Festivali i 11-tė i Kėngės nė RTV, i zhvilluar plot 35 vjet mė parė, me nisjen e luftės kundėr "armiqve" nė fushėn e artit e kulturės, sipas dėshmive e dokumenteve tė kohės, paraprin dhe zbulimin e "grupeve armiqėsore" nė ushtri e ekonomi. Ndėrsa Festivali i 11-tė qė korri sukses nė netėt e zhvillimit e mė pas, nuk i shpėtoi parandjenjės sė njerėzve tė artit pėr njė ndėshkim tė pritshėm nga udhėheqja. Mė saktė, kėtė e kujton Todi Lubonja, ish-Drejtor i Televizionit, tė cilit pas pėrfundimit tė Festivalit tė 11-tė, Ramiz Alia, qė i kishte ndjekur tė tria netėt sė bashku me tė, i kishte thėnė si me shaka: "Mos kėngėt e festivalit janė si ato bonbonet qė kanė brenda helm?".
Festivali i 11-tė i Kėngės nė RTV u zhvillua nga data 22-24 Dhjetor 1972,
nė sallėn e Teatrit tė Operės dhe Baletit nė Tiranė. Regjisor i festivali ishte Mihallaq Luarasi. Prezantues ishin, Edi Luarasi dhe Bujar Kapexhiu.
Nė festival u paraqiten 20 kėngė, tė cilat u kėnduan nga 19 kėngėtare. Kėngėt u shoqėruan nga orkestra e drejtuar nga Zhani Ciko, si dhe nga orkestrina frymore e drejtuar nga trompisti i talentuar Gaspėr Curēia. Kėngėt u shoqėruan nga tre vajza dhe tre djem. Pėrveē jurisė qendrore tė Tiranės, ishin edhe disa juri tė tjera ne qytete tė ndryshme tė vendit. Festivali u organizua nė kėtė mėnyrė, ku tė gjitha kėngėt, pra tė 20-tė kėngėt, u kėnduan natėn e parė dhe natėn e dytė u pėrsėritėn tė gjitha, por me njė ndryshim; radha e interpretimit nisi nga kėnga e fundit.
Festivalin e hapi kėnga "Sonte u takoj tė gjithėve", e kėnduar nga Zija Saraēi, e dyta ishte kėnga "Nė ekranin e televizorit" e kėnduar nga Justina Aliaj. Mė pas, nė radhė ishin "Vajza e qelqtė", "Erdh' njė djalė nė fshatin tim", kėnduar nga Dorian Nini.
Suzana Qatipi dhe Valentina Gjoni ishin tė vetmet kėngėtare qė dolėn nė *skenė me pantallona doku, tip kominoshe, me dy rripa tė lidhura prapa. Suzana
Qatipi kėndoi kėngėn "Vajzat dhe kompozitori", ndėrsa Valentina Gjoni kėndoi kėngėn "Stina mė e bukur".
Studenti i shkathėt qė mori edhe duartrokitjet e shokėve tė tij studentė, qė ishin tė pranishėm nė sallė, Bashkim Alibali, kėndoi kėngėn "Kėnga e studentit". Franēesk Radi, kėndoi kėngėn "Kur dėgjojmė zėra nga bota!", me tekst e muzikė tė tij, ndėrsa kėngėn "Natėn Vonė", tė Tish Daisė e kėndoi Vaēe Zela.
Ema Qazimi kėndoi "Kush mė njeh mua", e cila edhe u vlerėsua me Ēmimin e Tretė, ndėrsa Liliana Kondakēi interpretoi kėngėn e Aleksandėr Peēit "Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash".
Mė pas, Iliriana Ccarccani interpretoi "Sytė e njė vajze" kompozuar nga Kujtim Laro, me tekst tė Sadik Bejkos. Interpretimet e radhės iu besuan kėngėtarėve, Petrit Dobjani, Ilmi Hoxha, Lefter Agora etj. Tonin Tėrshana kėndoi "Erdhi pranvera", kompozuar nga Pjetėr Gaci, me tekst tė Llazar Siliqit.
Fituesit ishin: Ēmimi i Parė "Erdhi Pranvera", kėnduar nga Tonin Tėrshana; Ēmimi i Dytė, "Udhėt janė tė bukura" kėnduar nga Lindita Sota dhe; Ēmimi i Tretė, "Kush mė njeh mua" interpretuar nga Ema Qazimi.
Shkrimtari Skifter Kėlliēi, atė kohė gazetar nė RTVSH, nė kėtė numėr sjell detaje dhe mbresa interesante nga ky festival, qė nė pėrfundim tė tij u vu nė shėnjestrėn e Enver Hoxhės dhe regjimit tė kohės, duke bėrė qė shumė nga organizatorėt dhe interpretuesit e tij t'i nėnshtrohen njė kalvari tė mundimshėm intelektual e fizik.
K.Boriēi
Ekskluzive/ Nė prag tė fillimit tė Festivalit tė Kėngės nė Radiotelevizion, Skifter Kėlliēi, ish-gazetar i RTVSH dhe dėshmitar i Festivalit tė 11-tė tė Kėngės, nė vazhdim, sjell fakte tė reja nga ky aktivitet, qė shėnoi fillimin e njė ndėshkimi tė ashpėr tė Enver Hoxhės e regjimit tė kohės ndaj artistėve, organizatorėve, e ndaj njerėzve tė artit e kulturės nė vend.