Receta Gatimi

Ē’ndodh kur koka juaj mbėshtetet nė jastėk?


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Ē’ndodh kur koka juaj mbėshtetet nė jastėk?

    Sigurisht qė gjumi pėrmbush nevojat e organizmit pėr relaks dhe rifurnizim me energji, duke mbajtur shėndetin tuaj dhe mendor nė gjendjen e duhur. Por e gjitha kjo ndodh pasi drita fiket dhe sytė tuaj mbyllen. Gjumi ndikon nė memorien, zemrėn, si dhe nė shėndetin e dhėmbėve tuaj. Shkencėtarėt kanė zbuluar disa fakte tė ēuditshme rreth gjumit.

    Memoria bėhet e ndryshueshme
    Pas njė pushimi tė caktuar truri relaksohet. Memoria afatgjatė formohet kryesisht gjatė gjumit kur truri rindėrton disa eksperienca tė jetuara. Por si arrijmė ne ti kujtojmė kėto eksperienca? Nga njė studim i realizuar nga University of Lubeck nė Gjermani u tregua se gjumi jo vetėm qė forcon dhe rrit kapacitetin e memories, por regjistron edhe eksperiencat e jetuara nga individi. Nė qoftė se dy nxėnės do tė mėsonin njė listė me fjalė dhe njėri prej tyre do lihej tė flinte kurse tjetri jo, kur ata t’i pyesnim pėr listėn do tė vėreheshin ndryshimet. Nxėnėsi qė nuk kishte fjetur gjumė nuk do tė ishte i aftė tė riprodhonte listėn nė memorien e tij. Ndėrsa studenti qė kishte fjetur do tė bėnte njė renditje tė saj.

    Gjumi pėrmirėson rrahjet e zemrės
    Njė natė e mirė do tė thotė gjumė i qetė. Dhe dihet se gjumi ėshtė thelbėsor pėr njė zemėr tė shėndetshme. Mungesa e gjumit mund tė shfaqė probleme serioze pėr shėndetin duke ndikuar nė shfaqjen e hipertensionit dhe rritjen e presionit tė gjakut. Sigurisht qė bashkė me to shtohet edhe rreziku pėr tė shkaktuar atak kardiak. Vetėm gjumi i rregullt mund tė pėrmirėsojė ndjeshėm funksionin e kėtyre organeve dhe shmangien e sėmundjeve.
    Dremisni dhe buzėqeshni
    Kur ju lėkundeni gjatė gjumit apo ktheheni nga njėri krah nė tjetrin buzėqeshni. Nė Journal of Periodontology studimet kanė treguar sė gjumi sjell efekte tė dobishme pėr dhėmbėt tuaja. Kėshtu njė gjumė i shėndetshėm gjatė natės ju fal njė buzėqeshje rrezatuese gjatė ditės. Por kėtu theksohet efekti negativ i shkaktuar nga pirja e duhanit. Kėrkimet kanė treguar se sasia e pakėt e gjumit dobėson sistemin imunitar dhe kėto ndikojnė keq edhe nė shėndetin e dhėmbėve tuaj.
    Gjumi ndikon nė ritmin e jetės suajNėse ju e gjeni vetėn tuaj zgjuar dhe energjik nė orė tė vona tė natės, dhe vuani nga pagjumėsia do tė thotė se keni njė mutacion gjenetik. Kombinimet gjenetike mund tė shpjegojnė pse disa njerėz preferojnė jetėn e natės. Kėshtu nė varėsi tė orarit tuaj tė gjumit ju pėrcaktoni edhe ritmin e ditės nė vazhdim. Nėse ēoheni rreth orės gjashtė ose shtatė tė mėngjesit do tė jeni mė optimistė dhe aspak tė pėrgjumur.
    T’ia dalėsh edhe me pak orė gjumėDisa njerėz mund tė kalojnė njė ditė normale edhe me pak orė gjumė. Por pėr disa tė tjerė ky mund tė jetė njė problem i vėrtetė ku nevojat pėr energji dhe ēlodhje do tė jenė tė pamposhtura. Nėse ju jeni akoma tė pėrgjumur edhe shumė kohė pasi jeni ēuar nga gjumi kjo ka tė bėjė me pėrbėrjen tuaj gjenetike e cila i ka tė caktuara orėt e nevojshme tė gjumit. Jo tė gjithė mund tė kėnaqemi dhe relaksohemi me tė njėjtat orė gjumė. Dozat e gjumit janė tė ndryshme pėr persona tė ndryshėm.

    Disa kėshilla pėr tė pasur njė gjumė tė qetė:

    - Ėshtė mirė qė tė mos flini gjatė ditės
    - Kufizoni kafeinėn dhe alkoolin
    - Mos pini duhan, nikotina vėshtirėsojė rėnien nė gjumė
    - Ekspozoni veten ndaj dritės sė diellit
    - Bėni ushtrime fizike herėt nė mėngjes
    - Kontrolloni nivelet e hekurit nė gjak
    - Relaksohuni para se tė shkoni pėr tė fjetur
    - Mos bėni asgjė stimuluese
    - Mbani dhomėn e gjumit tė qetė, dhe tė rehatshme

    Nevojat pėr njė orar tė rregullt gjumi
    Tė gjithė e dimė qė regjimi stabilizon organizmin tonė. Tė abuzosh me gjumin do tė thotė tė plakesh para kohe. Pagjumėsia e vetėstimuluar ėshtė problematike, sepse fytyra e shfaq stresin dhe lodhjen mė shumė se ēdo gjė tjetėr. Kur vendos tė bėsh njė investim pėr veten, duhet tė zbatosh kėshillat me rigorozitet, sepse nė tė kundėrt shpenzon para dhe kohė kot. Eficenca e trajtimit nuk ėshtė nė nivelin e dėshiruar. Pagjumėsia dhe mungesa e regjimit ē’akordojnė organizmin. Stimulojnė rrudhat, rrathėt e zinj poshtė syve, si dhe borsat e syve. Tė vendosėsh rregull ėshtė domosdoshmėri. Nėse je mėsuar tė qėndrosh pa gjumė, mėsohesh shumė kollaj tė flesh, duke shkuar nė shtrat gjysmė ore mė shpejt derisa tė vendosėsh njė orar tė rregullt.

    Relaksohuni para se tė shkoni pėr tė fjetur
    Sigurohuni se shtrati juaj ėshtė i madh mjaftueshėm dhe i rehatshėm. Provoni lloje tė ndryshme krevatėsh. Pėrdorni mbulesa pambuku. Ėshtė e gabuar ideja qė dhomėn e gjumit mund ta shfrytėzojmė edhe pėr punė. Bindeni veten dhe trupin tuaj se ai ambient ėshtė pėr tė fjetur dhe duhet tė jetė i qetė dhe i rehatshėm. Formoni rituale tė shėndetshme nė kohėn para gjumit. Mundohuni tė shkoni nė gjumė nė tė njėjtėn kohė, mundėsisht edhe gjatė fundjavės. Relaksohuni para se tė shkoni pėr tė fjetur. Kjo mund tė pėrfshijė meditimin, ushtrime pėr frymėmarrjen, njė banjė e ngrohtė apo tė dėgjoni muzikė relaksuese. Nė darkė i duhet kushtuar veēanėrisht kujdes ushqimit. Para se tė bini pėr tė fjetur duhet tė hani pak, ngrėnia e sasive tė shumta tė ushqimeve interferon me ciklet e gjumit.

    Qumėshti, stimulues natyral i gjumit
    Njė gotė qumėsht iu ndihmon para gjumit, sepse pėrmban triptofan, njė stimulues natyral i gjumit. Pėrdorni imagjinatėn tuaj qė tė ndihmoni veten pėr tė fjetur. Nėse s‘flini dot, ēohuni nga krevati, bėni njė aktivitet relaksues, derisa tė ndiheni pėrgjumėsh. Tė dėgjoni lajme apo ēėshtje qė iu shqetėsojnė mund t’iu sjellė probleme me gjumin. Edhe nėse keni probleme me gjumin ēohuni dhe hani diēka qė pėrmban triptofani cili bllokon serotoninėn qė ėshtė njė neurotransmetuese. Serotonina ėshtė pėrgjegjėse pėr pagjumėsinė. Ushqimet tė cilat pėrmbajnė triptofan janė qumėshti, akullorja, kosi, djathi etj. Kėto ushqime janė tė kėshillueshme tė konsumohen para gjumit pėr tė bėrė njė gjumė tė rehatshėm dhe pa ndėrprerje. Nė kėtė mėnyrė do tė shmangėn shumė probleme shėndetėsore qė vijnė nga pagjumėsia.

    Tė moshuarit vuajnė mė tepėr nga pagjumėsia
    Personat nė moshė tė thyer, ndoshta nuk kanė nevojė tė flenė shumė ose janė tė aftė tė flenė po aq sa edhe tė rinjtė. Kjo mund t’i dedikohet stilit tė jetesės sepse ata flenė mė shumė gjatė ditės, pėr shkak tė kohės sė lirė. Gjumi i ditės i bėn ata tė mos flenė natėn. Termi pagjumėsi i referohet paaftėsisė pėr tė fjetur ose pėr tė qėndruar nė gjumė pėr njė kohė tė gjatė. Kjo mund tė shkaktojė lodhje tė vazhdueshme dhe ndikon shumė negativisht nė jetėn tuaj tė pėrditshme. Studimet e fundit kanė treguar se nuk ėshtė i pakėt numri i personave qė vuajnė nga pagjumėsia, ata pėrbėjnė 39% tė popullsisė. Stresi, depresioni dhe shqetėsimet janė shkaqet kryesore qė ēojnė nė pagjumėsi. Sėmundjet e ndryshme janė njė tjetėr shkak i mundshėm dhe veēanėrisht nėse ka dhimbje apo siklet.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Re: Ē’ndodh kur koka juaj mbėshtetet nė jastėk?


  3. #3
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Ē’ndodh kur koka juaj mbėshtetet nė jastėk?

    cme bere me kete postim, te vete te fle gjume qe heret pasi nga te gjitha jane ok, pervec orait. Flm

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: Ē’ndodh kur koka juaj mbėshtetet nė jastėk?

    Do t'na beje si veten Altini!


    Gjumi humbje kohe!!

  5. #5
    ♡ KaFe Pa SHeQeR ♡ Moderator Maska e Mima
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    N'shpi (^_^)
    Postime
    2,568
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    20

    Re: Ē’ndodh kur koka juaj mbėshtetet nė jastėk?

    hahahahahah ke te drejte Alb ....

  6. #6
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Re: Ē’ndodh kur koka juaj mbėshtetet nė jastėk?

    Flini heret

  7. #7
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Ē’ndodh kur koka juaj mbėshtetet nė jastėk?

    Une nuk perdor jastek! Fle me partneren une ore! Me mban ajo!

    Po jam romantik un ore!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Ndodh qe...?
    Nga erinda nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 04-03-2012, 08:15 PM
  2. Cpo ndodh me gjuhen ton te bukur ?
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 09-12-2011, 08:02 PM
  3. Edhe tableti i ri Malata T2 mbėshtetet nė Android
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2010, 05:37 PM
  4. NERTILA KOKA
    Nga kuklla nė forum Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2008, 10:35 AM
  5. Breshka me dy koka
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 02:28 PM