Si Mund te aplikoni per Studime ne Britnin e Madhe (UK)


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:07 PM
  2. Si te aplikoni buzekuqin ngjyre dark?
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2012, 06:59 PM
  3. Lady Gaga - lėndė pėr studime :)
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2011, 12:51 PM
  4. Disa mini studime te reja per shendetin
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 03:33 PM
  5. Si mund tė aplikoni pėr studime nė Gjermani
    Nga ReniX nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 06:05 PM

  1. #1

    Si Mund te aplikoni per Studime ne Britnin e Madhe (UK)

    Pershendetje!
    A ju pelqen imazhi i mesiperm? Tingellon bukur apo jo! Te studiosh ne Angli. A nuk ju duket terheqese?! Te studiosh ne universitetin e Oksford-it apo Cambridge apo ndonje tjeter ne Angli! Uhhh... do te ishte freskuese!!!
    Per shume studente ne shqiperi tingellon me shume e pamundur sesa terheqese. E vertete realiteti eshte i tille.

    Pamundesia nuk qendron tek aftesite e studenteve shqiptare. Shqiptaret nuk kane asgje me pak natyrisht edhe asgje me shume se studentet e tjere ne bote persa i perket aftesive per te studiuar e pervetesuar ato qe paraqiten per tu mesuar apo ndoshta edhe per te experimentuar e zhvilluar kerkime ne fusha te reja te degeve te ndryshme.

    Ashtu siē mund te jeni duke menduar edhe vete problemi eshte tek parate.

    Do te duhet nje shume e konsiderueshme parash. E konsiderueshme shpesh nenkupton jashtezakonisht e madhe per shumicen e shqiptareve. Le te veme doren ne zemer e te shpresojme qe te pakten per gjeneraten qe vjen nuk do te jete keshtu.

    Edhe une si ju jam nje student. Dhe mendova se do te ishte dicka interesante ndoshta edhe e dobishme qe te tregoj se si mundeni te beni nje kerkese per te studiuar ne Angli per degen qe ju pelqen.

    Ende nuk i di te gjitha menyrat per te hyre ne nje universitet ne Angli.

    Nje menyre per te hyre ne universitet eshte te komunikoni drejpersedrejti me universitetin ku deshironi te shkoni. Po si te komunikoni? Per nje liste te universiteve (bashke me adresen dhe numrit e telefonit apo fax) Hidhni nje sy tek:

    Informacion mbi Universitetet e Anglise dhe kurset qe mund te gjeni atje do te gjeni tekhttp://www.ucas.ac.uk%20UCAS(Universities and Colleges Admission Service) website

    Ne fakt shumica e informacionit ketu eshte thjesht nje shikim nga lart i informacionit qe jepet ne lidhjen e mesiperme.

    Menyra tjeter per te hyre ne universitet eshte te beni nje kerkese per te hyre ne universitet nepermjet UCAS (autoret e lidhjes me siper). UCAS eshte nje organizate e madhe ketu ne angli nepermjet te ciles shumica e studenteve mbeshtetin kerkesat e tyre per tu futur ne universitet.

    Nepermjet UCAS ju jeni ne gjendje te drejtoni kerkesen tuaj njekohesisht tek 6 universitetet (apo 5 nuk e di mire). Ju zgjidhni 5 universitetet qe ju pelqen te shkoni, bashke me kursin qe deshironi te beni ne secilin. Keshtu ju keni me shume shance per tu pranuar.

    UCAS e kalon kerkesen tuaj tek secili nga universitetet. Pastaj eshte plotesisht ne doren e secilit universitet nese do te ju pranoje apo jo. Natyrisht qe ne fund do te shkoni vetem tek njeri universitet.

    Secili universitet ka kriteret e veta. Shkurtimisht sa me i njohur te jete universiteti aq me te larta jane edhe kriteret qe vendosen. Kriteret qe vendos universiteti kane me shume te bejne me nivelin tuaj te edukimit. D.m.th me notat qe keni marre ju.

    Universitetet i bazojne kriteret e tyre mbi sistemin e vleresimit ketu ne Angli. Dhe kjo eshte ndryshe me ate ne shqiperi. Nuk ka ndonje procedure zyrtare per te krahasuar vleresimin ne Angli me ate te nje shteti tjeter. Megjithate universitetet do te jene ne gjendje te tregojne nivelin tuaj me notat qe keni marre ne shqiperi.

    Provimi i matures dhe diploma e shkolles se mesme (gjimnazit) ne shqiperi duhet te jete i mjaftueshem qe te hyni ne nje universitet ne Angli. Natyrisht qe edhe notat tuaja do te kene rendesi. Ne varesi te kursit qe do te beni universiteti vendos kushte te ndryshme. P.sh per Computer Science mund te kerkoje te pakten 8 ne fizike dhe matematike. Ndonje universitet tjeter mund te kerkoje te pakten 7. Oksford patjeter qe do te kerkoje ti keni 10-ta.

    Ndonje universitet mund te ju kerkoje te jepni ndonje provim nese nuk jane te bindur mbi nivelin qe keni. Me pak fjale universiteti ka kontroll te plote mbi zgjedhjen e studentave qe do studiojne atje.

    Natyrisht qe nese deshironi qe kerkesa juaj te kete ndonje shanc te pranohet duhet qe te kuptoni, te flisni dhe te shkruani ne Anglisht. Nuk eshte e thene qe te jeni perfect. Universiteti ku deshironi te shkoni ndoshta do te ju vendose perpara nje testi per te shikuar nivelin tuaj te gjuhes Angleze.

    Kur te plotesoni formularet qe merrni nga UCAS pervec informacioneve te tjera qe do te jepni mbi veten tuaj do te ju duhet te jepni nje pershkrim te shkurter mbi veten dhe arsyet se pse deshironi te studioni kursin qe keni zgjedhur. Ajo ēka shkruani ju aty do te shikohet nga personat qe vendosin nese do te pranoheni apo jo dhe nje shkrim i mire do te rriste shancet tuaja per te marre nje vend ne universitet.

    Per me shume informacion per kurset e vlefshme shkoni tek UCAS web site. Aty do te keni mundesi te kerkoni kursin ne te cilin jeni te interesuar.

    PEr kursin qe do szgjidhni p.sh ("Computer Science") do te ju paraqitet lista e te gjithe universiteteve qe kane kursin qe kerkoni. Duke klikuar ne lidhjet ne liste do te jeni ne gjendje te shikoni kriteret qe vendos universiteti per te hyre ne ate kurs. Kriteret jepen nen titullin "Qualification requirements". Nese nuk kuptoni se cfare percaktojne ato kritere mos ngurroni te kontaktoni universitetin. Lexoni me poshte adresen dhe numrin e telefonit te universitetit.

    Per me shume informacion se cfare duhet te dini dhe se si duhet te aplikoni nepermjet UCAS vizitoni UCASwebsite.

    Ah se desh harrova. Shuma e parave qe do te ju duhet te pagoni eshte rreth £3000 ne vit. Dhe kjo nuk perfshin apartament apo ngrenie. Per ato duhet te keni para te tjera menjane. Vini re qe shuma e mesiperme mund te ndryshoje ne varesi te kursit qe po beni. Nese jeni nenshtetas i ndonje shteti qe ndodhet ne everopen e bashkuar atehere shuma qe do te paguani eshte shume me e vogel. Me duket se eshte rreth £1500 (nuk e di mire). Per te gjetur shumen e sakte te parave qe do te ju nevojitet kontaktoni me universitetin direkt.

    Suksese!!!!
    Per me shume ndime Ju lutem mund te kontaktoni ne email: SS1815@mdx.ac.uk
    Krenari
    (Nga Kukesi.co.uk)[/url]
    \

  2. #2

    Re: Si Mund te aplikoni per Studime ne Britnin e Madhe (UK)

    Respekte se edhe une jam nga Kuksi. A mundesh me na tregu dicka per bursat, per erasmus ke degjuar? Si mund te applikojme per bursa?

  3. #3
    i/e rregjistruar Maska e bardhakryeziu
    Anėtarėsimi
    Mar 2009
    Postime
    1
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    a mund te mi dergosh adressat ku duhet te hysh per ucas apo diqka perkatese qe permendet

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:07 PM
  2. Si te aplikoni buzekuqin ngjyre dark?
    Nga Erinaa nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 01-10-2012, 06:59 PM
  3. Lady Gaga - lėndė pėr studime :)
    Nga Erinaa nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-03-2011, 12:51 PM
  4. Disa mini studime te reja per shendetin
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-06-2009, 03:33 PM
  5. Si mund tė aplikoni pėr studime nė Gjermani
    Nga ReniX nė forum Studentėt Shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2009, 06:05 PM

Bashkohuni dhe Ju kėtij komuniteti entuziast dhe argėtues. Krijo njė Llogari Falas