Receta Gatimi

Rumunet perdhunojne shqiptaren


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Rumunet perdhunojne shqiptaren

    E Enjte, 10 Janar 2008

    Nje grup kriminal rumun, prej tre personash, perfshi dhe kapon, e cilesuar si “Barosan”, jane vene ne pranga nga policia italiane ne qytetin e Milanos, pasi dyshohen per perdhunimin ne seri te disa vajzave, ndermjet te cilave dhe nje shqiptareje 21-vjecare. Ngjarja ka ndodhur ne muajin prill te vitit te kaluar dhe lajmi eshte publikuar dje ne mediat vendase. Policia e Milanos beri te ditur se eshte kapur grupi, i cili eshte pergjegjes per te pakten dy perdhunime, nderkohe qe dyshohet dhe per disa vepra te tilla penale ne kryeqytetin e Lomabrdise, Milano. Sipas policise, ne prill te vitit 2007, ne Segrate eshte perdhunuar vajza shqiptare dhe per kete rast kishin filluar hetimet. Nderkohe qe, pak muaj me vone, me 26 korrik, viktime e perdhunimit ne grup ka rene dhe nje vajze italiane. Ne hetimet e bera eshte arritur ne konkluzionin se dhuna seksuale eshte kryer ne grup dhe perdorur e njejta menyre.

    Dy dite me pare, policia kishte leshuar disa urdher-arrestime per disa persona, te gjithe rumune. Sipas policise, mes agresoreve ne te dy rastet, ka pasur nje “kapo”, qe ne gjuhen rumune quhet “Barosan”. Ne muajin dhjetor “kapoja” i dyshuar, Artinovic Musulica, 20 vjec, eshte prangosur nga policia. Nderkohe qe eshte vene ne pranga dhe nje tjeter pjesetar i perdhunimeve ne grup, Costantin Firu, rumun nga Triboniano. Nje i trete, i perfshire ne perdhunimet seriale, eshte arrestuar ne Rumani, pasi ndaj tij ishte leshuar nje urdher-ndalimi evropian. Nderkohe qe dy rumune te tjere jane te shpallur ne kerkim, per akuzat e perdhunimit ne grup, ku ka rene viktime dhe 21-vjecarja, emri i te ciles nuk behet publik.

    Hetimet ne lidhje me perdhunimet ne grup, qe ishin bere problem ne krahinen e Lombardise, jane bere nga karabinieret te drejtuar nga prokurorja Bruna Serafini. Keto hetime derguan ne prangosjen e Musulicas dhe te tjereve. Nderkohe qe operacionet e policise jane drejtuar nga Andrea Pellegrino. Aksioni ka perfunduar ne kohe rekord prej policise, nderkohe qe hetimet zgjaten me se nente muaj, per te arritur deri ne finalizim.

    “Grupi, me rrezikshmeri te larte”

    “Kemi qene ne pranine e krimineleve qe veprojne ne grup dhe ne menyre seriale, duke perdhunuar femrat, te cilat i gjenin vetem”, ka thene drejtuesja e hetimeve, Bruna Serafini. Sipas policise, perdhunimet beheshin ne menyre brutale. “Jane te papune dhe pa shtepi dhe veprojne plotesisht ne ilegalitet”, lexohet ne dosjen e ngritur per grupin e te arrestuarve. “Keta kriminele duhet te bllokohen dhe denohen menjehere”, perfundoi prokurorja deklaraten per mediat italiane.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Rumunet perdhunojne shqiptaren

    shume mire qe i kane kapur, dhe ishalla po e kapin dhe pjesen tjeter

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Rumunet perdhunojne shqiptaren

    mire qe i kapin por ti japin nje denim te merrituar dhe mos ti leshojne sa hap e mbyll syte

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Krete:Dy 16 vjecarė shqiptare perdhunojne turisten
    Nga 3r1k0 nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 29-04-2012, 10:13 PM
  2. Video: Perdhunojne ne Publik vajzen 13 Vjecare te pa fajshme :( (Video)
    Nga abdullah92 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 17-04-2012, 12:18 AM
  3. Francė, pesė vajza pėrdhunojnė njė grua
    Nga Kliton nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 27-09-2010, 03:27 PM
  4. Ikėn pėr ditėlindjen, e pėrdhunojnė tri ditė rresht
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 17-12-2007, 06:36 PM
  5. Zhytet ne borxhe, prostituon shqiptaren shtatzene
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-12-2007, 06:27 PM