rahas bukurisė, si dhuratė e natyrės, trimėria e gruas ēame ka qenė dhe ka zėnė vend nė kufijtė e legjendės. Rrėfimet e transmetuara brezave, gojėdhėnat, kėngėt; por dhe dokumentet arkivore tė kohės, e evidentojnė dendur kėtė fakt.
Por tė gjitha qė cituam mė sipėr, sipas dokumenteve arkivore e studiuesve (kėtu tė gjithė bashkohen nė njė pikė) nuk do tė kishin vlerė, apo mė saktė nuk do tė ishin tė plota pa pėrmendur suliotet ēame. Shumė studiues, qė i kanė pasur nė qendėr tė studimit tė tyre Ēamėrinė dhe ēamėt, e pasqyrojnė gruan ēame tė Sulit si luftėtare dhe bashkėshorte tė aftė tė burrit, si bartėse tė ideve mė tė mira tė kombit e pajisur me ndjenja tė larta si njė nėnė e denjė pėr tė rritur dhe edukuar fėmijėt, si luftėtare e trimėreshė, si shtėpiake e pėrkryer dhe nė punėt jashtė shtėpisė, si dhe nė mbrojtjen e trojeve, tė fisit dhe tė afėrmve tė saj.
"Gratė suliote, tregon Sukoja, i pasuan burrat me dyfekun mbi supet, shpatėn ngjeshur, koburen dhe gjerdanin; ato inkurajuan trimat dhe i shoqėruan nė tė gjitha ndeshjet...", (Aleksandėr Soutzo, "Historie de la revolution Greque", Paris, MDCCCXIX, f.202).