Megjithėse kanė kaluar pak ditė nga festimet e Krishtlindjeve e tė Vitit tė Ri, ende nuk ėshtė zbehur atmosfera e atyre ditėve. Simboli i tyre mbetet Pema. Po cila ėshtė Pema mė e madhe nė botė? Ndodhet nė qendrėn "Rokfeler"nė Manhattan. Historia magjike e kėsaj peme ka filluar 75 vjet mė parė. Kjo pemė qė tė arrijė nė destinacion shoqėrohet nga eskorta e policisė amerikane dhe arrin pėr nė qendrėn "Rokfeler" nė mesin e natės. Kur ėshtė marrė vendimi pėr kėtė pemė? Dihet qė shumė popuj dhe vende tė ndryshme nė botė, nė kohė depresioni ose lufte, marrin vendime shumė tė rėndėsishme pėr t'u sjellė pak lumturi njerėzve nė zemrat e vrara nga lufta ose mjerimi. Kėshtu, vendimi pėr tė vendosur kėtė pemė vigane nė Manhattan ėshtė marrė nė kohėn e depresionit nė Amerikė. Pikėrisht, kur populli ishte nėn depresion ekonomik, ku ēdo gjė u kolaps, mendohej pėr tė sjellė pak gėzim nė vatrat e tyre familjare.

Pėr kėtė pemė ėshtė menduar nė kohėn kur vetė qendra ishte njė kantier ndėrtimi. E bija e Sebastian Muscarello, Celia Carrano nga Middle Village, (babai i saj punonte nė ndėrtim pėr kėtė qendėr), i sugjeroi tė atit pėr tė vendosur njė pemė, nė vendin ku ai punonte. Fati e kishte sjellė qė Sebastiano kishte lindur nė ditėn e Krishtlindjeve dhe ia propozoi Brigadės sė tij, qė tė mblidhnin kursime, pėr tė blerė njė pemė dhe tė festonin ditėlindjen e tij. Prej atėherė u kthye nė traditė.

Formalisht ceremonia filloi me 1933, ku pema shkėlqente nga 700 drita. Pėr t'u shėnuar nė historinė e Pemės sė Mamhatanit, ishte dhjetori i vitit 1941. Amerika u godit mė 7 dhjetor 1941, nė Pearl Harbor, nga Japonia. Kėtė dhjetor pema nuk shkėlqente mė nga dritat, sepse energjia ishte e limituar. Nė vend tė saj u vendosėn tre pemė tė dekoruara me ornamente tė kuqe, tė bardha dhe blu.

Edhe nė gjendje lufte, vendimi pėr Pemėn e Manhatanit nuk u la kurrė nė harresė. Mė 1945, kur lufta mbaroi, pema ndriēoi pėrsėri dhe nė mes ndodhej njė dritė e zezė. Ceremonia Kombėtare e pemės u bė nė njė nga shoė-t mė tė famshėm mė 1951 ("The Kate Smith show"). Pema ndriēohej nga plot 26 mijė drita me ngjyra tė ndryshme, me njė yll nė majė.

Mė 1998 vetėm ylli nė Pemėn e Manhatanit peshonte 80 kg qelq. Sot ylli pėrbėhet nga kristal Swarovski dhe peshon 280 kg. Pema mė e lartė nė traditėn e Manhatanit u soll nga New Jersey mė 1999. Kurse vitin e fundit, pra Krishtlindjet e 2007, pema ėshtė rreth 100 metra e lartė dhe ėshtė norvegjeze. Pėr ta prere pemėn, punėtorėve iu deshėn vetėm 2 minuta, me 25 punėtorė dhe njė vinē 280 ton. Kur mbaron sezoni i Krishtlindjeve, pema shkon pėr riciklim.