Ngjyra e kuqe ėshtė njė ndėr ngjyrat mė tė rėndėsishme tė simbolikės rituale. Ajo ėshtė e para ndėr ngjyrat e tjera, pėrderisa perceptohet e para edhe nga fėmijėt.
Por cila ėshtė domethėnia e kėsaj ngjyre? Nė realitet, e kuqja ka kuptime tė shumta, qė lidhen me perceptimet qė ne kemi pėr tė. Emri rubens (e kuqe) nga latinishtja pėr tė parėt tanė ishte edhe sinonim i ngjyra e ngjyrave: e kuqja pėr ta ishte ngjyra e cila tėrhiqte menjėherė shikimin dhe identifikohej me jetėn dhe vdekjen.
E kuqja ėshtė ngjyra e gjakut si linfa jetėsore, e dashurisė dhe e pasionit, por ėshtė edhe shenjė e rrezikut, e dhunės dhe e agresivitetit. Romakėt e lashtė adhuronin planetin Mars, perėndinė e luftės, pėr gjakun qė rridhte nė fushėbetejat dhe pėr forcėn dhe guximin pėr tė fituar ndaj armikut. E kuqja, siē e thamė, ka mė shumė se njė domethėnie.
Ėshtė ngjyra e luftės, e agresivitetit dhe e forcės. Disa studime kanė demonstruar se ekspozimi nė njė dritė tė kuqe rrit rrahjet e zemrės dhe stimulon prodhimin e adrenalinės. Ngjyra e kuqe ėshtė edhe ngjyra e zjarrit. Ajo ėshtė simbol i forcės dhe guximit, por edhe e pasionit e dashurisė. Pasioni, erosi, por edhe romantizmi pėrmblidhen nė kėtė ngjyrė.
Ajo ėshtė njė ngjyrė e fortė dhe me ndikim, qė pushton por edhe ngroh shpirtin. Nė mesin e shumė kuptimeve, kjo ngjyrė ka njė lidhje edhe me rrezikun: tė qenėt njė ngjyrė parėsore, e cila mund tė perceptohet menjėherė, ajo rrit pragun e vėmendjes. Nėse ne shohim njė kartelė tė kuqe, edhe pse mund tė jetė larg, e dimė se duhet tė bėjmė mė shumė kujdes.
Disa studime tregojnė se makinat e kuqe bėhen mė shpesh viktimė e gjobave, kjo ndoshta vjen prej faktit se polici i vė re mė shpejt makinat me kėtė ngjyrė. Edhe nė mbretėrinė e kafshėve, nuancat e sė kuqes e bėjnė grabitqarin tė vendosė pėr prenė e tij. Por ngjyra e kuqe ka domethėnie edhe nė sferėn politike dhe atė fetare. Nė kohėn e mbretėrive ajo ėshtė pėrdorur te mantelet, gradat, apo edhe rrobat e princėrve dhe tė mbretėrve pėr tė treguar pushtetin dhe fuqinė e tyre. Por nė epokėn moderne, ajo u bė njė simbol i pėrpjekjeve tė punėtorėve pėr kėrkesat e tyre sociale, si shenjė e gjakut qė ata derdhėn. Ndėrkaq, komunistėt e zgjodhėn atė si ngjyrėn e tyre politike. Ngjyrėn e kuqe e gjejmė edhe tek fetė, veēanėrisht nė atė kristiane. Nė mesin e rrobave veladon (veshjet e priftėrinjve) ngjyra e kuqe ėshtė pėrdorur pėr tė Dielėn e Dafinės, Tė Premten e Zezė, nė Ditėn e Rrėshajave, por edhe nė festat e Martirėve tė Shenjtė, duke treguar dhuratėn e Frymės sė Shenjtė qė ju lejon tė dėshmojnė pėr besimin deri nė martirizim. Tė gjithė magjistarėt, gjatė ritualeve tė tyre magjike, vishnin pelerinat me ngjyrė tė kuqe. Edhe sipas mėsimeve biblike, gjatė krijimit tė njeriut tė parė (Adamit) ėshtė pėrdorur dheu i kuq. Nė Japoni, e kuqja ėshtė ngjyra e sinqeritetit dhe besnikėrisė. Atje, zakonisht, nė veshjet e tyre tradicionale, tė kuqen e bartin femrat. Nė Kinė dhe Rusi, ngjyra e kuqe u paraprinte tė gjitha riteve popullore e veēanėrisht atyre qė iu kushtohen pranverės, fejesės dhe lindjes. E kuqja pėrdoret nė festat qė kanė si temė dashurinė dhe bujarinė (trėndafilat e kuq, zemrat e Valentinit, Krishtlindjet, etj.).
Pėrdorimi i ngjyrės sė kuqe nė pėrditshmėri
ngjyra-e-kuqe.gif1Kjo ėshtė ngjyra e gabuar pėr dhomėn e njė foshnjeje por ėshtė e pėrsosur pėr tė bėrė njerėzit tė gėzuar. Veshja e rrobave tė kuqe e bėn njeriun tė dallohet mė lehtė nga tė tjerėt. E kuqja nuk ėshtė ngjyrė e mirė po tė pėrdoret mė shumė se sa duhet, por pėrdorimi i njė njolle tė vogėl tė kuqe, aty ku duhet, ėshtė diēka me vend nė disa raste. Pėr shembull njė shenjėz e kuqe nė njė dhomė neutrale tėrheq vėmendjen e vizitorit, njė kravatė e kuqe me njė kostum blu dhe me kėmishė tė bardhė krijon energjinė e duhur pėr tė tėrhequr syrin.
E Kuqja
Konsiderohet si ngjyra e gurit alkimist tė tė urtėve qė nė vete mban vulėn e shenjės sė diellit. Ėshtė ngjyrė e shpirtit tė shenjtė, zjarreve hyjnore, bukurisė, begatisė dhe dashurisė. Po ashtu, konsiderohet edhe si ngjyrė e luftės, gjakut, shqetėsimeve kolektive, emocioneve dhe urrejtjes. Jo vetėm kaq! Mė tej, ngjyra e kuqe trajtohet si ngjyrė e shpirtit, epshit, dijenisė, menēurisė si dhe urtėsisė ezoterike.
/ Top Channel