gojen…hahahah se flet shume e ke vene re?..
    -ou,une erdha te beje muhabet me ty…por ti s’je mire…nejse nuk ke qene mire ndonjhere…
    -cfare the?...pse I thuhet motres ashtu?...motra edhe kur nuk eshte mire…vellai vogel duhet ta sheroj…ta puth…ti blej akullore dhe ti thote se e ka xhan…
    -motra une nuk te kam xhan…une te dua shume…por nuk me pelqen shume kjo qe je sot…je bere nga mendja me e madhe se mami…vetem me keshillon kot…
    -si the?...
    -e degjove jam merzitur me ty…se nuk luajm me ne kompjuter… …nuk zihemi me…e me ka marr malli shume…
    -hahahaha zemra ime,po motra eshte e rritur tani…
    -po pse deri vjet nuk ishe e rritur ti?...
    -isha po nuk e kisha vene re…
    -e mban mend qe ziheshim per bicikleten time…se ma merrje ti dhe beje xhiro neper lagje…
    -hahahaha,e mbaj mend….
    -po kur shkonim ne luna park…benim xhiro me makina?..me ka marr malli motra…me ka marr malli per ty…
    -edhe mua shpirt…eja te perqafoj fort…mbeshtetu tek motra…vendose koken tek preri im….
    -po na shohin te gjithe…thone ky gjithe ky djale…fle gjume ne rruge…
    -hahahaha,s’ka gje…te ka motra bebush te vogel…ti vetem me premto se do behesh cun I mire…dhe te mos e merzitesh mamin…
    -po ti nuk e ke iden…ajo me lodh moj motra…ajo me thot dil me shoket e ne oren 8 te dua ne shtepi…kur kalon 5 minuta me cmend me zile…
    -hahahaha,po nuk e kupton qe ka merak?…pastaj,ajo nuk rri dot pa ty…I duket shtepia bosh…pse ty nuk te merr malli per mamin?...
    -me merr,I blej kur vij akullore me kuti…se ka qejf ti haj me lug te madhe…kur sheh akulloret nuk me bertet…
    -hahahaha,femij I poshter qe je…o diell…o drite…o shpirt…o cuni im
    -mos bertit moj se kalojne shoket ketej dhe thone kishte nje moter ai qe e kishte zene vapa…bertiste si e shkalluar…hahahaha
    -ashtuuuuuu!!!!...une do ngrihem tani e do bertas qe te me degjojne edhe nese nuk me kane degjuar…
    -jo joooo!...bera shaka…te ka vllai yll bote…
    -keshtu po ka lezet…ik ne shtepi tani…boll me lodhe per sot…
    -une te qerasa me akullore…po ti do me japesh leke per nje pizz?..
    -hahahaha,merri dhe bli c’te duash…vetem sillu mire…
    Pasi u pershendeta me vellain mendoja se sa positive jane fjalet me nje femij….se sa e ngjyrosin diten tende…se sa te adhurueshme jane bisedat me ta…te dhurojne jete…
    Dhe kur hedh syt pas e shihja se fluturonte…bote femije…thjesht unike…ndoshta eshte e vetmja periudh ne jete qe njeriu e jeton me I lumtur…mirpo kuptohet,rendesine ja ndjen vetem kur rritesh…kur hedh me sy se sa e bukur eshte jeta e tyre…sa e thjesht dhe pa komplekse!
    Qetesisht lind pyetja?...pse I’ua dim vetem atehere gjerave vleren…kur I nuk I jetojme me?...pse kur I kerkojme ato periudha nuk kthehen?...
    Sepse njeriu rritet,e te jesh I rritur do te thote ta shohesh jeten me sy tjeter…por pa patur mundesine te kete dicka femije aty…

  8. #8
    i/e rregjistruar 20% Maska e ANNNA
    Anėtarėsimi
    Nov 2013
    Vendndodhja
    ku te mundem
    Postime
    106
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    shume e bukur me pelqeu shume

  9. #9
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ANNNA Lexo postimin
    shume e bukur me pelqeu shume
    Faleminderit ANNNA....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Gjermani. Vėllai lind 4 fėmijė me motrėn e tij
    Nga Arjol nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 14-04-2012, 11:00 AM
  2. Zbulohet se Gorilla eshte vellai i njeriut!...
    Nga erinda nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 23-03-2012, 04:08 PM
  3. HTC Knight, apo vėllai i vogėl i HTC Evo 4G
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2010, 04:36 PM
  4. Vėllai ther vėllain pėr dy rrėnjė domate
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-05-2010, 08:52 AM
  5. Vėllai i pafat i Obamės
    Nga EMAUS nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-08-2008, 08:50 AM