A e dinit se lėkura ėshtė organi mė i madh i trupit tonė? Ajo pėrbėn rreth 16% tė peshės totale trupore dhe pėrveēse mbron strukturat e brishta tė brendshme, ndihmon zorrėn e trashė, mushkėritė dhe veshkat qė tė eliminojnė mbeturinat toksike.

Lėkura ndihmon gjithashtu rregullimin e termostatit tė trupit tonė, duke shtuar prodhimin e djersės kur kemi nxehtė apo prodhon mornica kur temperaturat bien.

Shumė faktorė ndikojnė tek shėndeti i lėkurės, pėrfshirė trashėgiminė, moshėn, klimėn, ndotjen e mjedisit, dietėn, nivelet e stresit dhe luhatjen hormonale.

Dhjetė kėshillat e arta

1-Pini shumė ujė tė pastėr e tė filtruar, tė paktėn 6-8 gota nė ditė, madje nė ditė tė nxehta, sasia duhet tė jetė mė e madhe. Sasia e duhur e ujit ėshtė shumė e rėndėsishme pėr tė mbajtur lėkurėn tė hidratuar dhe pėr tė eliminuar toksinat pėrmes veshkave dhe zorrės sė trashė.

2-Dietės shtojini shumė fibra, tė cilat ndikojnė pozitivisht aparatin tretės dhe nxisin eliminimin e mbeturinave nga trupi.

3-Pėrkujdesuni qė dieta juaj tė pėrmbajė shumė antioksidantė (qė ndihmojnė ngadalėsimin e plakjes sė qelizave). Frutat dhe perimet e freskėta janė burimet mė tė mira tė antioksidantėve natyralė bimorė.

4-Kombinoni ushqimin. Duke ngrėnė proteina dhe karbohidrate nė vakte tė veēanta ju parandaloni fermentimin e panevojshėm nė zorrėn e trashė dhe rrisni pėrthithjen e lėndėve ushqyese nga gjaku.

5-Yndyrat e kėqija nuk kanė efekte tė mira te trupi juaj e nga ana tjetėr, AEY-tė (yndyrat e mira) janė tė rėndėsishme pėr njė lėkurė tė shėndetshme. Kėto mund t’i siguroni pėrmes drithėrave tė pasitura, farave, kokrrave tė sojės, perimeve me gjethe tė gjelbra, vajrave si ai i lirit, kungullit, lulediellit, susamit dhe i peshkut tė detit.

6-Kur tė zgjoheni, niseni ditėn me njė minispastrim tė vogėl. Kjo do tė thotė qė duhet tė pini njė gotė me ujė tė ngrohtė. Mė pas pini njė filxhan me ēaj hithrash ose ujė tė nxehtė me disa pika limoni tė freskėt.

7-Shmangni sasitė e mėdha tė kafeinės dhe tė alkoolit tė cilat e largojnė njomėshtinė nga trupi juaj.

8-Zvogėloni sasinė e kripės. Sodiumi me tepri nė sistem, bėn qė lėkura tė enjtet dhe fryhet. Provoni tė hani fara selinoje, barishte deti, salcė soje pa kripė ose shumė zėvendėsues tė tjerė pa kripė. Gjithashtu shmangni sa mė shumė tė jetė e mundur ushqimet pikante.

9-Zvogėloni ushqimet qė ju bllokojnė: mė tė kėqijat janė mishi i kuq, vajrat e hidrogjenizuara, bulmeti dhe ushqimet e skuqura.

10-Tri herė nė javė lyejeni fytyrėn ose trupin me mjaltė. Lėreni mjaltin nė lėkurė pėr rreth 30 minuta. Mjaltin shpėlajeni me ujė tė ngrohtė. Do tė mrekulloheni nga rezultatet fantastike tė kėtij marifeti tė thjeshtė. Lėkurėn do ta keni tė re, tė lėmuar dhe tė butė.



Burimi: Top-Channel