Mjafton te shikojme shifrat e larta te kancerit ne vend per te kuptuar se ka faktore qe ndikojne fuqishem ne shfaqjen e tij. Mesohet se 30 per qind e tyre shkaktohen nga kequshqyerja. Me cfare ka te beje ne thelb ajo? Disa te rrembyer nga puna e te tjere nga mungesa e kohes zgjedhin ushqime te gatshme, sufllaqe, hamburger, qofte etj... te gjitha te skuqura e kushedi se si. Konsumi i tepert, i perditshem i ketyre gjerave te gatuara keq ndikon ne crregullimin e zorres se trashe dhe stomakut duke cuar deri ne shfaqjen e semundjes vdekjeprurese te kancerit.
Ky nuk eshte konkluzioni yne, por i specialisteve. Alarmin e jep Donika Bocari, shefe laboratori ne Departamentin e Shendetit dhe Mjedisit ne Institutin e Shendetit Publik. "Produktet polare jane nje tregues i shkalles se degradimit te vajit, i zberthimit, shkaterrimit, oksidimit dhe krijimit te produkteve te tjera qe shkaktojne disa komponente qe jane kancerogjene", pohon ajo. Fakt eshte qe gjate inspektimeve te terren, ISHP ka hasur ne lokale dhe fast-foode qe perdorin vajra mbi normen e lejuar te polimerizimit, duke arritur mbi 60-70 per qind polimerizim. Lajmi i mire eshte qe tashme sapo ka nje ligj per kontrollimin e ketyre vajrave per skuqje, i cili nuk duhet te kaloje mbi 25 per qind te produkteve polare. Cdo gje do te varet nga puna qe do te kryeje Autoriteti Kombetar i Ushqimit per monitorimin e perdorimit te ketij vaji neper lokale, restorante apo fast-foode.
Specialistja Bocari keshillon me tej edhe amvisat shtepiake qe nese vaji gjate perdorimit te tij te shpeshte fillon te nxjerre tym, te marre ngjyre dhe eren e produktit qe eshte skuqur, te mos perdoret me pasi perben rrezik serioz per shendetin tone. Zgjidhja ne kete rast nuk do te ishte hedhja ne gjelle apo diku tjeter, pasi ky vaj permban te njejten substance kancerogjene edhe nese perdoret ne zierje apo diku tjeter.
Po si mund ta parandalojme kancerin ?
Shume ushqime mund ta parandalojne ose ta ulin procesin e zhvillimit te kancerit. Keto lloji ushqimesh njihen me emrin "inhibitore " dhe perfshine ushqime bimore si: zarzavatet, frutat, cereali. Keto ushqime permbajne lende ushqyese te cilat jane esenciale per nje shendet te mire, si vitaminat, mineralet dhe fibrat. Gjithashtu ato permbajne dhe lende bioaktive duke perfshire antioksidantet te cilet kane nje funksion mbrojtes per qelizat ne semundje te ndryshme por edhe ne ato kancerogjene. Prandaj ushqimet me baze bimore rekomandohen ne variatete te ndyshme.
Pra dietat e pasura ne perime dhe zarzavate ulin rrezikun e shume llojeve te kancerit, duke ngrene 4-5 porcione fruta dhe zarzavate ne dite ulin rrezikun e kancerit deri ne 20 %.
Gjithashtu aktiviteti sportive ndihmon ne parandalimin e kancerit te zorreve dhe ndoshta dhe te kancerit te gjirit sidomos mbas menopauses.
Disa hapa praktik per parandalimin e kancerit
Hapi i pare
Zgjidhni nje djete me variatete te ushqimeve me baza bimore
Kjo do te thote qe te hame rreth 600-800gr qe jane rreth 6-7 porcione ne dite dhe te jene ushqime bimore sa me pak te perpunuara, disa nga keto lloji ushqimesh jane;
Cerealet, si buka,orizi, makaronat( mundesisht te zeza me sa me shume fibra)
Fasulet, thjerrzat dhe bishtajat
Zarzavatet qe rriten nen toke si karrotat, patatet, panxhari etj.
Frutat e thata dhe farat
Te gjitha ushqimet me baze bimore permbajne vitamina esenciale, minerale dhe shume substanca te rendesishme per organizmin per te luftuar agjentet kancerogjen.
Keto ushqime jane shume te varfera ne yndyrna dhe kalori te cilat jo vetem na mbrojne nga kanceri por gjithashtu na ndihmojne te kontrollojme dhe peshen e cila eshte nje faktor risku per zhvilimin e kancerit.
Keto ushqime duhet te perdoren te freskta d.m.th. te gatuhen ne moment dhe jo te konservuara sepse ushqimete konservuara permbajne shume yndyre, kripe si dhe sheqer te rafinuar te cilat jane te demshme per organizmin.
Hapi i dyte
Hani sa me shpesh fruta dhe zarzavate.
Kjo do te thote qe ne nje dite duhet te hame 400- 800 gr ose 5 racione ne dite fruta dhe zarzavate per cdo dite te vitit ne variatete te ndryshme.
Evidencat shkencore kane treguar qe dietat e pasura ne fruta dhe zarzavate ulin rrezikun e kancerit deri ne 20% .
Shkencetaret kane zbuluar disa nga keto ushqime te cilat jane shume te shendeteshme sepse permbajne komplekse vitaminash dhe mineralesh dhe disa nga keto ushqime jane; lakrat e te gjitha llojeve,rrepat, karrotat, domatet, dhe qitro (frut) keto jane specifike mbrojtese per organizmin por nuk eshte e thene se jane vetem keto lloje ushqimesh mund te kete dhe shume te tjera te pazbuluara akoma per benfitet e tyre prandaj eshte e rendesishme te hame nga te gjitha llojet e frutave dhe te zarzavateve.
Sheqeri i frutave dhe i lengut te fresket te frutave eshte me i shendetshem sesa ai artificial sepse frutat permbajne nutrient te tjere duke perfshire vitaminat dhe fibrat pervec sheqerit.
Hapi i trete
Te mbani nje peshe te shendetshme dhe te merreni me aktivitet fizik
Mbipesha mund te rrise riskun e kancerit keshtu qe jo vetem duhet te kontrolloni marrjen e kalorive por duhet te merreni edhe me aktivitet fizik te mbani trupin tuaj ne nje peshe te shendeteshme per gjithe jeten.
Aktiviteti fizik i rregullt ul riskun e kancerit por gjithashtu ju mbron ose parandalon dhe shume semundje te tjera.
Ideale eshte te keni nje menyre jetese aktive por n.q.s. ju keni nje pune sedentare atehere ju duhet te beni nje aktivitet fizik gjate nje dite duke kryer dhe pune nderkohe dhe nje here ne jave duhet te beni nje ore aktivitet fizik me te rende. Aktiviteti fizik mund te ndahet edhe ne disa here -nga pak gjate gjithe dites dhe mbledhja e tyre perben aktivitetin ne total te dites. Mos harroni se mund te merreni me aktivitet si me poshte per te permbushur totalin:
Ecje per dhe nga dyqanet/ punet e ndryshme
Biciklete per te shkuar dhe ardhur nga dyqanet/ punet e ndryshme
Pune shtepie te fuqishme
Ngjitje shkallesh pa ashensor
Nje peshe e shendetshme ka nje index mase trupore (IMT) ndermjet 20 - 25. Kete index mund ta gjeni dhe vete duke pjestuar peshen (kg) me gjatesine (m) te ngritur ne katror:
IMT=PESHA (kg)/GJATESIA2(m)
(IMT=Indexi I Mases Trupore)
Nese vlera eshte me pak se 20 ju konsideroheni "nen peshe"
Nese vlera eshte mbi 30 ju konsideroheni "obez" (teper mbi peshe)
Dhe nje menyre tjeter per te pare veten a jeni apo jo mbipeshe eshte dhe matja e perimetrit te barkut ku per femrat quhet normale kur perimetri eshte deri ne 88 cm. dhe per meshkujt eshte deri ne 102 cm.
Hapi i katert
Pini sa me pak alkool qe te jete e mundur.
Ne termat ku flitet per rrezikun e kancerit permendet dhe alkooli keshtu qe eshte me mire ta eviojme sa me shume te jete e mundur dhe meshkujt te pine deri ne dy gota ne dite dhe femrat 1 gote alkool ne dite.
Ne markete keni shume lloje pijesh me % te ulet alkooli ose dhe pa % alkooli keshtu qe mundoni ti merrni ose ti zevendesoni keto pije me ato alkoolike.
Kujdes!
Rreziku i kancerit rritet me shume per njerzit qe pine alkool dhe duhan njekohesisht.
Hapi i peste
Zgjidhni ushqime me % te ulet yndyre dhe kripe.
Kjo do te thote qe te limitoni konsumimin e yndyrnave por vecanarisht te yndyrnave shtazore dhe nuk duhet te hani me shume se 6 gram kripe ne dite. Kripa eshte ne perqendrim te larte ne ushqimet e procesuara keshtu ne ushqimet qe ju mund ti gatuani vete eshte mire ta ulni masen e kripes avash-avash dhe do ta shihni se sa shpejt do te mesoheni me shijen dhe se sa te ndjeshem do te jeni me pas ne ushqimet me shume kripe.
Ushqimet nuk do te jene me pak te shishme n.q.s. ju do te perdorni erza te njoma dhe pikante.
Duhet te keni parasysh se shume ushqime te konservuara vecanerish supat, ushqimet e gatshme si cerealit permbajne shume kripe, keshtu qe duhet te kontrolloni etiketen e perberesve dhe te zgjidhni ato ushqime me permbajtje te ulet kripe.
Shume ushqime qe jane te larta ne % kripe jane te larta dhe ne yndyrna , dhe te hani ushqime me shume yndyre jo vetem qe ju rrit rrezikun per kancerin por gjithashtu mund te shkaktoje dhe obezitet qe ne vetevete eshte nje rrezik per semundjet kancerogjene.
Ka disa menyra qe ta reduktoni dieten tuaj me yndyrna;
1-Hiqni dore nga qumshti dhe nenproduktet e tij me % te larte yndyre dhe zgjidhni ato me sa me pak yndyre.
2-Zgjidhni versione te ndryshme ushqimesh qe nuk permbajne yndyre.
3-Te zierat dhe grillin mund ti preferoni me shume sesa te skuqurat.
4-Eleminoni mishin dhe nenproduktet e tij ne maksimum dhe n.q.s. e perdorni zgjidhni pjeset muskulare qe nuk kane dhjam.
5-Hiqeni lekuren kur e gatuani pulen
6-Eleminoni sa me shume biskotat dhe embelsirat
Hapi i gjashte
Pregatitja dhe ruajtja e ushqimeve.
Disa myqe dhe kerpurdha ne ushqime prodhoje mykotoksina qe jane substanca qe shkaktojne kancer. Myqet zakonisht jetojne se zhvillohen ne ambjente te ngrohta keshtu qe ekziston mundesia qe ne ruajtjen e ushqimeve te zhvillohen dhe keto lloji myqesh. Shikoni qe ne produktete e fresketa mos te kete demtime ne siperfaqe sepse keto demtime mund ti bejne me te depertueshem myqet.
Kujdes!
1- Mos konsumoni asnje ushqim pas dates se skadences qe eshte shkruar ne etikete.
2- Hidhni menjehere ushqimet qe e shihni se kane zene myk
Aeshte djathi blu i sigurte per tu ngene?
Myqet e djathit blu jane myqe te kultivuara dhe djathi blu eshte plotesisht i sigurt per konsumatorin.
Gjithashtu risku i kancerit rritet edhe nga menyra se si i gatuajme ushqimet si p.sh mishi dhe peshku nuk duhen zier apo pjekur shume.
Agjentet kancerogjen jane gjetur edhe ne lengun e mishit te gatuar ose skuqur ne temperatura te larta.
Ushqimi i gatuar direkt ne zjarr si p.sh. grilli prodhojne agjent kancerogjen ne siperfaqen e mishit keshtu qe me e mira eshte se para se ti hani t'jua hiqni pjesen e djegur ose percelluar e pastaj ta hani.
Disa ushqime qe permbajne nitrate dhe nitrite kane nje rrezik tjeter sepse gjate tretjes keto substanca mund te shnderrohen ne substanca kancerogjene. Gjtihashtu dhe ushqimet e tymosura permbajne te njejti rrezik keshtu qe me mira eshte ti konsumojme sa me pak.