Trasplanti i kokes tek njerzit


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e anonymus
    Anėtarėsimi
    Dec 2012
    Postime
    184
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    7

    Trasplanti i kokes tek njerzit

    Receta Gatimi

    CFARE MENDIMI KENI PER KETE ARTIKULL SHUM INTERESAN DHE DOMETHENES

    Transplantimi i kokės – apo kufijtė e pabesueshėm tė shkencės

    Njė neuroshkencėtar i famshėm thotė se tashmė ėshtė i mundshėm edhe transplantimi i kokės

    Nė njė kohė kur transplantimi i fytyrės po bėhet njė operacion i zakonshėm, a do tė jetė transplantimi i kokės arritja e radhės?
    Pengesat teknike tė transplantimit tė kokės nga trupi i njėrit nė trupin e dikujt tjetėr tashmė mund tė jenė tė kapėrcyeshme, thotė Dr. Sergio Canavero (Serxhio Kanavero), anėtar i Grupit tė Neuromodulimit tė Avancuar tė Torinos i cili nė 2008 nxori nga koma vegjetative njė vajzė 20 vjeēare, qė kishte njė vit qė nuk pėrmendej. Nė njė studim tė fundit, Canavero pėrshkruan nė vija tė trasha procedurėn e modeluar sipas transplantimeve tė suksesshme tė kokės tė kryera tek kafshėt qė prej vitit 1970.
    Problemi i vetėm me kėto transplantime ishte pamundėsia e shkencėtarėve pėr tė lidhur palcėn kurrizore tė kafshėve me trupat dhurues, duke i lėnė ata tė paralizuar nga pika e transplantimit e poshtė. Por, thotė Canavero, pėrparimet e bėra kohėt e fundit nė rilidhjen e palcės kurrizore tė prerė nė mėnyrė kirurgjikale tregojnė qė diēka e tillė ėshtė teknikisht e realizueshme tek njerėzit. (Kjo nuk ėshtė e njėjta gjė me ripėrtėritjen e funksionimit tė sistemit nervor tek tetraplegjikėt apo viktimat e tjera tė lėndimeve traumatike tė palcės kurrizore.)
    Siē vė nė dukje nė studimin e tij Canavero: “Pengesa mė e madhe teknike [nė transplantimin e kokės] ėshtė padyshim rilidhja e palcės kurrizore tė dhuruesit me atė tė marrėsit. Argumenti im ėshtė qė vetėm tani egziston teknologjia e nevojshme pėr tė realizuar lėtė lidhje… [S]humė lidhje mjekėsore deri tani tė pashpresa mund tė pėrfitojnė nga kjo proēedurė.”

    Ėshtė provuar mė parė te kafshėt
    Ka funksionuar mė parė tek kafshėt, illustrim i transplantimit tė kokės sė njė majmuni.Ka funksionuar mė parė tek kafshėt, illustrim i transplantimit tė kokės sė njė majmuni.
    Proēedura qė pėrshkruan, nė vija tė trasha, Canavero ėshtė shumė e ngjashme me atė tė kryer nga Robert White, i cili nė vitin 1970 kreu me sukses transplantimin e kokės sė njė “majmuni rezus” (majmunė qė pėrdoren pėr qėllime kėrkimore nė fushėn e mjekėsisė) nė trupin e njė majmuni tjetėr rezus.
    Sė pari, tė dy pacientėt duhet tė gjenden nė tė njėjtėn sallė operacioni. Mė pas koka qė do tė transplatohet duhet tė ftohet nė temperaturė qė varion nga 12°C nė 15°C (54.6°F dhe 59°F). Duke lėvizur shpejt, kirurgėt duhet tė heqin tė dyja kokat nė tė njėjtėn kohė dhe tė rilidhin kokėn qė duhet ruajtur nė sistemin qarkullues tė trupit dhurues brenda njė ore. Gjatė procedurės sė rilidhjes, trupi dhurues duhet tė jetė gjithshtu i mbajtur nė temperaturė tė ulėt dhe nė gjendje arresti kardiak tė plotė tė induktuar.
    Me t’u rilidhur koka, zemra e trupit dhurues mund tė rivihet nė punė, dhe kirurgėt mund tė vazhdojnė me rilidhjen e sistemeve tė tjera jetike, pėrfshirė kėtu edhe palcėn kurrizore.

    Lidhja e palcės kurrizore ėshtė pengesa e fundit
    reconnected-nervePalcat kurrizore janė rilidhur tek kafshėt duke pėrdorur teknologji tė ndryshme dhe me shkallė tė ndryshme suksesi. Oswald Steward, UC Irvine
    Lidhja e njė palce kurrizore nga koka e njė krijese tek trupi i njė tjetre nuk ėshtė provuar asnjėherė madje as tek kafshėt. Kėshtu qė studimi i Canavero-s mund tė merret si provė pėr spekullim. Megjithatė, prerja dhe rilidhja e palcave kurrizore nė trupin e tė njėjtės kafshė ėshtė kryer nė tė kaluarėn me sukses tė njė shkalle tė kufizuar. Vetėm kėtė javė, shkencėtarėt nė Case Western Reserve University dhe Clevelend Clinic ia dolėn mbanė tė ripėrtėrinin deri nė njėfarė pike lidhjen mes dy gjysmave tė kėputura tė palcave kurrizore tek minjtė.
    Rilidhja e palcave kurrizore mund tė realizohet nėpėrmjet inkurajimit tė mekanizmave natyralė tė shėrimit tė trupit, tė cilėt vazhdojnė tė veprojnė edhe nė palcėn kurrizore tė prerė. Por, ajo ēfarė propozon Canavero ėshtė ndryshe: Duke prerė palcat kurrizore me njė thikė tejet tė mprehtė, e mė pas duke lidhur nė mėnyrė mekanike palcėn kurrizore nga koka e njėrit tek trupi i tjetrit, mund tė realizohet njė lidhje mė e plotė e mė e menjėhershme. Siē vė nė dukje nė studimin e tij:
    “Kjo “prerje e pastėr” ėshtė ēelėsi i fuzionit (bashkimit nė njė) tė palcės kurrizore, sepse i lejon aksoneve tė prera proksimale tė bashkohen me pjesėt e tyre korresponduese distale. Ky fuzion shfrytėzon tė ashtuquajturat fuzogjenė/vulosės … tė cilėt janė nė gjendje tė rikonstruktojnė (fuzion/riparim) nė mėnyrė tė menjėhershme membranat qelizore tė dėmtuara nga lėndimi mekanik, nė mėnyrė tė pavarur nga ēdo lloj mekanizmi vulosės i vetė organizmit.
    Canavero ngre hipotezėn qė substanca polimere si glikol polietileni (PEG) mund tė pėrdoren pėr tė realizuar kėtė fuzion, dhe citon punime kėrkimore tė mėparshme qė tregojnė se, p.sh., tek qentė PEG-ja bėri tė mundur bashkimin nė njė tė palcave tė prera kurrizore.
    Paraplegjikėt qė kanė lėndime qė kualifikohen si raste kur mund tė ndėrhyhet (d.m.th. kanė aq palcė kurrizore tė pacėnuar sa mjafton pėr t’i lejuar mundėsinė e transplantimit tė kokės) teorikisht mund tė arrijnė pėrdorimin e plotė tė njė trupi dhurues. Nė mėnyrė tė ngjashme pacientėt me distrofi muskulare mund tė rigjenerohen plotėsisht. Pėrveē sfidave tė jashtėzakonshme teknike, njė tjetėr pengesė qė paraqet transplantimi i kokės ėshtė kostoja e kėsaj ndėrhyrjeje. Canavero llogarit qė transplantimi i kokės mund tė kushtojė tė paktėn 13 milionė dollarė.
    Bioetika e njė procedure tė tillė ėshtė gjithashtu njė temė debatesh tė fuqishme. (Pėgatiti: Viktoria Paloka

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e ema love
    Anėtarėsimi
    Jun 2013
    Postime
    410
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    7
    pikerisht per bioetiken e nje procedure te tille do te doja te diskutoja ,sinqerisht me duket jo e tike dhe shume jo njerezore dhe fetare ,praktikisht ato do te marrin nje koke humane te gjalle dhe nuk e .di sesa nje familje mund ta lejoje kete gje dikujt tjeter ,eshte nje dhimbje e 2fisht besoj dhe personi qe eshrte marresi ,nuk mund ta imagjinoj qe pervec komplikacioneve shendetesore do te vuaj shume anen psikologjike ,mund te dukeet shume e realizueshme me fjale por e veshtire ne veper,ndoshta shkenca ka arritur te realizoj dhe klonimin dhe ne jemi ne hije te te dhenave zyrtare por eshte nje sfide kunder krijuesi ,sepse une besoj fuqimishte ne idene se nuk jemi nje produkt evolucioni,por qenie te persosura te krijuar nga nje fuqi po e tille ,dhe si teknike me duket pak e komplikuar ne lidhje me nervat se di sa e realizueshme eshte

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Njerzit ndryshojne !!
    Nga labja nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-10-2014, 01:17 PM
  2. Cfare i bene njerzit te ndryshojne ne jete
    Nga lettas nė forum Bukuri dhe Estetikė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 09-08-2013, 02:53 PM
  3. Ja pse shqiptaret jane njerzit me te mencur
    Nga vaaldr1n nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-05-2012, 10:50 AM
  4. Nje mesazh.Jeton pa gjysmėn e kokės (VIDEO)
    Nga olsii nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2012, 09:40 PM
  5. Seks kunder dhimbjes se kokes
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 05-09-2009, 02:09 AM