Receta Gatimi

Perdhunimi i femijes, pranga 40-vjecarit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Perdhunimi i femijes, pranga 40-vjecarit

    E Premte, 11 Janar 2008

    Nje 40-vjecar, nga Seman Sektor, i rrethit te Fierit, dyshohet se ka perdhunuar paraditen e djeshme nje nxenese te shkolles 9-vjecare te ketij fshati. Policia e Fierit tha mbreme se ka prangosur Vasil Kanen, pas denoncimit te kryer nga babai i nje vajze 13-vjecare. Burimet shtuan se 37-vjecari me iniciale R.K. u paraqit perpara ambienteve te Drejtorise se Policise se Qarkut te Fierit per te denoncuar abuzimet seksuale me vajzen e tij. Ne rrefimin e tij, ai ka saktesuar se gjithcka e ka treguar vete vajza, pas insistimit te prinderve. Nderkohe, mesohet se ne deklarimin paraprak perpara uniformave blu, 40-vjecari eshte shprehur se asgje nuk eshte e vertete dhe gjithe historia eshte e sajuar. Vasil Kane ka shtuar se denoncimi eshte nje kurth dhe ka ngritur gishtin mbi babane e vajzes, bashkefshatar i tij, si personin qe ka treguar nje histori te rreme per ta mbyllur ne qeli.

    Denoncimi nga prindi me iniciale R.K. eshte paraqitur ne policine e Fierit rreth ores 15:30 te pasdites se djeshme. Babai ka treguar se vajza e tij, nxenese e klases se tete te shkolles se fshatit, eshte perdhunuar nga 40-vjecari, i cili fillimisht e ka mashtruar per ta terhequr ne nje qoshe larg syrit te banoreve te fshatit. Vajza ka mberritur ne banese ne gjendje shoku. Fillimisht, ajo nuk ka pranuar te tregoje asgje. Por kembengulja e prinderve ka bere qe vajza “te zberthehet”, duke treguar gjithcka, duke perfshire edhe kercenimet e perdhunuesit ne rast se do te tregonte. Babai ka treguar se me te marre rrefimin e vajzes, ai eshte nisur per ne qytetin e Fierit, ku paraqiti denoncimin.

    Nje furgon i grupit te gatshem eshte nisur drejt fshatit qe ndodhet rreth 17 kilometra larg qendres administrative. Vasil Kane, i martuar dhe me dy femije, eshte prangosur ne oret e para te mbremjes ne nje nga rruget e fshatit, prane baneses se tij. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Fierit bejne te ditur se mbi 40-vjecarin rendon akuza e “marredhenieve seksuale me dhune me te mitura”, veper per te cilen do te perballet se shpejti me togat e zeza.

  2. #2
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Perdhunimi i femijes, pranga 40-vjecarit

    kam pershtypjen se njerezit ja paskan kaluar dhe kafshes. sepse dhe kafsha qe nuk ka tru kaq te zhvilluar sa ne nuk reagon ne nje menyre te tille . po cfare te besh thuaj kur te bie ne pjese . per mendimin tim keta lloj njerezish duhen shuar fare.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Historia e trishtė e 6-vjeēarit
    Nga vaaldr1n nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-09-2011, 08:13 PM
  2. Pėrdhunimi!
    Nga Altin111 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 05:09 PM
  3. Perdhunoi 5 te mitura, pranga 70-vjecarit italian
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 17-03-2009, 09:38 PM
  4. Abuzoi me te mituren, pranga 70-vjecarit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-02-2008, 03:00 PM
  5. Perdhunon kusheriren, pranga 21-vjecarit
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-12-2007, 05:09 PM