Receta Gatimi

Kanceri nė Shqipėri nė shifra alarmante. Pse?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 13 prej 13
  1. #1
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24

    Ide Kanceri nė Shqipėri nė shifra alarmante. Pse?

    Mjafton te shikojme shifrat e larta te kancerit ne vend per te kuptuar se ka faktore qe ndikojne fuqishem ne shfaqjen e tij. Mesohet se 30 per qind e tyre shkaktohen nga kequshqyerja. Me cfare ka te beje ne thelb ajo? Disa te rrembyer nga puna e te tjere nga mungesa e kohes zgjedhin ushqime te gatshme, sufllaqe, hamburger, qofte etj... te gjitha te skuqura e kushedi se si. Konsumi i tepert, i perditshem i ketyre gjerave te gatuara keq ndikon ne crregullimin e zorres se trashe dhe stomakut duke cuar deri ne shfaqjen e semundjes vdekjeprurese te kancerit.

    Ky nuk eshte konkluzioni yne, por i specialisteve. Alarmin e jep Donika Bocari, shefe laboratori ne Departamentin e Shendetit dhe Mjedisit ne Institutin e Shendetit Publik. "Produktet polare jane nje tregues i shkalles se degradimit te vajit, i zberthimit, shkaterrimit, oksidimit dhe krijimit te produkteve te tjera qe shkaktojne disa komponente qe jane kancerogjene", pohon ajo. Fakt eshte qe gjate inspektimeve te terren, ISHP ka hasur ne lokale dhe fast-foode qe perdorin vajra mbi normen e lejuar te polimerizimit, duke arritur mbi 60-70 per qind polimerizim. Lajmi i mire eshte qe tashme sapo ka nje ligj per kontrollimin e ketyre vajrave per skuqje, i cili nuk duhet te kaloje mbi 25 per qind te produkteve polare. Cdo gje do te varet nga puna qe do te kryeje Autoriteti Kombetar i Ushqimit per monitorimin e perdorimit te ketij vaji neper lokale, restorante apo fast-foode.

    Specialistja Bocari keshillon me tej edhe amvisat shtepiake qe nese vaji gjate perdorimit te tij te shpeshte fillon te nxjerre tym, te marre ngjyre dhe eren e produktit qe eshte skuqur, te mos perdoret me pasi perben rrezik serioz per shendetin tone. Zgjidhja ne kete rast nuk do te ishte hedhja ne gjelle apo diku tjeter, pasi ky vaj permban te njejten substance kancerogjene edhe nese perdoret ne zierje apo diku tjeter.



    Po si mund ta parandalojme kancerin ?


    Shume ushqime mund ta parandalojne ose ta ulin procesin e zhvillimit te kancerit. Keto lloji ushqimesh njihen me emrin "inhibitore " dhe perfshine ushqime bimore si: zarzavatet, frutat, cereali. Keto ushqime permbajne lende ushqyese te cilat jane esenciale per nje shendet te mire, si vitaminat, mineralet dhe fibrat. Gjithashtu ato permbajne dhe lende bioaktive duke perfshire antioksidantet te cilet kane nje funksion mbrojtes per qelizat ne semundje te ndryshme por edhe ne ato kancerogjene. Prandaj ushqimet me baze bimore rekomandohen ne variatete te ndyshme.

    Pra dietat e pasura ne perime dhe zarzavate ulin rrezikun e shume llojeve te kancerit, duke ngrene 4-5 porcione fruta dhe zarzavate ne dite ulin rrezikun e kancerit deri ne 20 %.

    Gjithashtu aktiviteti sportive ndihmon ne parandalimin e kancerit te zorreve dhe ndoshta dhe te kancerit te gjirit sidomos mbas menopauses.

    Disa hapa praktik per parandalimin e kancerit

    Hapi i pare

    Zgjidhni nje djete me variatete te ushqimeve me baza bimore

    Kjo do te thote qe te hame rreth 600-800gr qe jane rreth 6-7 porcione ne dite dhe te jene ushqime bimore sa me pak te perpunuara, disa nga keto lloji ushqimesh jane;

    Cerealet, si buka,orizi, makaronat( mundesisht te zeza me sa me shume fibra)
    Fasulet, thjerrzat dhe bishtajat
    Zarzavatet qe rriten nen toke si karrotat, patatet, panxhari etj.
    Frutat e thata dhe farat
    Te gjitha ushqimet me baze bimore permbajne vitamina esenciale, minerale dhe shume substanca te rendesishme per organizmin per te luftuar agjentet kancerogjen.

    Keto ushqime jane shume te varfera ne yndyrna dhe kalori te cilat jo vetem na mbrojne nga kanceri por gjithashtu na ndihmojne te kontrollojme dhe peshen e cila eshte nje faktor risku per zhvilimin e kancerit.

    Keto ushqime duhet te perdoren te freskta d.m.th. te gatuhen ne moment dhe jo te konservuara sepse ushqimete konservuara permbajne shume yndyre, kripe si dhe sheqer te rafinuar te cilat jane te demshme per organizmin.

    Hapi i dyte

    Hani sa me shpesh fruta dhe zarzavate.

    Kjo do te thote qe ne nje dite duhet te hame 400- 800 gr ose 5 racione ne dite fruta dhe zarzavate per cdo dite te vitit ne variatete te ndryshme.

    Evidencat shkencore kane treguar qe dietat e pasura ne fruta dhe zarzavate ulin rrezikun e kancerit deri ne 20% .

    Shkencetaret kane zbuluar disa nga keto ushqime te cilat jane shume te shendeteshme sepse permbajne komplekse vitaminash dhe mineralesh dhe disa nga keto ushqime jane; lakrat e te gjitha llojeve,rrepat, karrotat, domatet, dhe qitro (frut) keto jane specifike mbrojtese per organizmin por nuk eshte e thene se jane vetem keto lloje ushqimesh mund te kete dhe shume te tjera te pazbuluara akoma per benfitet e tyre prandaj eshte e rendesishme te hame nga te gjitha llojet e frutave dhe te zarzavateve.

    Sheqeri i frutave dhe i lengut te fresket te frutave eshte me i shendetshem sesa ai artificial sepse frutat permbajne nutrient te tjere duke perfshire vitaminat dhe fibrat pervec sheqerit.

    Hapi i trete

    Te mbani nje peshe te shendetshme dhe te merreni me aktivitet fizik

    Mbipesha mund te rrise riskun e kancerit keshtu qe jo vetem duhet te kontrolloni marrjen e kalorive por duhet te merreni edhe me aktivitet fizik te mbani trupin tuaj ne nje peshe te shendeteshme per gjithe jeten.

    Aktiviteti fizik i rregullt ul riskun e kancerit por gjithashtu ju mbron ose parandalon dhe shume semundje te tjera.

    Ideale eshte te keni nje menyre jetese aktive por n.q.s. ju keni nje pune sedentare atehere ju duhet te beni nje aktivitet fizik gjate nje dite duke kryer dhe pune nderkohe dhe nje here ne jave duhet te beni nje ore aktivitet fizik me te rende. Aktiviteti fizik mund te ndahet edhe ne disa here -nga pak gjate gjithe dites dhe mbledhja e tyre perben aktivitetin ne total te dites. Mos harroni se mund te merreni me aktivitet si me poshte per te permbushur totalin:

    Ecje per dhe nga dyqanet/ punet e ndryshme
    Biciklete per te shkuar dhe ardhur nga dyqanet/ punet e ndryshme
    Pune shtepie te fuqishme
    Ngjitje shkallesh pa ashensor
    Nje peshe e shendetshme ka nje index mase trupore (IMT) ndermjet 20 - 25. Kete index mund ta gjeni dhe vete duke pjestuar peshen (kg) me gjatesine (m) te ngritur ne katror:

    IMT=PESHA (kg)/GJATESIA2(m)

    (IMT=Indexi I Mases Trupore)

    Nese vlera eshte me pak se 20 ju konsideroheni "nen peshe"

    Nese vlera eshte mbi 30 ju konsideroheni "obez" (teper mbi peshe)

    Dhe nje menyre tjeter per te pare veten a jeni apo jo mbipeshe eshte dhe matja e perimetrit te barkut ku per femrat quhet normale kur perimetri eshte deri ne 88 cm. dhe per meshkujt eshte deri ne 102 cm.

    Hapi i katert

    Pini sa me pak alkool qe te jete e mundur.

    Ne termat ku flitet per rrezikun e kancerit permendet dhe alkooli keshtu qe eshte me mire ta eviojme sa me shume te jete e mundur dhe meshkujt te pine deri ne dy gota ne dite dhe femrat 1 gote alkool ne dite.

    Ne markete keni shume lloje pijesh me % te ulet alkooli ose dhe pa % alkooli keshtu qe mundoni ti merrni ose ti zevendesoni keto pije me ato alkoolike.

    Kujdes!

    Rreziku i kancerit rritet me shume per njerzit qe pine alkool dhe duhan njekohesisht.

    Hapi i peste

    Zgjidhni ushqime me % te ulet yndyre dhe kripe.

    Kjo do te thote qe te limitoni konsumimin e yndyrnave por vecanarisht te yndyrnave shtazore dhe nuk duhet te hani me shume se 6 gram kripe ne dite. Kripa eshte ne perqendrim te larte ne ushqimet e procesuara keshtu ne ushqimet qe ju mund ti gatuani vete eshte mire ta ulni masen e kripes avash-avash dhe do ta shihni se sa shpejt do te mesoheni me shijen dhe se sa te ndjeshem do te jeni me pas ne ushqimet me shume kripe.

    Ushqimet nuk do te jene me pak te shishme n.q.s. ju do te perdorni erza te njoma dhe pikante.

    Duhet te keni parasysh se shume ushqime te konservuara vecanerish supat, ushqimet e gatshme si cerealit permbajne shume kripe, keshtu qe duhet te kontrolloni etiketen e perberesve dhe te zgjidhni ato ushqime me permbajtje te ulet kripe.

    Shume ushqime qe jane te larta ne % kripe jane te larta dhe ne yndyrna , dhe te hani ushqime me shume yndyre jo vetem qe ju rrit rrezikun per kancerin por gjithashtu mund te shkaktoje dhe obezitet qe ne vetevete eshte nje rrezik per semundjet kancerogjene.

    Ka disa menyra qe ta reduktoni dieten tuaj me yndyrna;

    1-Hiqni dore nga qumshti dhe nenproduktet e tij me % te larte yndyre dhe zgjidhni ato me sa me pak yndyre.

    2-Zgjidhni versione te ndryshme ushqimesh qe nuk permbajne yndyre.

    3-Te zierat dhe grillin mund ti preferoni me shume sesa te skuqurat.

    4-Eleminoni mishin dhe nenproduktet e tij ne maksimum dhe n.q.s. e perdorni zgjidhni pjeset muskulare qe nuk kane dhjam.

    5-Hiqeni lekuren kur e gatuani pulen

    6-Eleminoni sa me shume biskotat dhe embelsirat

    Hapi i gjashte

    Pregatitja dhe ruajtja e ushqimeve.

    Disa myqe dhe kerpurdha ne ushqime prodhoje mykotoksina qe jane substanca qe shkaktojne kancer. Myqet zakonisht jetojne se zhvillohen ne ambjente te ngrohta keshtu qe ekziston mundesia qe ne ruajtjen e ushqimeve te zhvillohen dhe keto lloji myqesh. Shikoni qe ne produktete e fresketa mos te kete demtime ne siperfaqe sepse keto demtime mund ti bejne me te depertueshem myqet.

    Kujdes!

    1- Mos konsumoni asnje ushqim pas dates se skadences qe eshte shkruar ne etikete.

    2- Hidhni menjehere ushqimet qe e shihni se kane zene myk

    Aeshte djathi blu i sigurte per tu ngene?

    Myqet e djathit blu jane myqe te kultivuara dhe djathi blu eshte plotesisht i sigurt per konsumatorin.

    Gjithashtu risku i kancerit rritet edhe nga menyra se si i gatuajme ushqimet si p.sh mishi dhe peshku nuk duhen zier apo pjekur shume.

    Agjentet kancerogjen jane gjetur edhe ne lengun e mishit te gatuar ose skuqur ne temperatura te larta.

    Ushqimi i gatuar direkt ne zjarr si p.sh. grilli prodhojne agjent kancerogjen ne siperfaqen e mishit keshtu qe me e mira eshte se para se ti hani t'jua hiqni pjesen e djegur ose percelluar e pastaj ta hani.

    Disa ushqime qe permbajne nitrate dhe nitrite kane nje rrezik tjeter sepse gjate tretjes keto substanca mund te shnderrohen ne substanca kancerogjene. Gjtihashtu dhe ushqimet e tymosura permbajne te njejti rrezik keshtu qe me mira eshte ti konsumojme sa me pak.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    komplimente per temen shume te verteta ato qe permende me larte por dhe faktore te tjere jane:
    1-stresi (eshte nje faktor i heshtur por destruktiv)
    2-kryerja e mardhenieve te hershme seksuale(kanceri i qafes se mitres)
    3-nderrimi i shpeshte i partnereve seksual(kanceri i qafes se mitres)
    4-ushqimet me perberje hormonale(ndryshime hormonale)
    5-kontraceptivet hormonal
    6-mos lindja e asnje femije(nulipariteti)
    e shume e shume faktore personalisht kanceri i gjoksit,mitres ,qafes se mitres me frikesojne per perhapjen qe po marrin prandaj i keshilloj te gjithe femrat beni kontrrolle te herpashershme te gjoksit tuaj ,mbani partner te rregullt seksual,dhe filloni mardheniet seksuale ne momentin e duhur kjo nuk eshte ceshtje morale por fiziologjike dhe beni pap-test sepse jeta eshte dicka e pacmueshme dhe nje shance i vetem.

  3. #3
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ema love Lexo postimin
    komplimente per temen shume te verteta ato qe permende me larte por dhe faktore te tjere jane:
    1-stresi (eshte nje faktor i heshtur por destruktiv)
    2-kryerja e mardhenieve te hershme seksuale(kanceri i qafes se mitres)
    3-nderrimi i shpeshte i partnereve seksual(kanceri i qafes se mitres)
    4-ushqimet me perberje hormonale(ndryshime hormonale)
    5-kontraceptivet hormonal
    6-mos lindja e asnje femije(nulipariteti)
    e shume e shume faktore personalisht kanceri i gjoksit,mitres ,qafes se mitres me frikesojne per perhapjen qe po marrin prandaj i keshilloj te gjithe femrat beni kontrrolle te herpashershme te gjoksit tuaj ,mbani partner te rregullt seksual,dhe filloni mardheniet seksuale ne momentin e duhur kjo nuk eshte ceshtje morale por fiziologjike dhe beni pap-test sepse jeta eshte dicka e pacmueshme dhe nje shance i vetem.
    Edhe kto qendrojne te gjitha ...sidomos stresi.....qe do e coja edhe perpara faktorit te te ushqyerjes.
    Shum semundje e kan bazen tek stresi. Cdo merzitje , cdo stres qe kalojm , akumilohet diku.....derisa merr trajten e semundjes...

    E keqja e semundjeve kacerogjene qendron te fakti qe fazen latente ( fazen e fsheur ) e kan pa shenja......dhe ne momentin qe shfaqen shenjat....eshte e kote ta kurosh sepse ajo e ka formuar terrenin e saj tashme...

    I bashkohem asaj fjalis se fundit , qe duhet patjeter te behen kontrolle te her pas hershme. Ne vend te atyre lekve qe harxhojm per rroba , make up etj , eshte mire qe tja kushtojm shendetit ton....sepse te tilla neglizheca , fatkeqsisht ne shumicen e rasteve jan te pa rikthyeshme

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    Edhe kto qendrojne te gjitha ...sidomos stresi.....qe do e coja edhe perpara faktorit te te ushqyerjes.
    Shum semundje e kan bazen tek stresi. Cdo merzitje , cdo stres qe kalojm , akumilohet diku.....derisa merr trajten e semundjes...

    E keqja e semundjeve kacerogjene qendron te fakti qe fazen latente ( fazen e fsheur ) e kan pa shenja......dhe ne momentin qe shfaqen shenjat....eshte e kote ta kurosh sepse ajo e ka formuar terrenin e saj tashme...

    I bashkohem asaj fjalis se fundit , qe duhet patjeter te behen kontrolle te her pas hershme. Ne vend te atyre lekve qe harxhojm per rroba , make up etj , eshte mire qe tja kushtojm shendetit ton....sepse te tilla neglizheca , fatkeqsisht ne shumicen e rasteve jan te pa rikthyeshme
    pikerisht e dashur me mire parandalo sesa kuro,ato shenjat i japin e dashur sindromen paraneoplazike qe do te thote jane disa shenja perpara se tumori te avancoj te japi metastaza nese e ke degjuar por ne shqipetaret ikim te mjeku ne momentin e fundit disa nga neglizhenca ca skan para ca shteti jone eshte cope cope per sa i perkete skemes shendetesore e ca te tjere nga farmacite e paregjegjeshme i fusi nje antibiotike per ftohje dhe vetem kur behen rende i sheh te shtruar .

  5. #5
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Sa keq...eshte e vertet...mund te them se degjoj pothuajse c'do dite qe kanceri merr jete njerzish...

    por nuk besoj se ndikon vetem nje apo dy faktor...jane shume...e mbi te gjitha do vecoja stresin...sidomos tek femrat qe jane shume te ndjeshme...

    plus femrat shqiptare jane shume neglizhente...po nuk arriten ne piken e fundit nuk shkojne tek doktori...dhe dihet qe nese shkon ne fazen e fundit te rralla jane rastet per shpetim...

    cfare te them tjeter...vecse me vjen shume keq!....

  6. #6
    i/e rregjistruar 35% Maska e mOrtaja123
    Anėtarėsimi
    Jun 2011
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    703
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    13
    Hala populli shqiptar su vedisu per rrezigun qe kemi nga prekja nga kanceri

  7. #7
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    para dy ditesh mora vesh nje rast qe , nje grua...kish ber nje kontroll te gjinekologu....kot pa asnje arsye..... dhe kish pare qe kishte ne miter nje mase kanceroze prej 7 cm . brenda nje jave...ajo mase ju be aq e madhe sa qe i kishte dal edhe pak nga mitra. Po mos te ishte operuar ne ate jave...do i kishte dal ne gjak...dhe sdo kish shance per shpetim!!!!!!!!!
    Shpejtesia e zhvillimit te semundjes esht aq e pa besueshme.....sa qe vertet qe te futet frika kur e mendon

  8. #8
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    11
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    para dy ditesh mora vesh nje rast qe , nje grua...kish ber nje kontroll te gjinekologu....kot pa asnje arsye..... dhe kish pare qe kishte ne miter nje mase kanceroze prej 7 cm . brenda nje jave...ajo mase ju be aq e madhe sa qe i kishte dal edhe pak nga mitra. Po mos te ishte operuar ne ate jave...do i kishte dal ne gjak...dhe sdo kish shance per shpetim!!!!!!!!!
    Shpejtesia e zhvillimit te semundjes esht aq e pa besueshme.....sa qe vertet qe te futet frika kur e mendon
    e dashur e ka pas beninje ajo gruaja masen se ato rriten ne te tilla permasa dhe hiqen ndersa malinjet hiqen por vdekja eshte e sigurt

  9. #9
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga ema love Lexo postimin
    e dashur e ka pas beninje ajo gruaja masen se ato rriten ne te tilla permasa dhe hiqen ndersa malinjet hiqen por vdekja eshte e sigurt
    se di me saktesi , se e degjova nga dikush tjeter , jo nga ajo
    po ajo nuk hoqi kancerin .....ajo e hoqi komplet mitren kupton....
    kshu qe ka shum mundesi ta ket pas malinje ( per ata qe se din.....ne gjuhen e thjeshte ' kancer femer , qe perhap vezet e veta ngado ' )

  10. #10
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Faleminderit per infomacionin labe , kam degjuar qe eshte ber alarmante

  11. #11
    i/e rregjistruar 10% Maska e mi ra
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    69
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    kanceri eshte fenomen qe prek femrat nga mosha 35 vjec e siper ..... per te gjith femrat qe jan afer kesaj moshe kujdes.... e para me gjendjen tuaj shpirterore sepse eshte e vetmje menyre e thjesht .pa shpenzime dhe super efikase per te parandaluar kancerin ...."NJERZIT DO TE JET ME TE SHENDETESHEM KUR TE MESOJN TE JEN OPTIMIST "
    EDHE TE BESH VIZITA CDO 2 - 3 MUAJ TEK MJEKU ESHTE PERVECSE STRESUESE ..SJELL ANKTH TE PAPAR PO ESHE E PAPERBALLUESHME FINANCIARISHT .....
    KUJDES TE VECANT DUAN NENAT TONA ...SEPSE JAN TE NJE BREZI E MENTALITETI TE TILL KU GRUAJA MBAN MBI KURRIZIN E VET PESHA GJYKIMESH MENDIMESH SHUME TE MEDHA ....edhe ateher kur sduhet ......" BEHUANI JETEN ME TE LEHTE " sepse jeta e tyre varet edhe prej nesh ...

  12. #12
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    sepse njerzit nuk dijne ti shfryjne emocionet negative qe mbartin ne trup....e aty akumulohen te gjithe...dhe duke i mbledhur te gjitha trupi dhe shpirti e humbet forcen per ta perballuar kete semundje....

    nuk eshte vetem nga keq ushqyerja...por shkaqet me te medha jane nga stresi...

  13. #13
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Kjo ndodhe sepse ne shqiperi eshte akoma ajo shprehja te henger kanceri

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 6 kėshilla pėr mbrojtjen nga kanceri i gjirit
    Nga labja nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-10-2011, 08:45 PM
  2. Withers: Shifrat pėr dhunėn nė familje, alarmante
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-11-2009, 07:11 PM
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 07:27 PM
  4. Mbipesha dhe kanceri i prostatės
    Nga aurel nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-09-2009, 01:50 PM
  5. Vegjetarianėt mė rrallė sėmuren nga kanceri
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-03-2009, 02:40 PM