Receta Gatimi

Seksualiteti dhe pornografia


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 9 prej 9
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Seksualiteti dhe pornografia

    ideja qė seksi ka edhe rreziqe ėshtė e vjetėr sa edhe Edipi. Grekėt e dinin se kjo histori ishte metaforike dhe ajo nuk hynte nė dhomėn e gjithkujt ēdo natė. Ndėrsa nė shtėpinė tonė, sot nė shekullin e njėzetenjėtė, violenca seksuale nėpėrmjet televizionit, ėshtė mė e zakonshme nga sa tė mblidhet gjithė familja pėr t’u drekuar. Nė qoftė se gjithkush do tė harxhonte mė shumė kohė pėr tė ngrėnė familjarisht dhe mė pak kohė duke parė violencėn seksuale nė televizor, ne nuk do ta njihnim gjithė kėtė seksualitet tė pakontrolluar. Pornografia dhe mbathjet thong po shkatėrrojnė shtėpitė dhe komunitetet tona sikurpo i ha krimbi.

    Ėshtė e vėrtetė qė pornografia nuk ėshtė njė dukuri e re, ajo ka ekzistuar nė shekuj, por kurrė nuk ka qenė nė shkallėn qė ėshtė sot.

    Ėshtė e vėrtetė qėmė parė njerėzit shikonin mė pak, mė rrallė dhe mė fshehtė pornografi dhe pa asnjė dyshim, nėn njė presion mė tė madh tė kundėrshtimit shoqėror.

    Ėshtė e vėrtetė se asnjė mėndje e shėndoshė nuk mund ta mohojė faktin, se skenat e sotme pornografike kanė bėrė tė ulen standardet tona morale.

    Sot, pornografia shikohet, lexohet dhe dėgjohet nė kushte tė tjera. Shoqėria duket se ėshtė bėrė mė tolerante ndaj saj. Pornografia ka invaduar televizionin, filmat, radiot, libraritė dhe galeritė e arteve. Pornografi shkruajnė dhe shesin edhe profesorėt qė shteti u jep rrogė tė edukojnė rininė.

    Disa vjet mė parė ne nuk do tė toleronim skena qė i shohim sot kudo nė televizion, kinema dhe teatėr. Pornografia pėrparon pa u ndalur. Duket sikur ajo ėshtė fjala e fundit drejt sė ardhmes.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Seksualiteti dhe pornografia

    Nėpėr trotuaret e Tiranės dhe tė gjithė qyteteve tė Shqipėrisė, kasetatme filma pornografike hard apo soft core shiten (edhe pėr fėmijėt) si tė jenė biskota.

    Televizioni ofron pornografi qė shtohet ēdo ditė. Po qe se do tė lejohet tė vazhdojė kėshtu, me siguri mė tė errėt do ta kemi tė ardhmen. Ne po bėhemi njė komb i voyeurs vicarious, me njė numėr gjithnjė mė tė madh burrash tė mbėrthyer tek ekrani i TV pas orės 23:30. Ata shikojnė artistė tė angazhuar nė tė gjitha sjelljet seksuale qėka arritur tė shpikė “gjenialiteti” komercial. Kėto skena, nuk ka dyshim, qė flasin pėr njė kulture nė degradim. Vetėm le tė kujtojmė se si Fisnikėria franceze, para revolucionit francez, kėnaqej duke parė njerėz qė bėnin interkursė seksuale. Fashisti afrikan, diktatori Idi Amin, i urdhėronte tė burgosurit “tė bėnin seks para tij”, ndėrkohė qė ai rrufiste verė dhe kėnaqej me spektaklin. Nė shfaqjet romake tė burgosurve u tregonin bukuroshe lakuriqe. Kush nga ata kish ereksion i a pritnin penisin. Gjaku merrte udhėt dhe shikuesit e pasur kėnaqeshin.

    Kemi plot arsye tė reflektojmė pėr implikimet e pornografisė dhe tė heqim paralele me jetėn tonė tė sotme.

    Dėgjojmė njerėz qė thonė: Jemi qytetarė tė rritur tė njė shoqėrie tė lirė, ne duhet ta kemi privilegjin tė lexojmė dhe tė shikojmė ēfarė tė duam.

    A ka nė kėtė pikpamje ndonjė gjė tė keqe?

    Unė them se ka. Sė pari, me sa di unė, ligji e ndalon shpėrndarjen dhe shfaqjen e materialeve pornografike, pavarėsisht shijeve tėnjerėzve. Pra ėshtė njė aktivitet i paligjshėm.

    Sė dyti, nė qoftė se “libertarianėt” shqiptarė mendojnė se pornografia ėshtė e drejtė e gjithkujt qė do ta shohė dhe ta dėgjojė, atėherė pse organizatorėt e shfaqjeve pornografike nuk shesin bileta pėr shfaqje me seks tė lirė? Pse nuk u japin konsumatorėve shfaqje direkt (live) tė grave qė bėjnė seks me kafshėt? Pse nuk u japin njerėzve tė interesuar mundėsinė tė shikojnė gra qė abuzohen seksualisht dhe poshtėrohen nga burrat, vetėm qė tė demonstrojnė teorinė pornografike se dhimbja seksuale mund tė kthehet nė kėnaqėsi ?

    Zor tė besohet qėnjerėzit normalė janė solemnisht dakord me atė qė disa na thonė: “shoqėria nuk ka tė drejtė tė ndėrhyjė nė kėto ēėshtje”.

    A nuk e ka shoqėria tė drejtėn tė vendosė standarde minimum tė hijeshisė, tė mirėsjelljes, apo tė turpit, sa herė qė njė pakicė mundohet ta prishė kėtė.?

    A nuk kanė njerėzit e ndershėm tė drejtėn tė thonė se kjo shkon tej kufijve tė qytetėrimit mė minimal dhe kėtė nuk e tolerojmė?.

    Unė kam parė nė rrugėt e New Yorkut, qytetarė tė njė komuniteti me parulla nė duar ku shkruhej “Nuk duam pornografi”. Ata kishin rrethuar njė dyqan tė sapohapur ku shiteshin materiale pornografike dhe pėr disa ditė rresht nuk lejuan tė hynte njeri nė dyqan. Dyqani u mbyll.

  3. #3
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Seksualiteti dhe pornografia

    Sjellja “Unė dua tė shoh atė qė unė dėshiroj ”, pa parė interesat e mėdha dhe tė largėta tė shoqėrisė, duket se ėshtė bėrė e zakonshme nė kėtė Shqipėrinė tonė sot. Kjo ėshtė njė pikėpamje thellėsisht narcissistike, vetė-indulgjente dhe fare pa pėrgjegjėsi shoqėrore. Nė vitet e diktaturės qė lamė pas, interesi i “pėrgjithshėm” (i shtetit diktatorial) ishte mbi gjithēka, ndėrsa interesat e individėve thuajse asgjė. Tani kemi shkuar nė ekstremin e kundėrt qė thėrret pėr liri individuale qė tejkalon kėrkesat e shoqėrisė. Dhe ne tė hutuar nuk gjejmė dot menēurinė pėr tė pėrcaktuar njė pikė diku midis mentalitetit diktatorial dhe prioriteteve individualiste tė sotme.

    Dikush mund tė pyesė: Pse tė censurojmė pornografinė dhe jo violencėn nė filma dhe nė TV? Mirė ėshtė tė censurohen tė dyja. Violenca e tejskajshme nė botėn e shfaqjeve, ėshtė njė problem shoqėror i rėndėsishėm qė duhet tė na shqetėsojė tė gjithėve. Por tė gjithė e kemi vėnė re se nė filmat violenca paraqitet “si njė e keqe “ qė duhet ndėshkuar, ndėrsa nė tė gjitha filmat dhe shfaqjet pornografike seksi i papėrgjegjshėm paraqitet si njė e mirė qė kėrkohet. Kėtu, siē shikohet, ka njė ndryshim tė madh qė qėndron si njė “quantum leap”. Ndryshim qė e bėn tė domosdoshėm ndalimin dhe vėnien nėn kontroll tė pornografisė.

    A Duhet Censura? E kuptoj qė censura nuk pajtohet me vetė-kontrollin qytetar dhe tregon paaftėsinė e shoqėrisė pėr t’u kujdesur pėr veten. Nga kjo pikėpamje ndoshta censura nuk duhet.

    Ėshtė fakt se sado tė pėshtira tė jenė disa materiale nė literaturė, nė televizion dhe nė filma- pėr disa njerėz ato kanė vlerė. Nuk mund tė vendoset censurė mbi tė rinjtė. Ndėrkohė qė ata piqen, duhet tė lejohen tė zgjedhin (brenda kufijve tė eksperiencės sė tyre) se ēfarė ėshtė e vlefshme dhe ēfarė jo. Ka invalidė qė kėnaqen seksualisht vetėm me materialet pornografike dhe kėtyre nuk duhet t’u privohet kjo kėnaqėsi.

  4. #4
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Seksualiteti dhe pornografia

    Studimet mė tė avancuara kanė treguar se shumė pornografi bėn qė njerėzit tė mėrziten me tė.

    Personalisht, mė tremb mė shumė represioni seksual se sa pornografia. Kultura jonė ėshtėseksualisht represive. Njerėzit edhe pse tė uritur seksualisht ekonsiderojnė seksin si legjitim vetėm brenda familjes. Dalja e seksit jashtė familjes ėshtė e papranuar pėr shumicėn e opinioni shoqėror dhe kjo pėrbėn shkakun kryesor tėkrimit nė familje. Ėshtė bėrė njė studim nė burgjet me kriminelėt e krimeve seksuale nė Amerikė . Kėta kriminelė ishin mė pak tė ekspozuar ndaj pornografisė dhe seksit.

    Ja dhe njė konkluzion tjetėr shkencor interesant: Burrat qė nuk kanė parė deviacionet ose perversionet seksuale nė pornografi- janė pjesa e burrave qė reflektojnė mė shumė injorancė dhe papjekuri seksuale. Burrat normalė qė kanė parė kėto deviacione reflektojnė njė kuriozitet seksual tė shėndetshėm.

    Kam lexuar pėr njė 25 vjeēar qė kurrė nė jetėn e tij nuk kish njohur gėzimin qė jep lėvizja e trupit me muzikėn. Besimi i tij fondamentalist Baptist e konsideron kėrcimin imoral. Ky djalė njė ditė u dėnua sepse masturboi nė publik. Ky dhe raste tė ngjashme me tė burojnė jo nga aksesi pėr materiale seksuale, por nga restriksioni seksual. Shikoni ato raste tė krimit seksual tek ne. Me ato janė tė mbushura ēdo ditė gazetat. Kush i bėn kėto krime? Kriminelė tė seksit janė burrat seksualisht mė injorantė dhe jo ata qė shohin pornografi.

    Sot, nė jetėn tonė ka edhe shumė shfaqje dhe kondita tė tjera qė pa frikė do t’i konsideroja lapėrdhi. Ja vetėm pak prej tyre:

  5. #5
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Seksualiteti dhe pornografia

    Ja vetėm pak prej tyre:

    •Barqet e fryra nga tejngopja dhe barqet e fryra nga pangrėnia tė dyja janė fėlliqėsi .

    •Ēmimi 1200 lekė pėr njė kilogram mish, kur tė ardhurat mujore janė nėn 10,000 lekė dhe e ardhura ditore ėshtė 200 lekė, ėshtė pėshtirosje ėshtė turp.

    •Njė popull qė vuan pėr dritė dhe ujė, kur politikanėt kanė ē’tė duan – ėshtė lapėrdhi.

    •Doktori qė jep barna me shumicė nga ato qė bėjnė dėm sepse merr pėrqindje nga farmacisti, ose bėn njė operacion qė nuk duhet pėr para, ose kėrkon aq para sa pacienti nuk i ka, ėshtė po njėsoj turp

    •Mėsuesi qė shet notėn- ėshtė lapėrdhar.

    •Ata qė marrin miliona lekė pėr tė bėrė punė shoqėrisht tė dobishme dhe ua fusin ato xhepave tė tyre, janė tė fėlliqur.

    •Trotuaret e mbushura me lypsa tė ēdo moshe janė lapėrdhi.

    •Shkollat stalla, ku mėsojnė fėmijė tė dredhur nga tė ftohtit, janė turp

    •Kur politikanėt me para tė vjedhura pushojnė nė vendet mė luksoze tė globit, ndėrkohė qė qytetarė tė tjerė jetojnė nė mizerie , kjo ėshtė lapėrdhi.

    •Kur kalon rrugėve tė qytetit ose zbret nga makina luksoze dhe njė djalė i ri i veshur me zhele nuk tė thotė: “Zotėri doni tė bleni kėtė pikturė apo kėtė video porno? “ por “ Zotėri, a dėshiron tė blesh motrėn time pėr sonte?”- Kjo ėshtė lapėrdhi.

    Nė vlerėsimin tim, zbulimi i trupit qė pėrdridhet, fėrkohet, pompohet, lėpihet dhe thithet nė film, nė pikturė dhe letėrsi, zbehet kur krahasohet me kėto paturpėsi tė mėdha.

  6. #6
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Seksualiteti dhe pornografia

    SJELLJET QĖ GĖRRYEJNĖ MARTESĖN.

    Sipas specialistėve, ata qė dėshirojnė tė kenė njė martesė me jetė seksuale tė kėnaqshme, duhet tė largojnė nga marrėdhėniet e tyre bashkėshortore disa sjellje qė influencojnė negativisht. Kėto sjellje qė le t’i quajmė tė kėqija edhe pse mund t’u duken tė vogla, janė tė afta tė shkatėrrojnė tėrėsisht marrėdhėnien martesore. Ėshtė nė dorėn tuaj ta shpėtoni martesėn.

    Tė ndryshosh njė sjellje tė keqe, duhen shumė ditė, ndoshta muaj dhe vite tė tėra. Por, tė jeni tė bindur, qė martesa juaj nuk pret dot kaq gjatė.

    Me kėtė artikull dua t’u tregoj se edhe kur jeni tė martuar, ndryshe nga ē’thonė disa qė martesa wshtw zgjedhė, ju pėrsėri jeni njerėz tė lirė.Largoni sjelljet e kėqija qė e prishin martesėn dhe jeta juaj do tė jetė e gjatė dhe e lumtur.

    Tėnjihengabimet dhe tė bėhen pėrpjekje pėr t’i ndryshuar ato, ėshtė gjėja mė e mirė qė mund tė bėhet. Tė mos njihen gabimet dhe tė lejohet tėprishet martesa kjo ėshtėe papranueshme.

    Cilat janė disa nga sjelljet egabuara ?

    1- Ta lesh martesėn pa seks.

    Sipas njė studimi tė revistės amerikane “Newsweek”, rreth 15% deri20% e ēifteve tė martuara nuk bėjnė seks, ose bėjnė seks jo mė shumė se dhjetė herė nė vit. Ėshtė e kuptueshme se seksi nuk ėshtė gjithēka nė njė martesė, por ai ėshtė me siguri mėnyra mė e mirė pėr tė ruajtur intimitetin midis dy tė martuarve. Kur seksi nė njė marrėdhėnie martesore bėhet njė kujtim i largėt, intimiteti ėshtė goditur rėndė. Marrėdhėnia martesore ėshtė komplekse dhe seksi ėshtė llogaritur qė zė rreth 12% tė saj. Ky dymbėdhjetė pėrqindėsh ėshtė esencial dhe pa tė nuk mbahet dot marrėdhėnia e shėndoshė martesore.

    Nė kulturėn tonė seksualisht restriktive, ku seksi pranohet vetėm si atribut i martesės dhe vetėm brenda saj, pavarėsisht ndryshimeve tė nxituara qė i janė bėrė kėtij koncepti nė vitet e transicionit dhe pėr tė cilat ndryshime jo pak njerėz paguajnė shtrenjtė, ta lėsh martesėn pa seks ėshtė sikur e asfikson atė.

    Ėshtė e vėrtetė se me kalimin e kohės problemet e shėndetit fizik siē janė ndryshimet hormonale tė moshimit, ekspozimi ndaj stresantėve tė ndryshėm, lodhja dhe faktorė tė tjerė e prishin atė qė njerėzit e quajnė“forma” qė duhet pėr tė bėrė seks.

    Por nuk duhet tė harrojmė se veē kėtyre, ka edhe disa probleme tė tjera qė e dėmtojnė shumė jetėn seksuale tė ēiftit dhe ato varen nga vetė tė martuarit. Ato kanėtė bėjnė me mėnyrėn se si bashkėshortėt sillen me njeri-tjetrin dhe kjo nuk duhet harruar.

    Qė tė jenė intimė dy njerėz duhet tė ndjehen mirė me njeri tjetrin. Nė qoftė se vazhdimisht zihen, kritikojnė dhe bėjnė vlerėsime negative reciproke, ata kurrė nuk do tė jenė tė zotėt t’i qėndrojmė afėr njeri-tjetrit.

    Tė gjithė duhet tė pėrpiqen tė largojnė zemėrimin dhe mėrinėnga marrėdhėniet bashkėshortore. Ta bėjnė kėtė edhe kur ndjejnė se marrėdhėnia ėshtė ftohur. Tė gjithė duhet tė mėsojnė si tė kalojnė me menēuringa zgjidhja e detyrave tė vėshtira qė imponon jeta e sotme, nė “ēamarokllėqet” e dhomės sė gjumit.

    Pėr tė gjithė duhet tė jetė e qartė se seksi nė njė marrėdhėnie martesore disa vjeēare, ndryshon nga seksi nė ato takimet e kohės sė rinisė , ose seksi nė muajin e mjaltit,ose kur ishin tė sapomartuar. Tė gjithė duhet tė mėsojnė si tė shkojnė sa mė me lehtėsi atje ku duhet shkuar.

    2- Tė jesh njė grua qė e ke “lėshuar ” veten

    Jeta vazhdon dhe gratė ngelen shtatzėna, lindin fėmijė, sėmuren, shtojnė nė peshė dhe moshohen. Ato nuk janė mė ato qė ishin kur u takuan nė fillim me partnerin tyre. Por, pėr fat tė mirė, duke u thelluar dashuria, pamja e jashtme e humbet rėndėsinė dhe bota e brendshme behet kryesorja. Atje pėrqendrohet vėmendjae bashkėshortit. Por edhe pse kjo ėshtė e vėrtetė, u pėlqen ose nuk u pėlqen grave, ato duhet ta dinė se bashkėshorti akoma interesohet pėr pamjen tyre tė tanishme, ashtu si edhe ato vetė dėshirojnė tė jenė akoma tėrheqėse pėr burrin e tyre.

    Nuk besoj qė grave do t’u dhembė,po qe se bėjnė pak mė shumė pėrpjekje qė tė duken mė tėmirapėr dashnorin e tyre. Ndonjėherė vetėm fare pak ndryshim mund tė lozė rol tė madh. Tė mos fillojnė nga punėt e lodhshme, tė shfryjnė e tėdjersitinmenjėherė sapo vijnė nė shtėpi. Le tė veshin njė rrobe tė lezetshme nė vend qė tė veshin njė leckė tė vjetėr. Le tė provojnė tė veshin nė mbrėmje tė mbrendėshmet mė seksi qė kanė blerė.Le tė pėrpiqen tė ushtrohen duke ecur, vrapuar ose tė shkojnė nė palestėr disa herė nė javė. Kjo gjė me pak kujdes do tė inspirojė edhe burrin qė tė djersijė bashkė me ato.

    Gratė duhet tė bėjnė gjithēka qė kanė mundėsi tė bėjnė pėr tė ruajtur tėrheqjen e tyre fizike vitale. Kjo jo vetėm do t’i bėjė mirė marrėdhėnies martesore,por do t’u pėrmirėsojė shėndetin dhe do t’i bėjė tė kenė mė shumė besim tek vetia.

  7. #7
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Seksualiteti dhe pornografia

    3. Kur vlerėsoni mė shumė nga sa duhet familjarėt .

    Mos u jepni prindėrve ēdoinformacion qė ėshtė privat pėr familjen tuaj ose qė lidhet me burrin, me gruan dhe martesėn. Mos qėndroni me prindėrit sa ta teproni. Nė qoftė se veproni ndryshe kjo ka shumė mundėsi qė ta dėmtojnė martesėn, sepse burri ose gruaja do tė ndjehet sikur nė familje ėshtė nė radhė tė dytė..

    Ka shumė njerėz qė janė shumė tė afėrt me prindėrit dhe motrat e vėllezėrit e tyre. Nė kėtė rast ėshtė mirė tė vendoset njė kufi kur puna vjen pėr prioritetet. Kur dy njerėz martohen, ata fillojnė familjen e tyre dhe familja e tyre ėshtė e para. E para dhe mė kryesorja pėr tė gjithė ėshtė martesa e tyre. Nuk ėshtė mirė tė kesh sekrete ose tė “tradhtosh” bashkėshortin...qoftė edhe me familjen tėnde.

    Nė se njeri nga partnerėt ėshtė i dėshpėruar nga marrėdhėniet e bashkėshortit me familjen e tij, kjo do tė thotė se ata vinė nga familje me stil jetese tė ndryshėmdhe se kėtu ka vend pėr bashkėbisedim me njeri-tjetrin. Ata duhet tė bien dakord pėr shumė gjėra dhe shumė tė tjera duhet t’i ndryshojnė

    4. Kur kaloni shumė kohė nė shoqėri, nė punė dhe me qejfettuaja.

    Ėshtė me shumė rėndėsi tė kesh jetėn tėnde dhe interesat e tua tė veēanta nga tė bashkėshortit. Por kur nuk kevendosur mirė prioritetet kjo mund tė shkatėrrojė martesėn. Shpesh njerėzit i kanė miqtė dhe shokėt si njė mėnyrė pėr tė larguar vėmendjen nga bashkėshorti i tyre. Ata kėnaqen mė shumė nė punė dhe meqejfet e tyre. Pora kanė menduar ndonjėherė kėta burra e gra se nė kėtė mėnyrėe vėnebashkėshortin nė shkallė tė dytė? Ai zėmėrohet sepse dėshiron ta ketė pranė bashkėshorten ose bashkėshortin ..pa folur pėr frikėn e “lėkundjes sė anijes”. Duke vepruar kėshtu, ata nuk mendojnė dhe as dėshirojnė qė bashkėshorti tė ndjehet i huaj, i flakur ose i palidhur nga martesa. Por kjo ndodh vetiu edhe pse ai e ndjen se asgjė nuk ka mė shumė rėndėsi nga personi qė ai do . Bashkėshortėt duhet tė bėjnė atė qė ka sukses dhe suksesin nė martesė e pėrcaktojnė tė dy ...sė bashku.

    5. Kur nuk bėni kujdes pėr paratė.

    Sipas njė anketimi tė vitit 2007 nė PayPal, 37% e ēifteve zihen me njeri-tjetrin mė shumė pėr paratė, se sa pėr probleme tė tjera (tė shtėpisė dhe tė marrėdhėnies seksuale). Nga pjesėmarrėsit nė anketim 82% thanė se kanė bėrė blerje fshehurazi bashkėshortit. Nė qoftė senjė grua nuk i thotė burrit se bleu njė kėmishė tė re, kjo mund tė mos jetė njė shqetėsim pėr martesėn, por tė bėsh blerje tė mėdha ose prishje paresh tė tjera tė mėdha pa e ditur bashkėshorti kjo shqetėson.

    Kjo jo vetėm do tė shkaktojė zemėrim dhe hidhėrim, por zakoni i keq me paratė prish sigurinė pėr tė ardhmen financiare tė familjes. Martesa ėshtė partneritet nė ēdo kuptim tė fjalės dhe partnerėt duhet tė bisedojnė lidhur me shpenzimin e parave, tė llogarive bankare, tė pagesės sė faturave, tė borxheve, tė kursimeve dhetė investimeve- pėrpara se ato tė bėhen.

    Nė qoftė se nuk bisedohet miqėsisht pėr paratė dhe tė merrenvendime tė pėrbashkėta lidhur me to, martesa nuk i ka shanset tė mira.

    6. Kur nėnvlerėsoni “gjestet” e vogla.

    Kėto vogėlsira tė jetės sė pėrditshmee mbajnė intimitetin dhe romancėn tė gjallė. Por ēiftet i harrojnė kėto. Njerėzit duhet tė pėrpiqen tė shpėrndajnė sa mė shumė ėmbėlsi dhe mirėsi rreth tyre..

    Ta presin njeri-tjetrin kur hyn nė shtėpi me njė puthje. Kur njeri ngrihet tė bėjė diēka ta pyesij tjetrin nė se atij i duhet gjė. Ti bėjnė njeri-tjetrit surpriza me dhurata tė vogla (nuk ka nevojė tė jenė tė shtrenjta). Tė prekin krahun ose kėmbėn e njeri-tjetrit kur qėndrojnė krah mė krah. T’i thonė faleminderit njeri-tjetrit kur njeri partner bėn diēka pėr tjetrin, nuk ka rėndėsi ėshtė gjė e madhe ose e vogėl. Kėto sjellje tė ėmbla janė me shumė rėndėsi pas shumė vitesh martese, po aq sa kishin rėndėsi edhe vite mė parė, kur ishte koha qė ata bėnin takime.

  8. #8
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Seksualiteti dhe pornografia

    7. Kur kritikoni pafund.

    Tė gjesh gabime tek njerėzit, veēanėrisht tek ai qė do, ėshtė e lehtė. Po aqėshtė e lehtė edhe tė sillesh pamėshirė e tė kritikosh burrin ose gruan vazhdimisht.

    Kur njeri nga bashkėshortėt ėshtė subjekt i kriticizmit tė vazhdueshėm nga bashkėshorti tjetėr, padyshim qė ai nuk do tė ndjehet mirė dhe do tė humbasė vetėbesimin.

    Kritikuesi mund tė mendojė se po sjell kujtime tė kohėve tė lumtura kur ishte pamartuar, ose mendon se bėn kritika tėjustifikuara. Por ai nuk kupton se sa mė shumė ta bezdisėbashkėshortin, aq mė shumėdel nga zėmra e tij. Kjo do ta bėjė tė kritikuarin nevrik, shpėrthyes, arrogant. Nė qoftė se ekziston vėrtet ky cikėl i kritikave pafund, ai duhet tė ndėrpritet sa mė parė. Ēifti duhet t’i japė fund kėtij cikli duke e trajtuar bashkėshortin ose bashkėshorten si tė barabartė. Nė kėtė ēėshtje ka diēka qė duhet theksuar e mbajtur parasysh. Tė gjithė nuk e presin mirė kritikėn, veēanėrisht kur ėshtė gjatė gjithė kohės dhe pabaza. Por burrat e martuar e kanė tė vėshtirė tė pranojnė kritikat nga gratė qė vetė i zgjodhėn pėr t’u martuar.

    8. Kur merrni rolin e viktimės.

    Kur njeri nga bashkėshortėt hiqet sikur nuk gabon kurrė, kjo e lodh bashkėshortin tjetėr sepse faji gjithmonė do tė mbetet tek ai. Askush nuk dėshiron tė pranojė se ėshtė sjellė keq.

    Pėr gjithkėnd ėshtė e lehtė ta drejtojė gishtin e fajėsimit tek dikush tjetėr dhe tė ndjehet mirė me veten e tij. Shumė njerėz e luajnė rolin e viktimės si njė lloj mekanizmi psikologjik pėr vetė-kontrollin dhe e pėrdorin atė sa herė qė ajo u pėrshtatet mirė.

    Problemi ėshtė se kur njėri partner luan gjithmonė rolin e viktimės, tjetri ndjen sikur ėshtė vazhdimisht i ndėshkuar. Duhet ta dini se kjo ėshtė mėnyra mė shpejtė pėr ta detyruar partnerin tė humbasė besimin dhe respektin pėr “viktimėn”. Ai do tė ndjejė sikur gjithēka bėn,e bėn keq me qėllim. E bėn keq qė tė lėndojė partnerin, kur nė fakt, kjo nuk ėshtė fare e vėrtetė.

    Ėshtė koha qė gjithkush tė rishikojė rolin e tij nė kuadrin e problemeve me tė cilat po pėrballet marrėdhėnia. Gjithkush duhet tė dijė tė kėrkojė falje dhe tė bėjė ndryshimet e domosdoshme nė kohėn e pėrshtatshme. Sa po tė heqij dorė ta quajė veten “viktimė”, ai do tė ndjejėse ėshtė mė pak i/e stresuar, mė pak i/e zėmėruar dhe mė pak kundėrshtues... Edhe partneri tjetėr do tė ndjehet gjithashtu i lumtur.

  9. #9
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Seksualiteti dhe pornografia

    9. Kur zemėroheni pėr gjėra tė vogla.

    Shumė herė, veēanėrisht gratė, e bėjnė problem tė madh njė gjė qė nuk ka fare rėndėsi. Nė njė martesė, ku kaq shumė gjėra mund dhe do tė shkojnė keq, partnerėt duhet tė zgjedhin se pėr ēfarė duhet tė zemėrohen. Kėshtu, nė qoftė se ai harroi tė blejė tė gjitha gjėrat qė ajoi tha, ose nuk ēoi kėpucėt e saj pėr tė rregulluar, kėto nuk duan tė thonė se ai nuk e do, nuk e respekton dhe nuk interesohet pėr tė. Nė se nuk dėshironi tė krijoni probleme dhe dhimbje nė martesėn tuaj mendojini mirė situatat. Partnerėtduhet t’i marrin dhe t’i zgjidhinproblemet qė u dalin menēurish,ndryshe ata do tė jenė vazhdimisht nė betejė. Kur diēka i bezdis, ata duhet tė pyesin veten: Sa rėndėsi ka kjo nė tė vėrtetė?. A ka arsye ta vlerėsoj kėtė gjė kaq shumė?

    Nė se arrijnė nė konkluzionin se nuk duhet tė shkatėrrojnė gjithēka, atėherė le tė evitojnė armiqėsitė dhe ta zgjidhin problemin sa mė shpejt tė jetė e mundur. Tė mėsojnėsi tė “luftojnė pėr mirė”

    10. Kur nuk pėrpiqeni pėr mė mirė

    Tė diskutohet pėr mėnyrėn se si duhet tė zgjidhet njė problem kjo ėshtė njė zakon i mirė. Nuk ka ēift qė nuk ka probleme dhe ndryshime mendimesh lidhur me buxhetine familjes, pėr problemet e fėmijėve dhe pėr pėrgjegjėsi tė tjera lidhur me shtėpinė dhe punėn.

    Por mėnyra se si ēifti vendos ti rregullojė kėto ndryshimemund tė jetė e dhimbshme dhe destruktive. Nė se ata ēuditensepsenuk kanė sukses nė zgjidhjen e problemeve tė tyrefamiljare, ta dinė se shkaku mund tė jetė nga qė ata nuk shkojnė drejt zgjidhjes me synime tė mira.

    Kur keni njė moskuptim ndiqni kėto rregulla :

    -Mos synoni tė provoni se ju keni tė drejtė, pėrpiquni tė zgjidhniproblemin

    -Merrni gjithmonė nė konsideratė edhe pikėpamjen e partnerit.

    -Zgjidhini problemet njė nga njė, jo tė gjitha menjėherė.

    -Kur diskutoni pėr tė zgjidhur njė problem tė ri, mos ngrini probleme tė vjetra.

    -Evitoni atakimet personale dhe kriticizmin e sėmurė.

    -Hiqni dorė nga pėrdorimi i forcės, i taktikave pėr tė fajėsuar shokun dhe pėr ta kėrcėnuar me shantazh emocional.

    Nuk ka marrėdhėnie qė tė jetė perfekte dhe nė njė mėnyre ose nė njė tjetėr, tė gjithė kanė konfrontime me ata qė dashurojnė, me bashkėpunėtorėt, ose mefqinjėt. Konsideroini mosmarrėveshjet si njė mėnyrė, qė me ton tė respektuar, ēdo njeri do tė shprehėopinionin e tij dhe me kujdes do tė respektojė mendimet e tjetrit, madje edhe atėherė kur ato duken se nuk janė tė drejta.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pornografia -Kenaqesi apo shkaterrim?
    Nga Altin111 nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 15-02-2008, 02:21 PM