Receta Gatimi

10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 15 prej 15
  1. #1
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16

    Post 10 vende po aq te mistershme sa Trekendeshi i Bermudave



    Te gjithe keni degjuar per Trekendeshin e Bermudave dhe misteret qe e rrethojne ate. Teorite ne lidhje me kete vend variojne nga ato te arsyeshme e deri tek me qesharaket. Megjithate eshte padyshim nje vend i rrethuar me mister. Megjithate, Trekendesi i Bermudave nuk eshte i vetmi. Ka edhe 10 vende te tjera neper bote te ngjashem me te.



    Malet e Supersticionit jane nje varg malesh te vendosur ne lindje te Feniksit, Arizona. Sipas legjendes, dikur rreth viteve 1800 nje burre i quajtur Jacob Waltz, zbuloi nje miniere floriri qe tashme njihet me emrin Miniera e Arit e Humbur e Gjermanit. Ai e mbajti vendndodhjen e minieres te fshehte deri ne shtratin e tij te vdekjes, ne te cilin ai e ka thene ose jo (varet nga varianti i historise qe po lexoni) dikujt sekretin e tij. Megjithate miniera nuk eshte gjetur pavaresisht ekspeditave te pafund. Disa thone qe shpirtrat e atyre qe kane humbur jeten duke kerkuar minieren vertiten ende neper keto male. Nderkohe ka edhe nga ata qe besojne qe hyrja per ne ferr eshte e vendosur ne keto male





    A e keni pyetur veten nese kishte nje trekendesh Bermudash ne hapesire? Jo? Atehere ndoshta po e mendoni tani dhe pergjigja eshte qe ka. Kjo quhet Anomalia e Atlantikut Jugor. Kjo eshte zona ku rripi i rrezatimit i njohur si rripi Van Allen i Tokes i afrohet me shume siperfaqes se Tokes. Eshte nje zone e vendosur vetem pak larg bregut te Brazilit, dhe eshte pergjegjese per probleme te shumta me satelitet dhe anijet kozmike, qe nga prishja e programeve te tyre e deri tek mbyllja fare e funksionimit te tyre. Teleskopi Hubble eshte i fikur dhe nuk regjistron vezhgime kur kalon neper te (gje qe ndodh 5 here ne dite). Megjithate nuk jane vetem probleme teknike, disa astronaute raportojne qe ata shohin yje qe bien ne fushen e tyre vizive nderkohe qe kalojne atje. Arsyeja e ketyre probleme nuk kuptohet plotesisht. Dyshimi kryesor eshte qe nivelet e larta te rrezatimit qe mblidhen ne anomaline, por shkencetaret nuk jane te sigurt se si apo se pse ndodh kjo gje.



    Jo i kenaqur vetem me pak individe qe ishin zhdukur, Liqeni Anjikuni vendosi qe te coje gjerat ne nje nivel tjeter, dhe te behet pergjegjes per zhdukjen e nje fshati te tere. Gjithshka ka ndodhur ne nentor 1930, kur dikush me emrin Joe L:abelle po kerkonte nje strehe per naten. Labelle e njihte fshatin Inuit, popullsia e te cilit varionte nga 30-2000, varet se ke variant degjoni. Ai shkoi deri atje dhe ngeli i habitur - fshataret nuk ishin ne asnje vend. Cdo gje tjeter, duke perfshire edhe ushqimet e armet ishin lene pas. Labelle i coi nje telegram RCMP dhe filloi nje hetim. Ne vendin ku behesh varrimet u zbulua qe te pakten nje prej varreve ishte hapur, dhe jo nga kafshet, dhe ishte boshatisur. Per me teper, rreth 300 kembe nga fshati, trupat e rreth 7 qenve te slitave u gjeten, te cilet kishin ngordhur nga uria edhe pse ne fshat kishte dyqane ushqimi te hapura. Disa versione te historise raportojne edhe drita te cuditshme mbi liqen rreth kohes se zhdukjes.



    Cfare ka ndodhur? Ka patur nga deklaratat me te ndryshme ne lidhje me arsyen e zhdukjes, duke perfshire edhe alienet, fantazmat, dhe edhe vampiret.



    Deti i Djallit ose Trekendeshi i Dragoit eshte nje zone ne Oqeanin Paqesor qe eshte i mbushur me ngjarje te cuditshme. Prane brigjeve te Japonise, ka qene vendi i deklaratave te panumerta per fenomene te pashpjegueshme, duke perfshire anomali magnetike, objekte dhe drita te pashpjegueshme, dhe sigurisht edhe zhdukje misterioze. Zona eshte e konsideruar si e rrezikshme nga autoritetet e peshkimit Japonez. Nje histori tregon qe ne vitin 1952 qeveria Japoneze ka cuar nje mjet kerkimi per te hetuar misteret e Detit te Djallit.
    Kuptohet qe mjeti i kerkimit dhe ekuipazhi i tij prej 31 personash nuk u pane me. Nje histori tjeter tregon per perpjekjet e Kublai Khan per te pushtuar Japonine duke kaluar neper Detin e Djallit, e duke humbur te pakten 40000 njerez ne keto perpjekje. Nderkohe teori te ndryshme hidhen ne lidhje se cfare ndodh aty: qe nga alienet, deri ne dyer per ne universe paralele. Disa sugjerojne qe aktiviteti i larte vullkanik ne rajon eshte pergjegjes per disa prej zhdukjeve.




    Ferma Bigelow, me pare e njohur si Ferma Skinwalker dhe Ferma Sherman, eshte nje prone prej 480 akrash ne veriperendim te Utah e qe eshte zone e mbushur me shfaqje UFO-sh, gjymtim kafshesh dhe ngjarje te tjera te cuditshme. Megjithese ngjarje te cuditshme jane dokumentuar qe ne vitet 1950, disa prej historive me te cuditshme u ndodhen nje cifti fermeresh, Terry dhe Gwen Sherman pasi ata blene fermen ne vitin 1994.
    Shermanet ishin vazhdimisht te perndjekur nga ngjarje te frikshme si shfaqje UFO-sh, ngjarje te pashpjegueshme dhe masakrime te pashpjegueshme kafshesh. Situata ishte aq e padurueshme per ta, sa ne vitin 1996 ata ia shiten fermen e tyre Robert Bigelow, themeluesit te National Institute for Discovery Science, i cili deshironte te studionte misteret qe rrethonin fermen. Bigelow eshte pronar i fermes edhe ne ditet e sotme dhe NIDS i mban shume te fshehta zbulimet e tyre.



    Point Pleasant (Pika e kendeshme) me siguri qe eshte quajtur me vend keshtu ne nje fare pike, por tani eshte i mbushur me tregime te ngjarjeve misterioze dhe te frikshme dhe emri i tij tani nuk eshte gje tjeter vetem nje aliteracion ironik. Me e njohura prej ketyre ngjarjeve perfshin nje krijese te njohur si Mothman, qe thuhet se ka terrorizuar komunitetin e Virginia-s Perendimore qe nga nentori 1966 e deri ne dhjetor 1967.
    Me shume se 100 qytetare te ndryshem te Point Pleasant jane deshmitare okulare te kesaj krijese te tmerrshme. Mothman qe kane qene subjekt i nje libri dhe nje filmi, dhe qe ka statujen e tij ne Poin Pleasant, ka patur shume shpjegime te ndryshme. Disa besojne qe eshte nje jashtetokesor, ndersa ka te tjere qe besojne qe eshte nje mutant. Cfaredo te kete qene, raportimet per Mothman-in ndaluan pasi Ura e Argjendte u shemb ne 15 dhjetor te vitit 1967 duke vrare 46 persona dhe qe beri qe shume te besonin qe ngjarjet te ishin te lidhura ne nje fare menyre.
    Pervec Mothman-it, edhe shume perralla te tjera paranomale nga Point Pleasant perfshijne shfaqje te UFo-ve dhe te raportime te te ashtuquajturve "Burra me te Zeza".



    Trekendeshi Michigan eshte nje tjeter trekendesh gjeografik, i vendosur ne mes te Liqenit Michigan.

    Gjithastu edhe ky trekendesh eshte nje vend ku ka shume zhdukje te pjeteve ujore dhe tokesore. Disa prej me te famshmeve perfshijne:
    Kapiteni Donner; ne 28 prill 1937, kapiteni George R. Donner i O.M. McFarland ishte duke u kthyer nga Erie, Pensilvani ne Port Washington, Wisconsin, dhe duhet te kalonte permes trekendeshit. Sipas historise, ai ishte shume i lodhur dhe u kthye ne kabinen e tij, duke lene dike tjeter qe ta zgjonte kur te afroheshin prane destinacionit. Rreth tre ore me vone, kur personi tjeter shkoi ta lajmeronte si e kishte porositur, Donner nuk ishte ne kabinen e tij. Nuk ishte as neper anije. U be nje kerkim shume i thelle por kapiteni Donner nuk u gjet asnjehere.
    Fluturimi 2501; ne 23 qershor 1950, Fluturimi Northwest Airlines 2501 ishte duke u kthyer nga New York ne Minneapolis ne duart e pilotit me eksperience Robert C. Lind, dhe kishte ne te 58 pasagjere. Per shkak te motit te keq, kur avioni ishte prane Chicago, ai ndryshoi rruge dhe duhet te kalonte mbi Liqenin Michigan. Rreth mesnates, Lind kerkoi leje qe te shkonte nga lartesia 3500 ft ne 2500 ft, pa shpjeguar arsyen. Kerkesa e tij nuk u pranua dhe ky ishte komunikimi i fundit i bere me Fluturimin 2501. Pozicioni i tij i fundit i njohur ka qene ne Trekendeshin Michigan.

    Nderkohe qe burimet variojne ne lidhje me cfare eshte gjetur nga Fluturimi 2501 (disa thojne qe nuk eshte gjetur asgje, ndersa te tjera qe jane gjetur mbetje qe lundronin te pjeseve si pjese sediljesh e gjera te tilla), duket e qarte qe avioni eshte perplasur ne uje. E cuditshme eshte ne fakt qe avioni ishte ne gjendje shume te mire dhe ne duar shume te afta ne momentin e zhdukjes. Per me teper, pavaresisht se kerkime behen akoma cdo vit, as trupi i avionit nuk eshte gjetur dhe as mbetje njerezore nuk kane arritur te zbulohen.



    Lugina San Luis, ne Koloradon jugor, eshte nje zone ku ka patur shume fenomene te pashpjegueshme duke perfshire ketu edhe shume shfaqje UFO-sh dhe qindra gjymtime kafshesh te fermave. Shfaqjet e UFO-ve jane aq te zakonshme sa nje grua e quajtur Judy Messoline ka vendosur edhe nje kulle vezhgimi te UFO-ve ne pronen e saj, qe ka vezhguar me shume se 50 shfaqje te UFO-ve vetem qe nga viti 2000. Disa prej ketyre jane pare nga shume njerez ne te njejten kohe.
    Per skeptiket e UFO-ve, duhet te jene me interesante tregimet per gjymtimet e kafsheve ne ate zone. Ato filluan ne vitin 1967, me nje kale te quajtur Snippy. Snippy u gjet nje mengjes me trurin qe i mungonte, dhe me kockat e qafes se saj plotesisht te pastruara. Qe atehere, qindra, per te mos thene mijera gjymtime te pashpjegueshme kafshesh kane ndodhur ne ate rajon, duke patur shume gjera te perbashketa - fillimisht, nuk ka asnjehere asnje gjurme gjaku prane kafsheve, dhe kafshet jane te gjitha te demtuara me prerje te sakta, qe dallohet qe nuk eshte veper e kafsheve grabitqare. Dhe si perfundim, te gjitha gjymtimet u ndodhin brenda nates krijesave qe jane te shendetshme.
    Hetimet qe jane bere per keto incidente nuk kane nxjerre deri tani asnje rezultat, por ato vazhdojne edhe ne ditet e sotme. Disa fermere raportojne qe kane pare drita te cuditshme ne qiell netet perpara se te gjejne nje kafshe te gjymtuar, duke bere keshtu qe te kete nga ata qe besojne qe ne keto ngjarje jane te perfshire jashtetokesoret./info Al

  2. #2
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Kto tema me intrigojn shum .
    Vetem per Trekendeshin e Bermudeve ka mbi 10 teori dhe hamendesime...
    Pervec ktyre , eshte edhe ai kontinenti Atlantida qe mendohet se eshte zhdukur perpara 9 mij vjetesh bashk me popullsine. Mendohej se ata ishin shum te zhvilluar nga ana ekonomike , teknologjike etj....

  3. #3
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Cfare ka ndodhur? Ka patur nga deklaratat me te ndryshme ne lidhje me arsyen e zhdukjes, duke perfshire edhe alienet, fantazmat, dhe edhe vampiret.
    tani me keta alient po ja fusin si shum ,keto me shum ta fusin friken ne plas .

  4. #4
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erinaa Lexo postimin
    tani me keta alient po ja fusin si shum ,keto me shum ta fusin friken ne plas .
    E ke degjuar ate shprehjen ' Filozofet me te medhenj jan femijet , sepse ata perher pyesin 'PSE' ...' ...... Kurse ne , te rriturit , kenaqemi me pergjigjen ' kto jan budallaliqe...nuk egzistojn '
    Kjo Bote eshte plot e perplote me mistere....
    Madje dhe historia qe ti dhe un kemi mesuar ne shkolle , eshte shum ndryshme nga ajo qe realisht ka ndodhur dhe qe eshte manipuluar....

  5. #5
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Sa me terheqin kto gjera , eshte vertet per tu habit sepse me kte ka shum e shum histori te tjera

  6. #6
    i/e rregjistruar 10% Maska e mi ra
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    69
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    E lexova pak a shume permbajtjen por ka shume pak informacion per pjesen me te madhe te tyre.... Kam pershtypjen se te gjitha keto vende duhet ti lidh dicka me njera tjetren...se cf ..sdihet ose nuk thuhet....

  7. #7
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    E ke degjuar ate shprehjen ' Filozofet me te medhenj jan femijet , sepse ata perher pyesin 'PSE' ...' ...... Kurse ne , te rriturit , kenaqemi me pergjigjen ' kto jan budallaliqe...nuk egzistojn '
    Kjo Bote eshte plot e perplote me mistere....
    Madje dhe historia qe ti dhe un kemi mesuar ne shkolle , eshte shum ndryshme nga ajo qe realisht ka ndodhur dhe qe eshte manipuluar....
    E kuptoj ate gje se misteret skan te mbaruar, por labe te behemi realist deri sot sa eshte fol per ufo dhe asgje,,,,,,,,keto vende siq ceken me lart kush e di si ju ka ardh fundi,por meqe mungojn argumente e sakta njerzit trillojn qe te behen shkrimet me interesante.Un nuk i besoj ketyre trillimev, ndodhin mistere,,,,, po duhet te ket dhe argumente bindse .siq thot populli;fol e mbushma mendjen.

  8. #8
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erinaa Lexo postimin
    E kuptoj ate gje se misteret skan te mbaruar, por labe te behemi realist deri sot sa eshte fol per ufo dhe asgje,,,,,,,,keto vende siq ceken me lart kush e di si ju ka ardh fundi,por meqe mungojn argumente e sakta njerzit trillojn qe te behen shkrimet me interesante.Un nuk i besoj ketyre trillimev, ndodhin mistere,,,,, po duhet te ket dhe argumente bindse .siq thot populli;fol e mbushma mendjen.
    Kot nuk quhen mistere....sepse len thjesht prova , por jo deshmitare.
    Psh , si shpjegohet qe Piramida e Egjiptit eshte ndertuar me aq precizitet ne nje perjudhe ku matematika , arkitektura as qe egzistonin. Dhe si shpjegohet qe eshte ndertuar ne mesin e tokes....nje barazpesh midis te katert poleve .
    Sa per ufot......investohen me miljona dollar per kerkime per ta. Dhe , ata qe jan shkenctar..e qe din me shum se un dhe ti ...nuk i bejn kot ter kto kerkime....
    Dihet qe ne gjith kte galaktik nuk mund te jemi vetem ne....

  9. #9
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga labja Lexo postimin
    Kot nuk quhen mistere....sepse len thjesht prova , por jo deshmitare.
    Psh , si shpjegohet qe Piramida e Egjiptit eshte ndertuar me aq precizitet ne nje perjudhe ku matematika , arkitektura as qe egzistonin. Dhe si shpjegohet qe eshte ndertuar ne mesin e tokes....nje barazpesh midis te katert poleve .
    Sa per ufot......investohen me miljona dollar per kerkime per ta. Dhe , ata qe jan shkenctar..e qe din me shum se un dhe ti ...nuk i bejn kot ter kto kerkime....
    Dihet qe ne gjith kte galaktik nuk mund te jemi vetem ne....
    Po edhe per priamida mungojn fakte seq kam ndegju kohen e fundit se arkitekti ishte shqiptar ,,,per zote keshtu kam ndegju un
    PRA vetem supozimi mund te themi se diq reale per cdo mister se ka mbulu pluhuri i viteve ato ngelin supozime.. e qeshtja e ufos eshte shaka asgje me shum,

  10. #10
    ĴuŚt ĎaŇcĔ VIP-Donator Maska e labja
    Anėtarėsimi
    Nov 2010
    Vendndodhja
    √ĻŐЯĔ
    Postime
    9,974
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    24
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga Erinaa Lexo postimin
    Po edhe per priamida mungojn fakte seq kam ndegju kohen e fundit se arkitekti ishte shqiptar ,,,per zote keshtu kam ndegju un
    PRA vetem supozimi mund te themi se diq reale per cdo mister se ka mbulu pluhuri i viteve ato ngelin supozime.. e qeshtja e ufos eshte shaka asgje me shum,
    haahhahaha ooo zott....prite kur te thon qe edhe adami dhe eva kishin origjine shqiptare .......
    motra...ka shum teori per ufot , po asnjera nuk thot qe egziston mundesia qe te jet shaka .
    Madje e di cila eshte nje nga teorit per ufot ?
    Ke degjuar ndonjeher per termin PANSPERMI ? Do te thot qe ufot kan zbrit ne toke...ne kohen ku sapo kishte filluar njerezimi . Supozohet se ata ishin qenie sh me te zhvilluara se neve.... bashkuan rracen e tyre me tonen .....dhe me pak fjal panspermia eshte krijimi jone nga ufot. Nrm qe kjo nuk eshte pranuar nga shum shkenctar po edhe teolog .
    Nejse...nese do te dish me shum rreth ksaj teme....lexo librin 'Me shum se top sekret ' - Jim Marrs

  11. #11
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Po meqe mungojn fakte e gjalla kuptohet se edhe shqiptaret kan pas qef me ken arkitekt nje i tyre, po ashtu mos harro se shqiparet jan populli me i vjeter pas grekev.

    Labe supozohet e shikon se e thu dhe ti , nuk ka pas kurr ufo dhe nuk do ket kurr,ca thon se usa mban sekret nga frika se mos po alarmohet populli,por un si besoj se edhe ata vete do alarmoheshin nga nje qenje e gjall pak e shum ne forum njeriu ,siq e pershkruajn shkenctaret.

  12. #12
    i/e rregjistruar 10% Maska e mi ra
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    69
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    para 2 vitesh degjoova ne tv se shkencetari me i madhe i koherave sot ....kishte dhen supozime per ufot duke then....: Mos beni me asnje perpjekje per zbulimin e ufove ne hapsir permes sateliteve apo pisjeve qe dergojn sinjale te kthyeshme ,, per te vertetuar egzistencen e ndonj objekti te panjohur sepse te gjitha keto MUND te sherbejn si nje sinjal apo rrug qe ufot te gjen rrugen e kthimit ....dhe kjo nuk eshte ne favorin ton sepse ne jemi vizituar ,studjuar prej tyre ... ndersa ne per ta sdim gje dhe jemi krejtesisht te pambrojtur kunder luftes se tyre .....kur supozon .. mer ne konsiderat dhe ceshte me e rendesishmja ka frik NJE SHKENCETAR ....cf na ben ne me trima ... vetem injoranca ( dmth mungesa e informacionit )

  13. #13
    Postues Veteran Lirenti-Addicted Maska e olsii
    Anėtarėsimi
    Jan 2012
    Postime
    3,332
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Citim Mesazhi origjinal i postuar nga mi ra Lexo postimin
    para 2 vitesh degjoova ne tv se shkencetari me i madhe i koherave sot ....kishte dhen supozime per ufot duke then....: Mos beni me asnje perpjekje per zbulimin e ufove ne hapsir permes sateliteve apo pisjeve qe dergojn sinjale te kthyeshme ,, per te vertetuar egzistencen e ndonj objekti te panjohur sepse te gjitha keto MUND te sherbejn si nje sinjal apo rrug qe ufot te gjen rrugen e kthimit ....dhe kjo nuk eshte ne favorin ton sepse ne jemi vizituar ,studjuar prej tyre ... ndersa ne per ta sdim gje dhe jemi krejtesisht te pambrojtur kunder luftes se tyre .....kur supozon .. mer ne konsiderat dhe ceshte me e rendesishmja ka frik NJE SHKENCETAR ....cf na ben ne me trima ... vetem injoranca ( dmth mungesa e informacionit )
    e po une kam degjuar 100 argumenta kuder kesaj qe thua ti, se nqs ufot do kishin qedhim te keq per ne njerzet do na kishin zhdukur me kohe, fakti qe nuk na kane ber keq do te thoat qe nuk e kane kete qellim. shum frik paske ti haha

  14. #14
    i/e rregjistruar 10% Maska e mi ra
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    69
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    ose po organizojn dicka .....dhe presin momentin ....( dmth kur te vdesin trimat si puna jote )

  15. #15
    Gjumash!!!! Lirenti-Addicted Maska e Arjol
    Anėtarėsimi
    Nov 2008
    Postime
    2,893
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    18
    Nuk eshte kot ajo shprehja "o Ufo ca ke bo"

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-01-2013, 07:07 PM
  2. Motori me i gjate ne bote, me 25 vende
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-08-2011, 01:19 PM
  3. Vende tė cuditshme pėr tė bėrė dashuri
    Nga Kliton nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-11-2010, 01:00 PM
  4. 50 vende te cilat duhet ti vizitoni!
    Nga EMAUS nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 05-07-2009, 07:17 PM
  5. Banesa ne vende te cuditeshme
    Nga kuklla nė forum Galeria Fotografike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-10-2008, 10:22 PM