Ēfarė tha Ramiz Alia pėr ngjarjet nė vitin 1990-tė.

Pas ngjarjeve tė Rumanisė si i shihnit ju ngjarjet nė Shqipėri?

Zhvillimi i ngjarjeve nė Evropė pas pėrmbysjeve qė ndodhėn nė vendet e lindjes padyshim qė tė ēonte nė mendimin se ajo qė ndodhi andej do tė ndodhte edhe nė Shqipėri nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr. Ky ishte rezultat i luftės sė ftohtė dhe lufta e ftohtė nuk do tė kufizohej vetėm nė rrėzimin e sistemit socialist, vetėm nė njė pjesė tė vendeve, por do t'i pėrfshinte tė gjithė. Pra mundėsia e pėrmbysjes sė socializmit nė Shqipėri ishte evidente. Prandaj nė atė kohė ne u pėrpoqėm qė tė ndėrmerrnim disa masa tė ndryshme qė tė lehtėsonim kėtė kalim. Kam parasysh se nė atė vit, ne bėmė katėr pleniume tė Komitetit Qendror, ku u ndėrmorėn disa vendime tė karakterit ekonomik, por edhe politik. Unė isha pėr atė qė tė zhvillohej sa mė shumė pluralizmi i mendimit, pra qė njerėzit tė shprehnin sa mė shumė mendimet e tyre. Nuk isha nė atė kohė gati as pėr pluralizmin politik dhe as pėr ndryshimin e sistemit nga sistem socialist nė ekonomi tė tregut. Ky ishte mendimi im deri nė nėntor tė atij viti.

Komenti pėr ngjarjet nė Shkodėr dhe Kavajė

A kishit informacione ju se situata po precipitonte pėr keq pas kėtyre dy ngjarjeve nė Shkodėr dhe Kavajė?

Nuk ka dyshim se disa tė dhėna siē ishin kėto dy ngjarje apo disa pakėnaqėsi, dhe disa artikuj tė shkruar nga disa intelektualė si artikulli i Ylli Popės apo edhe ai i Ismail Kadaresė, Sali Berisha etj. Megjithatė asnjėri nga kėta nuk propozonte qė tė ndryshonte sistemi, por kritika dhe vėrejtje pėr ēėshtje tė veēanta bėheshin. Kjo tregonte qė duhet tė lėviznim nė kėtė drejtim dhe ndryshimet ishin bėrė tė domosdoshme. Dua tė theksoj se ndryshimet nė Shqipėri kishin tė bėnin me faktorin e jashtėm. Domethėnė ishte e interesuar bota perėndimore. Pra Amerika, dhe shtetet e tjera tė Evropės ishin tė interesuara qė socializmi tė pėrmbysej nė vendet e lindjes, ashtu siē ishin tė interesuara edhe pėr ndryshimet nė Shqipėri qė mbeti vetėm. Pra dominoja e fundit do tė binte dhe ato po punonin nė kėtė drejtim.

Pjesė nga fjala nė Kombinatin e autotraktorėve po nė vitin 1990-tė

"Si tė mos indinjohemi kur propaganda Jugosllave pėrpiqet tė gjejė dhe tė nxisė elementė antikombėtare pėr t'i shfrytėzuar pėr qėllimet e veta. Unė para tre ditėsh dėgjova thirrjen "Sllobodan, o Sllobodan ēliro popullin Shkodran". Harrojnė kokat e nxehta tė shovinizmit serb thėnien e urtė dhe tė vjetėr tė Shkodrės loke, se, "Nuk tundet Taraboshi nga era".


Episodi i parė

Djali i ri i vrarė nė korrik

Berisha- Unė mendoj qė para se tė vazhdojmė....

Alia:- E vėrteta....

Berisha- Ja unė po jap njė shembull. U dha komunikata pėr ngjarjet e 2 Korrikut. Pati plagosje tė lehtė. Tjetri, 16-vjeēari ishte duke vdekur nė spitalin numėr dy dhe siē dihet vdiq. I bėnte roje ambasada Gjermane dy ditė resht. Tashti, thuaj sa tė dush ti atij personelit tim qė s'pati apo pati plagosje tė lehta. Qė kėtu .....

Alia: -Dale ti prit, kush ishte ai qė u plagos rėndė?

Berisha: -Unė s'u mora tė them tė drejtėn.

Aliaj: - Jo, po dale ti meqė po e thua, na u pėrgjigj.

Berisha: - Njė nga ata.

Alia: Kush ishte ai qė u plagos, ku u plagos?

Berisha: - Nuk e di.

Alia: - E po kur se di, si e thua pastaj. Ti po na dezinformon ne.

Berisha: - Pse?

Aliaj: - Po sepse nuk po na e thua. Na e thuaj. Sali, Sali, po dale more Sali. Ti po ngrihesh me njė tezė tė drejtė. Informacioni duhet tė jetė i drejtė. Kėshtu? Bukur. Atėherė bėje dhe ti tė drejtė. Ti thua qė ky djalė ishte kėshtu. E para e punės ai djalė nuk ju erdhi atė ditė nė spital, sepse e di kėtė ēėshtje mirė. Ai djalė u plagos kur hyri makina me vrull, ēau murin e ambasadės, njė makinė, dhe njė njeri atje, polici qėlloi. Bukur? Qartė ėshtė. Por ai djalė ka ndenjur tre ditė nė ambasadėn gjermane dhe pas tri ditėsh erdhi nė spital. E kupton? Po them qė kėshtu ėshtė historia. Kur u dha komunikata ai djali ishte brenda nė ambasadė dhe nuk kishte ardhur ende nė spital. Nė qoftė se duam tė themi atė qė ishte.

Berisha: - Jo dakord, dakord, por puna ėshtė se duhet tė jemi...

Aliaj: - Ja pra unė jam dakord me ty nė parim qė duhet tė jemi tė saktė, por nuk duhet t'i bėjmė tė pasakta atėherė ato qė janė tė sakta. Nė qoftė se duam saktėsi duhet t'i themi saktė gjėrat.

Dhimitėr Shuteriqi:-Kėtu ka njė gjė shoku Ramiz.

Aliaj- Berishės - Si?

Berisha: - Nuk mund tė thuhet kjo qė ka ndodhur kėshtu.

Aliaj: -U tha qė u plagosėn njerėz. Ēfarė duhet tė thoshim tjetėr ne.

Dhimitėr Shuteriqi: -Kėtu ka njė tė metė pėr mua, duhet njė konsekuencė nė informacion. Kėtė ngjarje spitali, nuk e njohu kėshtu. Ja doktori nuk e njohu kėshtu dhe unė nuk e kam njohur kėshtu. Nė qoftė se ngjau ndryshe edhe krijoi njė disinformacion tė kėtillė duhet tė ishim ne konsekuentė, ose t'i pėrgjigjeshim me informacionin tonė mė vonė, sepse mė vonė ngjau dezinformimi. E menjėhershme tė ishte dhe pėrgjigja. Pra t'i pėrgjigjeshim flakė pėr flakė.

Berisha: -Unė jam nė spitalin me numėr 1, por njeriu qė punon aty thotė qė djali ka ardhur menjėherė.

Alia: Kur menjėherė? Ka ardhur nė datėn 4 tė korrikut, ngjarja ka ndodhur nė 2 korrik. Ai djali ka hyrė nė ambasadėn gjermane nė 2 korrik.


Episodi i dytė

Berisha ngre si problem ngjarjet ne Kavajė

Berisha:- Shoku Ramiz, dy informacione, qė duhet tė jetė kompletim i informacionit tė armikut. Nė qoftė se si japim ne, informacionet duke filluar dhe nga Komiteti Qendror, po i japin mediat e huaja.

Alia: - Jo nuk ėshtė e vėrtetė. Nė qoftė se ti i beson atyre qė thonė radiot e huaja kjo ėshtė puna jote.

Berisha: -Jo mė fal, shoku Ramiz unė nuk them se ėshtė e vėrtetė, por ata po dezinformojnė. Unė prandaj e shtrova qė nė fillim ēėshtjen e informacionit tė vėrtetė. Kėtu nė kėtė Komitet Qendror filtron informacioni i saktė dhe i vėrtetė. Prandaj ne duhet tė jemi shumė vigjilent...

Aliaj:- Dale, dale. E para nuk ėshtė e goditur fjala kompeticion, sepse nuk bėmė ndonjė garė pėr informacion. E dyta pėrsa i pėrket KQ, ai u mblodh nė datėn x dhe nė darkė, jo tė nesėrmen, por nė darkė u dha njoftimi dhe u dha fjalimi qė mbajta unė nė Pleniumin e Komitetit Qendror pėr Arsimin. Tė nesėrmen, u diskutuan probleme tė tjera dhe u dha materiale pėr pleniumin. Prandajnuk pati asnjė kompeticion dhe nuk pati....

Berisha:- Unė e kisha fjalėn pėr informacionin si informacion shoku Ramiz. Unė po jap njė shembull tjetėr...

Aliaj: Jo atė qė kape thashė unė.

Berisha: Pėr ngjarjet e Kavajės nuk ėshtė thėnė asnjė fjalė. Ne s'dimė asgjė, vetėm sa kemi marrė vesh rrugėve kėshtu...

Aliaj: Pėr Kavajėn, po, nuk ėshtė thėnė asgjė, shumė e drejtė.



Debati Kadare-Alia pėr pluralizmin

Dėshmia 1

Ismail Kadare

Lidhur me kėtė pluralizmin qė shtruat kėtu, qė unė se kam tė qartė shumė nga ana juridike statusin e pluralizmit

Ramiz Alia

Shiko, pluralizėm, status, e di qė ē'ke me tė ti. Ēdo me thėnė se ditke ti? Tė ma thotė ndonjė tjetėr qė se di mirė, por tė ma thuash ti?

Ismail Kadare

Ose mė mirė kuptohet me kėtė fjalė te ne

Ramiz Alia

Ē'kuptohet, kuptohet qė pėrveē Partisė sė Punės sė Shqipėrisė tė ketė edhe njė parti tjetėr, demokrate, republikane, njė parti liberale, njė parti tė gjelbėr, ja kjo ėshtė.

Ismail Kadare

Ky ėshtė njė problem shumė i vėshtirė pėr t'u trajtuar aktualisht, sepse kėtu ka dhe shumė ngarkesė politike

Ramiz Alia

Ngarkesė politike ka dhe ky ėshtė i tėri politik. Tashi, qė ta pėrmbledh unė, unė mendoj qė ky problem ėshtė tepėr delikat dhe ne nuk duhet tė pranojmė pluriparticizmin. Si t'i bėsh dredha e qysh t'i bėsh dredha propagandės jashtė duhet menduar dhe duhet reflektuar. Pėr ēfarė arsye? Ēėshtja nuk ėshtė, tė kuptohemi, ka disa njerėz qė thonė, nuk ėshtė ndonjė gjė, kupton, ku ka parti qė mund t'i bėjė ballė partisė sonė.Kėshtu ėshtė, nuk ka parti qė t'i bėjė ballė partisė sonė. Por, kupton, ajo qė po ngul kėmbėn, reaksioni nė kėtė ēėshtje, ngul kėmbė qė e di se kjo ėshtė e ēara e para e madhe nė unitetin kombėtar. Unė mendoj, problemi i unitetit kombėtarė, sidomos pėr ne, pėr kushtet tona politike nė tė cilat ndodhemi, ėshtė njė problem shumė i madh. Por, edhe pėr ēėshtjen e pushtetit. Tė jeni tė bindur, se hapja i kėtij shtegu ėshtė sulmi i parė ballė pėr ballė pėr likuidimin e pushtetit popullor, qoftė ekoligjist, qoftė liberal, qoftė ē'tė doni.

Berisha: Mėlėr tė them dy tre gjėra shkurt shoku Ramiz. Shokėve tė organeve tė punėve tė brendshme vetėm njė mesazh tė tillė, qė ēdo rrahje e paligjshme dhe qė tė themi tė vėrtetėn kanė qenė aq tė shumta, unė shihja ēdo ditė njerėz tė stacioni i autobusit, ēdo ditė policia do tė mbante njerėz, i kapte, i keqtrajtonin, ndonjėherė burra edhe mė tė pashėm e mė tė veshur mė mirė se unė. Po unė vetėm kaq dua t'ju them qė ēdo rrahje e paligjshme ėshtė rrahje pėr ne, pėr tė gjithė ne. E ndiej veten edhe tė fyer, qė ata nė mėnyrė kaq tė shpeshtė dhe frekuente, tė thyejnė urdhra dhe ligjin. Pėr mendimin tim, ju e keni hapur shumė drejtė, qė problemi ėshtė poshtė kėsaj, ėshtė e vėrtetė, ėshtė nė bazė. Por ama, veprimi i mekanizimit kryesor ėshtė ngjallja e mosbesimit pėr atė ēka bėn partia. Partia ka bėrė shumė edhe po tė marrėsh masa qė janė marrė nga janari deri tani, janė shumė para psikologjisė sė pėrgjithshme shoqėrore tė Shqipėrisė. I rrahėn ata djemtė pėr tė marrė pasaportėn, i rrahėn. Ata duhet tė dėnoheshin. Unė them qė njė komision hetimor, publikisht, pėr kėtė probleme qė ka shqetėsuar shumė, pėr tė dhėnė pėrgjigje dhe dėnimet e duhura ata qė kanė tejkaluar kompetencat, ėshtė nė dinjitetin e shoqėrisė sonė. E dyta, kisha njė problem lidhur me... Shokėt e folėn problemin e informacionit, mirė ėshtė qė tė informohemi nga partia. Sė fundi, kam njė problem vetė pėr partinė. Partia ka bėrė shumė ndryshime gjatė gjithė kėtyre muajve. Partia duhet tė ndryshojė vetėn e vet nė disa aspekte, nė disa gjėra. P.sh., mendimin, unė e konsideroj tė domosdoshme pluralizmin e mendimit

Ramiz Alia

Pluralizmin e mendimit apo pluralizmin partiak?

Sali Berisha

Jo, pluralizmin partiak nuk them se ėshtė...

Alia

Do ta shtroja njė ēikė, ēmendim keni ju?

Berisha

Jo mė fal..

Alia

Jo, do ta thosha njė cikė kėshtu unė, sikur tė hapnin edhe ca probleme tė tilla

mendimit

Sali Berisha

Ndoshta edhe ligji qė e sanksionon

Ramiz Alia

Cili?

Sali Berisha:

Ligji qė sanksionon rolin e vet, ligji qė e shpall forcė udhėheqėse, tek Kushtetuta e kam fjalėn

Ramiz Alia:

Po mirė, po the ligji?

Sali Berisha:

Tek kushtetuta e kam fjalėn

Ramiz Alia:

E mora vesh unė ku e ke fjalėn ti, po the qė mohohet roli udhėheqės, tė kuptohemi, asgjė nuk vendosim ne. Por, ajo presupozon tė kesh parti tė tjera. D.m.th, ti je me ketė?

Sali Berisha:

Pėr stadin aktual, ky popull nuk ėshtė pėrgatitur

Ramiz Alia:

Mos e shiko tek ēėshtja e pėrgatitjes. Ti je njė kirurg, kur fut thikėn ti e di ēdo gjesh

Sidoqoftė, nėse do tė pranosh njė tezė, duhet tė shikosh fundin

Sali Berisha:

Por, qė tė mos jetė e sanksionuar nė Kushtetutė, unė jam dakord.



Dialogu pėr Kosovėn

Ramizi: Kosovarėt duhet tė na pyesin

Ramiz Alia-Berishės:

Ēėshtja e Kosovės ėshtė njė ēėshtje mė vete dhe duhet te kemi kujdes. Dhe unė e ti, qė veēanėrisht jemi shumė pro kosovarė, jemi pak kosovarė. Hė? Do kujdes pak. Ēėshtja e Kosovės ėshtė tepėr komplikuar. Edhe mendimet pėr Kosovėn dhe kosovarėt janė shumė ashtu, pėr shembull, njė burrė kosovar qė lexova diku, thotė nė Nju Jork: "Shqipėria duhet tė shtrojė ēėshtjen e Kosovės nė Kėshillin e Sigurimit". Unė mendoj qė po tė udhėhiqemi nga ato mendime, ne do tė biem pre e provokacionit, tė rrezikshme, sepse kosovari para se ta thotė atė duhet ta bisedojė me ne, dhe kur nuk begenis ta bisedojė me ne dhe thotė atje, do tė thotė ėshtė provokator. Kushdo qoftė ai, pėr mua s'ka rėndėsi.

Sali Berisha:

Por....

Ramiz Alia:

Mė fal, mė fal. Jo, jo, jo, duhet tė jemi dhe ne njė ēikė..., sepse ėshtė bėrė si modė kjo Kosova. Duhet tė ndjekim mentalitetin e tyre. Vajti Mark Krasniqi, qė e njohim ne dhe e kemi mik, po bėn pajtimin kombėtar nė Amerikė. Meqė po bėjmė pajtimin e gjaqeve, hajt bėjmė pajtimin e gjaqeve dhe nė Amerikė. Pajtim me ballistė, kupton? Me Xhaferr Devėn?



-Jehona e takimit me intelektualėt

Nė datėn 28 gusht 1990 ish-Sigurimi i shtetit pėrgatit njė raport prej 13 faqe, ku flitet se si ėshtė pritur takimi i Alisė me intelektualėt.

Spartak Ngjela, i dėnuar, shprehet:

Takimi i sekretarit tė parė tė partisė me intelektualėt nuk dha asgjė konkrete. Ajo ishte krejt njė eufori fals e mbushur me shqetėsime. Kėshtu do tė mbarojnė tė gjitha diktatorėt.

Fadil Paērami, i dėnuar, shprehet:

Edhe Marksi nuk ka bėrė pjesė nė ndonjė parti. Tėrė ata qė kanė shkruar vepra tė mėdha, kanė kaluar nė rrugėn e vėshtirėsive tė persekucionit, pastaj presim me padurim qė tė bėhet ajo e dashit, siē thotė populli, dhe tė mprehim thikat.

Fatos Lubonja, i dėnuar, shprehet:

Kėtu nuk mund tė ketė demokraci pa pluralizėm partiak. Tek ne presidenti ėshtė dhe sekretar i parė i komitetit qendror dhe kryekomandant. Kjo nuk shkon