Dritaret e apartamentit tė tyre shikonin nga lindja. Tani, ēdo mėngjes, po tė donin ata mund tė sodisnin edhe shfaqjen e pėr
jetshme tė diellit mbi kreshtėn e Dajtit. Por as burri, as gruaja nuk kishin ndonjė prirje romantike. Ata vėrtet zgjoheshin herėt, ndiznin sobėn dhe vėshtronin njėri-tjetrin mbi avujt e gotave tė ēajit. Burri pėrtypej nė heshtje, ndėrsa gruaja e pyeste gjithmonė: “A do edhe pak?”.
Zakonisht, burri e pėrcillte gruan nė stacionin e autobusit. Nė fillim, kur morėn apartamentin, ai priste aty gjersa autobusi nisej. Gruaja e pėrshėndeste me dorė pas qoshes sė xhamit. Por s’kaluan shumė kohė dhe burrit kjo ceremoni filloi t’i dukej e tepėrt. Ai nuk e priste mė. Largohej dhe ajo e vėshtronte duke menduar se kjo ishte diēka e natyrshme. Ē’kuptim kishte qė ai tė priste gjersa ajo tė largohej e t’ia bėnte me dorė?
Tetė orė mė vonė, ata pėrsėri qėndronin pėrballė njėri-tjetrit mbi tryezė. Tashmė gruaja e kishte ngrohur drekėn e pėrgatitur njė natė mė parė. Burri vazhdonte tė pėrtypej nė heshtje dhe ajo pėrsėri e pyeste: “A do edhe pak?”. Ai ngrihej, shtrihej nė kanape dhe lexonte gazetėn. Dikush, nė apartamentin sipėr tyre, pasditeve ushtrohej nė piano. Ata nuk e kuptonin pėrse pianistit i pėlqente tė luante vetėm “Sonatėn e hėnės”.
Kishin vėnė re, gjithashtu, se fqinjėt pėrballė tyre duhej tė ishin njerėz tė veēantė. Kėtė mendim e shprehu e para gruaja. Brenda muajit, ajo pa se fqinjėt e ndėrruan tri herė ngjyrėn e derės sė jashtme: nga gri e kthyen nė tė kaltėr tė hapur e, sė fundi, pėrdorėn njė krem tė ėmbėl. Pėr dy javė me radhė ata nuk i la tė qetė edhe zhurma e ēekiēit tė njė marangozi. Gruaja i tha se fqinjėt po shtronin dhomėn me parket e se ky ishte njė rast i rrallė. Burri shprehu mendimin se qė tė shtroje dhomėn me parket duhej tė kishe ndonjė mik tė fortė nė ndėrmarrjet e ndėrtimit. Por ai, fatkeqėsisht, nuk kishte miq tė tillė. Gruaja iu pėrgjigj se ai gjithmonė kishte qenė i ngathėt. Asaj i pėlqente tė pėrdorte shprehjen “Ti nuk e nxjerr dot qimen nga qulli”. Pastaj, si mėsues tė thjeshtė gjimnazi, pėrgatisnin planet e nesėrme dhe mbrėmjet i kalonin duke shikuar programet televizive.
Njė ditė, tek hanin drekė, gruaja ndjeu se i shoqi diēka donte t’i thoshte. Ai pėrtypej ngathtėsisht, si tė kryente njė punė tė detyruar. Nė fytyrėn e mbushur, dy sytė e mėdhenj, gati tė pėrgjumur, shprehnin qartė njė gjendje hutimi. Ai u ngrit dhe nuk u shtri si gjithmonė mbi kanape. Me cigare nė dorė u mbėshtet pas dritares. Njė tufė laraskash fluturuan me rrėmbim mbi antenat e televizorėve dhe u zhdukėn tutje.
- Lizė, - tha ai.
Gruaja nuk e dėgjoi. U fut nė banjė dhe doli prej andej me njė grumbull rrobash tė palara.
- Lizė...
- Ēfarė?
Burri heshti. Gruaja u mundua tė kuptonte mendimin e tė shoqit.
- Mos ma merr pėr keq...
- Ti se ē’po kurdis! – tha ajo.
- Jo... – foli ai me zė tė mbytur. – Vetėm desha tė tė pyes. Mos ma merr pėr keq, por as vetė nuk e kuptoj se si...
- Pse? – pyeti ajo e shqetėsuar.
- Asgjė, asgjė... Vetėm desha tė tė pyes nėse gjatė kėtyre muajve mbase ke ndier ndonjė gjė. Si tė tė them... kupton?
Burri i ktheu shpinėn dhe kėrkoi nė hapėsirė njė objekt ku tė pėrqendronte vėmendjen. Nė jetėn e tij s’kishte bėrė kurrė njė pyetje mė tė vėshtirė se kjo. Gruaja nuk e kapi menjėherė pyetjen e tė shoqit. Ishte tepėr naive pėr tė zbėrthyer njė domethėnie tė befasishme. Por papritmas ndjeu njė afsh tė nxehtė. Intuita e femrės mė nė fund depėrtoi nė rebusin e pyetjes dhe asaj i ranė rrobat nga duart. Pėrplasja e thatė e rrobave mbi dysheme, kėrcitja e divanit ku gruaja me sa duket ishte shembur, shkaktuan tek ai njė gjendje pasigurie.
- Jo, - tha gruaja.
Reja e zezė e laraskave fluturoi sėrishmi mbi pullazet e ēative dhe atij iu duk si njė mendim i zi krakaritės qė largohej nėpėr hapėsirė. Pastaj rrėmbeu pardesynė. Pa e vėshtruar gruan, zbriti shkallėt me nxitim dhe u ndodh midis rrugės. Me njė frymė pėrshkoi largėsinė nga qoshja gjer nė stacionin e autobusit. As atje nuk ndaloi. Ai donte tė ecte sa mė shpejt, tė largohej, tė humbiste diku, duke menduar se kėshtu mbase do tė shpėtonte nga fjala e tmerrshme “jo”. Zmadhoi hapat, ngriti deri sipėr veshėve jakėn e pardesysė, por kjo nuk e ndihmoi. Fjala “jo” tingėllonte si njė refren torturues brenda tij, duke i kujtuar brengėn mė tė madhe tė jetės: ai mund tė mbetej pa fėmijė. Atij i qe ngulitur nė tru se fatkeqėsia e tyre kishte nisur shtatė vjet tė shkuara kur mendjelehtėsisht nuk kishin pranuar tė merrnin me qira njė dhomė tė vogėl. Por kjo histori tashmė qe arkivuar prej kohėsh.
Megjithėse e kishte tė qartė se as gruaja, as ai vetė s’mund tė quheshin fajtorė pėr kėtė, i dukej sikur patjetėr duhej tė kishte bėrė njė gabim, tė paktėn duhej tė ishte treguar mė i shkathėt. Dhe u pėrpoq tė arsyetonte me logjikė tė ftohtė tė rendiste faktet, ashtu siē bėnte sa herė vinte fjala te kjo rrethanė. Gjendjen e tij ai ua shpjegonte tė tjerėve pak a shumė kėshtu:
“Ne u fejuam kur ishim studentė. Ju e dini, jam fshatar me origjinė, prindėrit i kam nė fshat. Kjo ėshtė arsyeja e vetme (dhe mua mė duket shumė idiote) qė prindėrit e Lizės nuk e deshėn martesėn tonė dhe nuk na ndihmuan kurrė. Sa pėr tė mitė, ata s’kishin ē’bėnin. Babai mė dha nė fillim ca para. Shkurt, ne u martuam, por s’kishim ku tė fusnim kokėn. Me njė mijė pėrpjekje mezi zumė njė dhomė nė hotel. Atėherė dikush na ofroi njė dhomė. Unė ngula kėmbė ta merrnim, por Liza nuk pranoi. Dhoma ishte pėr faqe tė zezė, tėrė lagėshtirė. Nė vend tė kėsaj bėmė njė lutje. Pritėm katėr vjet nė hotel dhe gjatė kėsaj kohe nuk guxuam tė bėnim fėmijė. Liza nuk donte nė asnjė mėnyrė. Dhe vėrtet, a bėhet fėmijė nė hotel? Pas katėr vjetėsh u duk sikur na buzėqeshi fati. Na dhanė njė autorizim pėr apartament. U gėzuam shumė atė ditė, kuptohet. Por kur vajtėm sipas adresės nė “shtėpinė tonė”, vumė re se dikush kishte sjellė plaēkat para nesh dhe na paraqiti njė autorizim ku thuhej se apartamenti i pėrkiste atij. Vajtėm nė komitet. U ankuam. Na kėrkuan tė falur dhe na thanė se nė kėtė mes ishte bėrė njė ngatėrresė. Gjėra qė ndodhin... Na premtuan se nė rastin mė tė parė do tė na jepej njė apartament tjetėr. Por kaloi njė vit dhe askush s’po kujtohej pėr ne. Atėherė vajta pėrsėri nė zyrėn e strehimit. Mora vesh se shefi ishte ndėrruar (pėr punė hatėrllėqesh, mė tha njėri). Kur i tregova emrin tim, shefi i ri u habit. Unė figuroja sikur kisha marrė shtėpi. Mė kuptoni se sa u pikėllova. Me njė fjalė, banuam edhe dy vjet tė tjera nė hotel, domethėnė gjithsej shtatė vjet. Kjo ėshtė arsyeja qė Liza mė thotė se unė jam i ngathėt...”.
Po binte muzgu kur burri u fut nė njė “Bar” dhe piu tri gota konjak me radhė. Vetėm atėherė u kujtua pėr gruan. Avujt e alkoolit i ngritėn njė valė pendimi. Mbase atė mbrėmje nė njėfarė mėnyre do t’i kishte kėrkuar falje sė shoqes, sikur tė mos gjente nė shtėpi disa mysafirė tė ēuditshėm. Muaj tė tėrė tek ata as kishte hyrė e as kishte dalė njeri. Dinin vetėm se nė katin sipėr tyre banonte njė pianist, qė kush e di pse luante vazhdimisht dhe vetėm “Sonatėn e hėnės”.
- Kėta janė komshinjtė tanė, - i tha Liza sapo hyri nė dhomė dhe vuri re se nė kolltukėt pėrballė televizorit qėndronin njė burrė, njė grua dhe njė vajzė e vogėl nja katėr vjeēe.
- Gėzohem, - tha ai. (Para syve i dolėn tri ngjyrat e ndryshme tė derės pėrballė)
Burri i panjohur u prezantua me njė shtrėngim energjik tė dorės. Nga tėrė qenia e tij, trupi i bėshėm, fytyra e rrumbullakėt me hundė tė madhe, nga buzėt e trasha qė shprehnin njė ndjenjė tė dukshme sensuale, buronte energji. Ai mezi arriti tė sajonte njė buzėqeshje.
- Interesant, - vėrejti mysafiri. - Mė duket se u bėnė nja katėr muaj qė erdhėm e banojmė pėrballė njėri-tjetrit dhe nuk njihemi. Tė shkojmė njėherė te kėta komshinjtė, i thashė gruas.
- Keni bėrė shumė mirė, - tha Liza, - edhe ne po mėrziteshim pa njerėz.
- Nė vetmi nuk jetohet, - pėrforcoi mysafiri mendimin e Lizės.
Dy gratė u ulėn kokė mė kokė si mikesha tė vjetra. Atij i takoi tė bisedonte me burrin. Vetėm sonte mbase do ta kishte dashur mė tepėr se kurrė vetminė. Mundi tė kuptonte se tjetri punonte diku nė njė bazė grosiste, se kishte shanse pėr tė dalė jashtė shtetit (njė herė kishte qenė nė Gjermani), se gruaja ishte infermiere spitali dhe vajzėn e dėrgonin nė kopsht, por kjo punė i lodhte shumė meqė ende s’e kishin rregulluar nė kopshtin pranė pallatit tė tyre. Mė nė fund, vajzėn e vogėl e zuri gjumi nė kolltuk dhe ata u ngritėn. Atij po i dhembte koka.
- Njerėz tė mirė, - tha Liza kur mbetėn vetėm.
Ai vuri re se asaj po i dridheshin duart. I erdhi keq pėr tė. Vendosi tė mos ia bėnte kurrė mė atė pyetje dhe e ndjeu veten tė lehtėsuar.

Pas dy ditėsh Liza i tha se fqinjėt i kishin ftuar. Lizės i pėlqenin miqtė e rinj.
- Qenke familjarizuar, - i tha ai.
Kėtė shprehje atij i pėlqeu ta pėrsėriste edhe nė dhomėn e fqinjėve nė kėtė formė:
- Gruaja ime u familjarizua shumė shpejt me ju.
Fqinji vuri buzėn nė gaz. E shoqja nxori mbi tryezė njė takėm rakie prej kristali.
- Ju pėlqejnė? – pyeti. - I kam blerė kur isha nė Gjermani para gjashtė vjetėsh. Nė Lajpcig.
- Taqi ėshtė i shkathėt, - tha e shoqja. - Njė javė qėndroi, por solli njė vagon me plaēka. Vetėm njė televizor s’e morėm qė s’e morėm dot.
Taqi qeshi me tė madhe dhe atij iu duk se ishte nga ata tipa qė s’bėhen merak pėr asgjė. Kur hapte gojėn, i shkėlqente nė cep tė buzėve njė dhėmb floriri. Ai vuri re, gjithashtu, se pėr ēdo rast Taqi do tė gjente njė mėnyrė pėr tė futur turneun e tij tė famshėm nė Gjermani. Pėr shembull, kur ra fjala pėr qumėshtin e mėngjesit, Taqi tha se nė Lajpcig ta sillnin te dera, ndėrsa pėr kėmishėt najloni shprehu mendimin se kishin dalė nga moda, bile edhe nė Lajpcig nuk pėlqeheshin mė.
Qysh nga ajo mbrėmje fqinjėt zunė t’i vizitonin gjithnjė e mė shpesh. Infermierja ulej kokė mė kokė me Lizėn, vajza hutohej pas televizorit, ndėrsa Taqi shtrihej nė divan si nė shtėpinė e tij. Burri, me njė ndjenjė apatie, vėshtronte ata njerėz qė, papritur, hynė nė mėnyrė tė ēuditshme nė jetėn e tyre. Shumė shpejt ai filloi tė mėrzitej. E mėrziste infermierja qė nuk linte rast pa vėnė nė dukje shkathtėsinė e tė shoqit, vajza e vogėl tekanjoze, qė dėshironte tė prekte gjithēka me dorė; Taqi, qė shpresonte tė dilte sė shpejti jashtė shtetit. Ai pėrpiqej tė zotėronte veten. Por nuk mund ta duronte mendjemadhėsinė e fqinjit. Ndonjėherė ishte i detyruar tė dėgjonte prej tij gjithfarė bisedash. Pėr shembull, njė mbrėmje, Taqi u mundua t’i mbushte mendjen se e kishte tė domosdoshme tė ndėrronte shtėpinė. Ai u ankua se vajza i vuante nga astma (atė ēast, burri mendoi se nuk kishte fėmijė mė tė shėndoshė e mė grindavece se ajo vajzė). Dhomat nga perėndimi nuk i kapte kurrė dielli, ajri i ndenjur ishte armiku numėr njė i saj. Vajza e tij vuante, kėtė e dėshmonte me raportin e njė komisioni mjekėsh. Prandaj, i duheshin patjetėr tri dhoma me ajėr tė bollshėm, qė tė shihnin nga lindja.
Burri e dėgjonte nė heshtje. Ai vetėm pėr mirėsjellje tundte kokėn herė pas here. Ishte i pafuqishėm t’i bėnte ballė lumit energjik tė fjalėve tė fqinjit. Gjendja e tij erdhi duke u acaruar dora-dorės. Nė fillim provoi njė ndjenjė mėrie pėr tė. Gjithė ato mburrje, qė fqinji ia ligjėronte me dėshirė tė veēantė, e hutonin. Burri habitej se si ishte e mundur qė ky njeri tė fliste i qetė pėr disa gjėra, tė cilat e turbullonin vetėm kur i mendonte. Ai nuk kishte nevojė tė dėgjonte biseda tė tilla. Nė pėrgjithėsi, me ndershmėrinė e njeriut tė zakonshėm, donte tė punonte, tė nxirrte me krahėt e tij bukėn e gojės. Prandaj, pallavrat nuk i pėlqenin. Nė pėrgjithėsi ai kishte vetėm njė hall, qė dreqi e dinte se si do tė zgjidhej. E shoqja rrezik tė mos bėnte kurrė fėmijė dhe ky ishte shqetėsimi mė i madh i jetės sė tij. Mbase pėr kėtė arsye pak nga pak burri zuri ta shihte fqinjin me njė sy tjetėr. Filloi ta urrente. Nuk e duronte dot. Pėrpiqej tė mblidhte veten, por shpesh zėri, mimika, qėndrimi e tradhtonin. E inatosnin mburrjet e tij, miqėsitė, e inatosnin dhe imtėsitė mė tė vogla tė atij njeriu, frymėmarrja, buzėt e trasha, madje edhe kravata qė lidhte nė qafė.
Njė pasdite ai po lexonte. Pianisti nė katin sipėr luante “Sonatėn e hėnės”. Liza gatuante pėr tė nesėrmen. Ai u mundua tė kuptonte domethėnien e asaj qė lexonte, por qe e pamundur. Tingujt e pianos e shqetėsonin. Ajo muzikė e mrekullueshme, dalėngadalė po i ngrinte nervat. Ai ndihej mbi njė reliev tė thyer, tė ashpėr dhe nuk i pėlqente tė dėgjonte tinguj aq tė mrekullueshėm. Pėrkundrazi, dėshironte tė thyente diēka, tė pėrplaste ndonjė send pėr tė bėrė zhurmė, tė rrėmbente ndonjė kėrcu e tė godiste tavanin, gjersa pianisti tė kujtohej se, veē “Sonatės sė hėnės”, kishte me mijėra e mijėra pjesė tė tjera pėr tė luajtur.
Atėherė vuri re se mbi qytet po binte muzgu. Njėra pas tjetrės zunė tė hapeshin dritat, si sytė e njė qenieje qė rrinte e pėrgjonte e tulatur nė errėsirė. Ai u pėrhumb derisa u shkund befas nga njė tronditje. Burri dėgjoi Lizėn qė hapi derėn, pastaj zėrin e Taqit. Ky hyri me energjinė karakteristike, duke sjellė prapa njė rrymė tė ftohtė ajri.
- Ma punuan, - thirri pa thėnė as “mirėm-brėma”.
Burri u habit. Ai mendoi se nuk kishte asnjė lidhje midis tij dhe asaj ēėshtjes pėr tė cilėn Taqi ankohej se ia kishin punuar. I mjaftonin telashet e veta pėr tė mos u ngatėrruar me marrėzitė e kėtij njeriu.
- Ke parė ti? - tha Taqi duke shtrėnguar midis duarve tavllėn e duhanit. - Tė ta hedhin me kaq marifet nuk ėshtė parė.
Qeshi me tė madhe. Nė cep tė buzėve iu shqua dhėmbi prej ari qė vezulloi. Burrit iu ngritėn nervat. E gjithė kjo nuk kishte asnjė kuptim. Ē’kėrkonte prej tij?
- Mirė ma bėnė, - vazhdoi Taqi pa u merakosur pėr bashkėfolėsin. - Mė shqitėn njė udhėtim nė Izmir, ma pėrlau Zeqiri. Doli mė i fortė.
Ai u gajas pėrsėri. Pianisti nė katin sipėr vazhdonte me “Sonatėn e hėnės”.
- Zeqiri shefin e ka kunat, kuptoni? Para njė viti i dha tė motrėn. Por nuk ėshtė halli kėtu. Tėrė inatin e kanė se sė shpejti unė do tė marr shtėpi tė re.
Burri e vėshtroi i hutuar. Pas kėtij shpėrthimi, Taqi kėrkoi njė gotė me raki. E ktheu me njė frymė. Qeshi pėrsėri nė atė mėnyrėn idiote dhe burrit i erdhi t’ia shkulte atė dhėmbin prej floriri.
- Mirė ma bėnė, qindin t’i punojnė kėsaj koke. Se mė thoshte shefi: “Taqi, dua vezė”. Dhe Taqi ia gjente, s’linte vrimė pa kėrkuar pėr t’ia gjetur. “Taqi, dua njė komplet akriliku tė bardhė pėr motrėn”, peqe Taqi! Pa le kur mė vinte surrati i tij, ai Zeqir gomari qė do tė shkojė nė Izmir: “Taqi, nėm nja dhjetė mijė lekė borxh”. Taqi drėng! Palaēot, maskarenjtė, u bėfsha nėnat...
Ai rrahu bėrrylin me paturpėsi dhe pėr burrin ky qe kulmi. Ē’ishte ky njeri, qė nė mėnyrė aq tė vrazhdė vinte e futej nė shtėpinė e tij?
- Mė fal, - i tha i mėrzitur, - nuk tė kuptoj!
- Ēfarė! - thirri Taqi. - Ēfarė nuk kupton!... Ē’ka kėtu pėr tė kuptuar? Mė iku Izmiri nga dora.
- Mua nuk mė intereson asgjė, - foli burri me inat, - as Izmiri, as Honoluluja.
Taqi ngrysi vetullat. Ai vėshtroi me radhė burrin dhe Lizėn, qė kishte mbetur e shtangur.
- Ē’domethėnė s’tė intereson? - tha i pikėlluar. - A nuk e kupton se ē’do tė thotė kjo? A nuk e kupton se mosvajtja ime kėtė radhė do tė thotė t’i them “lamtumirė” karrierės sime tė ardhshme? Dhe pėrse? Pėr hatėr tė atyre batakēinjve!
Burri zuri kokėn me tė dyja duart. Nė njė ēast dėshpėrimi, ai thirri “mjaft” dhe u zhduk nė dhomėn tjetėr. Taqi ngriti supet, i buzėqeshi Lizės dhe u largua. Pas pak, burri doli nga dhoma dhe vuri re se Liza ishte ulur mbi divan. Ai vajti pranė saj. I lėmoi flokėt. I kaloi dorėn mbi fytyrė dhe ndjeu t’i lagej.
- Mos u mėrzit, - i tha me butėsi, - s’kam menduar kurrė keq pėr ty.
Gruaja dėneste nė heshtje.
- Mos u mėrzit, nuk munda ta duroj. Kėta dallkaukė mė prishin nervat.
Tė nesėrmen, ai filloi ta pėrcillte gruan pėrsėri nė stacionin e autobusit, derisa ajo largohej dhe ia bėnte me dorė pas xhamit.

1972